Lajmet

Hapja e kapitujve për anëtarësim në BE, Osmani uron Shqipërinë

Published

on

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, ka uruar Shqipërinë për hapjen e kapitujve të anëtarësimit në BE.

Osmani e cilësoi si moment historik.

“Urime Shqipërisë për arritjen e një momenti historik të madh në rrugëtimin e saj drejt anëtarësimit në BE!”, shkroi ajo.

E para e shtetit të Kosovës, ka thënë se hapja e kapitujve të anëtarësimit në BE e sjell Shqipërinë një hap më pranë një të ardhmeje më të ndritshme dhe më të begatë për të gjithë qytetarët e saj.

“Shqipëria, Kosova dhe vendet e tjera demokratike në rajonin tonë duhet të vazhdojnë të përparojnë në rrugët e tyre drejt BE-së, e cila është thelbësore për sigurimin e paqes dhe stabilitetit të qëndrueshëm – jo vetëm për rajonin, por për të gjithë Evropën”, ka shkruar Osmani në X.

Lajmet

Sot përfundon afati për regjistrimin dhe evidentimin e votuesve me nevoja dhe në rrethana të veçanta

Published

on

By

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se sot përfundon afati për regjistrimin e votuesve me nevoja dhe në rrethana të veçanta për votim në Zgjedhjet Lokale për Kryetarë të Komunave dhe për Kuvende Komunale.

KQZ thotë se për të mundësuar votimin e personave me nevoja të veçanta, që do të regjistrohen gjatë kësaj periudhe, do të angazhojë ekipe mobile në çdo komunë të Republikës së Kosovës, në ditën e zgjedhjeve, më 12 tetor 2025, të cilët do të shkojnë në adresat e caktuara të votuesve të regjistruar.

Regjistrimi i votuesve me nevoja të veçanta ka filluar më 7 shtator dhe do të përfundojë më 7 tetor 2025. Votues me nevoja të veçanta, konsiderohen votuesit me zotësi juridike që nuk mund të dalin nga shtëpitë e tyre për të votuar personalisht në vendvotim, për shkak të paaftësisë fizike, shëndetësore ose çfarëdo paaftësie tjetër. Regjistrimi i këtyre votuesve mund të bëhet përmes platformës elektronike https://vpnv.kqz-ks.org ose fizikisht në Komisionin Komunal të Zgjedhjeve në komunën ku është votuesi.

Ndërkaq, regjistrimi i votuesve në rrethana të veçanta ka filluar më 7 shtator dhe do të përfundojë më 7 tetor 2025. Votues në rrethana të veçanta konsiderohen votuesit që për shkaqe sigurie dhe votusit që janë në arrest shtëpiak nuk mund të votojnë në vendovitimin e tyre të caktuar. Registrimi i votuesve që për shkaqe sigurie nuk mund të votojnë në vendvotim bëhet përmes platfomës elektronike të KQZ-së https://vpnv.kqz-ks.org si dhe duke kërkuar asistimin e Komisionit Komunal të Zgjedhjeve në komunën ku është votuesi, ndërkaq, KQZ në bashkëpunim me institucionet përkatëse bën evidentimin e qytetarëve me të drejtë vote që ndodhen nën masën e arrestit shtëpiak.

Më 2 tetor 2025 është përrmbyllur procesi i regjistrimit dhe evidentimit të votuesve me lëvizje të kufizuar në institucione.

Votues në institucione konsiderohen votuesit me zotësi juridike, me lëvizje të kufizuar në ndonjë institucion: votuesit në hospitalizim, njerëzit e moshuar në shtëpitë e caktuara për të moshuarit, personat në trajtim në institucionet e shëndetit mendor, të burgosurit në burgje dhe të paraburgosurit në qendrat e paraburgimit./D.B/KP

Continue Reading

Lajmet

Thellimi i bashkëpunimit në drejtësi dhe siguri: Osmani priti në takim dy ministre të Belgjikës

Published

on

By

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka pritur sot në takim ministren e Drejtësisë të Belgjikës, Annelies Verlinden, dhe ministren e Azilit dhe Migrimit, Anneleen Van Bossuyt.

Në takim u diskutua për marrëdhëniet e shkëlqyera dypalëshe ndërmjet Kosovës dhe Belgjikës, për bashkëpunimin në fushën e drejtësisë, sigurisë, sundimit të ligjit, si dhe për procesin e integrimit evropian dhe bashkëpunimin në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes”, njoftoi Presidenca.

Tutje, në njoftim u theksua se Osmani shprehu mirënjohjen e thellë për mbështetjen e vazhdueshme të Belgjikës ndaj Kosovës dhe theksoi se Belgjika mbetet një nga partneret më të besueshme dhe më parimore të Kosovës në rrugën drejt Bashkimit Evropian dhe NATO-s.

Në këtë kontekst, presidentja Osmani theksoi rëndësinë e përshpejtimit të procesit të integrimit evropian të Kosovës, duke nënvizuar se institucionet e vendit janë plotësisht të përkushtuara në zbatimin e reformave që forcojnë demokracinë, sundimin e ligjit dhe llogaridhënien. Ajo theksoi se qytetarët e Kosovës janë ndër më proevropianët në kontinent dhe se heqja e masave të BE-duhet të ndodh sa më shpejtë dhe se do të ishte një hap i drejtë për rimëkëmbjen e besimit dhe avancimin e agjendës evropiane të vendit. Në këtë kontekst, në raport me rrugën e Kosovës për integrim në BE, presidentja Osmani shtroi nevojën që Belgjika ta marrë rolin udhëheqës për ta shtyrë përpara aplikimin e Kosovës në BE”, bëri të ditur Presidenca.

Takimi i Osmanit me dy ministret e Belgjikës është zhvilluar në Presidencë dhe mediat janë lejuar të marrin vetëm pamje në fillim të takimit./D.B/KP

Continue Reading

Lajmet

Qeveria ndan nga 100 euro për studentët dhe shtesa për ata që udhëtojnë

Published

on

By

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e mbajtur të martën ka miratuar vendimin për ndarjen e bursave të mobilitetit për studentët e nivelit bachelor, që do të kapin vlerën prej 20 milionë eurosh për një vit.

Po ashtu, kabineti qeveritar ka miratuar edhe vendimin për ndarjen e shumës prej 100 eurosh për çdo student që plotëson kriteret për përfitim.

Nga aty kryeministri në detyrë, Albin Kurti tha se kjo mbështetje nuk mbaron me kaq.

Nga 100 euro shumë e menjëhershme për të gjithë studentët. Mbështetja për studentët nuk mbaron me kaq. Sot do të merret vendimi edhe për bursën e mobilitetit për studentët ‘bachelor’, ndërsa shuma e mbështetjes do të varet nga distanca e vendbanimit”, theksoi Kurti.

Ministri në detyrë i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, tha se kjo masë do të ketë një kosto buxhetore prej rreth 6 milionë eurosh.

Kemi të bëjmë me ndarjen për shumën e menjëhershme për studentët që plotësojnë kriteret, në vlerë prej 100 eurosh. Kjo masë parasheh që të ketë kosto prej rreth 6 milionë eurove,” tha Murati./D.B/EO

Continue Reading

Lajmet

Në Kosovë shënon rritje numri kartelave bankare

Published

on

By

Përdorimi i kartelës bankare për të kryer pagesa dhe shërbime, ka shënuar rritje. Deri në fund të vitit 2024 janë raportuar 1 milion e 684 mijë e 34 kartela bankare të klientëve në Kosovë, të cilat përfshijnë kartela debiti, krediti dhe kartela debiti të vonuar për individë dhe biznese. Në numrin e përgjithshëm të kartelave për vitin 2024, janë përfshirë edhe të dhënat e kartelave me funksion paranë elektronike të lëshuara nga Institucionet Financiare Jo Bankare (IFJB) me gjithsej 75,482 kartela. Në Kosovë, sipas regjistrimit të fundit popullsisë, janë 1 milion e 585 mijë e 590 banorë.

Sipas Bankës Qendrore të Kosovës, krahasuar me fundin e vitit 2023, numri i përgjithshëm i kartelave të klientëve është rritur për 4.49 për qind. Numri i përgjithshëm i kartelave në fund të vitit 2023 ka qenë 1 milion e 611 mijë e 723 kartela. Për të njëjtën periudhë, debit kartelat janë rritur për 2.08 për qind, kredit kartelat janë rritur për 8.2 për qind.

BQK bën të ditur se gjatë analizimit të numrit të transaksioneve me kartela, rezulton se gjatë vitit 2024 grup-mosha prej 26-35 vjeç ka kryer numrin më të madh të transaksioneve me debit kartela, nga të cilët 52 përqind e transaksioneve janë kryer nga meshkujt ndërsa 48 përqind nga femrat.

Kjo mund të nënkuptoj se kjo grup-moshë ka tendencë më të lartë për përdorimin e kartelave për pagesë, por mund të ndërlidhet edhe me faktin e posedimit më të lartë të kartelave dhe të ardhura më të rregullta mujore.

Kredit kartelat u mundësojnë mbajtësve të tyre të kryejnë pagesa apo edhe të tërheqin para të gatshme deri në një limit të paracaktuar nga lëshuesi i kartelës. Kredia e lejuar mund të kthehet si e tërë në fund të periudhës së paracaktuar apo të kthehet në pjesë, sipas marrëveshjes me bankën, përmes aplikimit të interesit nga banka ndaj mbajtësit të kartelës për shumën e kredisë së shfrytëzuar.

Sipas BQK-së krahas rritjes së numrit të kartelave dhe bazuar në numrin e lartë të përdoruesve të internetit në Kosovë3, janë rritur edhe blerjet “online” (pagesa me kartela) përmes internetit./D.B/KP

Continue Reading

Të kërkuara