Lajmet
Haradinaj: E vërteta e Reçakut dhe Kosovës është e pandryshueshme, të nxirren para gjyqit ata që kryen krimet
Published
3 hours agoon
By
UBTNewsHomazhe në Kompleksion Memorial në Reçak ka bërë edhe kreu i AAK-së Ramush Haradinaj së bashku me partnerët e koalicionit.
Haradinaj ka kërkuar drejtësi për civilët e vrarë e masakruar në Reçak nga forcat serbe.
“E para që na duhet ta themi është se duam drejtësi, diçka që na takon me të drejtë për të kërkuar. Ende nuk ka drejtësi për Reçakun dhe për shumë masakra në Kosovë. Është absurde kjo gjendje që të mos ketë drejtësi dhe të mos nxirren para gjyqit ata qe i kanë kryer këto krime”, tha Haradinaj.
Ai ka thënë se e vërteta e Reçakut dhe Kosovës është e pandryshueshme përjetësisht.
“I përjetshëm kujtimi për martirët e Reçakut, e vërteta e Reçakut dhe Kosovës është e pandryshueshme përjetësisht, liria ka ardhur falë gjakut dhe sakrificës, gjithsesi edhe falë ndihmës së aleatëve tanë, NATO-s prirë nga Amerika”, tha Haradinaj.
You may like
-
Homazhe në Reçak: Kosovarët kujtojnë dhe nderojnë 45 shqiptarët e paarmatosur të vrarë e masakruar nga forcat serbe
-
Haradinaj takohet me Hargraeves: Anëtarësimi i Kosovës në NATO i domosdoshëm
-
Haxhiu: Prokuroria duhet ta ftojë Ramush Haradinajn për shkak që deklaron se Kurti është i lidhur me Serbinë
Lajmet
“Është një ditë e rëndë për neve”, flet vëllai i Liridona Ademaj pas ngritjes së aktakuzës
Published
2 minutes agoon
January 15, 2025By
UBTNewsProkuroria Themelore në Prishtinë të mërkurën ka ngritur aktakuzë ndaj katër personave për vrasjen e Liridona Ademajt.
Pas ngritjes së aktakuzës për vrasjen e Liridona Ademajt, vëllai i saj, Leonard Ademaj, shpreson se drejtësia do të vijë në vendin e vet.
Ademaj ka theksuar se kjo është një ditë e rëndë për familjen e tij. Ai para mediave theksoi se ende nuk ka pasur mundësinë ta lexojë aktakuzën ndaj tw dyshuarve, dhe për këtë arsye ai tha se “nuk mund të japë më shumë detaje për përmbajtjen e saj”. Ademaj ka folur edhe për gjendjen e fëmijëve të Liridonës.
“E mirëpresim ngritjen e aktakuzës, ne kemi besuar në drejtësi dhe vazhdojmë të besojmë. Ajo çfarë duam ne është që Gjykata sa më shpejt një dënim kapital që të lehtësojë zemrat tona sa do pak dhe të fëmijëve të saj. Aktakuzën ende nuk e kemi pranuar… Takohemi me fëmijët. Fëmijët kanë kuptuar gjithçka. Gjendja e tyre nuk është edhe aq e mirë, kanë psikologë dhe njerëz adekuat që merren me ta, por çfarë shohim ne është se ata janë shumë të mërzitur. Cili është motivi? Akoma nuk e kemi lexuar aktakuzën, kur ta lexojmë atë do ta shohim edhe ne. Është një ditë e rëndë për neve, kërkojmë të na mirëkuptoni, po shpresojmë që drejtësia sa më parë të vijë në vendin e vetë”, theksoi Ademaj.
Prokuroria Themelore në Prishtinë ka bërë të ditur se është ngritur aktakuzë ndaj katër personave për vrasjen e Liridona Ademajt.
Përfundimi i hetimeve dhe ngritja e aktakuzës vjen një vit pas vrasjes së 30-vjecares.
Liridona Ademaj u vra në nëntor të vitit 2023 dhe një prej të akuzuarve për vrasjen është edhe bashkëshorti i saj Naim Murseli.
rokurorja e rastit, Javorka Perlinçeviq tha se nuk mund të jepen detaje rreth aktakuzës, porse potencoi se sipas dëshmive, e ndjera Liridona Ademaj dhe ish bashkëshorti i saj Naim Murseli gjatë kohës sa kanë qëndruar në Suedi kanë pasur ‘marrëdhënie të trazuara martesore’ dhe familjare dhe kanë ardhur deri të problemet pronësore”.
Prokurorja e rastit, Javorka Perlinçeviq tha se nuk mund të jepen detaje rreth aktakuzës, porse potencoi se sipas dëshmive, e ndjera Liridona Ademaj dhe ish bashkëshorti i saj Naim Murseli gjatë kohës sa kanë qëndruar në Suedi kanë pasur ‘marrëdhënie të trazuara martesore’ dhe familjare dhe kanë ardhur deri të problemet pronësore”.
Lajmet
Shqipëria nënshkruan marrëveshje një miliardëshe me Italinë dhe Emiratet e Bashkuara Arabe
Published
4 minutes agoon
January 15, 2025By
UBTnewsShqipëria, Italia dhe Emiratet e Bashkuara Arabe nënshkruan të mërkurën një marrëveshje me vlerë prej të paktën 1 miliard eurove për të ndërtuar një lidhje nëndetare për importim të energjisë së ripërtëritshme përmes Detit Adriatik.
Plani do të forcojë lidhjet ekzistuese të energjisë elektrike, “të shtrira përgjatë 430 kilometrave në fund të Detit Adriatik, duke lidhur Italinë me Malin e Zi dhe rajone të tjera të Ballkanit… për t’i bërë ato më efikase dhe konkurruese”, tha kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni, në Samitin Botëror të së Ardhmes së Energjisë në Abu Dhabi.
“Ky partneritet shënon një hap të rëndësishëm drejt përmirësimit të sigurisë energjetike, promovimit të zhvillimit të qëndrueshëm dhe përshpejtimit të tranzicionit drejt energjisë së pastër në rajonin e Mesdheut”, thuhet në deklaratën e të tria vendeve.
Marrëveshja me Shqipërinë – aleate e ngushtë politike e qeverisë së krahut të djathtë të Melonit – vjen si shtesë ndaj një projekti për ndërtimin e një lidhjeje elektrike midis Italisë dhe Tunizisë për të rritur kapacitetin e transferimit të energjisë në rajonin e Mesdheut.
Partneriteti trepalësh do të përfshijë operatorin italian Terna dhe Kompaninë Kombëtare të Energjisë të Emirateve të Bashkuara Arabe, tha kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.
Ai shtoi se infrastruktura do ta lidhte portin shqiptar të Vlorës me rajonin jugor italian të Pulias, pika më e afërt midis dy vendeve dhe shtoi se kjo pritet të jetë funksionale brenda një maksimumi prej tre vitesh.
Projekti do t’i mundësojë Shqipërisë të shesë energji të ripërtëritshme të prodhuar në vend, në një kohë kur vendi po punon drejt diversifikimit të energjisë së saj të ripërtëritshme, duke rritur kapacitetin e saj me rreth 500 megavat gjatë dy viteve të fundit, tha për Reuters zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku.
“Duke shfrytëzuar ekspertizën botërore të Emirateve të Bashkuara Arabe në energjinë e ripërtëritshme, burimet e pasura natyrore të Shqipërisë dhe tregun e sofistikuar të energjisë në Itali, ne po lidhim kombet në një bashkëpunim largpamës”, tha Sultan Al Jaber, ministër i Industrisë dhe Teknologjisë së Avancuar të Emirateve të Bashkuara Arabe.
Lajmet
Vazhdojnë të mbushen spitalet nga gripi sezonal
Published
2 hours agoon
January 15, 2025By
UBT NEWSGripi sezonal vazhdon të shkaktojë shqetësime në vend, me një numër të lartë pacientësh që kërkojnë ndihmë mjekësore për shkak të simptomave të rënda. Ambulancat dhe spitalet janë të mbushura me pacientë që vuajnë nga dhimbje kyçesh, muskujsh, ethe dhe kollë. Si të rriturit ashtu edhe fëmijët po preken nga gripi, i cili është shumë ngjitës dhe mund të shkaktojë komplikacione të rënda, sidomos tek fëmijët.
Mjekët theksojnë se gripi fillon papritur, në dallim nga një ftohje e zakonshme, dhe mund të zgjasë deri në dy javë. Pavarësisht simptomave të zakonshme të gripit, disa pacientë po përjetojnë një periudhë më të gjatë të sëmundjes, pasi simptomat tani mund të zgjasin 4 deri në 5 ditë më shumë se zakonisht.
Ata që janë vaksinuar kanë shpëtuar deri tani nga gripi, duke mos u prekur nga forma më e rëndë e tij. Fëmijët, megjithatë, mbeten më të rrezikuarit, pasi gripi mund të përparojë shpejt tek ata. Specialistët këshillojnë që të shmangen grupimet e mëdha dhe kontaktet e afërta me individë të tjerë për të parandaluar përhapjen e gripit, si dhe të mbahet një higjienë e kujdesshme.
Deri tani, rreth 1.350 qytetarë janë sëmurë nga gripi që nga fillimi i sezonit, dhe vetëm javën e kaluar janë regjistruar mbi 330 raste të reja. Sipas epidemiologëve, piku i gripit ende nuk është arritur dhe pritet të shfaqet deri në fund të muajit, pas fillimit të gjysmëvjetorit të dytë shkollor. Gripi është një infeksion viral i frymëmarrjes që mund të shkaktojë simptoma të rënda dhe, në disa raste, mund të çojë në komplikacione më serioze./UBTNews/
Lajmet
Kryeprokurori Gashi: Presim dënim kapital nga gjykata ndaj të akuzuarve për vrasjen e Liridona Ademajt
Published
2 hours agoon
January 15, 2025By
UBTNewsKryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Zejnullah Gashi, në konferencën për media ka thënë se presin nga gjykata dënim kapital ndaj të akuzuarve në rastin e vrasjes së Liridona Ademajt.
Gashi tha se kjo vepër penale është “vrasje e rëndë” e kryer nga anëtari i familjes dhe siç tha ai e kryer në mënyrë dinake, prandaj ka kërkuar nga Gjykata një dënim kapital.
“Sa i përket cilësimit të kësaj vepre penale ashtu siç e tha edhe prokurorja, kjo vepër penale është vepër penale “vrasje e rëndë” e kryer nga anëtari i familjes dhe e kryer në mënyrë dinake e cila vepër e bën të cilësuar këtë natyrë të veprës penale andaj si e tillë presim nga Gjykata një dënim kapital sa i përket kryerësve të kësaj vepre penale të cilët ne mendojmë dhe konsiderojmë që kemi arritur në mënyrë profesionale të grumbullojmë të gjitha provat dhe presim epilogun në gjykatë”, tha ai.
Të akuzuar janë Naim Murseli, ish bashkëshorti i Liridonës, Kushtrim Kokalla dhe Granit Plava.
“Është një ditë e rëndë për neve”, flet vëllai i Liridona Ademaj pas ngritjes së aktakuzës
Shqipëria nënshkruan marrëveshje një miliardëshe me Italinë dhe Emiratet e Bashkuara Arabe
Vazhdojnë të mbushen spitalet nga gripi sezonal
Mbappe ‘tradhtohet’ nga Federata Franceze për shumën 55 milionë euro që i detyrohet PSG-ja
Kryeprokurori Gashi: Presim dënim kapital nga gjykata ndaj të akuzuarve për vrasjen e Liridona Ademajt
550 mijë euro në ditë dhe aksionar i klubit, detajet e kontratës së re te CR7 me Al Nassr
Walker nderon me homazhe viktimat e Reçakut
Begaj për Masakrën e Reçakut: Denoncimi i kësaj masakre ndryshoi historinë e Kosovës
Krasniqi: Drejtësi për secilën jetë të dhënë për lirinë e Kosovës
Të kërkuara
-
Bota3 months ago
Trump premton paqe në Liban nëse rikthehet në Shtëpinë e Bardhë
-
Bota3 months ago
Koreja e Veriut rrit frikën në botë, lëshon raketën e re balistike ndërkontinentale
-
Bota2 months ago
“Ethet” e kthimit të Trump! Takohen Macron e Starmer, zbardhet fokusi i diskutimeve
-
Lajmet2 months ago
Rektori Hajrizi: Çdo sukses i joni është një sukses për Kosovën!