Lajmet

Hajdari: Përmes skemës së certifikimit të produkteve përfituan 6 ndërmarrje

Published

on

Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT), Rozeta Hajdari ka mbajtur konferencë për media me rastin e ceremonisë së nënshkrimit të marrëveshjeve për skemën e granteve për certifikimin e produkteve dhe skemën e granteve të Iniciativës për Fuqizim Digjital.

Hajdari potencoi se përmes skemës së certifikimit të produkteve kanë përfituar 6 ndërmarrje, me të cilat sot edhe nënshkruan marrëveshje. Ajo shtoi se në fazën e dytë planifikojnë që të përkrahin edhe 20 ndërmarrje të tjera.

Ministrja Rozeta Hajdari tha se në kuadër të projektit Iniciativa Fuqizim Digjital, kjo ministri përmes agjencisë KIESA dhe bashkëpunimit me agjencinë austriake për zhvillim dhe bashkëpunim kanë përfituar 33 ndërmarrje për shërbime digjitale. Derisa potencoi se së shpejti planifikojnë të përkrahin edhe 70 ndërmarrje të tjera.

Në kuadër të Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, përmes Agjencisë për investime dhe përkrahjen e ndërmarrjeve në Kosovë, më 27 mars 2024 kemi lansuar skemën e granteve për financim të bizneseve, certifikim të produkteve për iniciativën për fuqizimin dixhital. Bizneset përfituese në fushën e certifikimit të produkteve në kuadër të shtatë sektorëve të strategjisë për zhvillim industrial dhe mbështetje të biznesit synojmë të kontribuojmë në rritje e prodhimit dhe përpunimit, përmirësimin e bilancit tregtar nëpërmjet eksporteve më të larta si pjesëmarrje më të madhe të produkteve vendore në tregun e brendshëm. Përmes skemës së certifikimit të produkteve kanë përfituar 6 ndërmarrje me të cilat do të nënshkruajnë marrëveshje sot. Derisa në fazën e dytë që planifikojmë të lansojmë së shpejti të përkrahim edhe të 20 ndërmarrjeve. Ndërkaq, Në kuadër të projektit për Iniciativa Fuqizim Digjital, ku MINT përmes agjencisë KIESA dhe bashkëpunimit me projektin EINGEF të fi8nacuar nga agjencia austriake për zhvillim dhe bashkëpunim kanë përfituar 33 ndërmarrje për shërbime digjitale në vendin tonë. Së shpejti Planifikojmë të përkrahim edhe 70 ndërmarrje të tjera”, tha Hajdari.

Ndër të tjera, Hajdari tha se politika industriale 2030 ka për qëllim transformimin strukturor të industrisë vendore në një industri më të integruar globalisht, që sipas saj është në gjendje të prodhojë produkte me vlerë të lartë të shtuar dhe të ofrojë punësim të denjë për të rinjtë në vendin tonë.

Ndërkaq, zëvendësamabsadorja e Austrisë në Kosovë, Clarissa Castek u shpreh se kjo ceremoni e nënshkrimit simbolizon një avancim në përkushtimin e përbashkët për të nxitur rritjen ekonomike gjithëpërfshirëse dhe transformimin dixhital të sektorit privat të Kosovës.

Ajo tha se për shumë vite, Republika e Austrisë përmes Agjencisë Austriake për Zhvillim ka qëndruar si partnere e sektorit privat të Kosovës, duke u përkushtuar ndaj fuqizimit të bizneseve, nxitjes së inovacionit dhe krijimit të rrugëve për rritje të qëndrueshme.

Kjo ceremoni e nënshkrimit simbolizon një avancim në përkushtimin tonë të përbashkët për të nxitur rritjen ekonomike gjithëpërfshirëse dhe transformimin dixhital të sektorit privat të Kosovës. Ekziston një njohje në rritje se për sipërmarrësit për të ruajtur avantazhin e tyre konkurrues dhe për të nxitur rritjen e qëndrueshme dhe të biznesit, përvetësimi i dixhitalizimit nuk është thjesht një opsion, por një domosdoshmëri. Në të vërtetë, mundësia jepet nga transformimi dixhital në Kosovë… Sidomos kur merret parasysh shpirti sipërmarrës i vendit dhe popullsia e saj dinamike dhe rinore. Për shumë vite, Republika e Austrisë përmes Agjencisë Austriake për Zhvillim ka qëndruar si partnere e sektorit privat të Kosovës. Ne i jemi përkushtuar fuqizimit të bizneseve, nxitjes së inovacionit dhe krijimit të rrugëve për rritje të qëndrueshme. Një shembull i kësaj është projekti i qasjes i cili u zbatua ndërmjet viteve 2019 dhe 2022. Qasja jo vetëm që katalizoi procesin e NVM-ve dhe Kosovës që përqafojnë zgjidhjet digjitale, por gjithashtu hodhi bazat për përfshirje të madhe dhe pjesëmarrje ekonomike në të gjithë vendin”, tha Castek.

Castek u shpreh se janë të bindur seekonomia digjitale e Kosovës do të vazhdojë të rritet, të evoluojë dhe të pasurojë përvojat e individëve dhe shoqërisë kolektive.

Vendi

Profesorët e UBT-së botojnë studimin mjekësor në revistën prestigjoze ndërkombëtare MDPI

Published

on

By

Profesorët e UBT-së, Dr. Lirim Shefki Mustafa dhe Dr. Fitim Bexhet Alidema, kanë publikuar një studim mjekësor në revistën e njohur ndërkombëtare “Pharmacoepidemiology”, që është pjesë e platformës së fuqishme shkencore MDPI.

Ky punim, me titullin “Comparison of Two Triple Therapy Regimens for Helicobacter pylori Eradication in Patients with Dyspepsia: A Retrospective Study from Primary Care”, ka arritur të indeksohet në rrjetet më të rëndësishme të shkencës botërore si Web of Science dhe Scopus, duke u renditur në kategorinë e lartë Q2.

Ky hulumtim i stafit të UBT-së ka një rëndësi të madhe praktike pasi ka marrë në shqyrtim plot 1,800 pacientë të rritur që u trajtuan mes janarit të vitit 2023 dhe fillimit të vitit 2026.

Qëllimi ishte të gjendej një zgjidhje më e mirë kundër bakterit të rrezikshëm Helicobacter pylori, i cili shkakton probleme si gastriti apo ulçera, në një kohë kur trajtimet klasike po dështojnë rregullisht për shkak se bakteri është bërë rezistent ndaj antibiotikëve standardë.

Nga krahasimi që u bë, doli se terapia e re e bazuar në levofloxacin funksionon shumë më mirë, duke e zhdukur bakterin në 82.9% të rasteve, përballë trajtimit të vjetër me clarithromycin që pati sukses vetëm në 71.8% të pacientëve.

Përveç se më efektiv, ky kombinim i ri solli edhe më pak efekte anësore për organizmin. Profesorët zbuluan gjithashtu se stili i jetesës ndikon shumë në shërim, pasi duhani, alkooli, obeziteti dhe diabeti e bëjnë bakterin më të fortë dhe rrisin shanset që trajtimi të dështojë.

Ky botim, i dalë zyrtarisht sot më 13 korrik 2026, tregon edhe një herë nivelin e lartë të kërkimit shkencor në UBT dhe u vjen në ndihmë direkt mjekëve për të dhënë receta më të sakta e pa i keqpërdorur antibiotikët.

Continue Reading

Vendi

KFOR-i me stërvitje speciale pranë Bondsteel-it për menaxhimin e rasteve urgjente

Published

on

By

Ushtarët e Komandës Rajonale në Lindje (RC-E) të misionit të KFOR-it kanë zhvilluar një stërvitje të specializuar për reagim ndaj rrëzimit të aviacionit pranë Kampit Bondsteel.

Ky trajnim kishte për qëllim forcimin e koordinimit mjekësor shumëkombësh dhe rritjen e kapaciteteve për reagim të shpejtë në zonat operative.

Stërvitja bëri bashkë ekuazhet ajrore dhe mjekët fluturues për të ushtruar triazhin e të lënduarve, trajtimin mjekësor dhe procedurat e evakuimit urgjent.

Përmes këtyre aktiviteteve, KFOR-i mban gatishmërinë operacionale dhe aftësitë e nevojshme për të garantuar një mjedis të sigurt për të gjithë njerëzit në Kosovë.

Misioni i udhëhequr nga NATO-ja vazhdon të zbatojë mandatin e tij sipas Rezolutës 1244, në koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe EULEX-in. /E.A/

Continue Reading

Aktualitet

Burim Berisha sjell “RESIDUE”, një reflektim artistik mbi kujtesën dhe transformimin

Published

on

By

Profesori i Fakultetit të Artit dhe Medias Digjitale në UBT, Burim Berisha, do të prezantojë ekspozitën e tij personale “RESIDUE”, e cila do të hapet më 18 korrik në Institutin e Artit Bashkëkohor ARKIV në Pejë.

Ekspozita është pjesë e programit kuratorial të institucionit dhe paraqet një përmbledhje të praktikës artistike të Berishës, të zhvilluar përgjatë më shumë se 25 vjetësh krijimtari në fushën e artit bashkëkohor.

Përmes skulpturës dhe instalacioneve që ndërthurin elemente si tingulli, tymi, dheu dhe materiale të ndryshme, “RESIDUE” eksploron marrëdhënien ndërmjet kujtesës, transformimit dhe gjurmëve që mbeten pas një ngjarjeje, personi apo objekti. Veprat ftojnë publikun në një reflektim mbi praninë dhe mungesën, duke e trajtuar artin si një proces që ruan dhe rikrijon kujtesën përtej momentit të krijimit.

Në këtë ekspozitë, figura nuk paraqitet në mënyrë të drejtpërdrejtë, por ndërtohet përmes materialit, shenjave të pranisë dhe hapësirës, duke krijuar një dialog mes asaj që është e dukshme dhe asaj që mbetet e nënkuptuar.

Ekspozita “RESIDUE” dëshmon për angazhimin e vazhdueshëm artistik të Prof. Burim Berishës dhe kontributin e tij në zhvillimin e artit bashkëkohor, si në Kosovë ashtu edhe në arenën ndërkombëtare.

Continue Reading

Lajmet

Ambasadori i Hungarisë në Kosovë ligjëron në UBT për politikën e zgjerimit të Bashkimit Evropian

Published

on

By

Fakulteti i Shkencave Politike dhe Studimeve të Sigurisë në UBT ka nisur aktivitetet e Akademisë Verore 2026, në kuadër të Global UBT Fest 2026, me një ligjëratë të veçantë nga Ambasadori i Hungarisë në Republikën e Kosovës, László Dux, i cili zhvilloi një dialog me studentët dhe stafin akademik mbi temën “EU Enlargement Policy”.

Aktiviteti inaugurues mblodhi studentë të Shkencave Politike, Studimeve të Sigurisë, Politikave Publike dhe Menaxhimit, të cilët patën mundësinë të diskutojnë mbi një nga temat më aktuale të agjendës evropiane – politikën e zgjerimit të Bashkimit Evropian dhe rëndësinë e saj për vendet aspirante.

Gjatë ligjëratës, Ambasadori Dux trajtoi zhvillimet më të fundit në procesin e zgjerimit të BE-së, sfidat dhe mundësitë që e shoqërojnë këtë proces, si dhe perspektivën e Hungarisë lidhur me të ardhmen evropiane të rajonit. Ai theksoi rëndësinë e bashkëpunimit ndërmjet vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe institucioneve evropiane, duke nënvizuar se zgjerimi mbetet një element kyç për forcimin e stabilitetit, sigurisë dhe zhvillimit në Evropë.

Diskutimi u zhvillua në një atmosferë interaktive, ku studentët adresuan pyetje mbi procesin e integrimit evropian, politikat e zgjerimit, marrëdhëniet ndërkombëtare dhe sfidat gjeopolitike që ndikojnë në të ardhmen e Bashkimit Evropian dhe rajonit.

Përmes organizimit të këtij aktiviteti, UBT vazhdon të sjellë pranë studentëve diplomatë, vendimmarrës dhe ekspertë ndërkombëtarë, duke krijuar mundësi për debat akademik dhe shkëmbim të drejtpërdrejtë të përvojave mbi çështjet më të rëndësishme të politikës globale.

Akademia Verore e Fakultetit të Shkencave Politike dhe Studimeve të Sigurisë do të vazhdojë edhe në ditët në vijim me ligjërata, panele diskutimi dhe aktivitete akademike të fokusuara në diplomaci, siguri, qeverisje dhe politika publike, me pjesëmarrjen e ekspertëve vendorë dhe ndërkombëtarë.

Continue Reading

Të kërkuara