Lajmet

Haradinaj: Pretendimi i Serbisë për organizimin e referendumit në Kosovë është sulm mbi sovranitetin e shtetit tonë

Haradinaj ka dalë kundër pretendimeve të shtetit serb për organizimin e një referendumi kushtetues në Kosovës.

Published

on

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka dalë kundër pretendimeve të shtetit serb për organizimin e një referendumi kushtetues në Kosovës.

I pari i AAK-së këtë pretendim e ka quajtur të papranueshëm duke shtuar se pretendimi i shtetit serb për organizimin e një referendumi në Kosovë, është është sulm flagrant mbi sovranitetin dhe integritetin kushtetues të Kosovës.

Continue Reading

Vendi

Published

on

Dogana e Kosovës ka ndaluar një sasi prej 128 palësh këpucë të markave të mbrojtura, të dyshuara se cenojnë të drejtat e pronësisë intelektuale.

Rasti është zbuluar gjatë mbrëmjes, rreth orës 22:00, në Pikën e Kalimit Kufitar Hani i Elezit, ku zyrtarët doganorë kanë ndaluar për kontroll një automjet me targa vendore, bazuar në analizën e riskut dhe kompetencat ligjore.

Gjatë kontrollit fizik të automjetit, në bagazh janë gjetur këpucët për të cilat drejtuesi nuk ka poseduar dokumentacion që dëshmon origjinën, importin e rregullt apo të drejtën për përdorimin dhe qarkullimin e tyre.

Dogana e Kosovës ka iniciuar procedurë për kundërvajtje doganore, ndërsa malli është ndaluar për procedura të mëtejshme, në përputhje me legjislacionin në fuqi.

Sipas Doganës, kontrollet do të vazhdojnë me qëllim parandalimin e kontrabandës, tregtisë së paligjshme dhe qarkullimit të mallrave që cenojnë të drejtat e pronësisë intelektuale./A.K/

Continue Reading

Botë

Trump: Memorandumi i mirëkuptimit me Iranin ka marrë fund

Published

on

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka deklaruar se memorandumi i mirëkuptimit që çoi në armëpushimin mes SHBA-së dhe Iranit “ka marrë fund”, pas sulmeve të ndërsjella të kryera nga të dyja palët gjatë orëve të fundit.

Duke folur nga Samiti i NATO-s në Turqi, Trump tha se nuk dëshiron më të merret me Iranin, ndërsa përdori gjuhë të ashpër ndaj udhëheqjes iraniane.

“Me aq sa jam në dijeni, është thjesht humbje kohe të merremi me ta. Janë gënjeshtarë… Ka diçka që nuk shkon me ta. Janë të çuditshëm. Me sa kam informata unë, ka marrë fund”, u shpreh Trump.

Ai i cilësoi gjithashtu iranianët si “të sëmurë dhe të dhunshëm”, duke rritur më tej tensionet në deklaratat mes dy vendeve.

Ndërkohë, SHBA-ja dhe Irani kanë këmbyer sulme gjatë orëve të fundit në zonën e Ngushticës së Hormuzit dhe pranë bazave amerikane në Lindjen e Mesme, pavarësisht armëpushimit të arritur disa javë më parë, i cili synonte të hapte rrugën drejt një marrëveshjeje përfundimtare të paqes./A.K/

Continue Reading

Lajmet

UBT International Smart Schools hap konkursin për regjistrimin e nxënësve për vitin shkollor 2026/2027

Published

on

By

UBT International Smart Schools ka hapur zyrtarisht konkursin për regjistrimin e nxënësve për vitin shkollor 2026/2027, duke u ofruar nxënësve mundësi për të qenë pjesë e një modeli modern të arsimit, të orientuar drejt teknologjisë, inovacionit dhe zhvillimit të aftësive për profesionet e së ardhmes.

Nga Shkolla Fillore, programet e gjimnazit deri te programet profesionale shëndetësore, UBT International Smart Schools u mundëson nxënësve të zgjedhin rrugëtimin e tyre arsimor në një mjedis bashkëkohor, me programe të përshtatura për nevojat e gjeneratave të reja.

Një nga veçoritë kryesore të UBT International Smart Schools është qasja inovative në edukim, e cila përfshin laboratorë modernë, përdorimin e teknologjive të avancuara dhe integrimin e inteligjencës artificiale në procesin e të nxënit. Kjo qasje tashmë është fuqizuar edhe përmes akreditimit të plotë nga Cambridge International Education, duke e pozicionuar shkollën në përputhje me standardet ndërkombëtare të arsimit.

Për vitin e ri shkollor, konkursi është i hapur për disa nivele dhe programe arsimore, duke përfshirë:

  • Shkollën Fillore, si dhe programet e gjimnazit:
  • Gjimnazi TIK;
  • Gjimnazi TIK në Prizren;
  • Gjimnazi Natyror;
  • Gjimnazi Shoqëror.

Gjithashtu, nxënësit mund të aplikojnë edhe në programet profesionale shëndetësore:

  • Asistent Dentar;
  • Bashkëpunëtor Profesional i Infermierisë;
  • Teknik i Farmacisë;
  • Teknik i Laboratorit Mjekësor;
  • Teknik i Optikës – Opticient.

Përmes kombinimit të arsimit cilësor, teknologjisë së fundit dhe metodave inovative të mësimdhënies, UBT International Smart Schools krijon një ambient ku nxënësit zhvillojnë njohuri akademike, aftësi praktike dhe kompetenca të nevojshme për studimet universitare dhe tregun global të punës.

Aplikimet për vitin shkollor 2026/2027 janë të hapura. Regjistrohu tani dhe siguro vendin tënd në UBT International Smart Schools.

Continue Reading

Lajmet nga UBT

Ligjërues nga misioni i KFOR-it dhe ekspertë amerikanë ndajnë përvojën e tyre me pjesëmarrësit e Akademinë Verore të Gjuhës Angleze në UBT

Published

on

By

Në kuadër të aktiviteteve të Akademisë Verore të Gjuhës Angleze, Fakulteti i Gjuhës Angleze në UBT organizoi një seri ligjëratash të veçanta me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të Misionit të KFOR-it dhe ekspertëve amerikanë nga fusha të ndryshme profesionale, duke u ofruar studentëve një mundësi unike për të mësuar nga përvoja ndërkombëtare.

Programi përfshiu tema të rëndësishme dhe aktuale, si: shërbimet emergjente në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (Policia dhe Shërbimi Emergjent Mjekësor – EMS), inxhinieria civile, siguria kibernetike, historia e sistemit bankar amerikan, aspektet ligjore në sektorin civil dhe ushtarak në SHBA, si dhe roli i çështjeve fetare në ushtrinë amerikane. Aktiviteti u përmbyll me një sesion interaktiv pyetje-përgjigje, ku pjesëmarrësit patën mundësinë të diskutojnë drejtpërdrejt me ligjëruesit.

Ligjëratat u mbajtën nga ekspertët: LTC Daniel Brown, SSG Christopher Nagel, LT Luke Squire, LT Noah Cohen, MAJ Song Hong, SSG Thomas Barr, CPT Mary Samarkos dhe SGT Marie Pattison, nën mbikëqyrjen e Prof. Assoc. Alma Lama dhe organizimin e Prof. Ass. Donjetë Latifaj dhe Prof. Rina Sefiu.

Pjesëmarrësit e Lingua Summer Academy shfaqën interesim të madh për temat e trajtuara, duke zhvilluar diskutime mbi sfidat bashkëkohore në siguri, drejtësi, teknologji dhe shërbime publike. Këto ligjërata kontribuan në zgjerimin e njohurive të tyre dhe në forcimin e bashkëpunimit akademik ndërkombëtar.

Përmes organizimit të aktiviteteve të tilla, UBT vazhdon të krijojë ura bashkëpunimi me partnerë ndërkombëtarë dhe të ofrojë mundësi të vlefshme për zhvillimin akademik dhe profesional të studentëve, duke e bërë Lingua Summer Academy një platformë të rëndësishme për shkëmbimin e njohurive dhe përvojave ndërkombëtare.

Continue Reading

Të kërkuara