Lajmet
Haradinaj kërkon rinumërim të plotë të votave
Published
4 years agoon
By
Betim GashiAleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka kërkuar rinumërim të votave në prani të hetuesisë dhe Policisë së Kosovës që të zbardhet e vërteta, pas dyshimeve se ka pasur manipulim me vota.
I pari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka kërkuar nga hetuesia që të zbardhet rasti i keqpërdorimit me vota, andaj kërkojnë rinumërim të tyre.
“Edhe ne jemi të shqetësuar me keqpërdorimet që kanë ndodhur në disa raste nga komisionerë dhe vëzhgues të pandërgjegjshëm, dhe kërkojmë që kriminelët e votës të përfundojnë në burg. Për këtë arsye kërkojmë rinumërim të plotë të votave në prezencë të hetuesisë dhe policisë që të gjendet e vërteta. Ndërtimi i institucioneve duhet të ndodh sa më shpejt, ne nuk kontestojmë rezultatin zgjedhor, përqindjen tonë ose të LVV-së, LDK-së apo PDK-së apo partive tjera, dhe nuk shoh pse dikush duhet të dalë kundër rinumërimit përpos nëse fshehin keqpërdorime tjera për të cilat nuk di opinioni”, tha Haradinaj./UBTNews
Lajmet
Sa importon dhe eksporton energji elektrike Kosova?
Published
21 seconds agoon
November 22, 2024By
UBTnewsImporti i energjisë elektrike në shtator 2024 ishte 166.73 GWh, kurse eksporti i energjisë elektrike në këtë periudhë ishte 114.34 GWh (këtu është e përfshirë edhe sasia e transmisionit).
Ndërsa, gjatë këtij muaji, energjia elektrike bruto në dispozicion ishte 450.55 GWh, kurse konsumi i energjisë elektrike ishte 343.61 GWh ose 4,55 për qind më i vogël krahasuar me muajin e njëjtë të vitit paraprak.
Ndërsa, pjesëmarrja e energjisë elektrike alternative në kuadër të konsumit të përgjithshëm ishte 9,79%.
“Importi i energjisë elektrike në shtator 2024 ishte 166.73 GWh, kurse eksporti i energjisë elektrike në këtë periudhë ishte 114.34 GWh (këtu është e përfshirë edhe sasia e transmisionit)”, thuhet në raportin e Agjencia e Statistikave të Kosovës të publikuar “Statistikat e Energjisë” për muajin shtator 2024 me të dhëna për prodhimin dhe konsumin e thëngjillit, prodhimin dhe konsumin e energjisë, importin dhe eksportin e energjisë, si dhe importin dhe eksportin e energjentëve të tjerë..
Ndësa, sipas ASK-së, prodhimi i thëngjillit ishte rreth 599.92 mijë ton, ose 0,42 për qind më pak sesa në muajin e njëjtë të vitit paraprak.
Lajmet
Ushtria ruse humb edhe 1050 trupa të tjera në Ukrainë
Published
2 mins agoon
November 22, 2024By
UBTnewsHumbjet luftarake të ushtrisë ruse në Ukrainë nga 24 shkurt 2022 deri më 22 nëntor 2024, arrijnë në afro 728.300 ushtarë, duke përfshirë edhe 1.050 trupa të tjerë të vrarë ose të plagosur në aksion gjatë ditës së kaluar.
Këtë e tha Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Ukrainës në një postim në Facebook , sipas Ukrinform.
Mbrojtësit ukrainas kanë shkatërruar gjithashtu 9,399 tanke armike (+1 ditën e kaluar), 19,156 automjete luftarake të blinduara (+13), 20,736 sisteme artilerie (+5), 1,254 sisteme raketash të shumëfishta lëshimi (+1), 1,004 sisteme të mbrojtjes ajrore ( +1), 369 avionë, 329 helikopterë, 19,260 ajrore pa pilot automjete (+1), 2,764 raketa lundrimi (+8), 28 anije luftarake/prerëse, 1 nëndetëse, 29,777 automjete motorike (+32) dhe 3,675 njësi të pajisjeve speciale (+1).
Lajmet
Asnjë aktivitet i organizuar për Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe
Published
4 mins agoon
November 22, 2024By
UBTnewsDita e Alfabetit Shqip, i cili u unifikua 116 vjet më parë në Kongresin e Manastirit, është paralajmëruar të jetë festë tradicionale dhe sa më shumë të marrë jehonë në mbarë trevat shqiptare. Megjithatë, Ministria e Arsimit, Ministria e Kulturës dhe Akademia e Shkencave, nuk e kanë parë të rrugës të organizojnë asnjë aktivitet.
Të vetmin organizim për këtë ditë e ka organizuar Instituti i Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve. Ky institut hapjën e Ditëve të Alfabetit e bëri me temën qendrore “Profili shumëdimensional i shkrimtarit Ismail Kadare”. Në ngjarje morën pjesë përfaqësues politikë, anëtarë të korit diplomatik, akademikë, hulumtues shkencorë dhe familjarë të trungut të familjes Qiriazi.
Në fjalën e tij hyrëse, drejtori i institutit, Skender Asani, theksoi se Kongresi i Alfabetit ka shërbyer si një ngjarje unifikuese për shqiptarët dhe një urë komunikimi me fqinjët ballkanas e miqtë evropianë.
Ndërkaq, zëvendëskryeministri i parë i RMV-së, Izet Mexhiti, e përshkroi këtë ngjarje si një hallkë të rëndësishme të trashëgimisë kulturore shqiptare dhe një kujtesë për përgjegjësinë që bartësit e funksioneve politike kanë për ruajtjen e trashëgimisë kulturore.
Përfaqësuesi i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të RMV-së, Bllazhe Boev, u shpreh se përdorimi i gjuhës amtare është një e drejtë themelore dhe se zhvillimi i larmisë gjuhësore në Maqedoni është vlerë që e pasuron vendin.
Ndërkaq akademiku Gëzim Hoxha, përfaqësues i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Shqipërisë, theksoi simbolikën e Kongresit të Manastirit si një faktor përbashkimi kombëtar i cili vazhdon të shërbejë si një faktor kohezioni mes shqiptarëve kudo që ata ndodhen.
Një pjesë e rëndësishme e manifestimit ishte përurimi i botimit të edicionit të pestë të Ditëve të Alfabetit nga kryeredaktorja dhe bashkëpunëtorja hulumtuese e ITSHKSH Hidajete Azizi, botim ky që përmbledh aktivitetet shkencore nga po ky manifestim vitin e kaluar.
Gjatë Ditëve të Alfabetit, nga 14 deri më 22 nëntor, studiues nga Tirana, Prishtina dhe vendi do të trajtojnë me qasje të ndryshme dhe unike figurën e Ismail Kadaresë, duke e analizuar nga këndvështrime të ndryshme dhe pritet që kjo ngjarje të ketë një përmbajtje të pasur dhe mjaft të veçantë.
Kongresi i Manastirit u zhvillua mes 14-22 nëntorit të vitit 1908. Në të morën pjesë 50 delegatë nga 26 qytete të ndryshme, klube dhe shoqata. Në këtë Kongres u miratua vendimi që të pranohet alfabeti latin me disa ndryshime të shkronjave duke i adaptuar ato për gjuhën shqipe.
Në Manastir, në atë kohë, kanë marrë pjesë intelektualë shqiptarë nga të gjitha trojet shqiptare, pasi qyteti ka qenë qendër e konsujve dhe ishte më i sigurt për mbarëvajtjen e këtij procesi të rëndësishëm kombëtar.
Kryetar i Kongresit u zgjodh Mithat Frashëri, kurse nënkryetarë ishin Luigj Gurakuqi dhe Gjergji Qiriazi, ndërsa motra e tij Parashqevi Qiriazi, ishte gruaja e vetme në këtë Kongres.
Sipas numrit dhe rëndësisë së pjesëmarrësve, Kongresi i Manastirit ka qenë ngjarja më e rëndësishme e popullit shqiptar në fillimet e shekullit XX, ku si rezultat i kësaj pune më 28 Nëntor të vitit 1912 u shpall edhe pavarësia e Shqipërisë.
Për shqiptarët e Maqedonisë kjo është ditë feste dhe nuk punohet, ndërsa në Manastir funksionon Muzeu i Alfabetit të Gjuhës Shqipe, në të cilin gjenden rreth 56 fotografi të pjesëmarrësve dhe 230 dokumente në formë digjitale dhe në letër.
Aktualitet
Trashëgimia e Prizrenit në filatelinë kosovare, emision i ri i pullave postare “Kalaja e Prizrenit”
Published
1 hour agoon
November 22, 2024By
UBT NEWSPosta e Kosovës ka lëshuar sot në qarkullim një emision të ri pullash postare, që ka për temë “Kalaja e Prizrenit”. Ky emision vjen si një nderim dhe një vlerësim për një nga monumentet më të rëndësishme historike dhe kulturore të Kosovës, një trashëgimi e pasur që ka formuar identitetin kombëtar dhe kulturor të vendit. Pullat e reja postare synojnë të promovojnë vlerat e jashtëzakonshme kulturore të Kalasë së Prizrenit dhe rëndësinë e saj për trashëgiminë e Kosovës, si dhe të inkurajojnë ruajtjen e këtyre vlerave për brezat e ardhshëm.
Kalaja e Prizrenit është një ndër ndërtimet më të lashta dhe më të rëndësishme të rajonit, me një histori që shkon më tej se periudha antike. Ajo ka qenë një pikë strategjike dhe një fortesë e rëndësishme për qytetin gjatë periudhave të ndryshme historike, duke përfshirë dominimin e Perandorive Romake, Bizantine dhe Osmane. Me muret e saj të forta prej guri dhe pozicionin e saj të jashtëzakonshëm gjeografik, Kalaja e Prizrenit ka mbrojtur qytetin dhe ka luajtur një rol kyç në zhvillimin e këtij rajoni, duke e bërë një simbol të fortë të trashëgimisë kulturore të Kosovës.
Kalaja nuk është vetëm një monument i së kaluarës, por një hapësirë e gjallë kulturore, ku zhvillohen aktivitete artistike dhe kulturore të ndryshme, si ekspozita, koncerte, festivale dhe ngjarje të tjera që lidhin të kaluarën me të tashmen. Ajo mbetet një pikë e rëndësishme për ruajtjen e traditave dhe kultivimin e artit dhe kulturës në Kosovë.
Ky emision i ri i pullave postare, i dedikuar Kalasë së Prizrenit, është një mundësi e shkëlqyer për qytetarët, koleksionistët dhe bizneset të kontribuojnë në ruajtjen e këtij simboli të historisë dhe kulturës kosovare. Posta e Kosovës inkurajon të gjithë ata që merren me filatelinë të shfrytëzojnë këtë mundësi për të pasuruar koleksionet e tyre me një pjesë të rëndësishme të historisë së vendit.
Në një kohë kur filatelia vazhdon të jetë një mjet i rëndësishëm për ruajtjen dhe përhapjen e vlerave kulturore, ky emision i ri i pullave postare do të mbetet një testament i përjetshëm i vlerave historike dhe kulturore të Kosovës, si dhe një kujtesë për rëndësinë e ruajtjes së trashëgimisë për brezat e ardhshëm./UBTNews/
Sa importon dhe eksporton energji elektrike Kosova?
Ushtria ruse humb edhe 1050 trupa të tjera në Ukrainë
Asnjë aktivitet i organizuar për Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe
Trashëgimia e Prizrenit në filatelinë kosovare, emision i ri i pullave postare “Kalaja e Prizrenit”
UBT shënon Javën e Kuzhinës Italiane
Kremlini: Sulmi me raketë balistike në Ukrainë ishte paralajmërim për Perëndimin
“Udha e shkronjave” – Një thesar i kinematografisë shqiptare
Parlamenti i Ukrainës anulon seancën për shkak të rrezikut të sulmit rus
Irani synon të instalojë centrifuga ‘të reja dhe të avancuara’
Të kërkuara
-
Bota3 weeks ago
Trump premton paqe në Liban nëse rikthehet në Shtëpinë e Bardhë
-
Bota3 weeks ago
Koreja e Veriut rrit frikën në botë, lëshon raketën e re balistike ndërkontinentale
-
Lajmet2 months ago
Kurti: Përdhunimi është mjeti që përdori Serbia në Kosovë në mënyrë që të lë pasoja të përhershme në familje
-
Kulturë2 months ago
Marigona Ferati, profesoresha e UBT-së, zëri i artit në jurinë ndërkombëtare në festivalin e teatrove në Oman