Botë

Guterrez për klimën: Jemi në buzë humnerës

Published

on

Viti 2020 ishte një nga tre vitet më të nxehta të regjistruara ndonjëherë dhe u karakterizua nga zjarre, thatësira, përmbytje dhe shkrirje akullnajash, thuhet në një raport të Kombeve të Bashkuara të publikuar të hënën.

Në raportin e hartuar nga Organizata Botërore e Meteorologjisë (WMO), thuhet gjithashtu se miliona njerëz të goditur nga ngjarjet ekstreme të klimës, morën një tjetër goditje për shkak të pandemisë së koronavirusit, pasi kufizimet dhe bllokimet vonuan ndihmën për disa rajone, transmeton TCH.

Raporti “Gjendja e Klimës Globale” konfirmon gjetjet e mëparshme, duke përfshirë ato për temperaturat në tokë dhe në oqean. Ai publikohet në prag të një samiti të kryesuar nga SHBA në 22-23 prill, ku Uashingtoni do të kërkojë të rikthejë besueshmërinë e tij për çështjet e ndryshimit të klimës përmes premtimeve të reja. “Jemi në buzë të humnerës … Po shohim nivele rekord në stuhitë tropikale, në shkrirjen e akullit ose akullnajave, në lidhje me thatësirat, valët e të nxehtit dhe zjarret”, tha Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres për agjencinë Reuters.

Në raport thuhet se temperatura mesatare globale në vitin 2020 ishte rreth 1.2 gradë Celsius mbi periudhën para-industriale, duke e renditur atë në tre vitet më të nxehta të regjistruara ndonjëherë, krahas 2016-s dhe 2019-s pavarësisht ftohjes që solli uragani La Niña. Ndër treguesit që theksohen në raport janë nivelet rekord të ulëta të akullit të detit Arktik gjatë dy muajve të vitit 2020. Rreth 80 për qind e oqeaneve regjistruan të paktën një valë të të nxehtit detar vitin e kaluar.

Shtetet e Bashkuara përjetuan zjarret më të mëdha ndonjëherë dhe uraganet më të mëdha që goditën tokën. Vetëm uragani Laura, i cili goditi Luizianën më 27 gusht, shkaktoi 19 miliardë dollarë humbje ekonomike. Lugina e Vdekjes në Kaliforni gjithashtu regjistroi temperaturën më të lartë të njohur në botë në të paktën 80 vitet e fundit, me 54.4 gradë Celsius në muajin gusht, thotë raporti.

Continue Reading

Aktualitet

Irani hap Ngushticën e Hormuzit: Bie çmimi i naftës në tregjet botërore

Published

on

By

Gjatë ditës së premte, ministri i Jashtëm i Iranit, Abbas Araghchi, njoftoi se Ngushtica e Hormuzit është plotësisht e hapur për kalimin e të gjitha anijeve tregtare. Sipas tij, ky vendim vjen si rrjedhojë e armëpushimit në Liban dhe do të mbetet në fuqi gjatë gjithë periudhës sa zgjat ky akord. Transporti detar do të zhvillohet sipas itinerarit të koordinuar nga autoritetet detare iraniane.

Ky lajm u mirëprit menjëherë nga presidenti amerikan, Donald Trump, i cili përmes një postimi në rrjetet sociale falënderoi Iranin për hapjen e kësaj pike kyçe strategjike.

Rihapja e Ngushticës së Hormuzit ka dhënë efekte të menjëhershme në ekonominë globale. Duke qenë se përmes kësaj rruge transportohet rreth 20% e naftës dhe gazit botëror, çmimi i naftës ka pësuar një rënie të lartë prej 10% menjëherë pas njoftimit.

 

Continue Reading

Aktualitet

Hezbollahu në gatishmëri: “Gishti në këmbëz” pavarësisht armëpushimit me Izraelin

Published

on

By

Hezbollahu ka deklaruar se po mban “gishtin në këmbëz” në rast të ndonjë “tradhtie apo pabesie” nga ana e Izraelit gjatë armëpushimit që po vazhdon në Liban. Në një deklaratë të shpërndarë në Telegram, grupi i mbështetur nga Irani përshkroi operacionet e tij gjatë konfliktit të deritashëm, duke thënë se ka kryer 2,184 operacione kundër Izraelit mes 2 marsit dhe 16 prillit.

Hezbollahu — i cili cilësohet si organizatë terroriste nga vende si Britania e Madhe dhe SHBA-ja — nuk ishte i përfshirë në bisedimet për armëpushim, pasi Izraeli negocoi drejtpërdrejt me qeverinë libaneze.

Duke reaguar ndaj lajmit për armëpushimin të enjten, Hezbollahu u shpreh se “çdo armëpushim duhet të jetë gjithëpërfshirës në të gjithë territorin libanez dhe nuk duhet t’i lejojë armikut izraelit asnjë liri lëvizjeje”.

Izraeli ka rënë dakord për një armëpushim të përkohshëm 10-ditor, por Kryeministri Benjamin Netanyahu këmbënguli se trupat izraelite do të qëndrojnë në “zonën e sigurisë” brenda territorit libanez përgjatë gjithë kohëzgjatjes së armëpushimit./ BBC/

Continue Reading

Aktualitet

“Gjithçka rindërtohet”: Banorët e Libanit shpresëplotë për armëpushimin pavarësisht rrënojave

Published

on

By

Në hyrjen kryesore të qytetit jugor të Khiamit nga Bekaa, automjetet e ushtrisë libaneze bllokojnë rrugën. Ushtarët izraelitë janë ende duke pushtuar pjesë të këtij qyteti strategjik dhe banorëve u ndalohet hyrja në të.

Një burrë rreth të 70-tave qëndronte pranë barrierës dhe shprehet për BBC-në se shtëpia e tij është vetëm pak metra larg – por ai nuk mund të arrijë deri te ajo. “Shpresojmë që së shpejti,” shton ai.

Më pas, një zonjë nga ky qytet shpjegon se ajo e di që shtëpia e saj është shkatërruar. “Nuk ka rëndësi,” thotë ajo. “Shtëpitë mund të rindërtohen. Dhe gjithçka është e pavlerë krahasuar me një pikë gjaku të një dëshmori,” tha ajo duke iu referuar luftëtarëve të Hezbollahut që i rezistuan pushtimit izraelit.

Gjatë rrugës, pamë një kamion të ngarkuar me gjërat personale të një familjeje. Ata po ktheheshin në qytetin e tyre në Nabatiyeh. “U larguam para 25 ditësh dhe jemi mirënjohës për të gjithë ata që ndihmuan në përfundimin e luftës.”

E pyeta nëse mendonte se armëpushimi do të zgjaste. Ai u përgjigj: “Do të zgjasë – falë atyre që e imponuan këtë.”

Continue Reading

Aktualitet

Izraeli godet 70 objektiva të Hezbollahut, pritet bisedë mes Netanyahut dhe presidentit libanez

Published

on

By

Ushtria izraelite ka njoftuar se gjatë ditës së djeshme ka shkatërruar rreth 70 objekte të Hezbollahut në rajonin Bint Jbeil në jug të Libanit, veprim ky që pason deklaratën e kryeministrit Benjamin Netanyahu se Izraeli është pranë eliminimit të një baze të rëndësishme të grupit në këtë zonë, raporton BBC.

Përveç operacioneve tokësore, Forcat Mbrojtëse të Izraelit bënë të ditur se marina e tyre ka ndalur me sukses një sulm me dron të lëshuar nga Libani gjatë natës, duke e çuar në rreth 40 numrin e operacioneve mbrojtëse ajrore të realizuara nga ekipet detare që nga fillimi i konfliktit.

Paralelisht me zhvillimet ushtarake, anëtarja e kabinetit izraelit të sigurisë, Galia Gamliel, ka deklaruar për radion e ushtrisë se kryeministri Netanyahu pritet të bisedojë sot me presidentin e Libanit, Joseph Aoun.

Ky njoftim vjen pas një postimi të presidentit amerikan Donald Trump në rrjetet sociale, ku paralajmërohej një kontakt mes udhëheqësve të të dyja vendeve, ndonëse zyrtarë nga zyra presidenciale e Libanit i kishin thënë paraprakisht BBC-së se nuk ishin në dijeni për ndonjë komunikim të planifikuar me palën izraelite./BBC/

Continue Reading

Të kërkuara