Lajmet

Hapet thirrja, tetë milionë euro është shuma e grantit për performancë komunale

Granti do të mbulohet nga qeveria e donatorët.

Published

on

Tetë milionë euro shuma e grantit për performancën komunale Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal ka lansuar thirrjen për hapjen e procedurave për raportim nga komunat për Grantin e Performancës Komunale. Ky grant do të ketë vlerën rreth tetë milionë euro, ku do të mbulohet nga qeveria e donatorët. Në konferencën e MAPL-së u tha se këtë vit vlerësimi do të bëhet sipas ligjit dhe udhëzimit administrativ.

Zëvendës-sekretari i Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal, Jeton Qela tha se këtë vit do të jetë edhe më publik procesi i nisjes së procedurave për raportimit nga komunat.

“Tash do ta fillojmë lansimin e thirrjes për grantin e performancës. Një ndër arsyet pse e kemi thirr këtë konferencë edhe në mënyrë pak më solemne është se sivjet vlerësimi i performancës dhe grantit të performancës do të bëhet sipas ligjit dhe udhëzimit administrativ. Për atë arsye kemi menduar që ja vlen kësaj radhe ta bëjmë më publik këtë nisje të procesit”, tha ai.

Udhëheqës i Divizionit për Performancë Komunale, Haxhi Krasniqi tha se sot lansohet thirrja për vlerësimin e performancës së komunave, ku shënohet edhe vlerësimi përfundimtar të shërbimeve komunale.

“Kemi tri cikle që kjo pjesë do të vlerësohet. Është pjesa organizative që sot pas kësaj konference do ta kemi në sistemin e menaxhimit të performancës. Thirrjen për raportim që thirrja për raportim të këtyre shërbimeve do të jetë 45 ditë të plota që brenda këtyre 45 ditëve do të kemi vlerësim paraprak, një verifikim sipërfaqësor të këtyre të dhënave që komunat do t’i raportojnë. Pas përfundimit të 45 ditëve do të kemi edhe pjesën e verifikimit kryesor që do t’i nënshtrohet treguesve të caktuar dhe ajo do të bëhet përmes monstrimit të treguesve”, u shpreh ai.

Sipas tij, MAPL ka qenë në fazën e ndryshimeve të kuadrit ligjor këtë vit dhe të dokumenteve tjera përcjellëse.

Krasniqi shtoi se është përshtatur dokumenti kryesor dhe rregullat e grantit me Ligjin për Performancë Komunale dhe Udhëzimin Administrativ.

“Do të kap vlerën tetë milionë euro. Sipas informacioneve preliminare që kam, granti i performancës nga qeveria do të jetë diku rreth katër milionë euro nga Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal dhe donatorët pjesën e tyre, që përfshin pjesën e 3,5 milionë euro. Kjo do të bëhet përmes rregullave të grantit të performancës, që janë lansuar çdo vit. Por, këtë vit kemi rregulla më specifike sepse janë të parapara me udhëzimin administrativ dhe për herë të parë bëhet rregull ligjor granti i performancës së komunave. Dhe do të përpiqemi çdo herë që komunat të trajtohen me standarde të njëjta, përmes sistemit të menaxhimin të performancës”, theksoi ai.

Përfaqësues të MAPL-së janë pyetur edhe për udhëzimin administrativ për nisjen e peticionit të qytetarëve për largimin e kryetarëve nga komunat, por të njëjtit nuk janë përgjigjur. 

Lajmet

Kalaja e Prizrenit mbyllet përkohësisht për vizitorët

Published

on

Ministria e Kulturës dhe Turizmit ka njoftuar se Kalaja e Prizrenit do të mbyllet përkohësisht për vizitorët, për shkak të fillimit të punimeve për zbatimin e masave emergjente.

Sipas njoftimit, mbyllja do të zgjasë dy javë, duke filluar nga 25 gushti 2026.

Vendimi është marrë nga Njësia Menaxhuese e Kalasë së Prizrenit, me miratimin e Institutit Arkeologjik të Kosovës, me qëllim krijimin e kushteve të sigurta gjatë zhvillimit të punimeve.

Ministria ka bërë të ditur se për çdo ndryshim sa i përket afatit të mbylljes dhe rihapjes së kalasë për vizitorë, publiku do të njoftohet me kohë./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Arrestohet një person në Gjilan nën dyshimin për dhunim

Published

on

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, një grua ka raportuar se para dy deri në tre muajsh, derisa ndodhej në shtëpinë e një personi në Gjilan, ai dyshohet se kishte kryer marrëdhënie seksuale me të pa pëlqimin e saj.

I dyshuari është identifikuar dhe arrestuar nga Policia. Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, ai është dërguar në mbajtje.

Rasti po hetohet nga autoritetet kompetente./A.K/

Continue Reading

Lajmet

I shkaktoi plagë vetes me armë në Pejë, konfiskohet AK-47

Published

on

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, një person është gjetur në Pejë me plagë të shkaktuara nga arma e zjarrit, në rrethana ende të panjohura.

Rasti është raportuar më 24 gusht, rreth orës 14:10. Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku kanë hasur të dyshuarin, i cili është dërguar për tretman mjekësor. Sipas mjekëve, ai është jashtë rrezikut për jetë.

Gjatë kontrollit në një automjet-kombi, policia ka gjetur dhe konfiskuar një AK-47, e cila dyshohet se është përdorur nga i dyshuari, si dhe 11 fishekë dhe një gëzhojë.

Pas konsultimit me prokurorin dhe intervistimit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt. Rasti mbetet nën hetim./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Aktakuzë për spiunazh ndaj BIA-s serbe dhe shantazh me incizime

Published

on

By

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka ngritur aktakuzë pranë Gjykatës Themelore në Prishtinë ndaj të pandehurit F.Sh., i cili ngarkohet me veprat penale “Spiunazh” dhe “Shantazh”.

Sipas dosjes së Prokurorisë Speciale, i pandehuri vepronte si pjesë e strukturave të inteligjencës së Serbisë.

“F.Sh., nga një datë e papërcaktuar e deri më 9 tetor 2025, në cilësinë e personit të rekrutuar nga Shërbimi Informativ i Serbisë, i njohur si ‘BIA’, e ka ndihmuar veprimtarinë e këtij shërbimi, duke vepruar sipas urdhrave dhe detyrave të zyrtarëve të tij”, thuhet në aktakuzë.

Organet e hetuesisë bëjnë të ditur se i akuzuari ka grumbulluar informacione me rëndësi shtetërore dhe i ka bartur ato te zyrtarët e BIA-s.

“I pandehuri F.Sh. akuzohet se ka mbledhur, siguruar dhe përcjellë përmes mesazheve telefonike të dhëna, informacione dhe dokumente lidhur me aktivitetet politike, gjendjen e sigurisë dhe funksionimin e institucioneve të Republikës së Kosovës”, njofton Prokuroria Speciale.

Përveç spiunazhit, F.Sh. ngarkohet edhe për dobi financiare të kundërligjshme përmes kërcënimit ndaj një personi me inicialet A.J., me një vlerë që e kalon shumën e 13 mijë eurove.

“Gjatë vitit 2022 deri në dhjetor 2025, e ka shantazhuar të dëmtuarin A.J., duke e detyruar të veprojë në dëm të pasurisë së tij, në shumën që tejkalon 13,000.00 euro. F.Sh. i ka kërkuar të dëmtuarit para në emër të huazimit, duke e kërcënuar se, në rast të mosdhënies së parave, do të publikonte në media video-incizime dhe informacione që do t’i dëmtonin rëndë nderin, reputacionin dhe autoritetin”, bëhet e ditur në aktakuzë.

Çështja penale tashmë i ka kaluar për shqyrtim Gjykatës Themelore në Prishtinë, ndërsa i pandehuri F.Sh. ndodhet nën masën e paraburgimit. /E.A/

 

Continue Reading

Të kërkuara