Lajmet

Harry dhe Meghan nuk do të festojnë Krishtlindjet me mbretëreshën Elizabeth II

Harry është kthyer në Mbretërinë e Bashkuar vetëm dy herë këtë vit.

Published

on

Princi Harry dhe Meghan Markle do të kthehen në Mbretërinë e Bashkuar për pushime, pavarësisht faktit se këto janë Krishtlindjet e para të Mbretëreshës Elizabeth II pa bashkëshortin e saj, Princin Phillip, përcjell UBT News.

Dukës dhe Dukeshës së Sussex-it i janë bërë një ftesë për t’iu bashkuar familjes mbretërore në Sandringham për Krishtlindje, por ata nuk do të marrin pjesë, sipas burimeve të Page Six.

“Ka shumë gjëra që shkojnë në logjistikën dhe planifikimin e Krishtlindjeve familjare, kështu që sigurisht, stafi e di që Harry dhe Meghan nuk do të vijnë”, tha burimi. “Po të ishin, do ia kishin thënë deri tani familjes”.

Hera e fundit që Harry dhe Markle ishin në vend për Krishtlindje ishte në vitin 2018, një vit përpara se ata ta bënin njoftimin e bujshëm për tërheqjen nga rolet e tyre të larta mbretërore.

Harry është kthyer në Mbretërinë e Bashkuar vetëm dy herë këtë vit: një herë për të marrë pjesë në funeralin e gjyshit të tij dhe pastaj për të zbuluar statujën e nënës së tij, Princeshës Diana./UBTNews/

Bota

​Von der Leyen: BE, SHBA e NATO forcojnë qëndrimin e përbashkët për Ukrainën

Published

on

Evropa, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe NATO kanë forcuar qëndrimin e tyre të përbashkët për Ukrainën përpara takimit midis Donald Trump dhe Vladimir Putin të premten në Alaska.

Kështu tha Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, i bëri në një status në platformën X pas një takimi virtual me presidentin e SHBA-së Donald Trump, liderët evropianë dhe presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky.

“Patëm një bisedë shumë të mirë. Udhëheqësit euroatlantikë formuan një qëndrim të përbashkët në takim përpara takimit të Trump me presidentin rus Vladimir Putin të premten në Alaska. Evropa, SHBA dhe NATO kanë përforcuar sot qëndrimin e tyre të përbashkët për Ukrainën,” tha von der Leyen, duke shtuar se ata mbeten të koordinuar ngushtë” tha Von der Leyen.

Ndërsa kreu i NATO-s, Mark Rutte, tha se evropianët dhe Trump ishin të bashkuar në përpjekjet e tyre për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë.

Continue Reading

Bota

​Macron: Trump ra dakord që Ukraina të përfshihet në bisedimet për territorin

Published

on

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, ka bërë të ditur se presidenti i SHBA-së Donald Trump ka thënë se Ukraina duhet të përfshihet në bisedimet për territorin si pjesë e çdo marrëveshjeje armëpushimi me Rusinë.

Deklarata e Macron është treguesi i parë i rezultatit të bisedimeve midis Trump, udhëheqësve evropianë dhe presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky që synojnë formësimin e takimit të Trump me presidentin rus Vladimir Putin në Alaska të premten, për të diskutuar se si t’i japin fund luftës.

Këmbëngulja e Trump për përfshirjen e Ukrainës, nëse konfirmohet, mund të nënkuptojë njëfarë lehtësimi për Ukrainën dhe aleatët e saj, të cilët kanë pasur frikë se Trump dhe Putin mund të arrijnë një marrëveshje në kurriz të interesave të sigurisë evropiane dhe ukrainase dhe kjo do të copëtonte territorin ukrainas.

Trump më parë tha se të dyja palët do të duhet të bien dakord për një shkëmbim të caktuar territori për t’i dhënë fund një lufte që ka vrarë dhjetëra mijëra njerëz dhe ka zhvendosur miliona.

Evropianët kanë frikë se një shkëmbim territori mund t’i japë Rusisë pothuajse një të pestën e Ukrainës dhe të inkurajojë Putin të zgjerohet më tej në perëndim në të ardhmen.

Continue Reading

Aktualitet

​Memli Krasniqi viziton Thaçin e Veselin: Drejtësia do të triumfojë mbi çdo padrejtësi

Published

on

Kryetari i PDK-së Memli Krasniqi ka vizituar Hashim Thaçin dhe Kadri Veselin, të cilët prej afro pesë vjetësh po mbahen në Hagë.

Ai ka thënë se ish-krerët e UÇK-së janë me Kosovën në çdo orë e çdo ditë dhe gëzojnë për çdo lajm të mirë dhe ndajnë dhembjen me ne kur lajme të tjera rëndojnë mbi popullin tonë.

“Edhe këtë herë, në çdo fjalë të tyre, e ndjeva të gjallë bindjen e palëkundur se drejtësia për çlirimtarët tanë po afrohet. Nuk mund të jetë ndryshe për ta dhe shokët e tyre, që mbi supet e veta bartën vetëm atë që populli kërkoi: luftën për liri. Liria, askund e asnjëherë, nuk është as mëkat e as faj. Ata janë mirë, optimistë dhe, si gjithmonë, dërgojnë përshëndetjet më të ngrohta për secilin prej jush”, tha Krasniqi.

Aktakuza ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit në Hagë është konfirmuar më 26 tetor 2020.

 

Continue Reading

Aktualitet

​4 të lënduar në një aksident trafiku në Bresalc të Gjilanit

Published

on

Katër persona kanë pësuar lëndime si pasojë e një aksidenti të komunikacionit në Bresalc të Gjilanit.

Valon Osmani nga policia rajonale në Gjilan, ka bërë të ditur se në aksident kanë qenë të përfshira dy automjete.

“Rreth orës 16:30, kemi pranuar informacion për një aksident trafiku në fshatin Bresalc të komunës së Gjilanit. Në këtë aksident të përfshira kanë qenë dy automjete, ku përpos dëmeve material lëndime trupore kanë pësuar katër persona. Të njëjtit janë dërguar në qendrën Emergjente të Spitalit rajonal të Gjilanit ku janë duke pranuar tretman mjekësor”, ka thënë ai.

Rrethanat e aksidentit po hetohen nga Njësiti rajonal i Komunikacionit Rrugor në Gjilan.

Continue Reading

Të kërkuara