Lajmet

Hajdari thotë se eksporti u rrit gati për 63%, agjenda evropiane u përmbush 75%

Ajo në konferencën e fundit për këtë vit shtoi se edhe investimet janë rritur për 52.9% krahasuar me vitin 2020.

Published

on

Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari tha se vlera e eksportit për vitin 2021 është rritur për 62.7% dhe se ShBA-ja dhe Shqipëria janë vendete e para ku eksporton Kosova. Ajo në konferencën e fundit për këtë vit shtoi se edhe investimet janë rritur për 52.9% krahasuar me vitin 2020.

“Të dhënat nga Banka Qendrore e Kosovës është se viti 2021 është për 52.9% më shumë investime se viti 2020 apo 79.7% më i lartë se viti 2019. Në bazë të raporti të BQK-së vlera e eksportit janar-gusht 2020 ka qenë 290.1 milionë euro ndërsa vlera e eksportit janar-gusht 471.9 milionë euro, d.m.th. kemi rritje për 62.7% të eksportit në vitin 2021. ShBA-ja dhe Shqipëria janë vendet e para ku Kosova eksporton dhe Shqipëria është vendi i 5 që importon në Kosovë”, deklaroi ajo.

Sipas saj, plani i Ministrisë ka përfshirë gjashtë prioritetet, ku shumica prej tyre janë realizuar gati tërësisht.

75% e masave për agjendën evropiane, janë përmbushur nga kjo ministri thotë ministrja, përderisa shtoi se kanë miratuar edhe një varg projektligjesh e shumë të tjera janë në procedurë sa i përket përafrimit më ligjet e BE-së.

“Plani i Ministrisë ka përfshirë gjashtë prioritetet. Janë përmbushur rekomandimet e MSA-së. Kemi arritur 75% e masave për agjendën evropiane. Kemi miratuar disa ligji që lidhen me zotimet e BE-së, për cilësinë e naftës, për tregti me jashtë, për mbrojtjen e konkurrencës etj. Kemi në procedurë edhe një numër të madh projektligjesh në shqyrtim”, deklaroi Hajdari.

Hajdari ka sqaruar se falë punës kanë arritur që të ketë 54% më shumë inspektime. Ajo ka folur edhe për kërkesën që kanë bërë në CEFTA që Kosova mos të përfaqësohet më si UNMIK, por që tha se nuk është miratuar si e tillë.

“Përmirësimi i të bërit biznes janë miratuar lidhe e udhëzime në këtë drejtim. Kemi 54% më shumë inspektimi. Programi i tregut të përbashkët me financim nga BE-ja, ku mund të aplikohet dhe do të mbështet me 4.2 miliardë euro deri në vitin 2027. Zhvillimi i politikave tregtare dhe industriale: Kemi organizuar numër të madh seminaresh dhe kemi marrë pjesë në shumë forume. Kemi miratuar edhe programin për eliminimin e barrierave tregtare. Është dërguar në CEFTA kërkesa për heqjen e përfaqësimit me UNMIK, por që nuk është miratuar në mungesë të konsensusit”, tha Hajdari.

Turizmi tha ajo mbretet prioritete, duke bërë të ditur se 142 kompani me potencial eksporti do të përkrahen me 9.8 milionë euro kredi të butë.

Vendi

Kuvendi shqyrton Bordin e Paqes, opozita kundërshton Projektligjin për Byronë

Published

on

By

Kuvendi i Kosovës sot pritet të shqyrtoje edhe Projektligjin për anëtarësimin e Kosovës në Bordin e Paqes. Kjo pasi propozimi i partisë në pushtet për futjen në rend dite u përkrah edhe nga opozita.

Ndërkohë që opozita nuk është pajtuar që në rend dite të futen disa projektligjeve të tjera, përfshirë atë për Byronë shtetërore për verifikimin dhe konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme, duke thënë se nuk kanë kaluar në Komisione në lexim të dytë.

“Ne jemi që marrëveshja e Bordit të paqes të futet si pikë e rendit të ditës. Ndërsa për të tjerat jemi kundër. Nuk mund ta trajtojmë byronë këtu pa kaluar në lexim të dytë në Komisionin për Legjislacion”, ka theksuar deputeti i PDK-së Përparim Gruda.

Njëjt është deklaruar edhe deputetja e LDK-së Jehona Lushaku.

“Në përkrahim pikën për Bordin e Paqes ndërkohë që nuk përkrahim futjen e projektligjeve të tjera sidomos, atyre që nuk kanë kaluar në lexim të dytë në komisione”, ka theksuar ajo.

Partia në pushtet e ka arsyetuar urgjencën më situatën në të cilën gjendet Kuvendi, i cili do të shpërndahet automatikisht, nëse presidenti nuk zgjidhet deri më 28 prill.

“Sa i përket Projektligjit për Byronë ne jemi njoftuar që dëgjimi publik është finalizuar, ndërkohë urgjenca për këtë është pasur parasysh rrethanat që ndodhemi si Kuvend. Ndërkaq dy projektligjet për energjinë, tashmë si Kuvend kemi pranuar edhe një shkresë nga Sekretariati i Komitetit të Energjisë, janë pjesë e planit të rritjes”, ka thënë shefja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Arbërie Nagavci.

 

Continue Reading

Lajmet

Profesorët e UBT-së publikojnë studim ndërkombëtar për cilësinë e ujërave nëntokësore në Kosovë

Published

on

By

Profesorët e UBT-së, Hazir S. Çadraku, Pajtim Bytyqi dhe Osman Fetoshi, në bashkëpunim me studiues nga universitete vendore dhe ndërkombëtare, kanë publikuar një artikull shkencor në revistën ndërkombëtare Limnological Review scientific journal.

Studimi, i titulluar “Assessment of Groundwater Quality in Some Regions of Kosovo Based on Physico-Chemical and Microbiological Parameters”, analizon cilësinë e ujërave nëntokësore në disa rajone të Kosovës përmes parametrave fiziko-kimikë dhe mikrobiologjikë.

Rezultatet tregojnë se, megjithëse shumica e parametrave fiziko-kimikë janë brenda kufijve të lejuar, në shumë zona është evidentuar ndotje mikrobiologjike, përfshirë praninë e bakterit Escherichia coli, duke e bërë ujin të papërshtatshëm për konsum pa trajtim.

Studimi thekson ndikimin e faktorëve si aktivitetet bujqësore dhe mungesa e trajtimit të ujërave të zeza, si dhe nënvizon nevojën për masa urgjente në menaxhimin dhe trajtimin e burimeve ujore.

Ky publikim përfaqëson një kontribut të rëndësishëm shkencor dhe dëshmon angazhimin e UBT-së në kërkime me ndikim në nivel vendor dhe ndërkombëtar.

Continue Reading

Vendi

Nderohet kontributi i ish-kongresmenit Engel në shtetndërtimin e Kosovës

Published

on

By

Udhëheqësit e institucioneve kanë shprehur vlerësim të madh për rolin dhe kontributin e ish-kongresmenit amerikan, Eliot Engel, në historinë dhe procesin e shtetndërtimit të Kosovës.

Gjatë seancës së Kuvendit të mbajtur në nder të Engel, i cili ndërroi jetë më 10 prill, ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, u shpreh se ai ka lënë gjurmë të thella në historinë e vendit.

“Në ditët më të vështira të historisë sonë të re, bëshkë edhe me shumë kongresistë e senatorë amerikanë, ngriti zërin fuqishëm kundër shkeljes së të drejtave tona, represionit, dhe persekutimit nga regjimi serbo-jugosllav”, ka theksuar Haxhiu, në seancë që ka nisur më një minutë heshtje në nderim të Engel.

Ajo ka shtuar se gjatë gjithë karrierës së tij, Engel nuk u ndal së kërkuari drejtësi për popullin e Kosovës.

“Në vitet e errëta kur shqiptarët e Kosovës po vuanin nën regjimin e Millosheviqit dhe bota ende hezitonte të vepronte, Eliot Emgel ngriti zërin”, ka theksuar Haxhiu.

Continue Reading

Lajmet

Kuvendi mban sot seancë solemne për Eliot Engel dhe seancë të rregullt plenare

Published

on

By

Kuvendi i Kosovës mban sot dy seanca plenare, duke nisur në orën 10:00 me një seancë solemne në nderim të ish-kongresmenit amerikan Eliot Engel, i cili vdiq më 10 prill.

Pas saj, në orën 11:00, do të vijojë seanca e rregullt me këtë rend dite:

  1. Miratimi i procesverbalit nga seanca e mëparshme.
  2. Deklarimet jashtë rendit të ditës.
  3. Pyetjet parlamentare.
  4. Shqyrtimi i Projektligjit për Ratifikimin e Amendamentit Nr. 2 të Marrëveshjes Financiare Kosovë-BE për Programin IPA 2020.
  5. Shqyrtimi i Projektligjit për Ratifikimin e Amendamentit Nr. 1 të Marrëveshjes Financiare Kosovë-BE për programin IPA 2019 (pjesa e dytë, objektivi 1).
  6. Zgjedhja e anëtarëve të Këshillit Gjyqësor të Kosovës.
  7. Zgjedhja e anëtarëve të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës.
  8. Zgjedhja e anëtarëve në Komisionin e Pavarur të Mediave.
  9. Shqyrtimi i Propozim-rezolutës për avancimin e përkujdesjes institucionale ndaj komunitetit shqiptar në Preshevë, Medvegjë e Bujanoc.
  10. Propozimi i Grupit parlamentar “Multietnik” për zëvendësimin e deputetëve në komisione parlamentare.

Continue Reading

Të kërkuara