Kulturë

Halle Berry: Do doja të isha regjisore e ‘Cat Woman’

Berry së fundmi ka folur së fundmi për rolin e saj si Patience Philpis.

Published

on

Aktorja e njohur Halle Berry së fundmi ka folur së fundmi për rolin e saj si Patience Philpis në filmin ‘CatWoman’.

Në një intervistë për ‘Jake’s Takes,Halle tregoi se pas debutimit të saj regjisorial me filmin “Bruised’ dëshiron që të rikthej përsëri “Catwoman” por tashmë jo më si aktore por si regjisore. ‘Do të më pëlqente të drejtoja “Catwoman”. Nëse mund ta kuptoja atë tani, duke ditur edhe që e kam pasur këtë përvojë dhe ta riimagjinoj atë botë ashtu siç e riimagjinova këtë histori. “Bruised” u shkrua për një vajzë 25-vjeçare të bardhë, irlandeze-katolike dhe arrita ta riimagjinoje atë. Do të doja të kthehesha dhe të riimagjinoja “Catwoman”-in dhe ta ripërsërisja atë pse jo”, u shpreh aktorja.’CatWoman’ flet për historinë e një stilisteje  Patience Phillips, e cila zbulon se kompania kozmetike për të cilën ajo punon ka një produkt të rrezikshëm që mund të shkaktonte probleme të shumta shëndetësore. Pasi zbulohet dhe vritet nga komplotistët, ajo ringjallet nga macet egjiptiane që i japin asaj aftësi mbinjerëzore si një mace, duke e lejuar atë të bëhet ‘gruaja mace’që të luftonte krimin.

Continue Reading

Lajmet

Arsi Bako fiton “Festivalin e Pranverës” me këngën “Humb”

Published

on

Arsi Bako është shpallur fituese e këtij edicioni të “Festivalit të Pranverës”, duke triumfuar me këngën “Humb” pas një gare të fortë mes finalistëve.

Sipas sistemit të votimit, 60% e pikëve janë dhënë nga juria profesionale dhe 40% nga votimi digjital. Arsi Bako grumbulloi gjithsej 260 pikë, duke siguruar vendin e parë dhe kualifikimin automatik në Festivalin e Këngës në RTSH në fund të vitit.

Në vendin e dytë u rendit Herva Novaku me këngën “Zemër në dy hap” me 242 pikë, ndërsa vendin e tretë e zuri Jet me këngën “Në derë do t’i qaj” me 174 pikë.

Edicioni i rikthyer i festivalit u mbajt në Teatrin e Operas dhe Baletit, duke sjellë një mbrëmje të mbushur me emocione, konkurrencë dhe nostalgji për muzikën shqiptare.

Në skenë performuan edhe emra të njohur të muzikës shqiptare si Aleksandër Gjoka, Frederik Ndoci, Irma Libohova, Rovena Dilo, Eneda Tarifa, Jonida Maliqi, Dashnor Diko, Adhurim Demiri dhe Renis Gjoka, të cilët interpretuan disa nga hitet e tyre.

Mbrëmja u drejtua nga moderatorët Bleona Qereti dhe Nik Xhelilaj, ndërsa organizatorët kanë paralajmëruar se festivali pritet të rikthehet sërish edhe vitin e ardhshëm.

Continue Reading

Kulturë

59 vjet nga vdekja e shkrimtares Dorothy Parker

Published

on

Dje u shënuan 59 vjet nga vdekja e shkrimtares, poetes dhe kritikës letrare amerikane Dorothy Parker, një prej figurave më të njohura të letërsisë së shekullit XX në Shtetet e Bashkuara.

Ajo ndërroi jetë më 7 qershor 1967 dhe mbetet e njohur për stilin e saj të mprehtë, ironinë dhe humorin karakteristik, që e bëri të dallueshme në botën letrare amerikane.

Parker u bë e famshme për tekstet e publikuara në revista prestigjioze si “The New Yorker”, si dhe si një nga themelueset e grupit letrar “Algonquin Round Table” në Nju Jork.

Gjatë karrierës së saj, ajo ishte e përfshirë edhe në Hollywood si skenariste, ku u nominua dy herë për çmimin Oscar. Më vonë, për shkak të qëndrimeve të saj politike, u përball me kufizime profesionale gjatë periudhës së “listës së zezë” në industrinë e filmit.

Pavarësisht sfidave, Dorothy Parker mbetet një nga figurat më të rëndësishme të letërsisë amerikane, e njohur për stilin unik dhe thëniet e saj të mprehta që vazhdojnë të citohen edhe sot.

Continue Reading

Lajmet

Filharmonia e Kosovës sjell përvojë muzikore për fëmijë në Prishtinë me “Pjetri dhe Ujku”

Published

on

Filharmonia e Kosovës ka organizuar një aktivitet të veçantë për fëmijët në Atelienë e Pallatit të Rinisë dhe Sportit në Prishtinë, në kuadër të programit “Arti në shkolla”.

Kuinteti Frymor i Filharmonisë solli veprën e njohur “Pjetri dhe Ujku” nga Sergei Prokofiev, duke i afruar nxënësit e shkollave fillore me botën e instrumenteve muzikore. Në këtë interpretim, çdo instrument u shndërrua në një personazh të veçantë, duke e bërë rrëfimin më të gjallë, të kuptueshëm dhe atraktiv për publikun e ri.

Në këtë performancë morën pjesë Zanë Abazi (flaut), Xhovana Marku (obo), Shkumbin Bajraktari (klarinetë), Meriton Ferizi (fagot), Ilir Kodhima (korno), si dhe Anda Gjini në rolin e tregimtares. Ata krijuan një atmosferë interaktive, ku fëmijët reaguan me kuriozitet, buzëqeshje dhe pjesëmarrje të vazhdueshme.

Filharmonia njofton se nesër do të mbahet koncerti i radhës me titull “DIALOG – Njohje me instrumentin e trombonit”, me trombonistin Betim Krasniqi dhe pianistin Misbah Kaçamaku.

Continue Reading

Lajmet

Fazıl Say dhe Filharmonia e Kosovës sjellin mbrëmje të madhe muzikore më 10 qershor në Prishtinë

Published

on

Filharmonia e Kosovës ka njoftuar koncertin e radhës në bashkëpunim me Chopin Piano Fest, duke sjellë para publikut pianistin dhe kompozitorin e njohur turk, Fazıl Say.

Koncerti do të mbahet më 10 qershor 2026, nga ora 19:30, në Klan Arena, nën dirigjimin e Aurélien Azan Zielinski.

Mbrëmja do të hapet me interpretimin e veprës “Mother Earth”, të kompozuar nga vetë Fazıl Say. Në pjesën e dytë të programit, Filharmonia e Kosovës do të interpretojë Simfoninë Nr. 5 të kompozitorit rus Dmitri Shostakovich, një prej veprave më të njohura të repertorit simfonik botëror.

Ky koncert pritet të jetë ndër ngjarjet më të rëndësishme muzikore të sezonit, duke bashkuar në një skenë artistë të njohur ndërkombëtarisht dhe Orkestrën e Filharmonisë së Kosovës në një program që ndërthur muzikën bashkëkohore me kryeveprat e muzikës klasike.

Continue Reading

Të kërkuara