Lajmet

Blerta Deliu: Të krijohet një task-forcë që trajton rastet e dhunës seksuale

Publikuar

Kuvendi i Kosovës është duke mbajtur seancë ku në rend dite është interpelanca me ministrin e Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati në lidhje me “Uljen e shtesave të pensionistëve, stafit shëndetësor dhe institucioneve të sigurisë”.

Në një fjalë rasti, deputetja nga Partia Demokratike e Kosovës, Blerta Deliu-Kodra ka thënë se rastet e dhunës seksuale përbëjnë shqetësim, njofton Klan Kosova.

Ajo ka kërkuar që të krijohet një task-forcë institucionale me të gjitha resurset e nevojshme për trajtimin dhe hartimin e strategjive për t’i trajtuar këto raste.

Vazhdo të lexosh

Lajmet

ASK: Rritet prodhimi i energjisë, bie konsumi në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar

Publikuar

nga

Në muajin mars të këtij viti, është rritur prodhimi i energjisë elektrike në krahasim më periudhën e njëjtë të vitit 2023.

Agjencia e Statistikave të Kosovës ka publikuar “Statistikat e Energjisë” për muajin Mars 2024 me të dhëna për prodhimin dhe konsumin e thëngjillit, prodhimin dhe konsumin e energjisë, importin dhe eksportin e energjisë, si dhe importin dhe eksportin e energjentëve të tjerë.

“Më shumë Energji elektrike e prodhuar në Mars 2024 sesa në Mars 2023 nga te gjitha burimet i energjisë elektrike. Gjatë muajit Mars të vitit 2024 Energjia Elektrike bruto në Dispozicion ishte 649.5 GWh kurse konsumi i energjisë elektrike ishte 448.58 GWh apo 4.25 % më i vogël me muajin e njëjtë të vitit paraprak”, thuhet në njoftimin e ASK-së.

Sipas kësaj Agjencie, pjesëmarrja e energjisë elektrike alternative në kuadër të konsumit të përgjithshëm ishte 14.26 për qind. Ndërsa, prodhimi i thëngjillit ishte rreth 729 mijë ton, 58.03% më shumë se në muajin e njëjtë të vitit paraprak.

Vazhdo të lexosh

Lajmet

Infrastruktura dhe ligji në fokus: Debat për Sigurinë në Komunikacion në UBT

Publikuar

nga

UBT – Fakulteti i Inxhinierisë së Ndërtimit dhe Infrastrukturës të premten, organizon debat të rëndësishëm për sigurinë në komunikacion. Në një njoftim të shpallur, institucioni ftoi studentët dhe stafin të marrin pjesë në këtë ngjarje të rëndësishme, e cila do të zhvillohet në Kampusin e UBT-së, më 23 Maj 2024, në Biblotekën e Kampusit, në ora 10:20.

Debati është organizuar në kuadër të Javës së Sigurisë në Komunikacion dhe do të ofrojë një platformë të diskutimit për aspekte të ndryshme të sigurisë së komunikacionit. Pjesëmarrësit do të informohen dhe debatojnë për aspektet e infrastrukturës, aspektet ligjore, rregullat e policisë së Kosovës dhe shumë tema të tjera relevante.

Në këtë debat të rëndësishëm për sigurinë në komunikacion, do të ketë përfaqësues nga institucionet kyçe. Ndër ta, përfaqësues nga Ministria e Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës që në fokus kanë rolin dhe rëndësinë e infrastrukturës në sigurinë e komunikacionit. Ndër të tjera, do të adresohen sfidat dhe strategjitë për të forcuar infrastrukturën për sigurinë e komunikacionit.

Gjithashtu, në këtë debat, përfaqësues nga Policia e Kosovës do të ndajnë pikëpamjet dhe rekomandimet e tyre për sigurinë në komunikacion. Ata do të ofrojnë një perspektivë të rëndësishme në lidhje me masat e ndërmarra nga autoritetet për të garantuar sigurinë në kampus dhe përtej tij.

Në fund të debatit, do të shperndahen broshura informative në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, duke ofruar udhëzime dhe këshilla për sigurinë në komunikacion për të gjithë pjesëmarrësit./UBTNews/

Vazhdo të lexosh

Lajmet

QKRMT e quan të ngutshëm ratifikimin e marrëveshjes me Danimarkën për burgjet

Publikuar

nga

Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës (QKRMT) e ka vlerësuar të ngutshme ratifikimin e marrëveshjes me Danimarkën për burgjet në Kuvendin e Kosovës.

Sipas QKRMT-së, ka pasur mungesë të debatit publik lidhur me marrëveshjen, përkatësisht zbatimin e saj dhe efektet në praktikë.

“Përveç mungesës së debatit në Kuvend, për këtë Marrëveshje nuk është organizuar nga institucionet qeveritare asnjë diskutim me ekspertët e fushës, shoqërinë civile apo organizatat e të drejtave të njeriut. I vetmi diskutim për këtë marrëveshje është organizuar nga QKRMT në vitin 2022, ku në prezantimet e tyre ekspertët ndërkombëtar i patën paraqitur sfidat eventuale në zbatimin e kësaj marrëveshje”, thuhet në reagim.

QKRMT thekson se aktualisht në burgun e Gjilanit gjendet rreth 200 të burgosur, të cilët me rastin e ratifikimit të kësaj Marrëveshje duhet të zhvendosen në burgjet e tjera.

“Sistemi Korrektues në Kosovë momentalisht nuk ka hapësira të veçanta për vendosjen e të paraburgosurve, Qendrat e Paraburgimit në Prishtinë, Pejë, Prizren dhe Mitrovicë janë pothuajse të mbushura me të paraburgosur dhe aktualisht nuk ka vende të lira. Andaj, zhvendosja e të paraburgosurve nga Burgu i Gjilanit, duhet të bëhet me kujdes të veçantë në mënyrë që mos të bjerë standardi i ndërtuar ndër vite për vendosjen e të paraburgosurve”, thekson QKRMT.

Së fundmi, Komiteti i OKB-së kundër Torturës ka shprehur shqetësim e saj në raport me këtë marrëveshje duke vënë në spikamë rrezikun e shkeljes së të drejtave të njeriut, nëse të burgosurit transferohen për të vuajtur dënimin nga Danimarka në Kosovë.

“QKRMT konsideron se institucionet e Kosovës së bashku me partnerët e saj ndërkombëtarë dhe organizatat për të drejtat e njeriut kanë punuar shumë për të  përmirësuar kushtet e burgjeve dhe për ta afruar atë me standardet ndërkombëtare të të drejtave të njeriut dhe për këtë arsye duhet me kujdes të veçantë të fillojë zbatimi i kësaj Marrëveshje”, thuhet tutje.

QKRMT i bën thirrje Ministrisë së Drejtësisë, që fillimisht të bëjë zgjidhjen e duhur për vendosjen e të burgosurve që aktualisht gjenden në Burgun e Gjilanit, në mënyrë që vendosja dhe trajtimi i tyre të jetë në përputhje me standardet e të drejtave të njeriut.

Po ashtu QKRMT bën thirrje që të ruhen standardet e krijuara dhe mos të lejohet që të krijohen standarde të dyfishte të kushteve të të burgosurve brenda Republikës së Kosovës. QKRMT, gjithashtu kërkon nga institucionet që organizatave të shoqërisë civile t’u mundësohet monitorimi i të drejtave të njeriut në burgun e Gjilanit, ku do të transferohen të burgosurit nga Danimarka, me qëllim garantimin e aplikimit të standardeve dhe rregullave ndërkombëtare për personat e privuar nga liria.

Vazhdo të lexosh

Lajmet

​Szunyog e bën të qartë: Anëtarësimi i Kosovës në KiE nuk varet nga BE-ja

Publikuar

nga

Ambasadori i Zyrës së BE-së në Prishtinë, Tomas Szunyog, ka deklaruar se çështja e anëtarësimit në Këshillin e Evropës nuk varet nga Bashkimi Evropian, por nga shtetet anëtarë të KiE-së, të cilat sipas tij, vendosin kushtet që Kosova të bëhet anëtare. Szunyog nuk ka dashur të komentojë nëse asociacioni është kusht për hyrjen e Kosovës në organizatën evropiane.

“Nuk mund të flas për çështjen e Këshillit të Evropës. BE nuk është anëtare e saj. Varet nga shtetet anëtare, të cilat duhet të vendosin çfarë kushtesh të vendosin që të bëhet anëtare”, ka thënë Szunyog gjatë një vizite sot në Suharekë.

Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e KiE vjen pas letrës së tre liderëve evropianë dërguar kryeministrit Albin Kurti përmes së cilës kërkohet asociacioni si kusht për anëtarësimin e vendit në Këshillin e Evropës.

Kancelari gjerman Olaf Scholz, kryeministrja italiane Giorgia Meloni dhe presidenti francez Emmanuel Macron thanë në letër se “ekziston një rrezik real që pa progres vendimtar të asociacionit, aplikimi i Kosovës në Këshillin e Evropës nuk do të merr mbështetjen e mjaftueshme nga shtetet anëtare”.

Vazhdo të lexosh

Të kërkuara