Lajmet

​Haradinaj: Kusari-Lila nuk e ka bërë në krye në vete bisedën me Radoiçiq

Published

on

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka deklaruar se biseda e shefes së Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila me terroristin Radoiçiq, ishte detyrë prej kryeministrit Kurti. Sipas Haradinajt, Kusari-Lila nuk e ka bërë në krye vete atë bisedë.

Ndërsa, ka treguar se është takuar me zëvendës ndihmës sekretarin e shtetit amerikan, Alexander Kasanof. Me të njëjtin, siç th ai është diskutuar për vështirësitë që ka përpara Kosova, për çfarë shpreson se nga 9 shkurti do të ndodhin ndryshme në vend.

“Kem pas takim me z.Kasanof, së pari kemi shprehur konsideratën tonë për angazhimin e vazhdueshëm të ShBA-ve. Është diskutuar për vështirësitë që ka përpara Kosova, e vërtetë që ShBA- ja e përkrahë Kosovën për kundër vështirësive që i shkakton Qeveria e Kosovës. Është shpresa që do të ndodhin ndryshime nga ne me 9 shkurt”, tha Haradinaj.

Ndërsa, duke folur për bisedën e Kusari-Lilës me terroristin Radoiçiq, ai ka thënë se edhe këtu shihet dyfytyrësia e kryeministrit Kurti.

“Edhe këtu shihet dyfytyrësia e Kurtit sepse Kusari-Lila nuk e ka bërë në krye në vete por detyrë prej Kurtit dhe do të duhej të dilte publikisht të tregojë që po, znj, Kusari-Lila s’ka bërë asgjë në krye vete, por është detyrë e organizatës, e imja, e kujtdo qoftë…Le ti qesin krejt faktet, faji më i madh i Lilës nuk është biseda me të edhe pse është faj, por faji me i madh është qe e ka bërë fshehtë. Ne nuk jemi fshehur më këndo jemi takuar kemi tregu Kosovës”, ka shtuar Haradinaj.

Lajmet

Kosova U21 synon fitoren e radhës ndaj Qipros në “Fadil Vokrri”

Published

on

By

Përfaqësuesja e Kosovës U21 në futboll ka zhvilluar të martën stërvitjen e fundit në prag të përballjes me Qipron U21. Pas fitores bindëse 3:0 të javës së kaluar si mysafire kundër San Marinos, futbollistët e rinj shprehen të gatshëm dhe synojnë të marrin një tjetër fitore.

Ndeshja do të zhvillohet të mërkurën në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, me fillim nga ora 19:00.

Kjo është ndeshja e parafundit kualifikuese për Kampionatin Evropian U21 2027, i cili do të organizohet në Shqipëri dhe Serbi. Aktualisht, Kosova U21 renditet në vendin e katërt të grupit me 11 pikë dhe është pa gjasa matematike për t’u kualifikuar tutje.

Grupi kryesohet nga Spanja me 21 pikë, e ndjekur nga Finlanda në vendin e dytë me 19 pikë.

Ciklin kualifikues Kosova U21 do ta mbyllë më 6 tetor, ku po ashtu në shtëpi do të përballet me Finlandën U21. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Qeveria e Kosovës mban mbledhje, në rend dite 35 pika

Published

on

By

Qeveria e Kosovës do të mbajë sot mbledhjen e saj të radhës, me fillim nga ora 10:00, në ndërtesën e Ekzekutivit.

Në këtë takim, kabineti qeveritar pritet të shqyrtojë dhe të marrë vendime për një sërë çështjesh të rëndësishme, pasi në rendin e ditës janë paraparë gjithsej 35 pika për shqyrtim e miratim. /E.A/

 

 

Continue Reading

Lajmet

Partitë shqiptare të Luginës bëhen bashkë për zgjedhjet në Serbi në listën “Koalicioni Shqiptar”

Published

on

By

Partitë politike shqiptare të Luginës së Preshevës do të garojnë me një listë të përbashkët të quajtur “Koalicioni Shqiptar” në zgjedhjet e 25 tetorit në Serbi. Lajmin e ka bërë të ditur Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i cili njoftoi se ky dakordësim erdhi pas bisedimeve dhe përpjekjeve intenzive për të afruar qëndrimet politike.

Kurti shprehu falënderimet e tij për liderët e subjekteve politike në Luginë për gatishmërinë që të gjejnë gjuhën e përbashkët përtej dallimeve partiake. Kryetarët që i u bashkuan këtij koalicioni janë: Shaip Kamberi (PVD); Visar Memeti (APN); Nagip Arifi (PD); Agim Sabedini (PDSH); Shqiprim Musliu (LPD); Sami Salihu (LR); Armend Aliu (AL); Naser Aziri (UDSH)

Krahas bashkimit politik, Kryeministri Kurti ngriti edhe çështjen e përfaqësimit proporcional dhe të drejtave të shqiptarëve në Serbi, duke e krahasuar atë me sistemin kushtetues të Kosovës.

“Bashkimi politik te Koalicioni Shqiptar sigurisht që nuk është i mjaftueshëm. Asimetria e të drejtave është po ashtu padrejtësi. Serbët në Kosovë i kanë të garantuara 10 nga 120 ulëset në Kuvendin e Republikës së Kosovës, e me këtë qasje, shqiptarët e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës do të duhej të kishin së paku 5 vende të garantuara në Parlamentin e Serbisë, i cili numëron 250 ulëse”, u shpreh Kurti.

Sipas tij, përfaqësimi i garantuar është një parim që duhet të vlejë njësoj si në Kosovë ashtu edhe në Serbi, me të njëjtin respekt për barazinë dhe të drejtat e pakicave. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Jashari pret krerët e Forcave Speciale të Shqipërisë dhe Kroacisë

Published

on

By

Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, ka prit në takim zyrtar Komandantin e Regjimentit të Operacioneve Speciale të Shqipërisë dhe Komandantin e Komandës së Forcave të Operacioneve Speciale të Kroacisë.

Gjatë takimit u diskutua për thellimin e bashkëpunimit dypalësh e shumëpalësh, koordinimin ushtarak dhe shkëmbimin e përvojave profesionale, me fokus të veçantë në fushën e operacioneve speciale, trajnimeve taktike dhe ngritjes së kapaciteteve operacionale.

Palët nënshtruan rëndësinë e ushtrimeve të përbashkëta për rritjen e ndërveprueshmërisë mes forcave aleate, ku si pikë kyçe e bisedimeve shërbeu ushtrimi ushtarak “Valor Shield 2026”.

Gjeneral Jashari shprehu vlerësimin e tij për partneritetin e vazhdueshëm me Shqipërinë dhe Kroacinë, duke nëvizuar se përkrahja e forcave partnere është me rëndësi vitalë për zhvillimin profesional dhe avancimin e FSK-së. /E.A/

Continue Reading

Të kërkuara