Lajmet

Haxhiu kërkon nga Serbia transferimin e katër shtetasve kosovarë që po mbahen atje

Published

on

Ministrja e Drejtësisë Albulena Haxhiu ka kërkuar nga autoritet e Serbisë transferimin e katër shtetasve të Kosovës që aktualisht po mbahen në burgjet e Serbisë. Ajo përmes një postimi në profilin e saj në rrjetin social Facebook, ka publikuar edhe letrën që ia ka dërguar ministres së Drejtësisë në Serbi, Maja Popovic.

Personat që janë arrestuar janë: Nezir Mehmetajn, Hasan Dakajn, Sadik Durakun dhe Tefik Mustafën.

“Nezir Mehmetaj, Hasan Dakaj, Sadik Duraku dhe Tefik Mustafa duhet kthyer në Kosovë për tu gjykuar drejtë dhe paanshëm nga institucionet e drejtësisë në Republikën e Kosovës”, ka shkruar Haxhiu.

Nezir Mehmetaj u arrestua më 2020 në Merdare, në njërën prej pikave kufitare mes Kosovës dhe Serbisë. Hasan Dakaj, ish-pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK),është ndaluar po ashtu, në Merdare, në janarin e këtij viti.

Sadik Duraku u ndalua më 17 prill të po këtij viti, në një pikë kufitare mes Serbisë dhe Kroacisë. Atij i është vazhduar së voni masa e paraburgimit edhe për 30 ditë. Ndërsa Tefik Mustafa u arrestua më 1 qershor në Merdare.

Lajmet

Qeveria në detyrë mblidhet sot

Published

on

E përditësuar:

08:05

Qeveria në detyrë e Kosovës do të mbajë sot mbledhje e radhës. Mbledhja do të fillojë nga ora 09:30.

Në këtë mbledhje pritet të shqyrtohen çështje ekonomike, buxhetore dhe mjedisore të Kosovës./S.K/KP/

Continue Reading

Lajmet

Presidentja Osmani pret sot në takim liderët e partive politike

Published

on

E përditësuar: 
08:00

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani sot do të pres në takim liderët e partive politike në vend, për një takim konsultativ teksa ka bërë thirrje për marrëveshje politike mes subjekteve për të kaluar bllokadën shtetërore.

Pas shumë muajsh ngërçi politik në konstituimin e Kuvendit të Kosovës, vendi mbetet pa qeveri funksionale pasi në seancën e fundit dështoi formimi i qeverisë me mandatar, Albin Kurtin.

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi e ka hedhur poshtë mundësinë që të bëhet mandatar i radhës në rast se presidentja e pyet nëse ka shumicën, teksa nënkryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu thotë se LVV do të dal me qëndrim nëse do të ketë mandatar të ri pas takimit me Osmanin.

Kujtojmë se mandatari i parë i LVV-së për kryeministër Albin Kurti mori 56 vota pro në seancën e fundit, teksa presidentja pas dështimit të mandatarit të parë sipas Kushtetutës duhet të caktojë mandatarin e radhës në periudhën brenda 10 ditësh./S.K/KP/

Continue Reading

Lajmet

Parashikimi i motit

Published

on

Sot në Kosovë parashikohet të ketë mot me diell dhe vranësira të shpërndara.

Temperaturat minimale pritet të sillen nga 2 deri 5 gradë Celcius, kurse ato maksimale nga 16 deri 19 gradë Celcius.

Era pritet të jetë kryesisht nga jugperendimi dhe kryesisht e lehtë./S.K/KP/

Continue Reading

Lajmet

​Kosova ndalon importin e shpezëve dhe produkteve të tyre nga Gjermania

Published

on

By

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë së Republikës së Kosovës (AUV), ka ndaluar importin e shpezëve të gjalla dhe produkteve të tyre si, mish, vezë dhe nënproduktet e tjera me origjinë nga Gjermania, pas përhapjes së gripit të shpezëve të në këtë vend.

Ndalesa hyn në fuqi menjëherë dhe do të mbetet në zbatim deri në vlerësimin e mëtejshëm të situatës nga autoritetet përkatëse ndërkombëtare dhe nga AUV.

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë thotë se do të vazhdojë të monitorojë me kujdes situatën epidemiologjike dhe operatorët ekonomikë do të informohen me kohë për çdo ndryshim eventual.

Gjermania ka therur më shumë se 400 mijë shpezë ndërsa rastet e gripit të shpendëve vazhdojnë të rriten në të gjithë vendin.

Instituti Friedrich Loeffler (FLI) tha se shpërthimet aktuale i ngjajnë valës së rëndë të regjistruar në vitin 2021, një nga vitet më të këqija për gripin e shpendëve në Gjermani.

Sipas institutit, gripi i shpezëve është zbuluar në 30 ferma deri më tani, duke çuar në therjen dhe shkatërrimin e pulave, rosave, patave dhe gjelave të detit për të përmbajtur përhapjen.

Është e pamundur të parashikohet se si do të zhvillohet situata,” paralajmëroi instituti.

Humbjet më të rënda janë raportuar në shtetet verilindore të Mecklenburg-Pomerania Perëndimore dhe Brandenburg.

Autoritetet në distriktin Markisch-Oderland të Brandenburgut njoftuan plane për të therur 130 mijë shpezë të tjera, pasi kishin shkatërruar rreth 150 mijë shpezë në fillim të këtij viti.

Gjatë sezonit të dimrit 2020-2021, Gjermania u detyrua të therte më shumë se dy milionë shpezë për shkak të shpërthimeve të gripit të shpezëve./KP

Continue Reading

Të kërkuara