Lajmet
Haxhiu: Po presim vendimin e Gjykatës për fletarrest ndërkombëtar ndaj Radojiçiqit, duhet të gjykohet në Kosovë
Haxhiu ka thënë se Kosova është e vendosur ta kërkojë nga Serbia dorëzimin e Radojiçiqit.
Published
2 years agoon
By
Betim GashiMinistrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka thënë se janë në pritje të vendimit të Gjykatës Themelore në Prishtinë për të kërkuar zyrtarisht fletarrest ndërkombëtar ndaj terroristit Milan Radojiçiq. Porsa të merret një vendim i tillë, ajo ka thënë se ministria që ajo drejton do të veprojë pa vonesa.
Në një prononcim, Haxhiu ka thënë se Kosova është e vendosur ta kërkojë nga Serbia dorëzimin e Radojiçiqit, megjithëse e sheh këtë mjaft sfiduese sepse “vetë Serbia e ka dirigjuar sulmin terrorist”.
Ajo ka kërkuar edhe ndihmën e partnerëve ndërkombëtar për të hetuar bazat ushtarake serbe ku janë trajnuar sulmuesit, ndërsa ka pohuar se institucionet vendëse po bëjnë maksimumin për identifikimin e sulmuesve dhe gjykimin e tyre në Kosovë.
“Që nga momenti kur ka ndodhur sulmi terrorist, institucionet e Kosovës, në këtë rast, Ministria e Punëve të Brendshme, Policia, Prokuroria dhe Gjykatat janë duke punuar për zbardhjen e plotë të rastit. Ministri i Punëve të Brendshme dhe drejtori i Policisë, për hir të transparencës, kanë mbajtur konferenca, ku në hollësi kanë shpjeguar se si ka ndodhur sulmi dhe ku janë ndodhur terroristët. Sa i përket procesit gjyqësor, sigurisht që ende nuk ka filluar. Mirëpo, janë ndërmarrë masa paraprake për trajtimin e terroristëve. Disa prej tyre tani janë në paraburgim për sulm ndaj rendit kushtetues dhe vepra të tjera terroriste”, deklaroi ajo.
Grupi i madh i sulmuesve, siç tha ajo, ka tentuar që t’i ndikojë edhe serbët lokalë, por ata nuk i janë bashkuar.
“Ministria e Drejtësisë e ka obligim që t’i adresojë kërkesat e Gjykatës në institucionet tjera. Në këtë rast, kur bëhet fjalë për fletreshtim ndërkombëtar, ne jemi në pritje të Gjykatës që të bëjë kërkesë për fletreshtim ndërkombëtar, dhe menjëherë pa vonesa do të veprojmë në përputhje me kompetencat që i kemi. Do të ketë përpjekje maksimale që të gjithë sulmuesit të identifikohen, sepse ka qenë një grup i madh i armatosur që ka tentuar ta shtrijë ndikimin edhe te serbët e tjerë. Fatmirësisht, serbët lokalë nuk i janë bashkuar”, shtoi ajo.
Tutje, ajo ka thënë se Serbia do të bëjë përpjekje për t’i trajtuar rastet vetë për t’i amnistuar kriminelët. Por, ajo është shprehur e bindur se “krimet e tilla nuk do të amnistohen”.
“Legjislacioni vendor dhe konventat ndërkombëtare parashohin që gjykimi ndaj terroristit Radojiçiq të bëhet në Republikën e Kosovës, sepse sulmi ka ndodhur në territorin e saj. Para pak ditësh, pamë një bastisje në pronat e terroristit Radojiçiq, po ashtu do të ketë edhe konfiskime të pasurisë së tij që e ka krijuar nga krimi. Nuk ka përgjegjësi Serbia që ta hetojë sulmin që ka ndodhur në Kosovë. Në fakt, partnerët tanë ndërkombëtarë duhet të na ndihmojnë në një hetim ndërkombëtar mbi ato bazat ushtarake ku trajnohen terroristët, në Serbi pra. Edhe për krimet e luftës, edhe për këtë sulm terrorist, do të ketë përpjekje të Serbisë që ta marrin trajtimin e rasteve atje, kinse të duken se po bëjnë hetime dhe t’i amnistojnë kriminelët. Ne jemi të vendosur që ta kërkojmë dorëzimin e kriminelit Radojiçiq në Kosovë, për të vazhduar pastaj me gjykimin. E kuptoj që është sfiduese sepse vetë Serbia e ka dirigjuar këtë sulm terrorist dhe nuk ka ndodhur vetëm me një individ, siç përpiqej të thoshte avokati i terroristit Radojiçiq, por është Serbia pas këtij sulmi”, deklaroi tutje Haxhiu.
“Po bëjmë përpjekje maksimale që t’i sjellim kriminelët në Kosovë. Ka një vendosmëri. Krimet e tilla nuk do të amnistohen, krimet e tilla do ta marrin përgjigjen institucionale bazuar në legjislacionin në fuqi”, ka thënë Haxhiu për EO.
Sulmin e veriut ajo e ka cilësuar terrorist, me qëllim të cenimit të integritetit dhe sovranitetit të vendit. Sulmi që ka ndodhur para një jave në veriun e vendit tonë është sulm terrorist mbi territorin e Republikës, me qëllim të cenimit të integritetit dhe sovranitetit të vendit, ku si pasojë është vrarë rreshteri Afrim Bunjaku dhe një tjetër është plagosur.
Lajmet
Presidentja Osmani pret në takim të ngarkuarën me punë të SHBA-së në Kosovë
Published
8 hours agoon
March 12, 2026By
UBTNEWS
Vjosa Osmani ka pritur në takim të ngarkuarën me punë të Shtetet e Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Anu Prattipati, me të cilën ka diskutuar për zhvillimet aktuale në vend dhe çështje të bashkëpunimit bilateral.
Sipas njoftimit të Presidencës, gjatë takimit u trajtuan zhvillimet e fundit politike në vend, si dhe tema të tjera me interes të përbashkët ndërmjet Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Në fokus të bisedës ishte edhe rëndësia e ruajtjes së një mjedisi demokratik, ku respektohen mendimet e ndryshme dhe debati publik zhvillohet në mënyrë të përgjegjshme.
Presidentja Osmani theksoi përkushtimin e vazhdueshëm të Kosova për thellimin e bashkëpunimit me SHBA-në, duke ritheksuar se aleanca ndërmjet dy vendeve mbetet jetike dhe e pazëvendësueshme për Kosovën.
Lajmet
Gjykata Evropiane: Ndalimi i ndryshimit të gjinisë në dokumente shkel ligjet e BE-së
Published
9 hours agoon
March 12, 2026By
UBTNews
Gjykata më e lartë e Bashkimit Evropian mori vendim të enjten se ligjet kombëtare që ndalojnë ndryshimin e të dhënave gjinore në dokumentet e identifikimit janë në kundërshtim me ligjin e BE-së. Gjykata theksoi sfidat e mëdha me të cilat ballafaqohen personat kur identiteti i tyre gjinor nuk përputhet me dokumentet zyrtare.
Rasti në fjalë rrodhi nga një shtetase bullgare, e regjistruar si mashkull në lindje, e cila kishte filluar trajtimin hormonal dhe identifikohej si grua. Ajo ishte zhvendosur në Itali dhe u kishte kërkuar autoriteteve bullgare të ndryshonin gjininë ligjore, emrin dhe numrin personal në dokumente.
Gjykatat në Bullgari e kishin refuzuar kërkesën, duke u thirrur në rregullat kombëtare që e përkufizojnë seksin vetëm në aspektin biologjik dhe që ndalojnë ndryshimin e të dhënave gjinore.
Megjithatë, Gjykata Evropiane e Drejtësisë konstatoi se megjithëse shtetet anëtare janë përgjegjëse për lëshimin e dokumenteve, mosmarrëveshja mes identitetit gjinor dhe letërnjoftimit mund të shkaktojë dyshime gjatë kontrolleve rutinë, udhëtimeve apo ndërveprimeve profesionale. Sipas Gjykatës, këto “paparashikueshmëri të konsiderueshme” pengojnë të drejtën e personit për lëvizje të lirë brenda Bashkimit Evropian. /Reuters/
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka marrë vendim për pezullimin e partisë Aleanca Kosova e Re (AKR), pasi subjekti dështoi të organizojë zgjedhjet e brendshme deri në afatin e paraparë (25 shkurt 2026). Edhe pse partia ishte njoftuar paraprakisht, ajo nuk e ka përmbushur këtë obligim ligjor.
KQZ i ka dhënë AKR-së një afat shtesë prej 45 ditësh për ta mbajtur Kuvendin Zgjedhor. Nëse ky kusht nuk plotësohet as brenda kësaj periudhe, partia do të çregjistrohet përfundimisht nga regjistri zyrtar.
AKR, e cila ishte pjesë e Kuvendit që nga viti 2007, aktualisht udhëhiqet nga ushtruesi i detyrës, Vesel Makolli, pas dorëheqjes së Behgjet Pacollit në tetor 2025. Në zgjedhjet e fundit, kjo parti mbeti jashtë Kuvendit pasi nuk arriti ta kalojë pragun zgjedhor.
Lajmet
IKSHPK: Ndotja e ajrit shkakton mbi 1,150 vdekje në vit në Kosovë
Published
10 hours agoon
March 12, 2026By
UBTNews
Raporti i fundit i Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike (IKSHPK) për vitin 2025 ka alarmuar se ndotja e ajrit mbetet një rrezik madhor, duke shkaktuar rreth 12.1% të vdekshmërisë totale në vend.
“Rezultatet tregojnë se 1 150 raste të vdekjeve në vit (121/100 000 banorë) i atribuohen nivelit aktual të PM2.5 në Kosovë i cili paraqet 12.1% të vdekshmërisë totale, nga të gjitha shkaqet (natyrore)”, thuhet në raport.
Sipas të dhënave, gjendja më kritike është regjistruar në Prishtinë (veçanërisht në Kodrën e Trimave), Obiliq, Gjilan, Fushë Kosovë (Palaj) dhe Mitrovicë, ku nivelet e grimcave helmuese PM2.5 gjatë dimrit kanë arritur deri në 272 µg/m3, shifër kjo shumë herë mbi limitet e lejuara.
Shkaktarët kryesorë mbeten djegia e thëngjillit për ngrohje, termocentralet dhe makinat e vjetra, të cilat po rëndojnë shëndetin e grupeve më të ndjeshme si të moshuarit, gratë shtatzëna dhe fëmijët.
IKSHPK thekson se kjo ndotje lidhet drejtpërdrejt me rritjen e rasteve të sulmeve në zemër, goditjeve në tru dhe problemeve të rënda respiratore, duke kërkuar masa urgjente për zgjerimin e ngrohjes qendrore dhe reduktimin e përdorimit të lëndëve djegëse fosile.
Presidentja Osmani pret në takim të ngarkuarën me punë të SHBA-së në Kosovë
Krerët e FFK-së takojnë ministrin e ri të Sportit, diskutohet për bashkëpunim dhe infrastrukturë
Lideri i ri i Iranit kërcënon me bllokimin e Ngushticës së Hormuzit
Gjykata Evropiane: Ndalimi i ndryshimit të gjinisë në dokumente shkel ligjet e BE-së
KQZ pezullon AKR-në e Behgjet Pacollit
Dy vlerësime për Kosovën në turneun ndërkombëtar të boksit për të rinj në Budva
IKSHPK: Ndotja e ajrit shkakton mbi 1,150 vdekje në vit në Kosovë
Heronj të Heshtur: Kur Jeta u Rrezikua për Çdo Fletë Librash
Mesazhi i Ramës për Beogradin: Nëse preket Kosova, preket Shqipëria
Të kërkuara
-
Vendi3 months agoDizajneri grafik Berin Hasi ligjëron për studentët e Dizajnit të Integruar në UBT
-
Aktualitet3 months agoProfesori i UBT-së, Hazir S. Çadraku dhe bashkëpunëtorët publikojnë artikullin “Historia e Mbrojtjes së Shpellës në Kosovë” në SpeleoMedit Magazine
-
Lajmet2 months agoProfesorët e UBT-së publikojnë studim shkencor në revistën prestigjioze ndërkombëtare të indeksuar në Scopus (Q1)
-
Lajmet3 months agoProfesori Lulzim Beqiri përfaqëson UBT-në në mobilitetin akademik në Technische Hochschule Lübeck
