Sport

Guardiola thotë se City duhet të jetë perfekt për ta arritur Arsenalin

Kampioni në fuqi e luan lojën e mbetur kundër Chelseat të enjten.

Published

on

Manchester City duhet të jetë pothuajse i përsosur nga tani deri në fund të sezonit nëse dëshiron të arrijë liderin e Premier Ligës, Arsenalin, sipas trajnerit Pep Guardiola.

Arsenali humbi pikë vetëm për herë të tretë këtë sezon në barazimin pa gola mbrëmë në shtëpi me Newcastle United, por “Topçinjtë” janë ende tetë pikë përpara Cityt në vendit e dytë.

Kampioni në fuqi e luan lojën e mbetur kundër Chelseat të enjten, megjithëse Guardiola pranon se Arsenali mund të jetë i pakapshëm në formën aktuale.

“Mënyra se si duhet të zvogëloni diferencën është të luani mirë dhe të fitoni ndeshje”, tha Guardiola në konferencën për shtyp para ndeshjes me Chelsea-n.

“Ata kanë një mesatare dhe do të bëjnë 100 pikë ose më shumë nëse vazhdojnë, dhe ne nuk do t’i kapim. Do të duhet të jemi pothuajse perfekt. Ne do të presim që nga këtu deri në fund të sezonit ata do të binin pak sa i përket paraqitjeve të tyre, por ata ishin të shkëlqyer kundër Newcastle, kështu që do të shohim se çfarë do të ndodhë”, shtoi më tej Guardiola.

City barazoi 1:1 me Evertonin të shtunën dhe ka marrë vetëm katër pikë nga nëntë të mundshmet në tre ndeshjet e fundit.

Sport

Khalil Shabazz shpallet MVP i javës së katërt në ProCredit Superligë

Published

on

By

Basketbollisti i Golden Eagle Yllit, Khalil Shabazz, është shpallur lojtari më i vlefshëm i javës së katërt në ProCredit Superligën e Kosovës.

Shabazz shkëlqeu me një paraqitje të jashtëzakonshme, duke regjistruar 32 pikë, katër kërcime dhe tetë asistime.

Me një indeks vlerësimi prej 31, basketbollisti i Yllit u dallua si një nga lojtarët më efikasë të kësaj xhiroje, duke merituar çmimin MVP të javës.

D.L

Continue Reading

Sport

Xhemal Ibishi shpallet “Ylli i Javës” në Superligën e Kosovës

Published

on

By

Sulmuesi i Malishevës, Xhemal Ibishi, është shpallur futbollisti më i mirë i xhiros së tetë në Superligën e Kosovës, duke fituar çmimin “Ylli i Javës”, të ndarë nga Federata e Futbollit e Kosovës.

25-vjeçari ishte vendimtar në fitoren 1:0 të Malishevës ndaj kampiones në fuqi, Dritës, duke realizuar golin e vetëm të takimit dhe duke i siguruar skuadrës së tij tri pikë të rëndësishme.

FFK-ja ka vlerësuar paraqitjen e Ibishit, duke theksuar se përveç golit vendimtar, sulmuesi u dallua edhe për angazhimin dhe kontributin e tij gjatë gjithë ndeshjes.

Me këtë paraqitje, Ibishi ka merituar vlerësimin si lojtari më i mirë i javës së tetë në elitën e futbollit kosovar.

D.L

Continue Reading

Sport

Bashkimi kërkon shtyrjen e ndeshjes ndaj Manchesterit për shkak të vizave

Published

on

By

Klubi i basketbollit Bashkimi ka kërkuar nga FIBA shtyrjen e ndeshjes ndaj Manchesterit, e paraparë të zhvillohet të martën nga ora 20:00, në kuadër të Grupit F të “FIBA Europe Cup”.

Skuadra nga Prizreni ka njoftuar se nuk mund të udhëtojë drejt Anglisë, pasi anëtarët e ekipit ende nuk kanë marrë përgjigje lidhur me pajisjen me viza.

Sipas njoftimit zyrtar, klubi ka përmbushur me kohë të gjitha procedurat dhe kërkesat e nevojshme, por çështja e vizave vazhdon të mbetet e pazgjidhur.

Për këtë arsye, Bashkimi i është drejtuar FIBA-s me kërkesë për caktimin e një date të re, që do t’i mundësonte skuadrës të sigurojë dokumentacionin e nevojshëm dhe të zhvillojë ndeshjen.

D.L

Continue Reading

Sport

Mediat italiane vlerësojnë Zhegrovën, por kritikojnë sulmin e Juventusit

Published

on

By

Edon Zhegrova po merr vlerësime pozitive nga mediat italiane për aftësitë e tij individuale, ndërsa Juventusi vazhdon të përballet me vështirësi në fazën ofensive.

Në një analizë të publikuar nga “Goal”, gazetari Simone Eterno ka theksuar se futbollisti kosovar mund t’i sjellë më shumë kreativitet sulmit të Juventusit, por skuadra nuk mund të mbështetet vetëm në cilësitë e tij individuale.

Sipas analizës, Zhegrova ka dëshmuar se mund të ndryshojë ritmin e lojës përmes driblimeve dhe depërtimeve, duke krijuar më shumë mundësi në sulm.

Megjithatë, mediumi italian thekson se Juventusi duhet të përmirësojë organizimin ofensiv për të shfrytëzuar më mirë potencialin e reprezentuesit të Kosovës.

D.L

Continue Reading

Të kërkuara