

Aktualitet
Guvernatori i BQK-së: Rënia ekonomike deri në 7.2%, remitencat deri në tetor 796.5 milionë €
Published
5 years agoon
By
Betim GashiGuvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës (BQK), Fehmi Mehmeti tha se kanë arritur që me sukses të përmbushin objektivat, edhe përkundër sfidave me pandeminë.
Madje ai tha se sektori bankar është shndërruar në shtyllë për bizneset dhe individët që kishin nevojë.
“BQK-ja ka arritur me sukses të realizojë të arriturat e saj duke siguruar një sistem financiar të qëndrueshëm, dhe bëri që sektori financiar të jetë shtyllë kryesore për bizneset”, deklaroi ai.
Sipas tij, në bazë të parashikimeve rënia ekonomike këtë vit do të jetë 7.2%, që paraqet rënien më të madhe në 20 vjetët e fundit.
“Edhe në Kosovë masat e ndërmarra ndikuan në mënyrë të drejtpërdrejtë në ekonomi, dhe sipas parashikimeve ekonomia e Kosovës pritet që të shënojë një rënie prej 7.2%, që paraqet rënien më të madhe në 20 vitet e fundit”, shtoi ai.
Kurse ai tha se remitencat deri në tetor kanë shënuar rritje prej 12.9% duke mbërritur vlerën e 796.5 milionë eurove, raporton EO.
“Sipas parashikimit në vitin 2020 rënie ekonomike parashihet të jetë 7.2%, kjo është goditja më madhe që ka pasur ekonomia. Pavarësisht se edhe ata u ballafaquan me pandeminë, vlera e remitencave ka arritur në mbi 796 milionë euro. Ndikim të rënies ekonomike shkaktuan edhe masat e mbylljes së kufijve me vendet e tjera deri në shtator shpenzimet e jo residentëve në Kosovë ishin 470 milionë euro. Në këtë kohë të vështirë për ekonominë vlera e remitencave ishte mbi 796 milionë euro. Me rënie u karakterizua edhe importi i shërbimeve duke shënuar rënie prej 44.7%, vlera e përgjithshme e eksportit ishte 1.1 miliard. Një rritje prej 22,4% kanë pasur edhe llogaritë që kanë qasje në E-Banking”, shtoi ai më tej.
Aktualitet
Kryeministri Kurti takoi kongresistin amerikan James McGovern
Published
3 minutes agoon
September 30, 2025By
UBT News
Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti u takua në Capitol Hill, Washington D.C., me kongresistin nga radhët e Partisë Demokratike, James McGovern. Kurti ishte i shoqëruar nga zëvendësministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Liza Gashi dhe ambasadori i Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Ilir Dugolli.
Ata diskutuan për zhvillimet e fundit në Kosovë dhe me këtë rast kryeministri Kurti e njoftoi kongresistin McGovern për progresin në vend dhe vendimet e Qeverisës së Kosovës për pranimin dhe zhvendosjen e përkohshme të shtetasve të vendeve të treta nga SHBA-të, heqjen e tarifës doganore ndaj të gjitha produkteve me origjinë nga SHBA, si dhe vazhdimin e programit Kompakt të Korporatës së Sfidave të Mijëvjeçarit për Kosovën nga administrata e re amerikane.
Kryeministri Kurti gjithashtu e falënderoi kongresistin McGovern për angazhimin e tij të palodhshëm në kërkimin e drejtësisë për vëllezërit Bytyqi, si dhe për mbështetjen e vazhdueshme që i ka dhënë avancimit të marrëdhënieve Kosovë-SHBA.
Gjatë bisedës, të dy u dakorduan të punojnë së bashku për forcimin e bashkëpunimit ekonomik ndërmjet dy vendeve, me theks të veçantë në rritjen e investimeve në biznes dhe në krijimin e mundësive të reja për zhvillim ekonomik./S.K/EO/
Aktualitet
Supremja e shpall të paligjshëm një vendim të PZAP-së, LVV ishte ankuar kundër PDK-së
Published
34 minutes agoon
September 30, 2025By
UBT News
Kolegji i Gjykatës Supreme e ka pranuar si të bazuar ankesën e subjektit politik Partia Demokratike e Kosovës (PDK), dhe ka ndryshuar vendimin e Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), , të datës 23.09.2025, duke vendosur që të refuzohet e pathemeltë ankesa e subjekti politik Lëvizja Vetëvendosje (LVV), e datës 20.09.2025.
PZAP kishte pranuar si të bazuar ankesën e subjektit politik Lëvizja Vetëvendosje (LVV), 20.09.2025 dhe kishte shqiptuar dënim më gjobë në lartësi prej 5.500 euro, Partia Demokratike e Kosovës (PDK).
Kundër këtij vendimi subjekti politik, Partia Demokratike e Kosovës (PDK), ka paraqitur ankesë në Gjykatën Supreme. Gjykata pasi ka vlerësuar ligjshmërinë e vendimit të kontestuar, në kuptim të pretendimeve ankimore, përgjigjes në ankesë, dhe pas shqyrtimit edhe të shkresave të lëndës, ka gjetur se ankesa është e bazuar.
“PZAP, në arsyetim të vendimit të saj ndër të tjera ka theksuar se paneli, pas shikimit të provave përkatësisht link-ut të ofruar si provë materiale, ka vërejtur se në tubimin e subjektit politik PDK, të mbajtur në Skenderaj, kandidati për kryetar të Komunës së Skenderaj, Sami Lushtaku, në tubimin me qytetarë të mbajtur në këtë qytet më datë 19.09.2025, për qëllime elektorale, ka përdorur gjuhë fyese dhe denigruese, duke deklaruar “Qeveri më të poshtër, Qeveri ma mashtruese, Qeveri më antikombëtare nuk besoj që ka me pas Kosova”. Andaj për Panelin përdorimi i një gjuhe të tillë është në kundërshtim me Ligjin për Zgjedhjet e Përgjithshme në Republikën e Kosovës”, thuhet në arsyetim.
Nga deklarimet e cituara, Gjykata Supreme e Kosovës, erdhi në përfundim se të njëjtat nuk janë në kundërshtim me Kodin e Mirësjelljes për Subjektet Politike, Mbështetësit e tyre dhe Kandidatët, përkatësisht, me dispozitat të LZP-së. /S.K/KP/
Aktualitet
Vazhdon sot procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Published
48 minutes agoon
September 30, 2025By
UBT News
E Përditësuar:
07:45
Në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë sot vazhdon procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit, ku do vazhdojë paraqitja e provave të mbrojtjes me thirrjen e dëshmitarëve në këtë rast të gjykimit.
Specialja njofton se në këtë çështje gjyqësore pritet që dy dëshmitarë të japin dëshmi në sallë të gjyqit këtë javë.
Gjatë dy javëve të kaluar kanë dëshmuar tre dëshmitarë të thirrur nga Mbrojtja, si John Duncan i cili ishte dëshmitari i tretë i cili ishte një ish-punonjës i shërbimit diplomatik të Britanisë së Madhe.
Ai dha dëshmi kryesisht në seancë publike.
Në çështjen gjyqësore Thaçi dhe të tjerët për krime lufte, Trupi Gjykues më 18 shtator urdhëroi vazhdimin e paraburgimit për Rexhep Selimin, Kadri Veselin dhe Jakup Krasniqin, duke konstatuar se vazhdojnë të ekzistojnë rreziqet që të akuzuarit mund të pengojnë ecurinë e procesit ose të kryejnë vepra penale të tjera.
Trupi Gjykues gjykoi se lirimi i të akuzuarve në posedim të informacionit të ndjeshëm nuk do të ndihmonte mbrojtjen efikase të dëshmitarëve që kanë dhënë dëshmi tashmë ose të atyre që mund të dëshmojnë në procese paralele.
Në rastin e z. Selimi, Trupi Gjykues rikujtoi se duket se z. Selimi nxori informacion konfidencial për palë të treta të paautorizuara, çka përforcoi konstatimin e Trupit Gjykues se ekziston rreziku që z. Selimi të pengojë ecurinë e procesit.
Trupi Gjykues tha se të akuzuarit gjenden në paraburgim për një kohë të gjatë, por vazhdimin e paraburgimit e gjykoi të arsyeshëm bazuar në faktet se ndaj të akuzuarve janë ngritur akuza për krime të rënda ndërkombëtare, ku pretendohet se ata luajtën rol të rëndësishëm dhe mund të përballen me burgim të gjatë në qoftë se shpallen fajtorë./S.K/EO/
Aktualitet
Përfundon sot masa e përkohshme e vendosur nga Gjykata Kushtetuese
Published
51 minutes agoon
September 30, 2025By
UBT News
Masa e përkohshme e vendosur nga Gjykata Kushtetuese përfundon sot, pasi që nga 5 shtatori, kjo masë i ka pezulluar të gjitha veprimet dhe vendimet e deputetëve të Kuvendit të Kosovës, duke përfshirë edhe procedurat për formimin e Qeverisë.
Me anë kësaj, Kushtetuesja vlerësonte se ndalimi i të gjitha vendimeve dhe veprimeve të deputetëve të zgjedhur të Kuvendit, dhe çdo procedurë e mëtejme për formimin e Qeverisë, mund të evitojë rreziqe apo dëme të pariparueshme që ndërlidhen me themelimin e institucioneve shtetërore dhe nxjerrjen e vendimeve në kundërshtim me Kushtetutën.
Tutje, kjo gjykatë vlerësonte se në kuptim të përcaktimeve të Ligjit, ekzistojnë rrethana të interesit publik e që përfshijnë ruajtjen e rendit kushtetues të Republikës së Kosovës.
Kjo ndalesë ndërmarrë pas ankesës së paraqitur nga Lista Serbe, e cila kontestoi mënyrën e zhvillimit të seancës konstituive të Kuvendit, rrjedhimisht votimin e nënkryetarit që i takonte komunitetit serb./S.K/EO/

Kryeministri Kurti takoi kongresistin amerikan James McGovern

Udhëheqësit në Lindjen e Mesme dhe Evropë mirëpresin planin e paqes për Gazën

Cilat janë përfitimet e konsumimit të arrave të zhytura në ujë?

Dinamo Zagreb mposht Slaven Belupon, shkëlqen Arbër Hoxha

Ismajli ulet në fushë dhe kërkon zëvendësim në Kombëtaren e Shqipërisë

Hamasi: Rezistenca e armatosur, e drejta jonë pa shtet

Trump propozon planin 20 pikësh për paqe në Gaza, pajtohet Netanyahu

Victoria Beckham ndez thashethemet për ribashkimin e Spice Girls?

Ndeshja Shqipëri-Serbi, FIFA pritet të zyrtarizojë vendimin për ndeshjen e 11 tetorit
Të kërkuara
-
Aktualitet1 month ago
Profesori i UBT-së, Bahri Gashi, pjesë e rrjetit prestigjioz ndërkombëtar të recensimit shkencor në Taylor & Francis
-
Aktualitet2 months ago
BSc në Shëndet Publik dhe Shkenca Mjekësore në UBT – Investim për të ardhmen e shëndetit të popullatës
-
Kërkime3 months ago
Profesori i UBT-së, Musa Sabedini, publikon punim shkencor në revistën ndërkombëtare JGPSCD në SHBA
-
Aktualitet3 months ago
UBT sjell për herë të parë në Kosovë ekspozitën kushtuar vizionarit dhe inxhinierit Karl Gega