Të martën, më 3 gusht, është hapur pikëkalimi i ri kufitar mes Shqipërisë dhe Malit të Zi, Cemi i Trieshit- Grabon.
Kryeministri shqiptar, Edi Rama (djathtas), kryeministri malazias, Zadravko Krikokapiq (majtas) dhe zëvendëskryeministri malazias Dritan Abazoviq (në mes) gjatë hapjes së pikëkalimit kufitar Cemi i Trieshit- Grabon. 3 gusht 2021.
Kjo pikë kufitare do të shkurtojë rrugën nga Podgorica në komunat veriore të Plavës dhe Gucisë, nga 190 në 90 kilometra.
Vendkalimi i ri është hapur nga kryeministrat e Shqipërisë dhe Malit të Zi, Edi Rama dhe Zdravko Krivokapiq.
Kryeministri Rama ka thënë se kjo pikë rrëzon edhe një tjetër mur mes këtyre dy vendeve.
“Por, nuk mjafton vetëm të ndërtojmë infrastrukturë nëse nuk heqim të gjitha barrierat në mesin e qytetarëve tanë, tarifore dhe jotarifore,” ka deklaruar Rama.
Krivokapiq, në anën tjetër, ka thënë se hapja e një pikëkalimi të ri, është një konfirmim i forcimit të marrëdhënieve të mira fqinjësore, si dhe forcimit të lidhjeve.
“Mali i Zi është përcaktuar për një zhvillim të qëndrueshëm dhe gjithëpërfshirës, dhe kjo është dëshmi se së bashku ne mund të bëjmë shumë, nuk mund të bëjmë pa njëri -tjetrin, ne duhet ta ndryshojmë botën me njëri -tjetrin,” ka deklaraur Krivokapiq.
Zëvendëskryeministri malazias Dritan Abazoviq ka thënë përmes një postimi në Twitter se pika e re kufitare përbën një mundësi të re për zhvillimin e veriut të Malit të Zi dhe lidhje më të mira njerëzore.
Amela Çekiq, kryetare e Komunës së Gucisë, ka thënë se pika e re kufitare do të thotë përmbushje e ëndrrës dekadëshe të banorëve të Gucisë, sepse do të kontribuojë në zhvillimin të komunës.
Projekti për ndërtimin e rrugës Dinoshë-Cemi i Trieshit ishte planifikuar me buxhetin kapital për vitin 2019 të Qeverisë së mëparshme të Dushko Markoviqit.
Ndërtimi ka kushtuar rreth 720,000 euro, nga të cilat Bashkimi Evropian ka siguruar gati gjysmë milioni euro.
Partitë opozitare në Mal të Zi kanë thënë të martën se, pika e re kufitare ka qenë projekt i qeverisë së mëparshme, dhe kanë akuzuar qeverisjen e re se po i merr meritat e qeverisë së kaluar.
Mali i Zi tani ka tri pikëkalime të përbashkëta kufitare, dy me Shqipërinë dhe një me Bosnje-Hercegovinën.
UBT ka kënaqësinë t’ju ftojë të merrni pjesë në Konferencën Ndërkombëtare mbi Menaxhimin, Biznesin dhe Ekonominë (MBE) 2025, pjesë e edicionit të 14-të të Konferencës Ndërkombëtare të UBT-së për Biznes, Teknologji dhe Inovacion.
Kjo konferencë ndërkombëtare, e rishikuar nga ekspertë (peer-reviewed), mirëpret punime nga studiues, akademikë, studentë pasuniversitarë, kandidatë për doktoraturë, hulumtues të rinj dhe profesionistë të industrisë. Qëllimi kryesor është të promovojë shkëmbimin e njohurive, ideve dhe përvojave inovative në fushat e Menaxhimit, Biznesit dhe Ekonomisë.
Programi i konferencës përfshin:
Sesione prezantimi të punimeve shkencore,
Diskutime paneli me akademikë dhe ekspertë të njohur ndërkombëtarisht,
Ngjarje sociale për mundësi rrjetëzimi dhe bashkëpunimi.
Temat kryesore të këtij viti përfshijnë:
Ekonomia dhe Financa Ndërkombëtare – Analiza e tregjeve globale, politika ekonomike, investimet ndërkombëtare.
Sipërmarrësi dhe Inovacioni – Strategji për ndërmarrësi të suksesshme, zhvillimi i produkteve dhe shërbimeve inovative.
Informatika e Biznesit dhe Marketingu Digjital – Teknologjitë digjitale, transformimi i biznesit, marketingu në epokën digjitale.
Zhvillimi i Qëndrueshëm dhe Objektivat Globale – Praktikat e qëndrueshme, ndikimi social dhe ekonomiko-mjedisor i aktiviteteve të biznesit.
Afatet e rëndësishme:
Dorëzimi i abstrakteve dhe punimeve: elektronikisht në [email protected]
Për nder të përvjetorit të 25-të të themelimit të institucionit të Avokatit të Popullit u organizua një takim me partnerët ndërkombëtarë nga vetë avokati i popullit.
Avokati i Popullit, Naim Qelaj, shprehu nevojën që partneriteti me aleatët të fuqizohet dhe të vazhdojë edhe më tej në drejtim të respektimit të të drejtave të njeriut.
Ai përmendi edhe sfidat që kohëve të fundit janë përballur, ndër të tjera edhe me mungesën e konstituimit të Kuvendit të Kosovës.
Pjesë e kësaj tryeze ishte edhe shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Aivo Orav, i cili tha se institucioni i Avokati të Popullit shënon arritje të mëdha në drejtim të respektimit të drejtave të njeriut dhe barazinë në Kosovë.
“Ruajtja e pavarësisë së këtij institucioni do të thotë rritje e besimit publik”, tha Orav./S.K/KP/
Policia e Kosovës njofton se dje në Pejë ka ndaluar dy persona tё dyshuar dhe ka arrestuar derisa ishte nё pikё kontrolli në rrugën “Maja e zezё-Peklenё’.
Ata njoftuan se gjatё kontrollit fizik tek njёri nga personat e dyshuar ёshtё gjetur dhe është sekuestruar: njё armё pistoletё, njё karikator i armёs, katёr fishekё
Sipas Policisë, gjatё intervistimit i dyshuari ёshtё prezantuar rrejshëm me identitet tjetёr, pastaj ёshtё verifikuar dhe vërtetuar nga hetuesit dhe i njëjti ka deklaruar rrejshёm.
“Pas intervistimit të personave tё dyshuar me urdhёr tё prokurorit tё Shtetit tё dyshuarit janё ndaluar pёr 48 orё”, thuhet në njoftim./S.K/KP/
Sot mbushen 28 vjet nga protestat e Lëvizjes Studentore të 1 tetorit 1997, koha kur studentët e Universitetit Paralel asokohe të Prishtinës, protestuan për të drejtat e tyre, dhe për të drejtat e njeriut kosovar në Kosovën e atëhershme.
Ishte Lëvizja Studentore e atëhershme që organizoi protestat, të cilat u organizuan për të kundërshtuar pushtimin e Kosovës nga Serbia dhe kthimin e studentëve në objektet universitare, nga ku studentët ishin dëbuar nga regjimi i kasapit Slobodan Millosheviq në fillim të viteve të 90-ta.
Lëvizja Studentore e 1997 e drejtuar nga Bujar Dugolli, Milot Cakaj, Muhamet Mavraj, Driton Lajçi, Hajrullah Koliqi, Fetah Jagxhiu, Ahmet Gecaj dhe Albin Kurti, e përkrahur dhe nga rektori i Universitetit të Prishtinës, Ejup Statovci, si dhe nga disa profesorë, i pati dhënë fund politikës paqësore të popullit shqiptar ndaj regjimit serb.
Përpos masave të dhunshme që regjimi kishte vendosur vite më parë në universitet, dëboi studentë e profesorë nga universiteti dhe imponoi plan-programin serb për mësim.
Këto protesta konsiderohen si një ndër aktet më të rëndësishme të asaj kohe, mirëpo të shpërndarë protestën paqësore, policia serbe përdori dhunë ndaj studentëve dhe profesorëve. /S.K/KP/KultPlus/