Lajmet

Hamza mesazh për të prekurit nga kanceri i gjirit: Mos u dorëzoni asnjëherë

Published

on

Kandidati për kryeministër, Bedri Hamza ka thënë se e përjeton sëmundjen e kancerit të gjirit bashkë me të prekurit, pasi ai shkruan se ‘si familje jemi përballur me këtë sëmundje. I përjetoj pritjet në korridoret e spitaleve, pritjet e daljes së rezultateve, por, e përjetoj edhe kurajon për të mos u dorëzuar edhe kur gjithçka duket e vështirë dhe e pamundur’.

Hamza thotë se me këtë sëmundje është përballur e motra e tij, dhe dha një mesazh kuraje për të prekurit.

Fatmirësisht, as motra ime kurrë nuk është dorëzuar dhe tashmë e ka fituar betejën me kancerin e gjirit. “Mos u dorëzoni asnjëherë!”, ishte porosia ime në konferencën e sotme “Të mbijetuarat e kancerit më të Fuqizuara dhe të Zëshme”. Të gjithë të prekurit do ta ndjejnë më shumë përkrahjen e shtetit, me kujdes të shtuar shëndetësor, sigurime shëndetësore dhe këshillime profesionale psikologjike”, shkroi  Hamza në Facebook.

Lajmet

Rama: Miq si Erdoganin dhe Turqinë, Republika e Kosovës s’gjen dot

Published

on

By

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka thënë se Kosova s’gjen askund një mik më të mirë se presidentin e Turqisë, Recep Tayyip Erdogan.

Erdogan gjendet në vizitë në Tiranë ku janë nënshkruar disa marrëveshje. Pas Shqipërisë ai do të niset në Beograd.

Pas kësaj vizite, presidenti do të niset në Beograd. E sjell këtë në vëmendje për një fakt historik. Kur Erdogani ka qenë kryeministër, Turqia e ka njohur e para Kosovën. Ka qenë një njohje në kohë reale, në sinkron me Parlamentin e Kosovës. Një mik të padiskutueshëm në të gjitha ditët si Turqia dhe presidenti Erdogan, Republika e Kosovës s’gjen dot asgjëkund. Ndajmë shqetësimin që situata mes dyja shteteve duhet të përmirësohet. Dialogu duhet të përparojë”, ka thënë Rama

Continue Reading

Lajmet

Kasanof në Kosovë, takon Osmanin

Published

on

By

Presidentja Vjosa Osmani, ka pritur në takim zëvendësndihmës Sekretarin e shtetit amerikan, Alexander Kasanof.

Kasanof do të ketë takime edhe me liderët e opozitës, shoqërinë civile dhe komunitetin e biznesit.

Kjo është vizita e tij e parë në Kosovë.

Continue Reading

Lajmet

AKP përfshin 55 asete në shitjen përmes likuidimit

Published

on

By

Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP) ka shpallur shitjen e aseteve përmes likuidimit numër 69, ku janë përfshirë 55 asete/njësi atraktive të ndërmarrjeve shoqërore, të cilat paraqesin një mundësi të shkëlqyer për zgjerim të biznesit apo iniciativa të reja biznesore.

Në rajonin e Mitrovicës ofrohen tri asete, një kombinim të tokave bujqësore dhe një lokali me tokë, së bashku me një depo, duke përfaqësuar një mundësi të mirë për ata që synojnë të investojnë në pronat rurale dhe tregtare.

Në rajonin e Pejës ofrohen 25 asete, që paraqet edhe ofertën më të madhe të aseteve. 24 asete janë toka të kategorive të ndryshme, një portofolio e larmishme për investitorët që kërkojnë të zgjerohen në sektorin bujqësor apo atë të ndërtesave komerciale, ndërsa një aset për shitje është objekt.

Në rajonin e Prishtinës ofrohen 20 asete, përfshirë 10 toka bujqësore, 4 lokale, një zyrë dhe asete të luajtshme të ndërmarrjes shoqërore Ingeniering.

Në rajonin e Prizrenit ofrohen 7 asete. Në Prizren ofrohet një kombinim të tokave bujqësore, lokaleve dhe një aset i luajtshëm, duke përfaqësuar një zgjedhje të mirë për investitorët që kërkojnë mundësi në rajonet turistike.

Në këtë valë ofrohen për shitje edhe 4 lokale në Podgoricë, Mali i Zi. Lokalet afariste me sipërfaqe që variojnë nga 75 metra katrorë deri në 232 metra katrorë, janë të pozicionuara në lokacione atraktive në Podgoricë.

Blerësit mund të konkurrojnë për njërin nga këto asete apo mund të konkurrojnë për më shumë asete.

Ofertat e mbyllura për njësitë/asetet që janë në shitje përmes shitjes së aseteve me likuidim numër 69 duhet të dorëzohen në sallën e konferencave – hoteli “Grand” Prishtinë më datën 30.10.2024, nga ora 10:00-12:00. Hapja e ofertave do të bëhet të njëjtën ditë, duke filluar nga ora 12:30.

Palët e interesuara mund të kontaktojnë AKP-në, rruga “Dritan Hoxha numër 55”, Prishtinë apo në numrin e telefonit 383 (0) 38 500 400.

Continue Reading

Bota

100 rakunë të uritur vërsulen drejt shtëpisë së një gruaje, detyrohet të telefonojë Policinë

Published

on

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në qarkun Kitsap të Uashingtonit, ku një grua është detyruar të telefonojë policinë pasi ishte rrethuar nga 50 deri në 100 rakunë, të cilët po vepronin në mënyrë agresive. Gruaja, e cila kishte filluar të ushqente rakunët dekada më parë, raportoi se situata kishte dalë jashtë kontrollit rreth gjashtë javë më parë, kur numri i rakunëve kishte shpërthyer.

Sipas zëdhënësit të zyrës së sherifit, Kevin McCarty, rakunët kishin filluar të gërvishtnin shtëpinë e saj dhe të rrethonin makinën e saj kur ajo përpiqej të dilte jashtë. Ajo u përball me situata të frikshme, duke u ndier e kërcënuar nga kafshët që po kërkonin ushqim.

Ashtu si zyra e sherifit, ashtu edhe Departamenti i Peshkut dhe Jetës së Egër të Uashingtonit e caktuan se nuk kishte shkelje ligji në këtë rast, por e theksuan se problemi ishte krijuar nga vetë gruaja. Videoja e publikuar nga zyra e sherifit tregoi rakunët që lëviznin rreth pemëve, duke krijuar një pamje kaotike.

Bridget Mire, një zëdhënëse e Departamentit të Peshkut dhe Kafshëve të Egra, njoftoi se është e paligjshme të ushqehen mishngrënës të mëdhenj, por aktualisht nuk ka ligje të veçanta që ndalojnë ushqimin e rakunëve. Pavarësisht kësaj, agjencia inkurajon që njerëzit të mos ushqehen kafshët e egra, pasi kjo mund të sjellë sëmundje dhe tërheq grabitqarë si kojotat dhe arinjtë.

Pas ndërhyrjes së specialistëve, gruaja ka ndaluar së ushqyeri rakunët, dhe tani duket se ata po shpërndahen, duke i dhënë fund këtij problemi të bezdisshëm. Agjencia shpreh optimizëm për një rezultat pozitiv në këtë rast./UBTNews/

 

 

Continue Reading

Të kërkuara