Lajmet

Haradinaj-Stublla dënon djegien e flamurit grek në Prishtinë

Published

on

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Meliza Haradinaj-Stublla dënon ashpër aktin e shëmtuar të djegies së flamurit të Greqisë në një nga sheshet e Prishtinë.

Djegia e flamurit është bërë nga një grup tifozësh pas humbjes në ndeshjen e parë para kualifikuese të Ligës së Evropës me ekipin qipriot Apoel.

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës konsideron se djegia e flamurit të cilitdo shtet është akt i papranueshëm dhe kërkon nga organet e rendit që t’i sjellin para drejtësisë personat që kanë bërë këtë veprim.

“Dënojmë fuqishëm çdo lloj akti fyes të simbolit kombëtar të cilitdo shtet, në rastin konkret të Greqisë. Kosova dhe Greqia kanë vendosur dialog praktik, kanë zyra ndërlidhëse në kryeqendrat e tyre dhe të dyja palët punojnë për të thelluar dialogun edhe më tej”, ka deklaruar kryediplomatja e Republikës së Kosovës, Meliza Haradinaj Stublla, duke e konsideruar të papranueshëm aktin e ulët të disa tifozëve.

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës pret që organet e rendit të reagojnë shpejtë dhe të vendosin para drejtësisë autorët e këtij akti, pasi konsideron se shprehja e pakënaqësisë duke djegur flamurin e një vendi në një ndeshje sportive, është akt i shëmtuar dhe në kundërshtim të plotë me vlerat dhe idealet e përqafuara nga populli i Kosovës, si shoqëri demokratike.

Lajmet

FSK organizon Ditën e Vizitorëve në “Ujku Shigjetë”

Published

on

Forca e Sigurisë së Kosovës do të organizojë sot Ditën e Vizitorëve në kuadër të ushtrimit fushor “Ujku Shigjetë”.

Ky organizim do të mbahet në poligonin ushtarak në Babaj të Bokës, Gjakovë me fillim nga ora 11:00, sipas njoftimit për media.

Ushtrime të tilla, FSK ka realizuar edhe herë të tjera, ku shihen pamjet më poshtë.

Continue Reading

Lajmet

Xhiro e 11-të e Superligës nis sot me dy supersfida

Published

on

Kampionati i Kosovës në futboll ka zhvilluar tashmë dhjetë xhiro mjaftë interesante dhe në këtë mesjave do të zhvillohen ndeshjet e xhiros së 11-të.

Në qytetin e Gjilanit do të ndeshjen Gjilani dhe Dukagjini, skuadra të cilat po kërkojnë të gjejnë stabilitet në këtë fillim sezoni. Dukagjini i drejtuar nga Ismet Munishi e nisi shumë fuqishëm edicionin, por në pesë ndeshjet e fundit ka tri humbjen, një barazim dhe një fitore dhe ka mbledhur 14 pikë pas dhjetë ndeshjeve duke u renditur në venin e katër në tabelë.

Nga ana tjetër, Gjilani ka mbledhur vetëm 11 pikë pas dhjetë ndeshjeve duke mbajtur vendin e tetë në tabelë.

Ballafaqimi tjetër është ai ndërmjet Malishevës dhe Ballkanit, duke që sjellë emocione pas të dy skuadrat synojnë kreun e tabelës. Momentalisht Ballkani ka 19 pikë në vendin e dytë, kurse Malisheva është e gjashta me 13 pikë.

Të dy ndeshjet nisin nga ora 13:00./S.K/KP/

Continue Reading

Lajmet

Uragani Melissa: Xhamajka përgatitet për stuhinë më të fortë në botë të vitit 2025

Published

on

Mediat e huaja kanë raportuar se tashmë tre persona kanë vdekur në Xhamajka, mirëpo thuhet nga meteorologët amerikanë se ajo po përgatitet për stuhinë më të fortë në botë këtë vit, dhe ndoshta më të fortën e regjistruar ndonjëherë në ishull.

Me shpejtësi ere deri në 282 km/orë, Uragani Melissa është një stuhi e kategorisë pesë- forca maksimale.

“Po intensifikohet dhe pritet të arrijë në ishullin e Karaibeve herët të martën”, thuhet në njoftim të BBC.

Ekspertët paralajmërojnë se ritmi i ngadaltë i Melissës mund të nënkuptojë shira të zgjatur të rrëmbyeshëm në disa zona, duke rritur rrezikun e përmbytjeve vdekjeprurëse dhe rrëshqitjeve të dheut./S.K/KP/BBC/

Continue Reading

Lajmet

Makina përplaset me motorin, humb jetën 18-vjeçari në Vlorë

Published

on

Një aksident i rëndë është regjistruar mbrëmjen e djeshme në Vlorë, ku një 18-vjeçar ka humbur jetën si pasojë e përplasjes së motorit me një makinë.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 12:00 të mesnatës, në bulevardin kryesor të qytetit, pranë Teatrit “Petro Marko”.

Si pasojë e përplasjes, nga plagët e marra, thuhet se 18-vjeçari ka ndërruar jetë në vendngjarje.

Autoritetet po hetojnë mbi shkaqet e aksidentit dhe faktorët që mund të kenë kontribuar në ngjarjen tragjike./S.K/KP/

Continue Reading

Të kërkuara