Lajmet

Hamasi thotë se do të vazhdojë bisedimet derisa të arrihet marrëveshja e armëpushimit

Kjo kontestohet nga SHBA, ku thanë se një marrëveshje ishte në tryezë dhe përgjegjësia ishte e Hamasit.

Publikuar

Grupi tha se do të flisnin përmes ndërmjetësve derisa të arrihet një marrëveshje armëpushimi me Izraelin.

“Ne po tregojmë fleksibilitetin e nevojshëm për të arritur një ndërprerje gjithëpërfshirëse të agresionit kundër popullit tonë, por okupimi ende po i shmang të drejtat e kësaj marrëveshjeje”, shtoi Hamasi.

Kjo kontestohet nga SHBA, ku thanë se një marrëveshje ishte në tryezë dhe përgjegjësia ishte e Hamasit.

Negociatorët nga Hamasi, Katari dhe Egjipti – por jo Izraeli – ishin në Kajro duke u përpjekur të siguronin një armëpushim 40-ditor përpara Ramazanit, i cili fillon të dielën. Ministri izraelit i kabinetit të luftës, Benny Gantz, i cili do të takohet sot me Lord Cameron në Mbretërinë e Bashkuar, tha më parë se Izraeli do të nisë një ofensivë në Rafah nëse të gjithë pengjet nuk liroheshin deri në fillim të muajit të shenjtë.

Ekziston gjithashtu frika se tensionet mund të përshkallëzohen në Bregun Perëndimor nëse një marrëveshje nuk sigurohet dhe Izraeli ndjek me vendosjen e kufizimeve për lutjen në xhaminë Al Aksa në Jerusalem, me Hamasin që u bën thirrje palestinezëve të marshojnë në vendin e shenjtë.

Lajmet

Pezullimi i armëve nga SHBA për Izraelin nuk do të ketë ndikim në operacionet e Izraelit në Rafah

Publikuar

nga

Elijah Magnier, një analist ushtarak dhe politik, thotë se masa e presidentit amerikan, Joe Biden për të kufizuar disa armë në Izrael nuk do të ndryshojë strategjinë e kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu në Rafah.

“Kjo nuk do të ndryshojë asnjë nga planet e Netanyahut për të pushtuar Rafahun”, tha Magnier për Al Jazeera.

“Përkundrazi, do t’i japë atij kohë të mjaftueshme për të kaluar më shumë kohë në Rafah dhe për të ecur shumë ngadalë për t’u siguruar që kjo luftë do të zgjasë sa më gjatë të jetë e mundur”, shtoi ai.

Magnier shtoi se pauza e armëve amerikane është e parëndësishme sepse zbatohet vetëm për “bombat inteligjente, jo bombat memece, të cilat Izraeli i ka mjaft dhe i ka përdorur për shtatë muajt e fundit”./UBTNews/

Vazhdo të lexosh

Lajmet

​Kërkohet paraburgim ndaj të dyshuarit për ngacmim të vazhdueshëm seksual

Publikuar

nga

Prokuroria Themelore në Gjakovë ka marrë aktvendim për fillimin e hetimeve dhe ka paraqitur kërkesë, në Gjykatën Themelore në Gjakovë, për caktimin e masës së paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 ditësh ndaj të pandehurit me inicialet A.D.

Sipas kërkesës së Prokurorisë, ekziston dyshimi i bazuar se i pandehuri nga muaji dhjetor i vitit 2023 e deri me datën 08 maj 2024, në Gjakovë, e ka ngacmuar seksualisht në vazhdimësi një të mitur.

“Sipas kërkesës së Prokurorisë, ndër të tjera ceket se ekziston dyshimi i bazuar se i pandehuri me inicialet A.D., nga muaji Dhjetor i vitit 2023 e deri me dt.08.05.2024, në Gjakovë, e ngacmon seksualisht në vazhdimësi personin e dobët të dëmtuarën/e mitur, në formë të sjelljes së padëshiruar verbale dhe jo verbale të natyrës seksuale me qellim të cenimit të dinjitetit, në atë mënyre që pasi që i pandehuri dhe e dëmtuara/e mitur ishin njoftuar përmes rrjeteve sociale, i dërgon mesazhe të natyrës seksuale, me të cilat veprime të dëmtuarës ia cenon dinjitetin dhe tek e njëjta krijon një mjedis i cili objektivisht është frikësues, degradues dhe poshtërues”, thuhet në njoftimin e prokurorisë.

Tutje sipas njoftimit me këto veprime formohet dyshimi i bazuar se i pandehuri ka kryer veprën penale, ngacmim seksual në vazhdimësi.

Vazhdo të lexosh

Kulturë, Lifestyle

Televizioni belg ndërpret transmetimin e Eurovisionit

Publikuar

nga

Televizioni i Belgjikës, VRT ndërpreu transmetimin e kompeticionit të këngës, Eurovision, të enjten mbrëma, për të dhënë një mesazh përmes së cilit dënon luftën e Izraelit në Gaza dhe shtypjen e lirisë së shtypit.

“Ne dënojmë shkeljet e të drejtave të njeriut nga shteti izraelit. Përveç kësaj, Izraeli po shkatërron lirinë e shtypit”, thuhet në mesazhin e transmetuar. “Prandaj, ne po bëjmë një pushim të përkohshëm nga transmetimi ynë. Tani, armëpushim”.

Thirrjet ndaj Eurovisionit për t’ia ndaluar pjesëmarrjen Izraelit, i cili tashmë ka rezervuar biletën për finalen e madhe të konkursit, janë rritur në mes të luftës në Gaza.

Eurovision i rezistoi thirrjeve për të larguar Izraelin, por i kërkoi vendit të modifikojë tekstin e këngës së tij origjinale, “October Rain”, e cila dukej se i referohej sulmit të 7 tetorit të Hamasit./UBTNews/

Vazhdo të lexosh

Kulturë, Lifestyle

Izraeli rezervon vendin në finale të Eurovisionit

Publikuar

nga

Izraeli është kualifikuar në finalen e madhe të Eurovisionit të kësaj fundjave, duke sfiduar mijëra protestues që marshonin në vendin nikoqir të Eurovisionit, Suedi, për luftën në Gaza.

Këngëtarja Eden Golan performoi këngën e saj “Hurricane” në gjysmëfinalen e dytë të së enjtes para 9 mijë shikuesve në Malmo Arena dhe rezervoi vendin e saj në finale falë votave të shikuesve./UBTNews/

Vazhdo të lexosh

Të kërkuara