Magazinë

Hailey Bieber rikthen unazën e martesës, mes thashethemeve për krizë me Justin Bieber

Published

on

Hailey Bieber ka tërhequr vëmendjen në New York , teksa u shfaq në dalje me fustan saten të gjelbër dhe unazën e martesës rikthyer vetëm një ditë pasi u fotografua pa të, duke nxitur thashetheme për tensione në martesën me Justin Bieber.

Modelja 28-vjeçare u shfaq elegante dhe e qetë, ndërsa shijonte një mbrëmje, duke kompletuar pamjen me syze dielli dhe një palë taka “kitten”.

Dalja vjen në një kohë kur fansat janë të shqetësuar për marrëdhënien me Justin, pas raportimeve për një përplasje të fortë gjatë Ditës së Babait, ku ajo thuhet ta ketë quajtur bashkëshortin e saj një “fëmijë të mallkuar”, shkruan DailyMail.

Justin zgjodhi të mos bëjë asnjë postim dedikuar bashkëshortes apo djalit nëntëmuajsh, Jack, duke ndarë mesazhe enigmatike dhe emocionale në rrjet, përfshirë ndjesinë e “thyer” dhe përpjekjet për të përballuar zemërimin dhe vetëvlerësimin.

Burime pranë çiftit raportojnë se Hailey ka qenë e irrituar nga veprimet e Justinit dhe se i ka kërkuar atij të kërkojë ndihmë profesionale.

Rikthimi i unazës në dorën e saj sugjeron një përpjekje për stabilitet, ose së paku një qëndrim publik që ndjenjat janë ende të forta – të paktën për kamerat.

Magazinë

Jennifer Aniston rikthen Rachel-in e “Friends”-ave

Published

on

Jennifer Aniston, ikonë e padiskutueshme e stilit të flokëve (dhe e vetmja që me të drejtë mund të quhet mbretëresha e modelit “The Rachel”), sapo prezantoi një version të ri, modern dhe super të lezetshëm të prerjes që e bëri legjendë.

Po flasim për një “curve cut”, një stil i ri me shkallëzime të lehta që harkohen drejt fytyrës, duke krijuar një pamje natyrale, të rafinuar dhe sikur ke dalë nga sezoni 6 i “Friends”. Në një video të saj në Instagram, gjithë vëmendjen e morën flokët e Jenniferit.

Prerja më e re e Jen është përkufizimi i të dukurit yll pa shumë mundim: një kombinim mes një prerjeje “flutur” të zbutur dhe shtresave të lehta të stilit të viteve ’90-të. Me fjalë të tjera, nostalgji e kuruar me detaje. Më e mira e gjithë kësaj?

Ky model funksionon në çdo gjatësi dhe teksturë flokësh, nga gjatësia e shpatullave te flokët e gjatë dhe nuk ka nevojë për stilim të ndërlikuar. Nëse po kërkon një prerje të re dhe pa shumë nevojë për mirëmbajtje për verën 2025, Jennifer sapo ta dha idenë perfekte.

Continue Reading

Magazinë

Liam Neeson shet apartamentin luksoz në New York për mbi 10 milionë dollarë

Published

on

Nuk është vetëm suksesi në kinema që po i sjell fitime Liam Neeson këto ditë.

Aktori hollivudian, i cili sapo ka dalë në ekran me“The Naked Gun”, ka shitur së fundmi apartamentin e tij në New York City për plot 10.3 milionë dollarë. Lajmi u bë i ditur nga dokumentet zyrtare të qytetit dhe u raportua fillimisht nga New York Post, ndërsa PEOPLE konfirmoi gjithashtu transaksionin.

Bëhet fjalë për një super-apartament me 5 dhoma gjumi, 5 banjo, me sipërfaqe prej 4,524 metrash katrorë, kombinim i tre njësive banimi të bashkuara.

Prona u listua në treg në mars për 10.75 milionë dollarë, por përfundimisht u shit pak më lirë. Neeson dhe bashkëshortja e tij e ndjerë, aktorja Natasha Richardson, e kishin blerë apartamentin më 1999 për 3.9 milionë dollarë, duke realizuar kështu një fitim të konsiderueshëm pas më shumë se dy dekadash.

Shtëpia ndodhet në një nga zonat më prestigjioze të Manhatanit, vetëm një bllok larg Central Park. Dhomat ofrojnë pamje panoramike të parkut dhe lumit Hudson, kuzhinë të madhe me dritare të plota, dhomë familjare dhe një suitë master me spa private, dhomë për fëmijë dhe palestër personale.

Ndërtesa, siç pritej, është e pajisur me portier 24 orë, supermarket brenda kompleksit, pishinë dhe palestër moderne të markës Equinox, si dhe fushë basketbolli për rezidentët.

Continue Reading

Magazinë

Katy Perry ndal koncertin për fansen që humbi ndjenjat në krahët e saj

Published

on

Një moment emocional ndodhi gjatë koncertit të fundit të Katy Perry në Detroit, ku një fanse e vogël, McKenna, humbi ndjenjat sapo u ngjit në skenë për të kënduar me idhullin e saj.

Perry e ftoi nga shkallët më të larta të arenës, por emocionet ishin shumë të forta për vajzën, e cila u rrëzua në tokë para se kënga “The One That Got Away” të niste. Reagimi i këngëtares ishte prekës: ajo u ul pranë McKennës dhe i qëndroi afër deri në ardhjen e ndihmës.

“O Zot, lutemi për McKennën, që ajo të rikthehet më e fortë se kurrë”, u lut Katy në skenë, përpara se të siguronte publikun se vajza ishte jashtë rrezikut.

Ky nuk ishte incidenti i vetëm i muajit për Perry-n, vetëm pak ditë më parë, flutura mekanike ku po performonte ra disa metra mbi publik, duke shkaktuar panik. Fatmirësisht, gjithçka përfundoi mirë edhe atëherë.

Continue Reading

Magazinë

Tom Holland rikthehet në Skoci – xhiron SpiderMan-in në rrugët e Glasgout

Published

on

Aktori britanik, Tom Holland, është takuar me fansat në qendër të Glasgow gjatë xhirimeve të filmit më të ri të Marvel-it, “Spider-Man: Brand New Day”, që pritet të jetë kapitulli i ardhshëm në sagën e famshme të superheroit.

Xhirimet nisën të premten dhe pritet të zgjasin për dy javë, me rrugë të tëra të qytetit që janë transformuar për të imituar atmosferën e një qyteti amerikan.

Disa zona të Glasgout janë bllokuar për qarkullim, autoritetet paralajmëruan për ndërprerje e devijime të përkohshme, shkruan BBC. Holland u pa të dielën duke xhiruar një skenë aksioni me kostumin e Spider-Man, përpara se t’i afrohej një grupi fansash të mbledhur aty pranë.

Rreth 100 persona ndoqën momentet e xhirimit, aktori ndau disa çaste me ta jashtë kamerave. Ky është projekti i dytë që Tom xhiron në Skoci. Më herët, ai u pa në zona të ndryshme përreth Inverness dhe Moray për filmin “The Odyssey”, të drejtuar nga regjisori Christopher Nolan.

Glasgou është shndërruar në një nga destinacionet më të preferuara për filmat e mëdhenj të Hollywood-it.

Në vitet e fundit, qyteti ka shërbyer si sfond për filma si “The Flash”, “The Batman”, “Indiana Jones and the Dial of Destiny” dhe shumë të tjerë, duke zëvendësuar metropole si New York-u apo edhe Gotham City-n e famshëm.

Continue Reading

Të kërkuara