Lajmet

Haradinaj-Kurtit pas deklaratës për Amerikën: Me këtë kurs është vënë në rrezik ekzistenca e shtetit

Haradinaj ka deklaruar se ShBA nuk ka kërkuar asnjëherë një gjë të tillë.

Published

on

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës-AAK, Ramush Haradinaj, sot ka reaguar ndaj deklaratës së kryeministrit Kurti, sipas të cilit, ShBA-të nuk mund ta përfaqësojnë Kosovën.

Haradinaj ka deklaruar se ShBA nuk ka kërkuar asnjëherë një gjë të tillë.

“Cila është logjika e kryeministrit kur thotë se SHBA nuk mund ta përfaqësojnë Kosovën, kur nuk mbahet mend që Amerika ta ketë kërkuar një gjë të tillë! (Pse nuk i kishte shkuar ndërmend Albin Kurtit të thoshte në vitin 1999 se Amerika nuk mund ta çlirojë Kosovën)!”, ka shkruar Haradinaj.

Sipas Haradinajt, kryeministri Kurti mundohet ta krijojë përshtypjen se ai mund të jetë viktimë e një “komploti ndërkombëtar”.

“Pse ai me çdo kusht kërkon që Amerikën ta bëjë pjesë të problemit kur ajo ishte dhe është pjesë e zgjidhjes. Pse Albin Kurti mundohet ta krijojë përshtypjen se ai mund të jetë viktimë e një “komploti ndërkombëtar”! Apo po provon që edhe njëherë ta luajë viktimën, si në vitin 2020!. Detyrat dhe obligimet e një kryeministri janë të rënda, aq më tepër në rastin e Kosovës, dhe nëse nuk mund t’u bësh ballë sfidave që t’i nxjerr koha përpara, fajin nuk mund ta kërkosh diku tjetër, pos te vetja!”, ka shkruar Haradinaj.

Ai ka nënvizuar se Kurti duhet të bëjë kthesë për 180 shkallë, sepse sipas tij, është në drejtimin e gabuar dhe se ky vit nuk mund të vazhdojë me të njëjtat gabime.

“Kosova nuk e ka luksin të bëjë eksperimente duke u armiqësuar me partnerët strategjikë por duhet të shtrohet e të rinisë një fazë tjetër bashkëpunimi. Kjo dmth se Kryeministri duhet të bëjë kthesë për 180 shkallë sepse është në drejtimin e gabuar! Ky vit nuk mund të vazhdojë me të njëjtat gabime, sepse me këtë kurs është vënë në rrezik edhe vet ekzistenca e shtetit. Une u besoj atyre vendeve, që në krye me Amerikën, na janë gjendur në kohë të vështira”, ka shkruar tutje Haradinaj.

Vendi

Tensione te Kuvendi për ndryshimet në ligjin për Specialen

Published

on

By

Situata rreth Kuvendit të Kosovës është tensionuar mbrëmjen e sotme, ku janë parë forca të shumta policore të dislokuara në hyrje-daljet e oborrit të ndërtesës. Ndërhyrja e policisë erdhi pasi protestuesit tentuan të bllokojnë rrugëkalimet për të parandaluar largimin e deputetëve nga objekti.

Kërkesa kryesore e protestuesve është miratimi i plotë në lexim të dytë i ndryshimeve ligjore për Gjykatën Speciale, proces ky që aktualisht mbetet në pikëpyetje.

Për të menaxhuar situatën dhe për të shmangur përshkallëzimin e mëtejshëm, në perimetrin e Kuvendit janë zhvendosur edhe njësite speciale policore për kontrollin e turmave. Ndërtesa vazhdon të mbetet nën monitorim të rreptë sigurie. /E.A/

Continue Reading

Aktualitet

Përfundon takimi mes Kurtit dhe Hamzës

Published

on

By

Ka përfunduar takimi mes kryeministrit Albin Kurti dhe kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza.

Siç bëhet e ditur pas takimit është parë të mblidhet grupi parlamentar i PDK-së.

Ende nuk ka deklarime për media.

Continue Reading

Vendi

United Hospital pasuron ekipin mjekësor me ortopedin dhe traumatologun Dr. Arzen Balidemaj

Published

on

By

United Hospital ka mirëpritur në ekipin e saj mjekësor Dr. Arzen Balidemaj, specialist i Ortopedisë dhe Traumatologjisë, duke zgjeruar kështu gamën e shërbimeve profesionale për trajtimin e sëmundjeve dhe dëmtimeve të sistemit muskuloskeletal. Përmes sjelljes së ekspertizës bashkëkohore, përvojës ndërkombëtare dhe qasjeve të reja diagnostikuese e trajtuese, spitali po i jep një dimension të ri mjekësisë moderne dhe po krijon mundësi që pacientët të marrin shërbime të specializuara me standarde të avancuara.

Dr. Balidemaj sjell në United Hospital përvojën dhe njohuritë e fituara në fushën e ortopedisë, si dhe standarde të trajtimit të bazuara në praktikat evropiane.

Sipas njoftimit të spitalit, ai është i certifikuar nga AGA dhe EndoCert në Gjermani.

United Hospital fuqizon mjekësinë moderne me ekspertë të njohur dhe profesionistë të rinj

United Hospital po vazhdon të ndërtojë një standard të ri në shërbimet shëndetësore në Kosovë, duke zgjeruar vazhdimisht ekipin me mjekë të dëshmuar, kuadro me renome dhe profesionistë të fushave të ndryshme të mjekësisë.

Përmes sjelljes së ekspertizës bashkëkohore, përvojës ndërkombëtare dhe qasjeve të reja diagnostikuese e trajtuese, spitali po i jep një dimension të ri mjekësisë moderne dhe po krijon mundësi që pacientët të marrin shërbime të specializuara me standarde të avancuara.

Në këtë rrugëtim të zhvillimit dhe inovacionit, United Hospital po e pasuron ekipin e vet edhe me emra të rinj të mjekësisë, të cilët me profesionalizmin, përkushtimin dhe përvojën e tyre po sjellin energji të re dhe po kontribuojnë në ngritjen e cilësisë së kujdesit shëndetësor.

Një nga këta profesionistë është edhe Dr. Arzen Balidemaj, specialist i Ortopedisë dhe Traumatologjisë, i cili tashmë i është bashkuar ekipit të United Hospital. Me përvojën e tij dhe kualifikimet profesionale, ai sjell ekspertizë të avancuar në trajtimin e sëmundjeve dhe dëmtimeve të nyjeve, ortopedisë sportive dhe traumatologjisë.

Ky është vizioni i United Hospital: të sjellë ekspertizën te pacienti, të hapë rrugë për risi në mjekësi dhe të ndërtojë një ekip ku profesionalizmi, teknologjia dhe përkushtimi ndaj pacientit bashkohen në një standard të ri të kujdesit shëndetësor.

Fokusi i tij profesional përfshin trajtimin e problemeve të nyjeve, dëmtimeve sportive dhe rasteve traumatologjike, ndërsa ndër shërbimet që do të ofrojë janë:

Endoprotetika e nyjeve të mëdha, përfshirë shpatullën, gjurin dhe kërdhokullën;

Kirurgjia artroskopike dhe minimalisht invazive;

Ortopedia sportive dhe trajtimet për ruajtjen e nyjeve;

Ndërhyrjet kirurgjikale në shpatull, kërdhokull, gju, dorë, bërryl dhe shputë.

Me angazhimin e Dr. Balidemajt, United Hospital synon të vazhdojë zgjerimin e shërbimeve të specializuara dhe t’u ofrojë pacientëve qasje në trajtime bashkëkohore në fushën e ortopedisë dhe traumatologjisë.

Për të caktuar një vizitë:
📞 046 60 70 70
📍 M2 Prishtinë–Ferizaj, Km 7, Prishtinë, Kosovë

United Hospital – kujdes i specializuar për shëndetin e nyjeve dhe sistemit muskuloskeletal./rajonipress/

Continue Reading

Lajmet

Kurti dhe Hamza takohen në Kuvend

Published

on

Ka filluar takimi mes kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, dhe kryetarit të PDK-së, Bedri Hamza, raporton Ekonomia Online.

Takimi mes dy liderëve politikë po zhvillohet në objektin e Kuvendit të Kosovës.

Takimi vjen në një kohë kur në Kuvend po zhvillohen diskutime për çështje të rëndësishme politike dhe institucionale./EO/A.K/

 

Continue Reading

Të kërkuara