Lajmet

Haradinaj: Buxheti i varfërimit, AAK nuk do ta votojë

Sipas tij, herë të parë në historinë e Kosovës, kemi një buxhet më të vogël në krahasim me vitin paraprak.

Published

on

Kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj është deklaruar rreth buxhetit për vitin 2023, duke thënë se për herë të parë në historinë e Kosovës, kemi një buxhet më të vogël në krahasim me vitin paraprak.

Buxheti i paraparë në kufijtë e shpenzimeve 3 miliardë e 212 milionë euro, nominalisht 10.8% më i madh sesa ai i vitit 2022, në fakt është për një të katërtën më i vogël, sipas Haradinajt.

Ai thotë se nëse shumës së paraparë, ia zbresim 20% inflacion (sipas Bankës Botërore) dhe inflacionin prej 4.3% që qeveria e ka paraparë për vitin 2023, atëherë vlera reale e buxhetit bie në 2.5 miliardë, e që është 400 milionë euro më i vogël sesa buxheti i vitit 2022.

“Për të qenë më i qartë, qytetarët që marrin paga nga shteti, shërbyes civilë, pensionistë dhe të gjitha kategoritë e tjera, do të jenë për 25% më të varfër krahasuar me 2022, sepse me pagat e tyre do të blejnë 25% më pak mallra të konsumit”, ka shkruar Haradinaj në Facebook duke shtuar se AAK nuk do ta votojë buxhetin për 2023 në Kuvend.

Postimi i plotë:

Buxheti i varfërimit

Për herë të parë në historinë e Kosovës, kemi një buxhet më të vogël në krahasim me vitin paraprak.

Buxheti i paraparë në kufijtë e shpenzimeve 3 miliardë e 212 milionë euro, nominalisht 10.8% më i madh sesa ai i vitit 2022, në fakt është për një të katërtën më i vogël. Nëse shumës së paraparë, ia zbresim 20% inflacion (sipas Bankës Botërore) dhe inflacionin prej 4.3% që qeveria e ka paraparë për vitin 2023, atëherë vlera reale e buxhetit bie në 2.5 miliardë, e që është 400 milionë euro më i vogël sesa buxheti i vitit 2022.

Për të qenë më i qartë, qytetarët që marrin paga nga shteti, shërbyes civilë, pensionistë dhe të gjitha kategoritë e tjera, do të jenë për 25% më të varfër krahasuar me 2022, sepse me pagat e tyre do të blejnë 25% më pak mallra të konsumit.

Me këtë buxhet, do të mbeten mangu një e katërta e investimeve kapitale, ndërsa vet projeksioni i të hyrave, është bërë pa asnjë logjikë financiare. Të hyrat nga tatimi i korporatave apo tatimi në fitim parashihet të shtohet 41%, të hyrat nga tatimi në të ardhura personale parashihet të rritet 24%, ndërsa rritja e pagave realizohet në vlerën 11%. Pra, më shumë taksa për qeverinë, e më pak para për popullin.

Qesharake është edhe projeksioni i të hyrave doganore dhe të atyre të akcizës, që parashihen të rriten 3.4%, përkatësisht 4.5%, ndërkohë që rritja e çmimeve të importit parashihet në 8.5%. Duhet të kesh mbaruar katër vjet shkollë fillore, për të kuptuar se qeveria Kurti ka probleme serioze me operacionet e thjeshta matematikore.

Avazi i njëjtë është edhe tek struktura e shpenzimeve. Derisa janë 5800 vende të lira pune, e qeveria nuk po i punëson qytetarët, ata kanë planifikuar vetëm 1400 punësime për vitin 2023 dhe një rritje të fondit të pagave në vlerë 75 milionë. Në këto shifra, ne nuk shohim as rritjen nominale të pagave, pra, po vazhdon varfërimi i qytetarëve.

Dështimi më i tmerrshëm ndonjëherë, i ndonjë qeverie në Kosovë, është pikërisht dështimi i qeverisë Kurti në investimet kapitale.

Shuma e paraparë për investime kapitale, që kap shifrën 810 milionë, është në masë 90% vetëm bartje nga mosrealizimi i investimeve nga viti 2021 (rreth 200 milionë) dhe nga viti 2022 (rreth 500 milionë).

Është një pikëpyetje e madhe se si kjo qeveri e dështimit dhe mashtrimit, po e llogarit rritjen ekonomike të vitit 2023. Derisa vëllimi i investimeve private ka stagnuar, ndërsa investimet publike nuk janë realizuar as 21%, për çfarë rritje ekonomike po flet qeveria?

E vetmja kategori shpenzuese që do të ketë rritje, është kategoria “mallra dhe shërbime”, në masë 22.3%. Qeveria që trumbetonte luftimin e luksit qeveritar, ka ngritur fondin e shpenzimeve qeveritare në 493 milionë euro, që është 194 milionë më i lartë se në vitin 2020. Kjo e bënë qeverinë Kurti zhvatësen më të madhe të buxhetit shtetëror, sa i përket shpenzimeve qeveritare.

Përmes buxhetit të vitit 2023, qeveria Kurti është përkujdesur që të godas edhe komunat. Kjo sepse komunat nuk qeverisen nga ky pushtet, por nga partitë opozitare. Grantet qeveritare për të gjitha komunat, janë shtuar vetëm për 75 milionë, që nuk e mbulojnë as dëmin e inflacionit.

Komunave u është zvogëluar edhe fondi për bashkëfinancim dhe po u shkaktohen edhe shumë probleme në realizimin e projekteve nga të hyrat vetanake në procedurat e pagesave.

Qeveria ka goditur edhe Arsimin, pasi që mësimdhënësit e arsimit parafillor, fillor dhe të mesëm, konsiderohen si të padëgjueshëm nga pushteti. Mësimdhënësit u dënuan nga qeveria me zvogëlim të fondit të pagave, konkretisht me 293 mijë euro më pak sesa në vitin 2022.

Ne vazhdimisht kemi insistuar në miratimin urgjent të Ligjit për Pagat, mes tjerash edhe për shkak të pabarazisë mes të punësuarve të nivelit lokal dhe qendror. Për një të punësuar në nivelin qendror, buxheti ndanë 870 euro bruto pagë mujore, ndërsa për të punësuarin në nivelin lokal në vlerë vetëm 540 euro bruto pagë mujore.

Këto që i përmenda, janë një pjesë e vogël e vërejtjeve që i kemi për projektbuxhetin e vitit 2023 dhe për keqmenaxhimin e buxhetit të vitit 2022. Do të jemi në përcjellje të vazhdueshme dhe me shumë kujdes të problemeve të kësaj natyre dhe do të informojmë qytetarët e vendit në transparencë të plotë, pasi që qeveria aktuale është kampione për mungesë transparence dhe manipulim.

Me qenë se ky projektbuxhet, i tillë çfarë është nuk ka kurrfarë parametrash për të ruajtur stabilitetin ekonomik apo për zhvillim, por paraqet një buxhet të mjerimit dhe varfërimit, dhe i njëjti nuk do të pësojë ndryshime të cilat do të propozohen edhe nga grupi ynë parlamentar, Aleanca nuk do ta votojë.

lajme

Mbahet seanca në mungesë për vrasjen e Diana Kastratit

Published

on

By

Gjykata Themelore në Prishtinë zhvillon sot seancën e shqyrtimit kryesor në mungesë ndaj të akuzuarit Adnon Jashari, i cili ngarkohet me vrasjen e ish-bashkëshortes së tij, Diana Kastrati.

Procesi po zhvillohet pa praninë e të akuzuarit, meqë ai ndodhet në arrati që nga dita e kryerjes së krimit dhe mbetet ende i kërkuar nga Policia e Kosovës përmes urdhërarrestshmërisë publike.

Prokuroria Themelore në Prishtinë ngriti zyrtarisht aktakuzën ndaj Jasharit për veprën penale të vrasjes së rëndë më 22 tetor të këtij viti.

Tragjedia ndodhi më 18 maj të vitit 2011 në Prishtinë, kur 27-vjeçarja Diana Kastrati u qëllua për mort me armë zjarri teksa po shkonte në fakultet. Ngjarja pati nxitur reagime dhe protesta të shumta publike, pasi viktima kishte kërkuar më parë urdhër mbrojtës emergjent nga institucionet e drejtësisë, mirëpo mbrojtja nuk i ishte ofruar me kohë.

Zhvillimi i këtij shqyrtimi gjyqësor shënon një hap përpara në përpjekjen e organeve të drejtësisë për të vendosur përgjegjësinë penale 15 vjet pas vrasjes që tronditi vendin./Ekonomia online/

Continue Reading

Aktualitet

Liburn Aliu jep dorëheqje nga pozita e drejtorit të Portit të Durrësit

Published

on

By

Liburn Aliu ka dhënë dorëheqje nga detyra e drejtorit të Autoritetit Portual të Durrësit, ndërsa në vend të tij është emëruar zëvendësdrejtori i deritanishëm i përgjithshëm, Andrea Shllaku.

Arsyet zyrtare të largimit të Aliut nuk janë bërë ende të ditura nga institucioni, mirëpo ky vendim vjen menjëherë pas thirrjeve të kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, për largimin e drejtorëve rajonalë nga postet e tyre drejtuese.

Aliu e kishte marrë drejtimin e Portit të Durrësit më 28 tetor të vitit të kaluar, pasi më parë kishte shërbyer si ministër i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës në Qeverinë e Kosovës deri në gusht të vitit 2025. /E.A/

Continue Reading

Live

Trump konfirmon se FBI po heton lidhjen e shefit të Nvidia-s me një spione të dyshuar kineze

Published

on

By

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka bërë të ditur se Byroja Federale e Hetimit (FBI) po heton lidhjen mes drejtorit ekzekutiv të kompanisë Nvidia, Jensen Huang, dhe një femre të dyshuar si spione e Qeverisë Kineze.

Trump deklaroi se ka zhvilluar një bisedë me shefin e Nvidia-s rreth raportimeve se ai ishte cak i një fushate spiunazhi nga Pekini. Presidenti amerikan tha se e kishte pyetur drejtpërdrejt Huang se a kishte dijeni për aktivitetin e saj, ndërsa shto se i besonte deklaratës së tij se nuk dinte gjë.

Pekini zyrtar i ka hedhur poshtë pretendimet përmes Ministrisë së Jashtme, duke i cilësuar ato si të pabaza dhe me qëllim njollosjen e Kinës. Ndërkaq, kompania Nvidia e cila ka nisur një hetim të pavarur njoftoi se nuk ka asnjë indeks se sekretet e saj apo siguria kombëtare janë cenuar.

Pretendimet për këtë lidhje kanë shkaktuar menjëherë tronditje në tregjet financiare, ku vlera e Nvidia-s rëzoi me rreth 250 miliardë dollarë pas një rënieje prej më shumë se 4% të aksioneve.

Sipas raportimeve të medieve amerikane, inteligjenca dyshon se bëhet fjalë për Alice Huang, e cila nuk ka lidhje familjare me ekzekutivin e Nvidia-s dhe mban post drejtues në kompaninë me bazë në Singapor, Megaspeed. Paralajmërimet për këtë rast i ishin dërguar më parë zyrtarëve të lartë në Washington përmes një memorandumi nga Sekretari i Shtetit, Marco Rubio./ BBC/

Continue Reading

Lajmet

Moti sot: Intervalet me diell dhe temperaturat deri në 14°C

Published

on

By

Dita e sotme në Kosovë pritet të karakterizohet nga një mot kryesisht i qëndrueshëm, me vranësira të shpërndara dhe me intervale të gjata me diell, sipas të dhënave nga Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.

Temperaturat minimale lëvizin ndërmjet 1°C dhe 5°C, ndërsa ato maksimale gjatë ditës do të arrijnë nga 9°C deri në 14°C.

Sa i përket erës, ajo do të fryjë e lehtë nga drejtimi i jugperëndimit me shpejtësi prej 1 deri në 3 metra për sekondë. /E.A/

Continue Reading

Të kërkuara