Lajmet

Haradinaj kujton masakrën në Bukosh të Suharekës

Publikuar

Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka kujtuar masakrën në Bukosh të Suharekës, që ka ndodhur 22 vite më parë.

I pari i AAK-së u zotua se s’do të ndalen kurrë së kërkuari drejtësi për të rënët për liri.

“Dhembja do të na përcjellë tërë jetën, si shoqëri e si komb. Të rënët për liri na obligojnë të mos ndalemi asnjëherë së kërkuari drejtësi dhe ndëshkim të atyre, që urdhëruan gjenocidin kundër popullit shqiptar.Sot përulemi para të rënëve në Bukosh të Suharekës, njëzetedy vjet më parë. Kujtimi për ta mbetet i përhershëm.Lavdi!”, shkroi ai në Facebook./UBTNews

Dhembja do të na përcjellë tërë jetën, si shoqëri e si komb. Të rënët për liri na obligojnë të mos ndalemi asnjëherë…

Posted by Ramush Haradinaj on Monday, May 3, 2021

Lajmet

Më shumë se 1 milion të zhvendosur në 20 ditë në Gaza

Publikuar

nga

Zyra e OKB-së për Koordinimin e Çështjeve Humanitare (OCHA) raporton se më shumë se një milion njerëz janë zhvendosur në jug dhe veri të Gazës që nga 6 maji.

Bëhet e ditur se luftime të ashpra po zhvillohen edhe në kampin e refugjatëve Jabalia në jug të qytetit të Gazës, si dhe në veri të zonës Nuseirat në Gazën qendrore dhe në lindje të Deir el-Balah, gjithashtu në zonën qendrore, dhe në zonat lindore dhe qendrore të Rafahut në jug të Gazës.

Për shkak të mbylljes së kufijve në Gaza, agjencia e OKB-së për refugjatët palestinezë (UNRWA) raporton se qendrat e saj shëndetësore nuk kanë marrë furnizime mjekësore në 12 ditë, duke ndikuar veçanërisht në rezervat e antibiotikëve për fëmijët dhe ilaçet antiepileptike./UBTNews/

Vazhdo të lexosh

Lajmet

Sanchez thotë se njohja e Palestinës është “vendim për paqe”

Publikuar

nga

“Është një ditë e rëndësishme dhe simbolike. Simbolizmi nuk i humbet izraelitëve, të cilët kanë reaguar me pakënaqësi të madhe për mënyrën se si Spanja, Norvegjia dhe Irlanda kanë shpallur njohjen e shtetit palestinez”, deklaroi kryeministri i Spanjës, Pedro Sanchez.

Në fjalën e tij, kryeministri i Spanjës u shpreh absolutisht i bindur se vendimi është në përputhje me rezolutat e OKB-së, të miratuara nga vendet anëtare të BE-së. Sanchez u shpreh gjithashtu i bindur se vendimi nuk është “kundër askujt”.

Izraeli ka reaguar duke thënë se kjo është politikë anti-izraelite. Ndërsa Sanchez tha se absolutisht nuk është kështu. Ai thotë se ky është një vendim për paqe dhe shpreson se do të shtyjë përpara idenë e një armëpushimi dhe lirimin e robërve.

Sanchez dënoi sulmet e 7 tetorit, por tha se ajo që Spanja, Irlanda dhe Norvegjia po bëjnë është, sipas tij, mënyra e vetme për të gjetur një zgjidhje me dy shtete dhe për ta bërë atë të mbijetojë./UBTNews/

Vazhdo të lexosh

Lajmet

​Sot mbahet seanca konstituive e Kuvendit të Maqedonisë së Veriut

Publikuar

nga

Për sot në ora 11:00 është caktuar seanca konstituive e Kuvendit të Mqedonisë së Veriut, të cilën pritet që ta udhëheqë deputetja më e moshuar e përbërjes së re parlamentare, Merita Kollçi Koxhaxhiku. Sipas rendit të ditës, seanca plenare ka katër pika.

Pasi të konstatohet kuorumi, zgjedhet përbërja e Komisionit Verifikues të Kuvendit, me propozimin e të cilit Kuvendi i verifikon mandatet e deputetëve. Në bazë të raportit të Komisionit Shtetëror Zgjedhor për zgjedhjet e 8 majit, Komisioni Verifikues, dorëzon raport për çdo deputet dhe më pas i njëjti votohet.

Pas kësaj, deputetët do të zgjedhin përbërjen e Komisionit për Çështje Zgjedhjeve dhe Emërimeve, ndërkaq në fund, deputetët do të zgjedhin kryetarin e Kuvendit.

Sipas Rregullores së Kuvendit, seanca konstituive mund të zgjasë më së shumti tre ditë, ndërkaq Kuvendi llogaritet i konstituuar me zgjedhjet e kryetarit të Kuvendit.

10 ditë pas konstituimit të Kuvendit, presidentja e shtetit është e obliguar që ta japë mandatin për formimin e Qeverisë. Mandatari, në afat prej 20 ditësh duhet të dorëzojë në Kuvend program qeveritar dhe propozim të përbërjes qeveritare, që më pas të bëhet votimi në Kuvend me minimum 61 vota. /Alsat.mk/

Vazhdo të lexosh

Lajmet

Spanja, Irlanda dhe Norvegjia njohin shtetin palestinez

Publikuar

nga

Spanja e ka njohur të martën edhe zyrtarisht shtetin palestinez, ndërsa njëjtë do të veprojnë edhe Irlanda dhe Norvegjia, më vonë gjatë ditës.

Kryeministri i Spanjës, Pedro Sanchez, ka thënë të martën në mëngjes vendi i tij do ta njohë shtetësinë palestineze, duke përfshirë Rripin e Gazës dhe Bregun Perëndimor me Jerusalemin Lindor si kryeqytetin e tij.

Megjithatë, ai ka thënë se Spanja nuk do të njohë asnjë ndryshim të kufijve të përcaktuar më 1967, përveç nëse pajtohen palët.

“Njohja e shtetit të Palestinës është nevojë e domosdoshme, nëse të gjithë ne dëshirojmë të arrijmë paqen”, ka thënë ai.

Ky vendim është dënuar ashpër nga Izraeli dhe është parë si “shpërblim” për Hamasin – grupin palestinez të shpallur terrorist prej Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Evropian – që udhëheq Gazën.

Këto tri shtete evropiane besojnë se iniciativa e tyre ka ndikim të madh dhe që do t’i inkurajojë edhe vendet tjera të veprojnë njëjtë.

Ato përmendin edhe rolin historik të Norvegjisë dhe Spanjës në avancimin e përpjekjeve për paqe mes izraelitëve dhe palestinezëve./REL

Vazhdo të lexosh

Të kërkuara