Lajmet
Haradinaj takon Grenell
Published
3 hours agoon
By
UBTNewsKryetari i AAK dhe kandidat për kryeministër, Ramush Haradinaj, ka zhvilluar takim pune në Uashington me Richard Grenell, emisar special për misione të veçanta, i cili do të fillojë punën nga nesër, ditën kur Donald Trump do të inaugurohet president i SHBA-së.
Kryetari i AAK rikonfirmoi zotimin e Kosovës për rikthimin në marrëdhënie strategjike me SHBA, duke pasur si synim kryesor, anëtarësimin e Kosovës në NATO.
Ballkani Perëndimor, përfshirë Kosovën, janë pjesë e angazhimit të ambasadorit Grenell në detyrën e re në administratën e dytë të presidentit Trump.
Ramush Haradinaj ndodhet për vizitë në SHBA me rastin e aktiviteteve festive për inaugurimin e presidentit Trump.
Haradinaj ka zhvilluar takime me personalitete të rëndësishme amerikane, përfshirë Matthew Whitaker, të përzgjedhurën e presidentit Trump për ambasador në NATO senatoren Joni Ernst, dhe kongresistët Randy Feenstra e Zach Nunn.
You may like
Lajmet
Peter Sorensen pritet të jetë pasardhësi i Lajçakut për dialogun Kosovë-Serbi
Published
6 minutes agoon
January 20, 2025By
UBT NEWSPërfaqësuesja e lartë e Bashkimit Evropian për politikë të jashtme dhe siguri, Kaja Kallas, ka vendosur të emërojë diplomatin danez, Peter Sorensen, si përfaqësues të posaçëm për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë. Ky post aktualisht mbahet nga Mirosllav Lajçak, i cili ka udhëhequr negociatat për një periudhë të gjatë. Sorensen pritet të vazhdojë këtë rol delikat dhe të rëndësishëm për procesin e normalizimit të marrëdhënieve mes dy vendeve.
Radio Evropa e Lirë ka raportuar se emri i Sorensenit është dërguar për miratim në vendet anëtare të Bashkimit Evropian. Burime diplomatike brenda BE-së kanë konfirmuar se kandidatura e tij do të shqyrtohet në takimin e Komitetit për Politikë dhe Siguri të BE-së (PSC), ku janë përfaqësuesit e të gjitha shteteve anëtare. Sipas praktikave të kaluara, konfirmimi i Sorensenit do të jetë një procedurë formale, pasi Kallas ka bërë tashmë zgjedhjen e tij si përfaqësues të posaçëm.
Emërimi i Sorensenit si pasardhës i Lajçakut është një hap i rëndësishëm për vazhdimësinë e angazhimeve të Bashkimit Evropian në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, një proces që ka pasur sfida të shumta por mbetet një nga prioritetet kryesore të politikës ndërkombëtare për stabilitetin në Ballkan./UBTNews/
Lajmet
Osmani: Turqia mbështetëse e fuqishme e Kosovës
Published
9 minutes agoon
January 20, 2025By
UBTNewsPresidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur sot në takim ambasadorin e Republikës së Turqisë në Kosovë, Sabri Tunç Angılı, me të cilin diskutuan për zhvillimet e fundit politike në vend si dhe thellimin e mëtejmë të raporteve bilaterale me Turqinë.
Gjatë takimit, Osmani vlerësoi mbështetjen e vazhdueshme të Turqisë dhe marrëdhëniet miqësore ndërmjet dy shteteve, duke potencuar se Turqia mbetet partnere strategjike dhe mbështetëse e fuqishme e Kosovës.
Osmani shtroi nevojën e vazhdimit të mbështetjes turke ndaj Kosovës për anëtarësim në organizatat ndërkombëtare, njohje të mëtejmë dhe vazhdimin e thellimit të bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes.
Sipas një komunikate të presidencës, të dy bashkëbiseduesit u dakorduan për thellimin e bashkëpunimit dhe avancimin e interesave të përbashkëta të të dyja shteteve, duke përforcuar lidhjet miqësore dhe bashkëpunimin afatgjatë.
Lajmet
Sot përfundon afati për vëzhgues të subjekteve politike
Published
10 minutes agoon
January 20, 2025By
UBT NEWSSot, më 20 janar 2025, përfundon afati shtesë për subjektet politike të certifikuara për zgjedhjet e 9 shkurtit për të paraqitur kërkesat për akreditimin e vëzhguesve të tyre. Ky proces është një hap i rëndësishëm për garantimin e transparencës dhe besueshmërisë gjatë zhvillimit të zgjedhjeve. Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, konfirmoi se ky është afati përfundimtar për subjektet politike, ndërsa afatet për organizatat dhe institucionet e tjera që dëshirojnë të akreditojnë vëzhgues janë ende të hapura.
Përveç afatit për subjektet politike, janë dhënë edhe afate të tjera për akreditimin e vëzhguesve të organizatave joqeveritare, qeveritare, ndërqeveritare, si dhe mediave dhe përfaqësive të vendeve të huaja. Kështu, OJQ-të dhe organizatat qeveritare ndërqeveritare kanë kohë deri më 25 janar 2025 për të dorëzuar kërkesat për vëzhguesit, ndërsa afati për mediat vendore dhe ndërkombëtare është më 4 shkurt 2025. Po ashtu, përfaqësitë e vendeve të huaja dhe organizatat ndërkombëtare mund të aplikojnë deri më 25 janar 2025.
KQZ ka lehtësuar aplikimin përmes një platforme online, e cila mund të aksesohet në adresën https://apliko.kqz-ks.org. Përfaqësuesit e autorizuar të organizatave, mediave dhe përfaqësive të vendeve të huaja duhet të plotësojnë formularët në këtë platformë dhe të dorëzojnë të dhënat për akreditimin. Pas shqyrtimit dhe miratimit të aplikimeve, ata do të marrin kredencialet për t’u qasur në platformën online dhe për të regjistruar vëzhguesit e tyre. Ky proces është një mundësi për të siguruar që zgjedhjet të jenë të vëzhguara nga një gamë e gjerë organizatash dhe individësh, për të garantuar një proces zgjedhor të drejtë dhe të sigurt./UBTNews/
Bota
Tragjedi: I moshuari i vë flakën dyshekut, 8 viktima në një azil në Serbi
Published
1 hour agoon
January 20, 2025By
UBT NEWSNjë tragjedi e tmerrshme ka ndodhur në një azil për të moshuarit në Barajevë, një periferi e Beogradit, ku tetë persona humbën jetën dhe shtatë të tjerë u plagosën nga zjarri që shpërtheu rreth orës 3:30 të mëngjesit. Zjarri u përhap shpejt, duke përfshirë një pjesë të madhe të azilit ku qëndronin më shumë se 30 të moshuar, së bashku me stafin që përkujdesej për ta.
Policia ende nuk ka lëshuar një deklaratë zyrtare, por sipas ministrit të kujdesit social, Nemanja Starovic, dyshohet se zjarri ka shpërthyer kur një nga të moshuarit ka vendosur flakën një dysheku, i cili më pas u përhap me shpejtësi, duke shkaktuar përhapjen e flakëve dhe tragjedinë që ka tronditur vendin.
Pas shpërthimit të zjarrit, dyshimet janë të fokusuara tek ndihma e vonuar dhe pamundësia për të shpëtuar të gjithë të prekurit nga zjarri, që i mori jetën disa personave dhe lëndoi disa të tjerë. Autoritetet lokale janë duke hetuar më tej rreth kushteve të sigurisë dhe kontrollit të mundshëm që ka pasur ky institucion, dhe përpjekjet për të siguruar ndihmën e shpejtë për të mbijetuarit që ndodheshin në rrezik./UBTNews/
Peter Sorensen pritet të jetë pasardhësi i Lajçakut për dialogun Kosovë-Serbi
Osmani: Turqia mbështetëse e fuqishme e Kosovës
Sot përfundon afati për vëzhgues të subjekteve politike
Tragjedi: I moshuari i vë flakën dyshekut, 8 viktima në një azil në Serbi
Ditën e inaugurimit të presidentit amerikan, “Miqtë e Amerikës” vendosin flamurin e ri te shtatorja e presidentit Bill Clinton
Emigrantët pa dokumente në SHBA përgatiten për skenarin më të keq
Guterres: Ushtria izraelite të largohet nga Libani!
Kardiokirurgjia shënon numër rekord të operimeve në zemër të hapur
Iu gjeten afër 50 kg marihuanë, aktakuzë ndaj 4 personave
Të kërkuara
-
Bota3 months ago
Trump premton paqe në Liban nëse rikthehet në Shtëpinë e Bardhë
-
Bota3 months ago
Koreja e Veriut rrit frikën në botë, lëshon raketën e re balistike ndërkontinentale
-
Bota2 months ago
“Ethet” e kthimit të Trump! Takohen Macron e Starmer, zbardhet fokusi i diskutimeve
-
Lajmet2 months ago
Rektori Hajrizi: Çdo sukses i joni është një sukses për Kosovën!