Lajmet

Haradinaj: Duhet zgjidhje para seancës, nëse vazhdojmë me të vjetrën kot na thirr Kurti në takim

Published

on

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka kërkuar që të gjendet një zgjidhje para mbajtjes së seancës së Kuvendit, duke paralajmëruar rrezikun e përsëritjes së situatave të kaluara.

Ai tha se AAK është e gatshme të japë votat për ta zgjidhur çështjen e kandidaturës, por shtoi se vazhdimi i seancës siç ka qenë më parë, pas vendimit të gjykatës, nuk do të ketë kuptim.

“Është mirë të gjejmë zgjidhje para seancës, nëse vazhdojmë hyjmë në ciklin e pafund. Situata është e lidhur se a dojnë me vazhdu sikur nuk ka ndodhur asgjë. Nëse dakordohemi për kandidaturën, ne sot votojmë, 6 vota të Aleancës sot e kryejnë punën. Rreziku më i madh sot që shiheni një situatë, seanca është thirrur për sot pas vendimit të gjykatës, imagjinoni me hy në seancë me të vjetrën. E kuptoj lojën me ftesa, shkresa dhe takime dhe me tregu që je i mirë në popull, por si do të veprohet në këtë seancë, nëse vazhdon njëjtë seanca edhe pas vendimit të gjykatës, kot e ka ftuar takimin nesër”, deklaroi Haradinaj.

Lajmet

Hamza uron Vetëvendosjen: Kemi pritur rezultat më të mirë, nuk fshehem nga përgjegjësitë

Published

on

By

Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) për kryeministër, Bedri Hamza tha se kanë pritur rezultat më të mirë nga zgjedhjet e djeshme.

Ai ka uruar Lëvizjen Vetëvendosje dhe Albin Kurtin për fitoren.

Kryetari i PDK-së në konferencë për media tha gjatë këtyre ditëve do të ketë takime të strukturës së partive, për çka theksoi se “do të marrë përgjegjësi”.

“E uroj fituesin, Lëvizjen Vetëvendosje dhe zotëri Kurtin për fitore. PDK ka pritur rezultat më të mirë, unë kam pritur rezultat më të mirë. Por PDK ka arritur të ruaj elektoratin e vet. Kur je në pozitë ke edhe ato përgjegjësi, unë nuk fshehna pas përgjegjësive. Këto ditë do të kemi takime me strukturat e partisë, vendimet i marrë në kohë. Pres që shpejt të konstituohen institucionet që të mos kemi vakuum institucional sepse mjaftueshëm kemi pasur vonesa”, ka thënë ai në konferencë për media.

Ditën e djeshme ai e ka konsideruar si proces zgjedhor demokratik.

“PDK e ka ruajtur votën e vet edhe si përqindje edhe si numër të votave. Pozita ka edhe përgjegjësi dhe mbi bazën e përgjegjësive merren edhe vendimet. Nuk jam person që i jam shmangur përgjegjësive, por i marrë në kohë dhe pa vonesë”, tha Hamza.

Continue Reading

Lajmet

Begaj uron Kurtin: Uroj që kjo votë të shndërrohet në përgjegjësi institucionale

Published

on

By

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka uruar Kosovën dhe kryeministrin në detyrë, Albin Kurti pas përfundimit të procesit zgjedhor, duke vlerësuar shprehjen e vullnetit demokratik të qytetarëve.

Përmes një postimi publik, Begaj ka theksuar se qytetarët e Kosovës kanë dëshmuar pjekuri demokratike duke votuar për institucione të reja që do ta qeverisin vendin. Ai ka uruar që ky besim i dhënë me votë të shndërrohet në përgjegjësi të plotë institucionale.

“Uroj dhe besoj që kjo votë të shndërrohet në përgjegjësi institucionale, për t’i dhënë Kosovës dhe qytetarëve të saj një të ardhme të begatë, të drejtë dhe evropiane”, ka deklaruar presidenti i Shqipërisë.

Begaj ka theksuar gjithashtu rëndësinë e stabilitetit institucional dhe bashkëpunimit rajonal, duke nënvizuar mbështetjen e vazhdueshme të Shqipërisë për Kosovën në rrugën e saj drejt integrimit evropian dhe forcimit të demokracisë.

Continue Reading

Lajmet

Rama uron Kurtin: Ky mandat të kthehet në mbarësi për Kosovën dhe marrëdhënien mes vendeve

Published

on

By

Kryeministri Edi Rama uroi sot kryeministrin e rizgjedhur të Kosovës, Albin Kurti për fitoren domethënëse në zgjedhjet e djeshme parlamentare.

Rama uroi që “mandati i konfirmuar nga populli i Kosovës për Albinin dhe partinë e tij të kthehet në sukses e në mbarësi për Kosovën, si edhe për marrëdhënien vëllazërore mes dy shteteve tona”, shkruan ATSH.

Sipas rezultateve paraprake të publikuara në platformën e KQZ-së të Kosovës, Lëvizja Vetëvendosje e kryesuar nga Kurti ka fituar 49.30% të votave e përkthyer kjo në 56 mandate.

Ndërkohë PDK ka marrë 21.01% dhe LDK 13.59%, ndërsa Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka marrë 5.68% të elektoratit.

Në bazë të këtyre rezultateve, PDK siguron 23 mandate, LDK merr 15 mandate, AAK 6 mandate, Lista Serbe 10 mandate dhe komunitetet e tjera 10 mandate.

Continue Reading

Lajmet

Terras: Zgjedhjet në Kosovë, duhet t’i japin fund bllokadës që i kushtoi vendit miliona nga BE-ja

Published

on

By

Raportuesi i Parlamentit Evropian për Kosovën, Riho Terras, vlerëson se rezultatet e zgjedhjeve në Kosovë duhet më në fund t’i japin fund bllokadës politike, e cila i ka kushtuar Kosovës miliona euro nga financimet e BE-së.

Terras thekson se kryeministri në mandat teknik, Albin Kurti, tani ka një mandat të qartë dhe përgjegjësi për të qeverisur në mënyrë më pragmatike.

“Rezultatet e zgjedhjeve në Kosovë duhet më në fund t’i japin fund bllokadës politike, e cila i ka kushtuar vendit miliona euro nga financimet e BE-së.

Kryeministri Albin Kurti tani ka një mandat të qartë dhe përgjegjësi për të qeverisur në mënyrë më pragmatike”, ka shkruar Terras në rrjetin social “X”.

Continue Reading

Të kërkuara