Lajmet

Guvernatori Ismaili dhe OEAK diskutojnë për anëtarësimin e Kosovës në Kartonin e Gjelbër

Published

on

Performanca e sektorit financiar në Kosovë, planet e Bankës Qendrore të Kosovës për vitin 2024 e tutje, avancimi i legjislacionit në fushën financiare ishin tema të diskutimit ndërmjet anëtarëve të Odës Ekonomike Amerikane dhe guvernatorit Ahmet Ismaili.

Drejtori Ekzekutiv i Odës Amerikane, Arian Zeka, falënderoi guvernatorin Ismaili për gatishmërinë dhe sinqeritetin për të diskutuar me përfaqësues të sektorit privat, duke ofruar edhe gatishmërinë e Odës Amerikane për dialog konstruktiv me Bankën Qendrore të Republikës së Kosovës.

Në njoftimin për media thuhet se guvernatori Ismaili vlerësoi te rëndësishme mundësinë e diskutimit me përfaqësuesë të sektorit privat, me qëllim të të kupturarit sa më të drejtë të brengave dhe shqetësimeve të cilat ata mund të kenë, duke qenë kontribuues me peshë në ekonominë e vendit dhe sektorin financiar. Ai po ashtu foli për një përgjegjshmëri dhe kulturë të mirë të kthimit të kredive në Kosovë, gjë që reflektohet edhe në normën e ulët të kredive joperformuese. Guvernatori theksoi të arriturat brenda sektorit financiar, duke njoftuar dhe specifikuar treguesit e likuiditetit, kapitalizimit, raportin ndërmjet kredive dhe depozitave si dhe tregues të tjerë relevantë, në pajtim me kornizën rregullative.

“Ai tha se aktivitetet e Bankës Qendrore për vitin 2024 dhe vitet në vijim bazohen në strategjinë e re pesëvjeçare të institucionit i cili ai drejton, e prioritete të së cilës Strategji përfshijnë digjitalizimin, pagesat e shpejta (instant), rritjen e konkurrencës ne sektor, qasjen ne financa dhe një politikë gjithëpërfshirëse. Anëtarësimi në Zonën e Vetme te Pagesave te Bashkimit Evropian (SEPA), listimi i Kosovës në platformat globale te pagesave elektronike, si dhe mundësimi i pajisjes me Kartonin e Gjelbër, ishin çështje u diskutuan po ashtu. Guvernatori ftoi edhe komunitetin e biznesit që të identifikojë zgjidhje të mundshme dhe bashkëpunuese për të adresuar sfidat dhe çështjet aktuale në interes të vendit”, citohet në komunikatë Ismaili.

Guvernatori bëri edhe vlerësimet më të larta për Qeverinë Amerikane, për rolin e rëndësishëm në fuqizimin e Bankës Qendrore të Kosovës dhe mbarëvajtjen e aktiviteteve brenda industrisë financiare në vend. Në këtë aspekt ai përmendi edhe iniciativën për marrjen e vlerësimit kreditor të Kosovës, i cili po bëhet me mbështetjen e Agjencisë së Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID). USAID po ndihmon po ashtu edhe në zhvillimin e tregjeve të kapitalit, sipas Guvernatorit.

Sipas komunikatës guvernatori Ismaili foli edhe për planet për promovimin e uljes së përdorimit të parasë së gatshme në transaksionet e përditshme, duke filluar nga ato në vlerat më të ulëta, për çka tha se duhet të gjenden modalitetet nxitëse në mesin e konsumatorëve, që ndihmon edhe në luftimin e ekonomisë joformale, përveç përfitimeve tjera.

lajme

Dy persona të vrarë dhe një i plagosur në Livoç të Ulët, i dyshuari vetëdorëzohet në polici

Published

on

By

Policia e Kosovës ka konfirmuar se dy persona kanë mbetur të vrarë dhe një tjetër është plagosur nga të shtënat me armë zjarri në fshatin Livoç i Ulët të Gjilanit.

Sipas policisë, një burrë rreth 30-vjeçar është gjetur i vrarë brenda një veture, ndërsa një grua e së njëjtës moshë është dërguar pa shenja jete në Spitalin e Gjilanit. Dyshohet se edhe ajo është qëlluar me armë zjarri nga i njëjti person.

Një person tjetër ka mbetur i plagosur dhe, pas marrjes së ndihmës së parë në Spitalin e Gjilanit, është transferuar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës për trajtim të mëtejshëm.

Sipas informatave të policisë, i dyshuari dhe viktimat dyshohet se kanë pasur lidhje familjare.

I dyshuari është vetëdorëzuar në polici, ndërsa gjatë veprimeve policore është sekuestruar edhe një armë zjarri që dyshohet se është përdorur në rast.

Ngjarja është raportuar rreth orës 14:25 të së premtes. Policia, në koordinim me Prokurorin e Shtetit, po vazhdon hetimet për të sqaruar rrethanat dhe motivin e kësaj ngjarjeje, i cili ende nuk dihet.

D.L

Continue Reading

Aktualitet

Dy persona të vdekur dhe një i plagosur në Gjilan

Published

on

By

Një rast i rëndë është raportuar në Gjilan, ku dy persona kanë humbur jetën, ndërsa një tjetër ka mbetur i plagosur.

Sipas drejtorit të QKMF-së në Gjilan, Basri Kamberi, personat që janë gjetur pa shenja jete janë një burrë dhe një grua, raporton Ekonomia Online.

Continue Reading

Lajmet

Rektori Hajrizi takon studenten e UBT-së, Era Deva, gjatë qëndrimit në Korenë e Jugut

Published

on

By

Në kuadër të qëndrimit në Korenë e Jugut, Rektori i UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi, ka takuar studenten e UBT-së, Era Deva, e cila po përfundon studimet master në Menaxhimin e Sportit në Seul.

Gjatë takimit, Rektori Hajrizi u interesua për ecurinë e studimeve të saj, përvojën akademike dhe jetën studentore në Korenë e Jugut, duke vlerësuar rëndësinë e përvojave ndërkombëtare në avancimin akademik dhe zhvillimin profesional të studentëve.

Takimi ishte një mundësi për të diskutuar mbi përvojën e Erës në një mjedis të avancuar akademik dhe mundësitë që studimet jashtë vendit ofrojnë për zgjerimin e njohurive, zhvillimin e kompetencave profesionale dhe krijimin e perspektivave të reja për karrierën e saj.

UBT i kushton rëndësi të veçantë ndërkombëtarizimit të arsimit dhe krijimit të mundësive që studentët të përfitojnë nga përvojat akademike ndërkombëtare, të shkëmbejnë njohuri dhe të zhvillohen në fusha të ndryshme profesionale. Përmes këtyre mundësive, UBT synon të mbështesë studentët në rrugëtimin e tyre akademik dhe profesional, duke nxitur mobilitetin ndërkombëtar dhe lidhjen me përvojat dhe praktikat bashkëkohore në nivel global.

Continue Reading

Vendi

Rektori Hajrizi prezanton vizionin e UBT-së për qytetet e së ardhmes përmes modelit UBT 5S në Smart Life Week 2026

Published

on

By

Rektori i UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi, gjatë qëndrimit në Seul të Koresë së Jugut, në kuadër të panairit ndërkombëtar Smart Life Week 2026, ka zhvilluar takime dhe bashkëbisedime me pjesëmarrës dhe përfaqësues të institucioneve e organizatave të ndryshme, me të cilët ka shkëmbyer ide dhe perspektiva mbi zhvillimin e qyteteve inteligjente, robotikën, inovacionin dhe mundësitë e bashkëpunimit në të ardhmen.

Gjatë këtyre takimeve dhe shkëmbimeve, rektori Hajrizi ka ndarë vizionin dhe përvojën e UBT-së në zhvillimin e qyteteve inteligjente, duke vënë në pah modelin UBT 5S – Small Scale Smart Self-Sustained System, të zhvilluar prej tij dhe të zbatuar fizikisht përmes UBT Smart City.

Modeli UBT 5S përfaqëson një qasje konkrete ndaj zhvillimit të sistemeve inteligjente dhe të qëndrueshme, ku teknologjia, inovacioni, edukimi dhe kërkimi shkencor ndërthuren për të krijuar zgjidhje të aplikueshme në jetën e përditshme. Përmes UBT Smart City, ky vizion merr formë fizike, duke ofruar një mjedis real ku konceptet e qytetit inteligjent zbatohen në praktikë dhe shërbejnë si bazë për zhvillimin e modeleve të reja të jetesës.

UBT Smart City paraqet një model inovativ që synon të tregojë se si teknologjia dhe zgjidhjet inteligjente mund të integrohen në një ekosistem të përbashkët, me fokus në mirëqenien e njeriut, përdorimin efikas të burimeve, qëndrueshmërinë dhe zhvillimin e shërbimeve moderne. Në këtë kuptim, modeli UBT 5S po konceptohet si një model i ri i jetesës për të ardhmen, ku qyteti nuk shihet vetëm si hapësirë fizike, por si një sistem i integruar që lidh njeriun, dijen, teknologjinë dhe mjedisin.

Gjatë panairit, rektori Hajrizi është ftuar nga bashkëbisedues të ndryshëm për vizita dhe prezantime të modelit të zhvilluar prej tij. Deri më tani, ky model është prezantuar në më shumë se 100 ngjarje të ndryshme akademike dhe profesionale në mbarë botën.

Përveç shkëmbimit të përvojave dhe ideve, takimet e zhvilluara gjatë panairit kanë shërbyer edhe si mundësi për diskutime formale mbi perspektivat e bashkëpunimit ndërkombëtar, shkëmbimin e ekspertizës dhe identifikimin e fushave me interes të përbashkët. Këto kontakte krijojnë bazë për shqyrtimin e mundësive të bashkëpunimit në të ardhmen, veçanërisht në fushat e teknologjisë, inovacionit, kërkimit shkencor dhe zhvillimit të qyteteve inteligjente.

Për UBT-në, modeli UBT 5S dhe zbatimi i tij fizik në UBT Smart City dëshmojnë orientimin e institucionit drejt inovacionit të aplikuar, duke e lidhur vizionin akademik me zgjidhje konkrete dhe duke krijuar mundësi për bashkëpunime të reja që mund të kontribuojnë në zhvillimin e qyteteve dhe modeleve të jetesës së së ardhmes.

 

Continue Reading

Të kërkuara