Lajmet

Haxhiu mirëpret vendimin e për dënimin me 10 vjet burgim të Vukotiqit

Published

on

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu e ka mirëpritur vendimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë për dënimin me 10 vite burgim të serbit Zoran Vukotiq, për dhunimin e një shqiptarje gjatë luftës.

“Sot, për herë të parë, Gjykata Themelore në Prishtinë dënoi me 10 vite burgim kriminelin, Zoran Vukotic për kryerjen e krimit të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë. Ky është një lajm shumë i mirë për të gjitha viktimat e dhunës seksuale të luftës, për qytetarët por edhe për historinë dhe të ardhmen e Kosovës. Drejtësia për krimet e luftës do të bëhet dhe për këtë do të angazhohemi çdo ditë!”, shkroi Haxhiu në Facebook.

Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës thotë se kjo ditë shënon një moment kthese dhe shprese, jo vetëm për viktimën që njohu përdhunuesin dhe dëshmoi kundër tij, por për të gjithë të mbijetuarit tjerë, që një ditë drejtësia do të vihet në vend./UBTNews

Lajmet

Izraeli konfirmon kthimin trupave të tre ushtarëve nga Hamasi

Published

on

Izraeli ka konfirmuar identitetin e tre pengjeve të vdekur, trupat e të cilëve i mori nga Hamasi nëpërmjet Kryqit të Kuq në Gaza të dielën.

Testet mjeko-ligjore treguan se mbetjet ishin ato të ushtarëve izraelitë Kolonel Asaf Hamami, 40 vjeç, Kapiten Omer Neutra, 21 vjeç, dhe Rreshterit të Shtabit Oz Daniel, 19 vjeç, tha zyra e kryeministrit.

Konfirmimi do të thotë se tetë pengje të vdekur izraelitë dhe të huaj janë ende në Gaza.

Sipas fazës së parë të marrëveshjes së armëpushimit të ndërmjetësuar nga SHBA-të me Izraelin, e cila filloi më shumë se tre javë më parë, Hamasi pranoi të kthejë të 20 pengjet e gjallë dhe 28 pengjet e vdekur që mbante./S.K/KP/BBC/

Continue Reading

Lajmet

​Hendboll: Kosova në raundin e dytë të kualifikimeve për Botërorin 2027

Published

on

Kombëtarja e Kosovës në hendboll ka arritur një sukses historik, duke u kualifikuar për herë të parë në raundin e dytë të kualifikimeve për Kupën e Botës 2027.

Në ndeshjen e kthimit të luajtur të dielën mbrëma në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë, “Dardanët” fituan ndaj Britanisë së Madhe me rezultat 35:30, në një atmosferë të zjarrtë para një numri të madh shikuesish.

Kjo ishte fitorja e dytë e Kosovës ndaj britanikëve, pasi të mërkurën në ndeshjen e parë në Angli kishin triumfuar 32:26. Me rezultatin e përgjithshëm 67:56, Kosova siguroi kalimin në fazën e dytë të kualifikimeve, diçka që ndodh për herë të parë në historinë e saj.

Pas një pjese të parë të dominuar nga kosovarët (17:13), pjesa e dytë nisi vështirë, me Britaninë e Madhe që mori epërsinë për disa minuta. Megjithatë, djemtë e përzgjedhur treguan karakter, rikthyen kontrollin dhe e mbyllën takimin me pesë gola epërsi.

Më i miri për Kosovën ishte Drenit Tahirukaj me shtatë gola, ndërsa Drilon Tahirukaj, Leonard Gegaj dhe Egzon Gjuka shënuan nga gjashtë herë secili.

Kjo ishte gjithashtu ndeshja e parë nën drejtimin e selektorit të ri, Jesper Ostlund, i cili debutoi me dy fitore në po aq ndeshje. Ai, bashkë me asistentin Jasmin Zhuta, do të ketë më shumë kohë për përgatitjet para fazës së dytë që zhvillohet në mars të vitit të ardhshëm, ndërsa priten edhe disa ndeshje miqësore në janar./S.K/KP/

Continue Reading

Lajmet

Aksident me fatalitet, policia shqipton rreth dy mijë gjoba trafiku në 24 orët e fundit

Published

on

Policia e Kosovës ka njoftuar se në 24 orët e fundit ka ndodhur një aksident me fatalitet dhe se kanë shqiptuar 1923 gjoba për kundërvajtësit e trafikut.

Gjithashtu janë raportuar 29 aksidente trafiku me dëme materiale, 21 aksidente trafiku kanë përfunduar me të lënduar, kurse një aksident përfundoi me fatalitet.

Policia e Kosovës ka arrestuar 23 persona, 15 janë dërguar në mbajtje, 2 persona janë në vuajtje të dënimit, kurse një tjetër është në ndalim policor. /S.K/KP/PK/

Continue Reading

Lajmet

Pesë raste të dhunës në familje brenda një dite

Published

on

By

Pesë raste të dhunës në familje janë raportuar brenda një dite në disa qytete të Kosovës.

Policia e Kosovës ka njoftuar se rastet kanë ndodhur në Lipjan, Prishtinë, Obiliq, Rahovec dhe Gjakovë, ndërsa disa nga të dyshuarit janë arrestuar dhe dërguar në mbajtje me vendim të prokurorit.

Në Lipjan, një burrë është arrestuar nën dyshimin se ka ushtruar dhunë psikike ndaj bashkëshortes së tij. Me vendim të prokurorit, ai është dërguar në mbajtje.

Në Prishtinë, një grua ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj. Viktima ka marrë trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe ndodhet në mbajtje për 48 orë.

Në Obiliq, policia ka arrestuar dy persona të dyshuar se kanë ushtruar dhunë fizike ndaj një gruaje. Viktima ka pranuar trajtim mjekësor dhe është strehuar tek familja e saj, ndërsa të dyshuarit, pas intervistimit, janë liruar në procedurë të rregullt.

Në Rahovec, një burrë është arrestuar për dhunë fizike ndaj bashkëshortes. Viktima ka marrë trajtim mjekësor në QKMF Rahovec, dhe më pas është kthyer tek familja e saj. I dyshuari është dërguar në mbajtje me vendim të prokurorit.

Ndërsa në Gjakovë, pas një mosmarrëveshjeje familjare, një burrë është arrestuar pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes. Viktima ka marrë trajtim mjekësor dhe ka kërkuar urdhër mbrojtës, ndërsa i dyshuari është ndaluar për 48 orë./EO

Continue Reading

Të kërkuara