Lajmet
Hakohen radiot e Krimesë, lëshohet himni kombëtar i Ukrainës
Bëhet fjalë për radiot, Sputnik dhe Vera.
Published
2 years agoon
By
UBT newsDëgjuesit e dy stacioneve radiofonike në Krime do të jenë ngatërruar këtë mëngjes pasi u hakuan, dhe atyre iu transmetua himni kombëtar i Ukrainës dhe një fjalim nga kreu i inteligjencës ushtarake të vendit.
Radio stacionet ruse Sputnik dhe Vera u hakuan në një numër rajonesh të Krimesë herët sot, tha agjencia e lajmeve RIA.
Programi i planifikuar u ndërpre nga regjistrimi i një mesazhi nga Kirill Budanov, shefi i inteligjencës ushtarake të Ukrainës, i cili dyshohet se përmbante “kërcënime”./UBTNews/
Aktualitet
Frika nga gripi i shpendëve, Shqipëria ndalon importet nga shumë shtete evropiane
Published
9 mins agoon
November 21, 2024Prekja e një sërë shtetesh evropiane nga sëmundja e gripit të shpendëve (H5N1) ka nxitur Shqipërinë të marrë masa për të mos hasur një tjetër epidemi në vend. Ministria e bujqësisë ka ndërmarrë masat e menjëhershme nëpërmjet urdhrave të posaçëm duke ndaluar importin e shpendëve nga shumë shtete evropiane si Bullgaria, Italia, Polonia, Hungaria, Sllovakia, Çekia, Suedia, etj.
Masat përfshijnë ndalimin e importit, e tranzitimit nëpërmjet territorit të Republikës së Shqipërisë, të: shpendëve të gjallë shtëpiakë; zogjve 24- orësh; shpendëve dekorativë; materialit biologjik të shpendëve; vezëve të shpendëve; mishit të shpendëve të pa trajtuar termikisht; nënprodukteve të shpendëve të pa trajtuar termikisht.
“Duhet të rritet shkalla e vigjilencës të zbulohen rastet, të merren masat të vendosen masa kufizuese në tregtimin e tyre por të gjurmohet edhe shëndeti i njeriut i cili ka një shkallë të ulët të kalimit tek njeriu. Ministria e Bujqësisë merr një sërë masash duke marrë parasysh sesi duhet të izolohet. Por është sëmundje e parandalueshme. Risku i shpërthimeve ekziston por ndalohet nëpërmjet masave të biosigurisë”, tha për A2 CNN, profesori i UBT-së, Xhelil Koleci.
Shqipëria u prek nga kjo sëmundje e influencës aviare me patogjenitet të lartë të shpendëve 2 vite më parë ku mbi 500 mijë krerë u asgjësuan në shumë qytete të Shqipërisë, shkruan A2 CNN.
“Dallohet nëse preken shpendët shohin prodhim të ulët apo fillojnë ngordhin më shumë se zakonisht. Por duhet njoftuar mjeku veterinar që të izolohet vatra që të bëhet eliminimi i krerëve. Për të mbrojtur më shumë edhe komplekset sepse transmetohet nga shpendët e egra”, shtoi Koleci.
Por si mund të dallohet një person i prekur nga gripi i shpendëve?
“Dallohen rastet nëse preken por risku i vogël. Shkakton pasoja të rënda në trupin e njeriut pasi hynë nga mushkëria por nëse preket ka medikamente të posaçme.”
Janë rreth 4.8 milionë krerë pula në Shqipëri ndërsa Ministria e Bujqësisë ka ndërmarrë masa në 2 mijë e 304 ferma, në të cilat mbarështohen 96,900 shpendë të kategorive dhe llojeve të ndryshme.
Aktualitet
Aplikimi i Kosovës për anëtarësim në BE në sirtarë të unionit
Published
18 mins agoon
November 21, 2024Po bëhen pothuajse dy vjet që kur Kosova aplikoi për anëtarësim në BE dhe ende nuk ka shqyrtim të këtij aplikimi nga ana e presidencës së BE-së. bNjë zyrtar i BE-së tha se Presidenca e Këshillit Evropian është përgjegjëse për trajtimin e mëtejshëm të aplikimit.
“Mund të konfirmoj se një letër nga Kryeministri Kurti është dorëzuar më 15 Dhjetor 2022 në Presidencën e Këshillit, në të cilën Kosova aplikon për t’u bërë anëtare e BE-së. Presidenca e Këshillit është përgjegjëse për trajtimin e mëtejshëm. Është në dorën e Këshillit të vendosë për hapat e ardhshëm”, tha një zyrtar i BE-së për RTV21.
Qeveria e Kosovës pret hapa konkret për shqyrtimin e aplikimit të Kosovës për anëtarësim në BE me emërimet e reja në institucionet e BE-së dhe me presidencën e ardhshme të Polonisë nga janari. Këshilltari i zëvendëskryeministrit Bislmi, Klisman Kadiu tha se Kosova e meriton marrjen e statusit të vendit kandidat dhe se për një gjë të tillë është e përgatitur.
“Ne qëndrojmë në pritje të pranimit të pyetësorit dhe vlerësimit në bazë të meritokracisë për avancimin në proces. Kosova e meriton marrjen e statusit të vendit kandidat, e këtë do ta dëshmojmë me të pranuar pyetësorin e plotësuar atë sipas kritereve dhe afateve të përcaktuara nga Bashkimi Evropian. Mbetemi të përkushtuar maksimalisht në argumentimin e rëndësisë së këtij hapi dhe nivelit të përgatitjes së Kosovës, andaj edhe presim hapa konkretë me ardhjen e konstelacionit të ri në përbërjen e institucioneve në Bashkimin Evropian, dhe presidencën e ardhshme të Polonisë nga janari”, tha Kadiu.
Në opozitë ka skepticizëm për shqyrtim të aplikimi të Kosovës për anëtarësim në BE në një periudhë të afërt. Deputetja e PDK-së Blerta Deliu thotë se në rrethanat aktuale që gjendet vendi ynë nuk mund të pritet lëvizje pozitive në këtë drejtim.
“Do duhej të pritej shqyrtimi i aplikimi me forimimin e institucioneve të reja në BE megjithatë kam skepticizëm për shkak pozicionit që aktualisht është Kosova. Pozicioni i Kosovës në raport të sanksioneve dhe izolimit e ka zhvendosur vëmendjen e BE-së që ta trajtojnë me seriozitet edhe çështjen e aplikimit të Kosovës më BE. Kam dilemat e mia në faqen në të cilën është e shoh aplikimin si të pamjaftueshëm sepse s’mjafton vetëm aplikimi përderisa Kosova ka sfida në partneritetin e saj më BE-së..”, tha Deliu.
Anëtarja e LDK-së, Shqipe Pantina thotë se pa zbatim të marrëveshjes bazike me Serbinë nuk do të ketë shqyrtim të aplikimit të Kosovës për anëtarësim në BE.
“Për t’u anëtarësuar në BE janë një varg hapash që Qeveria duhet t’i bëjë në bashkëpunim me institucionet e BE-së por ne kemi një problem me të madh në BE sepse jemi ende nën masa për shkak të moszbatimit të marrëveshjeve që Kurti i ka pranuar. Ne kemi edhe një kriter shtesë që është zbatimi i marrëveshjes së Ohrit”, tha Pantina.
Aplikimi i Kosovës për anëtarësim në BE, u bë gjatë kohës se presidencës së Çekisë në dhjetor të viti 2022. Që nga ajo kohë me BE-në kryesuan edhe Suedia, Spanja e Belgjika por asnjëra nga to nuk e shqyrtuan aplikimin. Kryesimin tani e ka Hungaria. Pas Hungarisë, nga 1 janari i viti të ardhshëm kryesimin e BE-së do ta merr Polonia.
Lajmet
Gërvalla takohet me Hovenier, ritheksohet përkushtimi i Kosovës në agjendën euroatlantike
Published
25 mins agoon
November 21, 2024By
UBTNewsMinistrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, priti në takim ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeffrey Hovenier.
Takimi i rregullt mes tyre pati në fokus partneritetin e ngushtë mes dy shteteve, realizimin e projekteve të përbashkëta në demokratizim dhe zhvillim të qëndrueshëm.
Ministrja Gërvalla ritheksoi përkushtimin e vendit në avancimin e agjendës euroatlantike dhe forcimin e subjektivitetit ndërkombëtar.
Ajo shprehu mirënjohje të thellë për mbështetjen e vazhdueshme dhe të gjithanshme të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, si një partner i fuqishëm dhe kontribuues kryesor në ruajtjen e paqes dhe sigurisë në rajon dhe Evropë.
Aktualitet
Studentët e UBT-së mësojnë për redaksinë dhe procesin e prodhimit të lajmit në Telegraf
Published
30 mins agoon
November 21, 2024By
UBT NEWSKuadri i studimeve në drejtimin Media dhe Komunikim është shumë i gjerë dhe përfshin një mori temash që lidhin aspekte teorike, praktike dhe teknologjike të komunikimit. Ky program studimi përfshin lëndë të ndryshme, të cilat janë të rëndësishme për zhvillimin e aftësive dhe njohurive në këtë fushë, dhe krahas leksioneve, studentët kanë mundësi të realizojnë dhe vizita studimore.
Në vazhdën e takimeve, studentët e vitit të parë të departamentit të gazetarisë, të monitoruar nga zyrtarja e UBT-së, Albina Zeneli, kanë realizuar një vizitë në portalin Telegrafi, ku janë mirëpritur nga kryeredaktori, Muhamet Hajrullahu.
Hajrullahu ka shpjeguar më në detaje ecurinë e punës së një redaksie. Studentët patën rastin të parashtrojnë pyetje, ku janë informuar rreth punës që zhvillohet nga desku informativ, por edhe nga dhoma teknike, ku bëhet montazha dhe dizajni final.
“Puna në ekip ka rëndësi të madhe dhe përfshin bashkëpunimin midis individëve që kanë aftësi dhe role të ndryshme, por që punojnë së bashku për të realizuar qëllime të përbashkëta. Puna në ekip është thelbësore për arritjen e suksesit në shumë fusha, përfshirë lajmin në web me burime, dizajnin, fotografitë dhe montazhën cilësore,” tha mes tjerash Hajrullahu.
Ai ka theksuar që, pavarësisht ndryshimeve teknologjike, lajmi në këtë medium online ka vlerë të madhe dhe pohon faktin që më mirë të jetë pak i vonuar, por kur të transmetohet tek masa, të ketë efekt në lexueshmëri.
Kjo përvojë e drejtpërdrejtë në një ambient profesional i ndihmoi studentët të kuptonin më mirë sfidat dhe mundësitë që ofron industria e medias digjitale, dhe si mund të aplikojnë në praktikë njohuritë që po përftojnë në kurset e gazetarisë. Vizita ishte një hap i rëndësishëm për ata, duke i ndihmuar të zhvillojnë një pasqyrë më të qartë për atë çfarë do t’i presë në tregun e punës pas përfundimit të studimeve.
Përndryshe, UBT ka partneritet me Telegrafin dhe në kuadër të studimeve, studentet kanë mundësi ta mbarojnë punën praktike në këtë portal e pastaj edhe duke punuar me kontratë sepse kjo është jo vetëm një mënyrë për të siguruar një jetesë, por gjithashtu një mundësi për të zhvilluar aftësi, për të kontribuar në shoqëri dhe për të arritur qëllime personale dhe profesionale./UBT News/
Koreja e Veriut dhe Rusia pajtohen për thellimin e bashkëpunimit ekonomik
Frika nga gripi i shpendëve, Shqipëria ndalon importet nga shumë shtete evropiane
Messin s’do ta shohim në fushë deri në shkurt të vitit tjetër!
Aplikimi i Kosovës për anëtarësim në BE në sirtarë të unionit
Gërvalla takohet me Hovenier, ritheksohet përkushtimi i Kosovës në agjendën euroatlantike
Studentët e UBT-së mësojnë për redaksinë dhe procesin e prodhimit të lajmit në Telegraf
PDK refuzon seancën e thirrur nga presidentja
Vdes John Prescott i Britanisë së Madhe, zëvendëskryeministri i ashpër i Tony Blair
Vullkani në Islandë shpërthen për herë të shtatë brenda një viti
Të kërkuara
-
Bota3 weeks ago
Trump premton paqe në Liban nëse rikthehet në Shtëpinë e Bardhë
-
Bota3 weeks ago
Koreja e Veriut rrit frikën në botë, lëshon raketën e re balistike ndërkontinentale
-
Lajmet2 months ago
Kurti: Përdhunimi është mjeti që përdori Serbia në Kosovë në mënyrë që të lë pasoja të përhershme në familje
-
Kulturë2 months ago
Marigona Ferati, profesoresha e UBT-së, zëri i artit në jurinë ndërkombëtare në festivalin e teatrove në Oman