Lajmet

Haradinaj e pyet Kurtin: A je rekrutuar nga shërbimet sekrete të Serbisë kur ishe në burg?

Published

on

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj në fjalën e tij në seancën e Kuvendit që po mbahet tani e ka pyetur kryeministrin Albin Kurti nëse është rekrutuar nga shërbimet sekrete gjatë kohës sa ishte në burg, raporton Gazeta Express.

“Kam dy pyetje për kryeministrin, Albin Kurti, a je i rekrutuar nga shërbimet serbe, a bën Serbia diçka mbi ty që të mban peng, sot e kësaj dite, a është Kosova e rrezikuar prej teje si i rekrutuar nga shërbimet serbe gjatë qëndrimit në burg apo nga çlirimtarët që janë detyru me majt pushkën në dorë me luftu për lirinë e vendit duhet të deklarohesh sepse qarkullojnë gjatë këto edhe nga deklarimet e tua na bën me dyshu se mbahesh peng nga shërbimet serbe ”, tha Haradinaj.

 “Dhe e dyta çka po i sjell Kosovës tregona kur po shkon në Bruksel”, tha Haradinaj.

Pas kësaj kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca i kërkoi Haradinajt që të ketë kujdes me fjalorin parlamentar.

Kjo deklaratë e Haradinajt vjen pasi pardje kryeministri Kurti gjatë deklarimit të tij para medieve në Bruksel ka përmendur edhe tri shtyllat kryesore mbi të cilat vendet e Ballkanit e Përëndimor, përfshirë edhe Kosovën, që mund të ecin përpara drejt integrimit në BE.

Një nga këto shtylla, siç thotë Kurti, është eliminimi nga skena politike e kriminelëve të luftës, megjithatë ai nuk e ka specifikuar se për kë saktësisht e ka fjalën.

“Në anën tjetër, të gjitha vendet e Ballkanin Perëndimor do të mund të ecin shumë më shpejtë, nëse i përmbahen tri, le të themi, vlerave shumë të rëndësishme. E para është demokratizimi, e dyta është sundimi i ligjit, dhe e treta është ballafaqimi me të kaluarën, pra eliminohen nga skena politike e institucionale, kriminelët e luftës. Edhe më tej në Ballkan Perëndimor kemi edhe kriminel të luftës dhe kriminel të paqe të cilët dominojnë në institucione dhe parti politike, dhe kjo do të marrë fund, dhe në këtë mënyrë do të krijohen kushtet edhe për më shumë shpresë, dhe më shumë besim në të ardhmen. Demokratizimi kundër autokracisë, sundimi i ligjit kundër monopolit dhe oligarkëve dhe ballafaqimi me të kaluarën, meqenëse kemi përjetuar 4 luftëra në Ballkan, përgjegjësit për të cilët, dhe shumë prej fajtorëve, qoftë urdhërdhënës qoftë si ekzekutor vazhdojnë të jenë të pajisur me pushtet politik”, ka sqaruar Kurti./Express/

Continue Reading

Vendi

Gjashtë vjet burgim dhe 3 mijë euro gjobë për trafikim me njerëz në Gjakovë

Published

on

Gjykata Themelore në Gjakovë, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka shpallur fajtor të pandehurin me inicialet A.P. për veprën penale “Trafikimi me njerëz”, duke e dënuar me gjashtë vjet burgim dhe 3 mijë euro gjobë.

Aktgjykimi është shpallur nga gjyqtari Samedin Cena, pas përfundimit të shqyrtimit gjyqësor.

Sipas aktakuzës, A.P. dyshohet se nga marsi i vitit 2021 deri më 30 janar 2024, në Gjakovë dhe në disa qytete të tjera, ka trafikuar një grua me inicialet A.V. nga Prishtina, përmes kanosjes, përdorimit të forcës, punës së detyruar dhe formave të tjera të kontrollit e dhunës fizike dhe psikike.

Sipas përshkrimit të rastit, i pandehuri fillimisht kishte krijuar kontakt me të dëmtuarën përmes rrjeteve sociale dhe më pas e kishte punësuar në lokalet e tij në Deçan, Gjakovë, Pejë dhe Klinë.

Gjatë kësaj periudhe, e dëmtuara dyshohet se ishte detyruar të punonte kundër vullnetit të saj, ndërsa të ardhurat nga puna i merrte i pandehuri. Po ashtu, sipas aktakuzës, ajo ishte detyruar të mbulonte edhe obligimet financiare të tij, përfshirë qiranë e lokaleve, pagat e punëtorëve dhe këstet e kredive.

Dënimi me gjobë prej 3 mijë eurosh do të ekzekutohet 30 ditë pas plotfuqishmërisë së aktgjykimit.

Kundër këtij aktgjykimi, palët kanë të drejtë ankese brenda 30 ditëve nga pranimi i vendimit në formë të shkruar.

/A.K/

Continue Reading

Vendi

Nën masa të larta sigurie, nis gjykimi ndaj ish-bashkëshortit të Arlinda Zekajt

Published

on

Në Gjykatën Themelore në Pejë po mbahet shqyrtimi fillestar ndaj Jeton Sylajt, ish-bashkëshortit të Arlinda Zekajt, i akuzuar për kanosje ndaj saj.

Seanca, e caktuar për orën 11:00, po zhvillohet pa praninë e publikut, bazuar në vendimin e gjykatës të datës 10 nëntor 2026.

Mediumi Arbresh.info ka publikuar pamje të momentit kur Njësia Speciale Intervenuese e ka sjellë Sylajn në gjykatë, nën masa të larta sigurie.

Sylaj akuzohet për kanosje ndaj Arlinda Zekajt, e cila tashmë ka ndërruar jetë.

/A.K/

Continue Reading

Vendi

Ligji për Specialen futet në rend dite me 79 vota për

Published

on

By

Kuvendi i Kosovës ka miratuar sot futjen në rend të ditës të Projektligjit për plotësim-ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara, si pikë e fundit e seancës së sotme plenare. Nga 84 deputetë të pranishëm në sallë, 79 votuan pro këtij propozimi.

Kërkesa erdhi përmes një mocioni procedural nga ushtruesja e detyrës së kryetares së Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Vlora Çitaku, e cila bëri të ditur se pavarësisht mospajtimeve procedurale, PDK-ja ka arritur pajtim me përfaqësues të Lëvizjes Vetëvendosje sa i përket përmbajtjes së ndryshimeve ligjore.

“Na janë dhënë disa këshilla dhe rekomandime, të cilat ne besojmë që ligjin do ta bëjnë edhe më të fuqishëm e të qëndrueshëm juridikisht”, deklaroi Çitaku para deputetëve. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

LVV kërkon konsultime me BE-në për Ligjin për Gjykatën Speciale

Published

on

By

Lëvizja Vetëvendosje ka vlerësuar se institucionet kanë edhe dy javë kohë për të vendosur se si do të procedohet tutje me Ligjin për Gjykatën Speciale, duke kërkuar që fillimisht të zhvillohen konsultime me Bashkimin Evropian e më pas të raportohet në Kuvend.

Deputeti i kësaj partie, Adnan Rrustemi, ka deklaruar për KOHËN se procesi nuk duhet të zhvillohet me nxitim, në mënyrë që të shmangen gabimet e mundshme që mund t’i kushtojnë vendit.

“I kemi edhe dy javë kohë. Nuk është mirë që përsëri të nxitohemi e përsëri të gabojmë e të pendohemi. Gabimet po na kushtojnë rëndë. Nuk ka mandej lexim të katërt!”, u shpreh Rrustemi.

Ai ka bërë thirrje që Grupi Punues për Strategji drejt Apelit në Gjykatën Speciale, i përbërë nga përfaqësues të të gjitha grupeve parlamentare dhe i udhëhequr nga zëvendëskryeministri i parë dhe ministri i Jashtëm, Glauk Konjufca, të takohet dhe të konsultohet me zyrtarët e BE-së. Sipas tij, pas këtyre konsultimeve grupi duhet të raportojë para deputetëve në Kuvend për të parë se ku mund të ndërhyhet me ndryshime. /KOHA/

Continue Reading

Të kërkuara