Lajmet
Haradinaj dhe Limaj pritet të dëgjohen si dëshmitarë në gjykimin ndaj Begajt dhe të tjerëve për korrupsion
Ata akuzohen për korrupsion.
Published
3 years agoon
By
Betim GashiGjykata Themelore në Prishtinë, të enjten, ka aprovuar propozimin e avokatit Ymer Huruglica, mbrojtës i të akuzuarit Bajram Hasani, ish-ministër i Tregtisë dhe Industrisë, për dëgjimin e Ramush Hajrednajt ish-kryeministër dhe Fatmr Limaj ish-zëvendëskryeministër në rastin ku Hasani bashkë me ish-zëvendësministrin Faton Thaqi dhe ish-kryetarin e Malishevës, Ragip Begaj po akuzohen për korrupsion.
Bashkë më ta po akuzohen edhe Bashkim Krasniqi, drejtor i Gjeodezisë në Komunën e Malishevës, Malë Krasniqi, shefi i Gjeodezisë në komunën e Malishevës, Nazmi Kafexholli, inspektor i Agjencisë Pyjore të Kosovës dhe Ahmet Rrahmanaj, i cili po akuzohet për shpëlarje të parave, raporton “Betimi për Drejtësi”.
Mbrojtësi i të akuzuarit Hasani, avokati Huruglica, një propozim të tillë e bëri me arsyetimin se në kohën kur ka qenë kryeministër Haradinaj është marrë vendimi që zonat kadastrale Bellanicë, Senik dhe Banjë të shpallen zona me interes të veçantë për themelimin e zonës ekonomike.
Sipas tij, këta dëshmitarë do të sqarojnë cilat kanë qenë arsye që këto tri zona kadastrale të shpallën zona me interes të veçantë pasi i akuzuari Hasani në kohën kur ka qenë Ministër i Tregtisë ka bërë vetëm projektpropozimin në Qeveri.
Ky propozim u kundërshtua nga prokurori i shtetit, Naim Abazi, me arsyetimin se nuk ka ndonjë relevancë për këtë çështje pasi që të njëjtit kanë qenë pjesë e Qeverisë dhe posedojnë procesverbalet se çfarë kanë deklaruar.
Propozimi aprovua nga kryetari i trupit gjykues, gjykatësi Vesel Ismaili. Paraprakisht, gjatë kësaj seance në cilësinë e dëshmitarit u dëgjua, Hazir Hoxha.
Gjatë deklarimit të tij, dëshmitari Hoxha ka tha se nuk ka qenë në rregull krijimi i “zonës ekonomike” në fshatin Bellanicë, Banjë dhe Senik pasi iu është ngulfatur pretendimi i tyre që ta kthejnë pronën që e kanë trashëguar nga të parët e tyre, për të cilat tha se janë prona të tyre.
Sipas tij, këto prona janë marrë nga AKM-ja në dhjetor të vitit 1958 në emër të reformës agrare dhe kolonizimit.
Sa i përket këtyre pronave, dëshmitari Hoxha tha se iu kanë drejtuar gjitha institucioneve shtetërore dhe kryeprokurorit të shtetit në atë kohë Aleksander Lumezit por nuk iu kanë kthyer përgjigje.
“Unë besoj që këtu është një trekëndësh në mes Gjykatës, Komunës dhe ish Ndërmarrja Bujqësore Mirusha, mbi këtë trekëndësh është AKP-ja”, tha Hoxha.
Dëshmitari Hoxha, tutje ka thënë se është i bindur që dëshmitaret që janë dëgjuar në këtë seancë në këtë çështje penale nuk e kanë thënë të vërtetën, pasi njëri nga ta ka thënë se kinse Komuna e Malishevës në pronësinë e saj i ka vetëm 30 hektarë e në realitet e njëjta i ka në pronësi të saj 45 hektarë e që gjinden afër Aeroportit Bujqësor. Këtë deklarim i Hoxha e bëri duke u bazuar në atë se çfarë i kishte thënë ish-kryetari i Malishevës Isni Kila
Tutje, dëshmitari Hoxha është pyetur nga gjykatësi Ismaili se që sa vite i kanë lëndët në gjykatë për kthimin e pronave, me ç’rast i njëjti ka thënë se, prej vitit 2005-2006 lëndët për kthimin e pronave kanë qenë në ish Gjykatën Komunale të Malishevës dhe se deri në vitin 2007 nuk është marrë asnjë vendim, në këtë vit iu është njohur e drejta vetëm një pronari, por shkalla e dytë e kishte anuluar.
Lidhur me këtë, dëshmitari Hoxha ka thënë se Gjykata Komunale e Malishevës nuk ka pasë të drejtë të pranojë lëndën e leje për t’i shqyrtuar pasi e njëjta sipas tij, është dashur ta shpallë veten jokompetente pas në vitin 2002 është formuar Dhoma e Veçantë në kuadër të Gjykatës Supreme vetëm për këto çështje.
“Gjykata ish-komunale është dashur ta shpallë vetën inkompetente për këtë çështje, pasi nga viti 2002 është formuar Dhoma e Veçantë në kuadër të Gjykatës Supreme vetëm për këtë çështje”, tha Hoxha.
I njëjti ka shtuar se, në vitin 2003 ishte marrë iniciativë nga asambleja Komunale e Malishevës për t’u aprovuar një rregullore qe të iu kthehen banorëve pronat, mirëpo nuk kishin marrë asnjë përgjigje.
Tutje, dëshmitari Hoxha ka thënë se, në vitin 2004 Komuna iu ka lëshuar me qera prona atyre të cilët kanë dashur të marrin, në mesin e tyre ka qenë edhe babai i tij ndërsa në një dokument të lëshuar nga zyra e gjeodezisë Komunale në Malishevë ish-drejtorit të zyrës komunale për gjeodezi dhe kadastër Nuhi Shala thuhet “i ipet prona shoqërore në shfrytëzim që ka prejardhjen prej pasurisë private”. Ku sipas dëshmitarit Hoxha, dokumenti i lartcekur ka humb dikun nga APK-ja.
Lidhur me këtë dëshmitari Hoxha ka deklaruar se, tani pronat-parcela zyrtarisht figuron në emër të AKP-së, ndërsa më herët ka qenë në emër të babait të tij.
Dëshmitari Hoxha tha se, e shohin veten të dëmtuar nga bashkëpunimi i prokurorit Abazit me të dëmtuarin AKP-së, me arsyetimin se me këtë të fundit kanë pasur marrëveshje për t’i informuar gjithçka në lidhje me pronat.
I njëjti më pas është pyetur nga prokurori Abazi, se a mund ta sqaronte pse mendonte që Prokuroria ka bashkëpunuar me AKP-ën.
Lidhur me këtë, dëshmitari Hoxha ka thënë se këtë e bazon në atë se çfarë ka deklaruar përfaqësuesi i AKP-së, Arben Hasi në seancën e 21 shkurt 2022, ku ndër të tjerash, Hasi kishte thënë se ai do të bashkëpunojë me Prokurorinë deri në përfundim të këtij procesi gjyqësor.
Dëshmitari Hoxha ka shtuar se, shumica e këtyre të akuzuarve që ishin në sallë ishin vetëm sa për ta bërë lëndën voluminoze sepse nuk kanë kurrfarë faji.
Në fund të deklarimit të tij. Hoxha, tha se, i bënë thirrje Prokurorisë ta tërheqë këtë aktakuzë si të pabazuar në fakte dhe prova, duke e lutur gjykatën ta hudhë poshtë këtë aktakuzë sepse është e pa rregullt dhe të ndërmerr ndonjë veprim në favor të tyre.
Ndërsa, ka kërkuar të rrezohet kjo aktakuzë, pasi sipas tij është duke e kamufluar krimi i mëhershëm.
Lidhur me deklarimin e dëshmitarit Hoxha, avokati mbrojtës i të akuzuarit Begaj tha se pajtohet plotësisht me thënien e dëshmitarit Hoxha se aktakuza është e pabazuar.
Seanca e radhës u caktua më 25 korrik 2023 në ora 13:15.
Ndryshe, Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK) më 1 korrik 2021, ka ngritur aktakuzë ndaj të akuzuarve Ragip Begaj, Hajdin Berisha, Bashkim Krasniqi, Malë Krasniqi, Bajram Hasani, Faton Thaqi, Nazmi Kafexholli dhe Ahmet Rrahmanaj.
Sipas aktakuzës, Ragip Begaj, Hajdin Berisha, Bashkim Krasniqi, Malë Krasniqi, Bajram Hasani, Nazmi Kafexholli dhe Faton Thaqi, akuzohen se kanë kryer veprën penale të “Keqpërdorimit të pozitës apo autoritetit zyrtarë”.
Ahmet Rrahmanaj, akuzohet për veprën penale “Shpëlarje e parave”, ndërsa Nazmi Kafexholli akuzohet edhe për veprën penale “Mashtrim”.
Sipas aktakuzës, Begaj akuzohet se në cilësinë e kryetarit të Komunës së Malishevës, në bashkëkryerje me ministrin e atëhershëm të Tregtisë dhe Industrisë, Bajram Hasani dhe zëvendësministrin e kësaj ministrie, Faton Thaqi duke shfrytëzuar pozitën e tyre zyrtare me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore, kanë mundësuar shpronësimin në zonat kadastrale Banjë, Bellanicë dhe Senik, duke e shpallur zonë me interes të veçantë.
Sipas aktit akuzues, Bashkim Krasniqi në cilësinë e drejtorit për Gjeodezi dhe Kadastër, Malë Krasniqi në cilësinë e shefit të shërbimeve të Gjeodezisë, Hajdin Berisha në cilësinë e nënkryetarit të komunës dhe Faton Thaqi në cilësinë e zëvendësministrit, akuzohen se në bashkëkryerje nga periudha kohore 22 maj 2018 deri më 5 qershor 2018, varësisht nga pozitat, kanë shfrytëzuar autoritetin zyrtar, duke tejkaluar kompetencat e tyre kanë mundësuar shpalljen e zonës me interes të veçantë ekonomik me qëllim të themelimit të Zonës Ekonomike në Komunën e Malishevës, në zonat kadastrale Banjë, Bellanicë dhe Senik në mënyrë që të vazhdohej me procedurat e shpronësimit.
Tutje në aktakuzë thuhet se i akuzuari Malë Krsaniqi, pasi e kishte ditur për krijimin e Zonës Ekonomike, kishte blerë pronë në zonat kadastrale Banjë dhe Lladrovc me çmim prej 25 euro për ari, duke qenë në dijeni se këto prona do të shpronësohen nga Qeveria e Kosovës, e ku çmimi do të ishte shumë më i lartë.
Sipas aktakuzës i akuzuari Nazmi Kafexholli, akuzohet se në cilësinë e inspektorit në Agjencinë e Pyjeve të Kosovës, duke qenë në dijeni për krijimin e Zonës Ekonomike, dhe me qëllim që t’i rrit vlerën tokës, kishte marrë me qera pronën e të ndjerit M.H. ku kishte ngritur pemishte për çka kishte përfituar edhe grante nga Ministria e Bujqësisë.
Tutje, sipas aktit akuzues, Ahmet Rrahmanaj nga viti 2007 deri më 2013 në vazhdimësi duke e ditur se parcelat e tokës në pronësi shoqërore janë blerë dhe krijuar me aktivitete kriminale, ka transferuar dhe njëkohësisht ka tentuar të transferojë pronat me qëllim të fshehjes apo maskimit të natyrës dhe shmangies nga pasojat juridike.
Në aktin akuzues thuhet se Rrahmanaj, ka privatizuar pronat e “Neëco Mirusha” tokë bujqësore në zonat kadastrale Banjë, Bellanicë dhe Senik në Komunën e Malishevës me çmim artificialisht të ulët 1,222,333.00 euro sipërfaqe prej 1,157 hektarë e 51 ari për 99 vite, për këtë i akuzuari më 11 korrik 2013 ka bërë bartjen e tokës në emër të personit tani të ndjerë M.H. si përfitues i tokës në sipërfaqe prej 203 hektar e 11 ari, ku për këtë transaksion, të akuzuarit i ishin transferuar 200 mijë euro në llogari bankare, mirëpo të njëjtat ia kishte kthyer të ndjerit M.H. dhe gjithë kjo ishte bërë me qëllim të kinse shitblerjes që kishte ndodhur në vitin 2007.
Lajmet
Kuvendi i Kosovës ratifikon katër marrëveshje ndërkombëtare të kredisë
Published
4 hours agoon
April 10, 2026By
UBTNews
Në seancën e mbajtur të premten, deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë miratuar disa projektligje që mundësojnë ratifikimin e marrëveshjeve të kredisë me institucione të rëndësishme ndërkombëtare.
Projektligjet e miratuara, të cilat u përfaqësuan nga Ministria e Financave, përfshijnë:
Zhvillimi i Sektorit Financiar: Marrëveshja me Asociacionin Ndërkombëtar për Zhvillim (IDA) për mbështetjen e projektit të sektorit financiar në vend.
Energjia dhe Klima: Marrëveshja me bankën gjermane KfW për programin e kredisë që synon reformat në sektorin e energjisë dhe mbrojtjen e klimës.
Politika Publike: Marrëveshja me Agjencinë Franceze për Zhvillim (AFD) për programin e kredisë të bazuar në politikat e përgjithshme shtetërore.
Tregtia dhe Transporti: Marrëveshja me Asociacionin Ndërkombëtar për Zhvillim për projektin “Lehtësimi i Tregtisë dhe Transportit në Ballkanin Perëndimor 2.0”.
Këto marrëveshje synojnë të forcojnë infrastrukturën ekonomike dhe të lehtësojnë integrimin rajonal përmes investimeve në sektorë strategjikë për Kosovën.
Lajmet
Miratohet rezoluta për mbrojtjen e të vërtetës së luftës
Published
5 hours agoon
April 10, 2026By
UBTNews
Kuvendi i Kosovës ka miratuar me 90 vota pro dhe asnjë kundër- Rezolutën për mbrojtjen e historisë dhe të vërtetës së luftës në Kosovë.
Ky propozim i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) bëri bashkë pozitën dhe opozitën, të cilat votuan unanimisht për të mbrojtur vlerat e luftës çlirimtare dhe për të parandaluar tentativat për rishikimin e historisë.
Përmes këtij votimi, deputetët treguan unanimitet, duke vlerësuar se mbrojtja e sakrificës së popullit dhe e të vërtetës historike është një obligim kombëtar që qëndron mbi dallimet politike.
Të shtunën në Premier League zhvillohen disa përballje interesante ku Arsenal FC pret AFC Bournemouth në ora 13:30, ndërsa në ora 16:00 luajnë Brentford FC kundër Everton FC dhe Burnley FC ndaj Brighton & Hove Albion, ndërsa në mbrëmje Liverpool FC përballet me Fulham FC në ora 18:30.
Në La Liga, Real Sociedad luan ndaj Deportivo Alavés në ora 14:00, Elche CF pret Valencia CF në ora 16:15, ndërsa derbi i madh mes FC Barcelona dhe RCD Espanyol luhet në ora 18:30, dhe në mbrëmje Sevilla FC përballet me Atlético Madrid.
Në Bundesliga, në orën 15:30 zhvillohen disa duele të forta ku Borussia Dortmund luan ndaj Bayer 04 Leverkusen, RB Leipzig pret Borussia Mönchengladbach, FC Heidenheim përballet me 1. FC Union Berlin dhe VfL Wolfsburg luan ndaj Eintracht Frankfurt, ndërsa në ora 18:30 FC St. Pauli pret Bayern Munich.
Të dielën në Premier League në ora 15:00 zhvillohen tri ndeshje ku Crystal Palace FC pret Newcastle United FC, Nottingham Forest FC luan ndaj Aston Villa FC dhe Sunderland AFC përballet me Tottenham Hotspur FC, ndërsa në ora 17:30 luhet superndeshja mes Chelsea FC dhe Manchester City FC.
Në La Liga, në ora 14:00 CA Osasuna pret Real Betis, në ora 16:15 RCD Mallorca luan ndaj Rayo Vallecano, në ora 18:30 RC Celta de Vigo përballet me Real Oviedo dhe në ora 21:00 Athletic Club luan ndaj Villarreal CF.
Në Bundesliga, në ora 15:30 1. FC Köln përballet me SV Werder Bremen dhe VfB Stuttgart luan ndaj Hamburger SV, ndërsa në ora 19:30 1. FSV Mainz 05 pret SC Freiburg.
Lajmet
Gjobitja e investitorit për shembjen e rrugës në kryeqytet: Përparim Rama kërkon edhe heqjen e licencave
Published
5 hours agoon
April 10, 2026By
UBTNews
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka bërë të ditur se janë ndërmarrë masa ndëshkimore ndaj përgjegjësve për shkatërrimin e rrugës “Don Shtjefën Kurti”.
Sipas të parit të komunës, investitori ka shpërfillur urdhrin paraprak për mbylljen e gropës në sektorët 4 dhe 5, çka ka çuar në shqiptimin e gjobave të majme.
Për këtë shkelje, kompania investuese është ndëshkuar me 30 mijë euro, ndërsa personi përgjegjës ligjor me 3 mijë euro të tjera. Përveç sanksioneve financiare, Rama ka kërkuar masa edhe ndaj stafit teknik që ka mbikëqyrur punimet.
“Deri më sot nuk janë prezantuar vendimet e inxhinierëve mbikëqyrës, prandaj kërkojmë nga Oda e Inxhinierëve të Republikës së Kosovës, inicimin e procedurave për tërheqjen e licencave të inxhinierëve mbikëqyrës”, ka deklaruar Rama.
Kryetari theksoi se mungesa e raporteve dhe vendimeve nga inxhinierët mbikëqyrës është e papranueshme, duke insistuar që Oda e Inxhinierëve të reagojë menjëherë për të sanksionuar profesionalisht ata që lejuan këtë dëmtim të infrastrukturës publike.

Stefano Gabbana largohet nga drejtimi i Dolce & Gabbana
Dardanet U19 gati për sfidat kualifikuese në Evropian
Ngushtica e bllokuar dhe fronti i Libanit rrezikojnë armëpushimin SHBA-Iran
Spalletti zgjat qëndrimin te Juventusi deri më 2028, e ardhmja e Zhegrovës në dyshim
Ndërron jetë Afrika Bambaataa, një nga themeluesit e hip-hopit, në moshën 68-vjeçare
Ralph Fiennes: “Do të doja të rikthehesha si Voldemort, por ajo kohë ka kaluar”
Baldini merr drejtimin e përkohshëm të Italisë pas dorëheqjes së Gattusos
Mbrëmje klasike në Prishtinë: Filharmonia e Kosovës ngjitet në skenë më 17 prill
Koncert solemn në Prishtinë për Shën Nënë Terezën dhe Kardinalin Ernest Simoni
Të kërkuara
-
Lajmet2 months agoUBT nderon Familjen Jashari me Dekoratën Jetësore të Nderit
-
Lajmet3 months agoProfesori i UBT-së, Kujtim Thaçi publikon artikull shkencor në revistën prestigjioze Frontiers in Immunology
-
Lajmet3 months agoStudentët e UBT-së në vizitë studimore në Presidencën e Republikës së Kosovës
-
Lajmet3 months agoProfesori i UBT-së, Naser Rugova, publikon studim shkencor mbi digjitalizimin e sistemit shëndetësor në Kosovë
