Sport

Guardiola pranon: Garcia do të transferohet te Barcelona

Published

on

Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola, e ka pranuar se qendërmbrojtësi i Cityt, Eric Garcia, pritet të transferohet te Barcelona.

I pyetur se pse mbrojtësi spanjoll nuk ishte në finalen e League Cup të Anglisë të dielën, Guardiola ka thënë: “Ai do të shkojë te Barcelona, shpresoj ashtu. Është e vështirë, por është si është”.

Continue Reading

Lajmet

​Lëndohet ylli tjetër i Arsenalit

Published

on

Martin Odegaard i Arsenalit është larguar nga skuadra e Norvegjisë për shkak të lëndimit të ligamentit të gjurit.

Odegaard pësoi një dëmtim gjatë fitores 2-0 të skuadrës së tij në Premier League kundër Ëest Ham United të shtunën, dhe megjithëse u përpoq të vazhdonte, ai u zëvendësua përfundimisht nga Martin Zubimendi pas 30 minutash.

26-vjeçari do të humbasë ndeshjen kualifikuese të Norvegjisë për Kupën e Botës 2026 kundër Izraelit të shtunën si dhe ndeshjen miqësore kundër Zelandës së Re më 14 tetor.

Në një deklaratë, Arsenali tha se Odegaard kishte pësuar një dëmtim të ligamentit medial kolateral në gjurin e majtë.

“Martin do të vazhdojë të vlerësohet dhe trajtohet nga ekipi ynë mjekësor gjatë pauzës së ndeshjeve ndërkombëtare, me qëllim rikthimin në aksion sa më shpejt të jetë e mundur,” tha ai.

Sezoni i Odegaard është ndikuar shumë nga dëmtimet, me mesfushorin që ka dëmtuar shpatullën kundër Leeds United në gusht dhe pësoi një përsëritje të atij dëmtimi kundër Nottingham Forest muajin e kaluar./S.K/KP/

Continue Reading

Lajmet

Derbi i madh i Superligës zhvillohet sot

Published

on

Xhiro e tetë e Superligës së Kosovës në futboll do të mbyllet sot me ballafaqimin ndërmjet Gjilanit dhe Dritës.

Edhe pse renditja tabelare e të dy skuadrave lë shumë për të dëshiruar në këtë fillim sezoni, ky derbi gjithmonë ofron emocione të forta dhe interesim të madh për ta ndjekur.

Drita, skuadër kampione në fuqi pas shtatë ndeshjeve ka mbledhur vetëm tetë pikë dhe renditet në vendin e tetë në tabelë.

Nga ana tjetër, Gjilani e ka nisur në mënyrë katastrofale këtë edicion pasi kanë mbledhur vetëm shtatë pikë nga shtatë ndeshjet e zhvilluara dhe janë të fundit në renditjen tabelare, pra në vendin e dhjetë.

Ndeshja zhvillohet nga ora 15:00./S.K/KP/

Continue Reading

Lajmet

​Skuadra e madhe e shkarkon trajnerin pas presionit të madh të tifozëve

Published

on

Klubi skocez Rangers ka shkarkuar trajnerin Russell Martin pas vetëm 17 ndeshjesh në krye të skuadrës.

Vendimi u mor të dielën në mbrëmje, pas barazimit 1-1 në transfertë ndaj Falkirk, që shkaktoi pakënaqësi të madhe te tifozët.

Policia u detyrua ta shoqëronte Martinin pas ndeshjes, pasi një grup tifozësh tentuan të ndalonin autobusin e ekipit.

Në njoftimin zyrtar, klubi tha: “Rangers konfirmon se është ndarë nga trajneri kryesor, Russell Martin. Rezultatet nuk i kanë përmbushur pritjet e klubit. Falënderojmë Russellin dhe stafin e tij për punën e bërë.”

Bashkë me Martinin janë larguar edhe ndihmëstrajneri Matt Gill dhe trajneri Mike Williamson.

Martin u emërua në qershor me kontratë trevjeçare, por fitoi vetëm pesë ndeshje në të gjitha garat. Rangers aktualisht renditen në vendin e tetë në Premier League Skoceze, 11 pikë prapa kryesuesve Hearts dhe nëntë pas rivalëve Celtic.

Klubi pritet të njoftojë së shpejti emrin e trajnerit të ri./S.K/KP/

Continue Reading

Lajmet

​Përballja me Slloveninë, përzgjedhësi i Kosovës flet sot në konferencë për media

Published

on

Kombëtarja e Kosovës dhe U21 zhvillojnë sot aktivitetet përgatitore në prag të ndeshjeve kualifikuese, dhe Federata e Futbollit e Kosovës ka bërë të ditur orarin e aktiviteteve për ditën e sotme për Kombëtaren A dhe Kombëtaren U21.

Në orën 12:00, në hotelin “Emerald” do të mbahet konferenca për media e përzgjedhësit Franco Foda, ku trajneri do të flasë për përgatitjet dhe pritshmëritë para ndeshjeve të ardhshme.

Më pas, në orën 17:00, Kombëtarja A do të zhvillojë stërvitjen e radhës në Kampin Nacional të FFK-së në Hajvali, në stadiumin kryesor.

Ndërkohë, Kombëtarja U21 do të dalë në stërvitje në orën 16:00, po në Kampin Nacional të FFK-së, por në fushën me bari artificial.

Këto seanca janë pjesë e përgatitjeve të fundit të përfaqësueseve të Kosovës në prag të ndeshjeve të rëndësishme që i presin në kuadër të kualifikimeve./S.K/KP/

Continue Reading

Të kërkuara