Lajmet

Haxhiu: Po ndërtojmë një mekanizëm shumë të dashur për garantimin e ndalimit të korrupsionit

Published

on

Qeveria e Kosovës ka miratuar Projektligjin e ndryshuar për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme.

Pas mbledhjes së Qeverisë, ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka thënë se përmes ndryshimit të ligjit, po e dëshmojnë konsistencën, përkushtimin dhe vendosmërinë e plotë të qeverisë kundër korrupsionin.

Ajo ka theksuar se ligji, i cili u kontestua nga Gjykata Kushtetuese, përmban katër ndryshime, sepse s’ka pasur nevojë për një ligj të ri.

Sipas saj, po ndërtohet një mekanizëm shumë i dashur për qytetarë për garantimin e ndalimit të korrupsionit.

Ligjin e kemi ndryshuar, përmes së cilit dëshmojmë konsistencën, përkushtimin dhe vendosmërinë e plotë të qeverisë kundër korrupsionin. Abuzimi me paranë publike nuk mund të kalohet pa u adresuar dhe pa u gjykuar. Jemi optimistë që po ndërtojmë një mekanizëm shumë të dashur për qytetarë për garantimin e ndalimit të korrupsionit. Ministra e Drejtësisë ka reaguar me urgjencë me gjetje dhe luftën ndaj korrupsionit”.

“Çdo hap i ndërmarrë është dëshmi e qartë për të mbrojtur demokracinë dhe integritetin e vendit. Arsyeja sepse e dini shumë mirë që ka pasur shumë zëra që konfiskimi civil i shkel të drejtat e qytetarëve, por konfiskimi civil është kushtetues për luftimin e sektorit publik. Ne nuk kemi draftuar një ligj të ri sepse nuk ka pasur nevojë për një të ri, kemi vetëm katër çështje që i kemi prekur. Ne kemi adresuar që nga viti 2008 që të bëhet vlerësimi i pasurisë, ky projekt ligj është shumë i rëndësishëm edhe pse ka pasur tendenca që të ndalohet”, ka thënë Haxhiu, në konferencën e përbashkët me ministrin e Mbrojtjes, Ejup Maqedoncin.

Lajmet

Chelsea synon Panichelli që po shkëlqen në Ligue 1

Published

on

Me nëntë gola në dhjetë ndeshje në Ligue 1, Joaquin Panichelli ka tërhequr vëmendjen e klubeve më të mëdha evropiane.

Sulmuesi argjentinas, 23 vjeç, është duke shkëlqyer te RC Strasbourg, duke përfshirë së fundmi edhe një performancë të jashtëzakonshme kundër PSG.

Chelsea FC po punon për ta sjellë Panichellin në Londër në afatin e verës. Raportet e klubit londinez me Strasbourg mund ta bëjë transferimin më të lehtë./S.K/EO/

Continue Reading

Lajmet

Ylli i Barcelonës do të mungojë në 10 ndeshje

Published

on

Pedri Gonzalez do të jetë jashtë fushave të blerta për më shumë se një muaj, pasi që problemet me lëndime po vazhdojnë te gjiganti katalunas.

Pas Lewandowskit, Raphinas, Olmos, Joan Garcias, Christensenit, Gavit, Ter Stegenit, edhe mesfushori spanjoll edhe Gonzalez do të mungojë për të paktën 10 ndeshje.

Sipas gazetarit sportiv italian dhe njëherësh ekspertit të transfereve, Fabrizio Romano, Pedri do të mungojë ndaj ekipeve: Elche, Club Brugge, Celta Vigo, Athletic Club, Chelsea, Alaves, Atletico Madrid, Real Betis, Frankfurt dhe Osasuna.

Lajmi pozitiv për trajnerin Hansi Flick ishte rikthimi në ushtrime i sulmuesit Robert Lewandowski këtë javë dhe mund të ketë minuta loje për polakun në ndeshjen ndaj Elches këtë fundjavë./S.K/KP/

Continue Reading

Lajmet

​Leao në dyshim për derbin me Romën

Published

on

Milani ka shqetësime për gjendjen fizike të Rafael Leaos para ndeshjes vendimtare të fundjavës kundër Romës. Sulmuesi portugez u largua nga fusha në pjesën e parë të barazimit 1-1 ndaj Atalantës dhe iu nënshtrua kontrolleve mjekësore.

Sipas “Gazzetta dello Sport”, testet nuk zbuluan dëmtim serioz, por lojtari po vuan nga një inflamacion në vijë, çka e vë në dyshim për ndeshjen e së dielës.

Leao, 26 vjeç, ka qenë titullar në tre ndeshjet e fundit të Milanit në Serie A, duke shënuar tre gola, pas një periudhe mungese për shkak të dëmtimit në pulpë.

Nëse nuk do të jetë gati, trajneri mund të aktivizojë Christopher Nkunku ose Ruben Loftus-Cheek, pasi Christian Pulisic dhe Santiago Gimenez pritet të mungojnë.

Ndërkohë, Ardon Jashari dhe Pervis Estupinan janë rikthyer në stërvitje me grupin, ndërsa Pulisic dhe Adrien Rabiot synojnë të jenë gati për ndeshjen ndaj Parmës më 8 nëntor./S.K/KP/

Continue Reading

Lajmet

​Shtetasi shqiptar dënohet me 5 vjet burg dhe 2 mijë euro gjobë për narkotikë

Published

on

By

Gjykata Themelore në Gjakovë ka dënuar me pesë vjet heqje lirie dhe dy mijë euro gjobë E.Ç., shtetas i Shqipërisë, për posedim, shpërndarje dhe shitje e paautorizuar e narkotikëve.

I pandehuri akuzohet se nga data e pacaktuar e deri më datë 30 qershor 2023, duke i koordinuar veprimet me të pandehurin J.B. e transporton narkotikun nga Shqipëria në Kosovë përmes rrugëve malore.

E njëjta substancë deponohet në shtëpinë e të pandehurit J.B., për ta lehtësuar transportin, pasi shtëpia e tij është e fundit në fshatin Devë, në brezin kufitar me Shqipërinë, nga ku mund të kalohet lehtë në territorin e Shqipërisë në këmbë për rreth 40 minuta.

I pandehuri E.Ç., i gjen dhe kontakton blerësit e mundshëm të narkotikëve dhe, përmes numrit të tij të telefonit, komunikon me të pandehurin J.B., për t’u siguruar nëse ai ndodhet në shtëpi, pasi blerësi do të vijë për të marrë substancën narkotike.

Më pas, ai e udhëzon të pandehurin J.B., që t’i marrë blerësit në vendet e caktuara dhe t’i dërgojë në shtëpinë e tij, si dhe e udhëzon për sasinë e substancës narkotike që duhet t’ua japë blerësve, duke iu referuar me termat “i pardjeshmi” dhe “i sotmi”.

Gjatë kontrollit të kryer pas shtëpisë së të pandehurit J.B., janë gjetur dy çanta me substancë narkotike të llojit kanabis (marihuanë), me peshë totale 32 kilogramë e 92 gramë.

Kundër këtij aktgjykimi, palët kanë të drejtë ankese në afat prej 30 ditëve nga dita e pranimit të aktgjykimit në formë të shkruar./KP

Continue Reading

Të kërkuara