Lajmet

Haxhiu: Aksionet në veri përpjekje për të shtrirë sovranitetin, ndërkombëtarët të na përkrahin në këtë drejtim

Published

on

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka kërkuar mbështetje dhe përkrahje nga ndërkombëtarët në aksione që kanë për qëllim shtrirjen e sovranitetit dhe vendosjen e rendit dhe ligjit në veri të vendit.

Pas reagimeve të ndërkombëtarëve në lidhje me aksionet e fundit në veri të vendit, Haxhiu ka thënë se aksione të tilla kanë për synim mbrojtjen e integritetit territorial të vendit. Madje ajo ka thënë se për ta bërë këtë, duhet angazhim dhe përkrahje edhe nga bashkësia ndërkombëtare. Ka thënë se veprimet ilegale nuk do të lejohen.

“Me thënë të drejtën në kemi përcjellë natyrisht me vëmendje të gjitha zhvillimet të cilat kanë ndodhur si përpjekje për të shtrirë sovranitetin dhe integritetin territorial në veriun e vendit. Ka pasur edhe dje një veprim institucional nga ana e institucioneve përgjegjëse me qëllim të zbatimit të ligjit dhe zbatimit të rregullores nga ana e BQK-së. Ne si Qeveri mbështesim secilin aksion i cili është i ligjshëm siç ishte edhe aksioni i djeshëm, prandaj edhe besoj që edhe miqtë e partnerët tanë, aksionet të cilat janë në përputhje me legjislacionin në fuqi që kanë për qëllim shtrirjen e rendit ligjit më çdo pjesë të territorit të Kosovës, duhet që t’i mbështesin dhe të na ndihmojnë në këtë përpjekje. Sigurisht që ne në vazhdimësi kemi komunikime me partnerët tanë dhe sigurisht që ne si Qeveri e Kosovës do të angazhohemi që përditë në veriun e vendit tonë të këtë rend e rregull, të këtë veprim të ligjit të institucioneve dhe jo veprime ilegale sepse ju e keni parë që ato assesi nuk do të tolerohen”, ka thënë Haxhiu pas përfundimit të akademisë përkujtimore në 25-vjetorin e masakrës së Burgut të Dubravës.

Ministrja Haxhiu në këtë prononcim po ashtu ka folur edhe për Ligjin që tashmë është në fuqi i cili ka për qëllim që të dokumentojë dhe hulumtojë të gjitha krimet që kanë ndodhur gjatë periudhës së luftës. Ajo ka theksuar se shumë shpejt në Qeveri do të procedohet Strategjia për drejtësinë tranzicionale dhe gjykimin në mungesë duke pasur parasysh që Serbia nuk i dorëzon kriminelët e luftës.

“Tani e kemi në fuqi Ligjin i cili ka për qëllim që të dokumentojë dhe hulumtojë të gjitha krimet që kanë ndodhur gjatë periudhës së luftës dhe në këtë drejtim është zgjedhur edhe drejtoi i këtij institucioni dhe tash po punohet për hulumtim dhe dokumentim të krimeve të kryera gjatë luftës. Shumë shpejt në Qeveri do të procedohet Strategjia për drejtësinë tranzicionale dhe gjithashtu kemi mundësuar gjykimin në mungesë duke pasur parasysh që Serbia nuk i dorëzon kriminelët e luftës. Për masakrën e Dubarvës kanë nisur hetimet, tani është një i akuzuar për këtë masakër dhe 40 të dyshuar për këtë krim të madh. Do të bashkëpunojmë me secilin shtet. Kosova tanimë ka marrëveshje të mira, bashkëpunim të mirë ndërkombëtar, me pothuajse shtetet mike, shtet që e  kanë njohur Kosovën, përveç Serbisë. Sa i përket Malit të Zi ne kemi një bashkëpunim shumë të mirë me Malin e Zi përveç dy rasteve të fundit kur një ish ministër pro serb i cili tashmë nuk është ministër nuk ka ekstraduar në Kosovë disa persona të dyshuar për krime lufte. Prandaj edhe kemi vënë kontakte me ministrin e ri i cili është zotuar që do t’i adresojë përgjegjësitë që ka në këtë drejtim”, ka thënë ajo.

Lajmet

Himarë, humb jetën 65-vjeçari pasi dyshohet se u plagos nga shpërthimi i dinamitit gjatë peshkimit

Published

on

By

Një 65-vjeçar ka humbur jetën të enjten në zonën e Porto Palermos, në Himarë, pasi dyshohet se u plagos rëndë nga shpërthimi i një lënde plasëse që po e përdorte për peshkim, raporton KosovaPress.

Sipas Policisë së Shtetit, ngjarja ka ndodhur rreth orës 09:00, kur shtetasi me inicialet P.M., 65 vjeç, dyshohet se u lëndua nga shpërthimi i një lënde plasëse (dinamit) gjatë peshkimit.

I plagosuri u transportua menjëherë për trajtim mjekësor në Qendrën Shëndetësore të Himarës, por nuk arriti t’u mbijetojë plagëve dhe ndërroi jetë.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po vazhdon veprimet për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.

D.L

Continue Reading

Lajmet

Arrestohet edukatorja në Tiranë, dyshohet se ushtroi dhunë ndaj një fëmije 2-vjeçar

Published

on

By

Një edukatore e një kopshti privat në Tiranë është arrestuar në flagrancë, nën dyshimin se ka ushtruar dhunë fizike ndaj një fëmije 2-vjeçar,raporton KosovaPress.

Sipas njoftimit të Policisë së Tiranës, e dyshuara me inicialet B.H., 32 vjeçe, e cila punonte si edukatore në këtë institucion, dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj të miturit në ambientet e kopshtit ku punonte.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 4 arrestuan në flagrancë shtetasen B.H., 32 vjeçe, me detyrë edukatore në një kopsht privat, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj një të mituri 2-vjeçar, në ambientet e kopshtit ku punonte”, thuhet në njoftimin e Policisë së Tiranës.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme hetimore, ndërsa policia ka bërë të ditur se po vazhdon punën për dokumentimin e plotë të rrethanave të rastit.

D.L

Continue Reading

Lajmet

Haxhiu nga Zubin Potoku: Mbetjet e gjetura janë me prejardhje njerëzore, të ruhet integriteti i hetimeve

Published

on

Ushtruesja e detyrës së presidentes së vendit, Albulena Haxhiu, ka vizituar lokacionin në fshatin Kalludër të Zubin Potokut, ku institucionet e Kosovës po zhvillojnë gërmime në kërkim të personave të zhdukur me dhunë gjatë luftës së fundit në Kosovë, raporton Ekonomia Online.

Haxhiu tha se në terren po angazhohen institucionet përgjegjëse për zbardhjen e fatit të personave të zhdukur.

“Sot, bashkë me nënkryetaren, ministren Bogujevci, jemi këtu në fshatin Kalludër, për të parë nga afër punën e ekipeve tona në kërkim të së vërtetës për personat e zhdukur me dhunë gjatë luftës së fundit në Kosovë.

Më lejoni që së pari të falënderoj institucionet e Republikës së Kosovës për përfshirjen në këtë proces, secilin institucion në veçanti: nga Policia, nga Prokuroria, nga Komisioni për Personat e Zhdukur me Dhunë gjatë luftës së fundit në Kosovë, po ashtu nga IML-ja, por edhe secilin institucion tjetër që po e bëjnë angazhimin më të madh për të ardhur deri te e vërteta. Tash ajo çfarë është konfirmuar është që mbetjet janë me prejardhje njerëzore. Tani duhet të presim punën e institucioneve kompetente për ekzaminime dhe për identifikim”, ka thënë ajo.

Haxhiu, ka bërë thirrje që të ruhet integritetit i hetimeve.

“Ajo çfarë është e rëndësishme ta theksoj është që secili nga ne, institucionet e Republikës së Kosovës, përfshirë këtu edhe mediat, duhet të kujdesemi që ta ruajmë integritetin e hetimeve, sepse kjo është një çështje shumë e ndjeshme, e po ashtu të kemi konsideratë për familjet që presin informacione se çfarë po ndodh në këtë terren”, ka shtuar ajo.

Haxhiu tha se çështja e personave të zhdukur me dhunë mbetet plagë e hapur edhe më shumë se 25 vjet pas përfundimit të luftës.

“Ajo çfarë duhet të theksoj po ashtu është që personat e zhdukur me dhunë gjatë luftës në Kosovë — pra gjatë luftës së fundit në Kosovë — është plaga më e madhe me të cilën po përballemi edhe sot. Pra, përkundër faktit që kanë kaluar mbi 27 vite nga periudha e luftës, ne përballemi me pasojat e asaj lufte. Për sa kohë këtu po bëhet përpjekje maksimale për të kuptuar se ku janë personat e zhdukur me dhunë, vazhdojmë të përballemi me gjuhë urrejtjeje, me retorikë shoviniste, me mohim të krimeve, e po ashtu me pretendime me pretendime territoriale ndaj Republikës së Kosovës nga krerët e institucioneve në Serbi”, ka shtuar ndër të tjera Haxhiu./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Pacolli: Vazhdon rrënimi i objekteve pa leje në Ujman, deri tani 17 objekte janë shembur

Published

on

Ministrja në detyrë e Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Fitore Pacolli, ka njoftuar se po vazhdon aksioni për rrënimin e objekteve të ndërtuara pa leje në pronat publike përreth Liqenit të Ujmanit.

Përmes një njoftimi, Pacolli ka bërë të ditur se deri tani janë rrënuar 17 objekte dhe vila në këtë zonë.

Ajo ka theksuar se aksioni do të vazhdojë edhe më tej dhe do të shtrihet në pjesë të tjera të Kosovës, me qëllim të mbrojtjes së pronës publike dhe zbatimit të ligjit.

“Ky aksion do të vazhdojë pa kompromis dhe do të shtrihet edhe në pjesë të tjera të Kosovës, me qëllim të mbrojtjes së pronës publike dhe zbatimit të ligjit”, ka shkruar Pacolli.

Aksionet për lirimin e pronave publike në zonën e Ujmanit kanë përfshirë edhe rrënimin e objekteve të tjera të ndërtuara pa leje, përfshirë vila dhe objekte të shfrytëzuara në pronën e ndërmarrjes publike “Ibër-Lepenci”.

Ndryshe sot, është rrënuar hoteli “Jezero”, i cili ndodhej në pronën e ndërmarrjes publike “Ibër-Lepenci” përreth Liqenit të Ujmanit.

Aksioni i rrënimit u realizua nga përfaqësues të “Ibër-Lepencit”, me asistimin e Policisë së Kosovës. /A.K/

Continue Reading

Të kërkuara