Lajmet

Haxhiu: Nevojë urgjente ngritja e kapaciteteve të prokurorëve të specializuar për krime të luftës

Published

on

 Sot, Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu priti në takim Ambasadorin zviceran Thomas Kolly me ç’rast patën rastin të bashkëbisedojnë për çështje me interes të veçantë.

Ambasadori shprehu mirënjohjen e tij ndaj ministres për përkushtimin e saj në forcim dhe zbatim të ligjit, duke iu referuar edhe qeverisjes së kaluar Kurti I, por edhe me angazhimin e treguar që në fillim të mandatit të ri.

Ministrja e informoi ambasadorin rreth prioriteteve që ka ndërmarrë për të fuqizuar sistemin e drejtësisë.

U diskutua për procesin e vettingut, për ballafaqimin me të kaluarën dhe për drejtësinë tranzicionale, krahas së cilës përmendën edhe nevojën urgjente për ngritje të kapaciteteve të prokurorëve të specializuar për krime të luftës.

Ambasadori zviceran dhe bashkëpunëtorët e tij u interesuan edhe për krijimin e mekanizmave kundrejt dhunës në familje e dhunës gjinore.

Krimi i organizuar dhe korrupsioni në institucione i cili u zhvillua përreth 20 vite ishte shqetësimi tjetër që ndanë së bashku çështje në të cilën ambasadori shprehu mbështetjen e plotë në luftë kundër këtij fenomeni.

Continue Reading

Lajmet

Kos: Evropa nuk mund të jetë e sigurt pa Ballkanin Perëndimor

Published

on

By

Komisionerja për zgjerim e Bashkimit Evropian, Marta Kos, ka thënë se Evropa nuk është e sigurt pa vendet e Ballkanit Perëndimor.

Kos në samitin rajonal për Planin e Rritjes të Bashkimit Evropian, që po mbahet të premten në Tiranë, tha se BE-ja po i pret gjashtë vendet e rajonit të kryejnë reformat për anëtarësim.

Evropa nuk mund të jetë e sigurt pa Ballkanin Perëndimor. Ky është një gabim që kemi bërë në të shkuarën dhe duhet ta korrigjojmë dhe rregullojmë këtë punë. Jam e kënaqur se këto takime që po bëjmë në kuadër të Planit të Rritjes po hapin gjithmonë dyer. Edhe shumë dyer të tjera do të hapen dhe shtëpia juaj, Evropa, po ju pret. Ju jeni pjesë e Evropës dhe thjesht ne duhet të bëjmë edhe në formë institucionale që ju të bëheni shtet anëtar i Bashkimit Evropian”, tha ajo.

Duke folur për Planin e Rritjes, ajo tha se dy nga gjashtë vendet e rajonit ende nuk kanë filluar të miratojnë reformat.

Dy nga gjashtë vendet e rajonit ende nuk kanë filluar të miratojnë reformat apo zbatimin. Dy performuesit më të mirë kanë miratuar rreth 50 për qind të reformave të dakorduara. Këtu shikojmë një lidhje të mirë mes avancimit të procesit të anëtarësimit dhe reformave. Sa i përket fondeve të disbursuara, jemi ende nën dhjetë për qind të shumës totale: 400 milionë euro nga një paketë prej gjashtë miliardë eurosh për rajonin. Ne mund të bëjmë më shumë”, shtoi ajo.

Disbursimi i mjeteve të para-financimit për Kosovën është i ndërlidhur me miratimin e dy marrëveshjeve ndërkombëtare në Kuvend, por të cilat, për shkak të krizës politike në Kosovë, nuk u miratuan në legjislativ.

Plani i Rritjes është një kornizë e re e BE-së për përshpejtimin e reformave për integrim evropian të tërë rajonit, që kombinon reformat me kontribut të drejtpërdrejtë financiar nga fondet e BE-së në buxhetet e vendeve përfituese dhe projekte investuese. Me zbatimin e këtyre reformave, Kosova do të përfitojë deri në 882,6 milionë euro fonde të BE-së. Nga kjo shumë totale, 253,3 milionë euro janë grante, ndërsa pjesa tjetër prej 629.3 milionë eurosh janë hua afatgjata./KP

Continue Reading

Lajmet

Për dy ditë, niveli i ujit në Badovc u rrit për 1.3 metra, në Batllavë për 1.4

Published

on

By

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se është përmirësuar situata pas rritjes së nivelit të ujit nga të reshurat në Badovc e Batllavë.

Si rezultat i reshjeve, niveli i ujit në liqenin e Badovcit është rritur për 1.3 metra, duke shkaktuar turbullira dhe vështirësi në procesin e trajtimit të ujit. Ndërsa në Batllavë 1.4 metra nga niveli që ishte para 48 orëve, tha ujësjellësi.

KRU “Prishtina” tha se “sot situata është përmirësuar dukshëm dhe gjatë ditës pritet normalizimi i furnizimit me ujë në të gjitha zonat e prekura”./EO

Continue Reading

Lajmet

Punëtorët e Postës nga e hëna në grevë, kërkojnë rritje pagash dhe kushte më të mira

Published

on

By

Punëtorët e Postës së Kosovës nga e hëna kanë hyrë në grevë. E greva ka filluar pasi që kërkesat e tyre si rritja e pagave, pagesa e rrezikshmërisë dhe plotësimi i numrit të stafit, nuk u janëprealizuar, përkundër kërkesave të vazhdueshme, që ata i kanë bërë tek menaxhmenti.

Driton Gashi, i cili së bashku me 25 puntorë të tjerë të postës numër 6 në Prishtinë, janë të vendosur që të vazhdojnë grevën, deri në plotësimin e kërkesave të tyre.

Nga e hëna jemi në grevë. I kemi paralajmëru. Kërkesë ka qenë rritja e pagës, pagesa e rrezikshmërisë dhe plotësimi i numir të stafit, sepse nuk po mundemi me e mbulu tërë rajonin e Prishtinës”, tha Gashi.

Ndërsa theksoi se që nga e hëna kur dhe ka filluar greva e tyre, puna është paralizuar dhe se nuk është realizuar asnjë shpërndarje e dokumenteve, letrave as në Gjykata dhe as në ndonjë institucion tjetër.

Ndërsa thotë se përkunder takimeve me menaxhmentin e Postës, ata nuk kanë marrë ndonjë konfirmim për realizimin e kërkesave të tyre.

Gjithçka është paralizu, nuk ka shpërndarje as në gjykata as në institucione. Jemi takuar me menaxhmentin, të cilët na kanë thënë nisjani punës dhe ne do të shikojmë për kërkesat tuaja. Por s’ka reflektim, nuk na kanë dhënë ndonjë datë apo konfirmim. Jemi të vendosur të vazhdojmë greven deri në realizimin e kërkesave”, tha ai./EO

Continue Reading

Lajmet

Albin Kurti pritet nga Edi Rama në Samitin për Planin e Rritjes

Published

on

By

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, tashmë ka arritur në Tiranë për të marrë pjesë në Samitin për Planin e Rritjes “Rruga jonë drejt BE-së”, i cili do mbahet në Shqipëri.

Kurti u prit zyrtarisht nga kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në një ceremoni të organizuar në Pallatin e Brigadave, ku po mirëpriten liderët dhe përfaqësuesit e vendeve pjesëmarrëese.

Samiti, i fokusuar në procesin e integrimit evropian dhe nxitjen e zhvillimit ekonomik në rajon, mbledh në Tiranë figura kryesore politike të Ballkanit Perëndimor.

Samiti ka nisur në orën 09:30, ku pritet që kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, të mbajë fjalën hapëse përpara se punimet të vijojnë me sesionet e planifikuara.

Continue Reading

Të kërkuara