Lajmet
Guterres në Bucha: Nevojitet hetim i plotë
“I bëj thirrje Federatës Ruse që të pranojë bashkëpunimin me Gjykatën Penale Ndërkombëtare” tha ai mes tjerash.
Published
3 years agoon
By
UBT newsSekretari i Përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres tha sot, gjatë një vizite në qytetin ukrainas Bucha, vendi i krimeve të dyshuara të luftës nga forcat ruse, se ai mbështet plotësisht Gjykatën Penale Ndërkombëtare (ICC) dhe i bëri thirrje Rusisë të bashkëpunojë me institucionin.
“Unë e mbështes plotësisht Gjykatën Penale Ndërkombëtare dhe i bëj thirrje Federatës Ruse që të pranojë bashkëpunimin me Gjykatën Penale Ndërkombëtare, por kur flasim për krimet e luftës, nuk mund të harrojmë se krimi më i keq është vetë lufta”, tha Guterres, transmeton BBC.
Pas Borodyanka dhe Bucha, ndalesa e tretë e shefit të OKB-së ishte Irpin. Gjatë gjithë rrugës ai kaloi skena të shkatërrimit të tmerrshëm: shtëpi, dyqane, infrastrukturë të shkatërruar në gërmadha të djegura nga bombat dhe luftimet. Forcat ruse pushtuan territorin këtu afër Kievit për pjesën më të madhe të marsit.
Por si në Bucha dhe Borodyanka ai i zgjodhi fjalët e tij me kujdes, duke folur për luftën në përgjithësi dhe duke mos fajësuar apo kritikuar drejtpërdrejt Rusinë.
Kolona e OKB-së është kthyer në Kiev për t’u takuar me presidentin Volodymyr Zelensky, i cili më parë kritikoi Guterres për vizitën në Moskë së pari, përpara se të shihte se çfarë kanë bërë trupat e tij në Ukrainë.
Bota
Inflacioni francez mbetet i qëndrueshëm, BQE ul normat e interesit
Published
20 minutes agoon
January 31, 2025By
UBT NEWSInflacioni në Francë është rritur me një ritëm të qëndrueshëm në fillim të vitit, duke qëndruar në 1.8% në janar, i njëjti nivel si në dhjetor. Kjo shifër mbetet nën objektivin 2% të Bankës Qendrore Evropiane (BQE), duke ofruar mundësinë që BQE të ulë normat e interesit në muajt në vijim për të stimuluar më tej rritjen ekonomike.
Këto të dhëna janë publikuar vetëm një ditë pas vendimit të BQE-së për të ulur normën bazë të interesit me 25 pikë bazë, një masë që synon lehtësimin e kushteve të financimit dhe nxitjen e aktivitetit ekonomik në eurozonë.
Presidentja e BQE-së, Christine Lagarde, komentoi këtë ulje të normës, duke theksuar se inflacioni po ngadalësohet në përputhje me pritshmëritë, por paralajmëroi se ekonomia evropiane ende përballet me disa sfida, përfshirë besimin e dobët të konsumatorëve dhe pasigurinë që shkaktojnë tarifat e mundshme nga administrata amerikane. Ajo shtoi se, megjithë ngadalësimin e inflacionit, rritja ekonomike mbetet e ngadaltë.
Indeksi i çmimeve të konsumit (CPI) i Francës u rrit me 1.4% në janar krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, pas një rritjeje prej 1.3% në dhjetor. Në baza mujore, CPI ra me 0.1%, kryesisht për shkak të uljes së çmimeve të veshjeve dimërore, këpucëve dhe transportit. Nga ana tjetër, çmimet e energjisë, ushqimeve, duhanit dhe produkteve të sigurimit kanë pasur rritje.
Edhe pse të dhënat e inflacionit janë relativisht të qëndrueshme, qeveria franceze po përballet me një krizë buxhetore. Për të adresuar deficitin e lartë, kryeministri François Bayrou ka propozuar një projekt-ligj të ri për financat publike. Megjithatë, ai përballet me sfida politike, pasi Asambleja Kombëtare do të zhvillojë një votë mosbesimi ndaj tij javën e ardhshme.
Tregjet dhe analistët do të kenë sytë te Gjermania, e cila pritet të publikojë të dhënat e saj të inflacionit më vonë këtë javë, që mund të ofrojnë një pamje më të gjerë të situatës ekonomike në eurozonë./UBTNews/
Lajmet
Pas SHBA-së edhe Zvicra ndërpret ndihmën ekonomike për Shqipërinë
Published
20 minutes agoon
January 31, 2025By
UBTnewsQeveria zvicerane ka vendosur të përfundojë programet e saj të ndihmës zhvillimore për Shqipërinë, Bangladeshin dhe Zambian deri në fund të vitit 2028, pas shkurtimit të fondeve nga Parlamenti zviceran.
Ky vendim është pjesë e një uljeje të përgjithshme të buxhetit të bashkëpunimit ndërkombëtar, e cila prek edhe vendet e tjera përfituese të ndihmës zvicerane.
Sipas një deklarate zyrtare, Parlamenti zviceran ka shkurtuar 110 milionë franga zvicerane (121 milionë dollarë) nga buxheti i bashkëpunimit ndërkombëtar për vitin 2025 dhe 321 milionë franga për periudhën 2026-2028. Si pasojë, Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC) do të ndërpresë programet dypalëshe të zhvillimit në këto vende.
Megjithatë, pavarësisht këtyre masave, ndihma humanitare dhe mbështetja për Ukrainën nuk do të preken, duke reflektuar prioritetet strategjike të politikës së jashtme zvicerane.
Vendimi i Zvicrës vjen vetëm një ditë pas njoftimit të Ambasadës Amerikane në Tiranë, e cila informoi institucionet shqiptare për pezullimin e fondeve të mbështetjes nga SHBA.
Ky veprim është rezultat i urdhrit ekzekutiv të Presidentit Donald Trump, i cili urdhëroi rishikimin e të gjitha programeve të ndihmës së huaj dhe pezullimin e tyre deri në përshtatjen me prioritetet e reja të politikës së jashtme të administratës së tij.
Sekretari i Shtetit Marco Rubio konfirmoi zbatimin e këtij urdhri ekzekutiv, duke theksuar se “asnjë ndihmë ndërkombëtare e SHBA-së nuk do të shpërndahet nëse nuk është plotësisht në përputhje me politikën e jashtme të Presidentit të Shteteve të Bashkuara”.
Lajmet
Studentët protestues serbë vazhdojnë marshin drejt Novi Sadit
Published
28 minutes agoon
January 31, 2025By
UBTnewsStudentët serbë të nisur nga Beogradi, që kaluan natën në Ingjije, rreth 40 kilometra nga kryeqyteti serb, po vazhdojnë marshin e tyre protestues drejt Novi Sadit, ku do t’iu bashkohen kolegëve të tyre nga ky qytet për të bllokuar urat më 1 shkurt.
Kështu, ata do të shënojnë tremujorin e vdekjes së 15 personave pas shembjes së një strehe betoni në stacionin e trenave në Novi Sad.
Pritet që studentët, të cilët u nisën nga Beogradi më 30 janar, të arrijnë në stacionin e trenave të Novi Sadit rreth orës 19:00.
Studentët nisën marshin e tyre afër 80-kilometërsh të enjten, rreth orës 10:30 nga Fakulteti i Arteve Dramatike të Beogradit.
Ata u ndalën për pushim në Batajnicë, Bova dhe Stara Pazova, ku u pritën nga qytetarët dhe shkuan në Ingjije rreth orës 22:00 dhe kaluan natën në tenda në një fushë sporti.
Studentët e Beogradit planifikojnë të mbështesin kolegët e tyre në Novi Sad të cilët kanë njoftuar se do të bllokojnë urat në gjithë qytetin më 1 shkurt, kur bëhen tre muaj që nga tragjedia në stacionin e trenave të këtij qyteti.
Ministri i Brendshëm i Serbisë, Ivica Daçiq, tha të martën se pjesëtarë të kësaj ministrie do të ofrojë siguri për marshin e studentëve, duke i përcjell edhe me autoambulanca dhe kamionë me ujë të pijshëm.
Tragjedia në Novi Sad nxiti një valë të protestave masive në mbarë Serbinë, duke nxjerr në rrugë dhjetëra mijëra njerëz.
Në dy muajt e fundit, protestat janë udhëhequr nga studentët, të cilët kanë bllokuar dhjetëra universitete shtetërore. Kërkesa kryesore e tyre është që të ketë përgjegjësi penale dhe politike të autoriteteve për aksidentin në Novi Sad.
Qeveria dhe presidenti Aleksandar Vuçiq, pretendojnë se kërkesat e studentëve janë plotësuar.
Studentët protestues kanë thënë se Vuçiqi nuk është përgjegjës për përmbushjen e kërkesave të tyre, duke shtuar se kërkesat nuk janë plotësuar dhe ata do të vazhdojnë protestat./REL/
Lajmet
Dënimi i Dodajt, mbrojtja e Ademajt mirëpret pranimin e fajësisë
Published
36 minutes agoon
January 31, 2025By
UBTNewsAvokati i familjes së Liridona Ademajt, Leutrim Syla pas përfundimit të shqyrtimit fillestar ndaj Naim Murselit, Granit Plavës, Kushtrim Kokallës dhe Tom Dodajt është shprehur i lumtur që njëri nga palët e përfshira në rast është shpallur fajtor.
I akuzuari, Tom Dodaj i cili pranoi fajësinë për shitjen e armës tek Naim Murseli me të cilën është vrarë Liridona Ademaj u dënua nga Gjykata Themelore në Prishtinë me 5 vite burgim dhe 5 mijë euro gjobë.
“Jemi të lumtur sepse të paktën për njërën nga pikat e dispozitivit të aktakuzës njëra nga palët u deklarua fajtor dhe e konsiderojmë si pikë të kryer të aktakuzës”, tha ai.
Gjatë shqyrtimi fillestar për vrasjes e Liridona Ademajt, bashkëshorti i saj, Naim Murseli është deklaruar plotësisht i pafajshëm për veprën penale që ngarkohet.
Lidhur me këtë, avokati i familjes së të ndjerës, Leutrin Syla tha se provat materiale janë të të qarta në aktakuzë dhe se nuk i habitë deklarimi i Murselit.
“Nuk mund të themi në asnjë rast se ka qenë e pritshme apo jo meqenëse provat materiale dhe ato që parashihen në aktakuzë janë aq të qarta sa që edhe të pranonte fajësisë nuk do të ishte diçka e re dhe risi për ne edhe mos pranimi i fajësisë është diçka e pritshme edhe sikur ta pranonte nuk do të kishte çudi ose habi që e ka pranuar”, tha ai.
Në shqyrtimin fillestar për vrasjen e Liridona Ademajt në nëntor të vitit 2023 i akuzuari Naim Murseli është deklaruar plotësisht i pafajshëm lidhur me vrasjen e bashkëshortes së tij, Liridona Ademjt.
Ndërsa, i akuzuari Granit Plava ka zgjedhur të mbrohet në heshtje, derisa Kushtrim Kokalla ka thënë se nuk deklarohet rreth fajësisë pa u konsultuar më avokatin e tij.
Ndërsa, Tom Dodaj e ka pranuar fajësinë për veprën penale shitjen e armës, për të cilën vepër penale u shpall fajtor nga Gjykata Themelore në Prishtinë duke e dënuar me 5 vite burgim dhe 5 mijë euro gjobë.
Inflacioni francez mbetet i qëndrueshëm, BQE ul normat e interesit
Pas SHBA-së edhe Zvicra ndërpret ndihmën ekonomike për Shqipërinë
Spanja renditet e fundit në listën e NATO-s për shpenzimet e mbrojtjes
Studentët protestues serbë vazhdojnë marshin drejt Novi Sadit
Dënimi i Dodajt, mbrojtja e Ademajt mirëpret pranimin e fajësisë
Vrasja e Liridona Ademajt, Dodaj dënohet me 5 vite burgim
Kosova mbështet 30 specializantë nga Lugina e Preshevës dhe Mali i Zi me 360 mijë euro
Kongresi i Lushnjës, mbrojtësi i integritetit territorial të Shqipërisë
Shumica e vendeve të BE-së bëjnë propozime për financimin e armëve
Të kërkuara
-
Bota3 months ago
“Ethet” e kthimit të Trump! Takohen Macron e Starmer, zbardhet fokusi i diskutimeve
-
Lajmet3 months ago
Rektori Hajrizi: Çdo sukses i joni është një sukses për Kosovën!
-
Magazinë2 months ago
Ky mendohet se është djali 20 vjeçar i Parashqevi Simaku, Luke Nohfe
-
Bota4 days ago
Marrëveshja për pranimin e pakufizuar të emigrantëve, Shtëpia e Bardhë tërhiqet nga tarifat ndaj Kolumbisë