Lajmet

Grupi i të drejtave të njeriut e akuzon Izraelin për krime lufte kundër palestinezëve

“Izraeli po i ndëshkon të gjithë civilët e Gazës për sulmin e Hamasit”, shtoi ai.

Published

on

Human Rights Watch e ka akuzuar Izraelin për “shkaktimin e vuajtjeve ndaj civilëve në Gaza” duke refuzuar t’ua lejoj dërgimin e karburanteve dhe për të rikthyer ujin në enklavë”.

“Fakti që luftëtarët palestinezë kryen krime lufte kundër civilëve izraelitë nuk i justifikon krimet e kryera nga autoritetet izraelite ndaj civilëve palestinezë”, thuhet në një raport të grupit.

“Izraeli po i ndëshkon të gjithë civilët e Gazës për sulmin e Hamasit”, shtoi ai.

Qeveria e Izraelit ndërpreu karburantet, ujin dhe produktet ushqimore vetëm pak pas sulmit të Hamasit në jug të Izraelit, ku mbetën të vdekur 1 mijë e 400 persona./UBTNews/

Lajmet

Haradinaj pas sulmit në Zveçan: Sulmi i mbrëmshëm është vazhdimësi e logjikës terroriste të lidershipit në Serbi

Published

on

By

Pas sulmit të mbrëmshëm me granatë ndaj pikës së Postës së Kosovës në Zveçan, lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka reaguar ashpër duke e cilësuar këtë akt si pjesë të qëllimeve agresive të Serbisë.

“Sulmet e përsëritura mbi institucionet e Republikës së Kosovës dëshmojnë qartë qëllimet agresive të Serbisë, andaj edhe sulmi i mbrëmshëm është vazhdimësi e logjikës terroriste të lidershipit në Serbi,” ka deklaruar Haradinaj.

Ai ka vlerësuar punën e Policisë së Kosovës dhe institucioneve të sigurisë, duke theksuar se ato po dëshmojnë aftësinë dhe gatishmërinë për të sjellë para drejtësisë ata që guxojnë të cenojnë rendin dhe ligjin në vend.

Haradinaj ka bërë thirrje për mbështetje të pakushtëzuar për institucionet e sigurisë nga qeveria e Kosovës, duke paralajmëruar se vendi nuk guxon të bëhet një bazë për elemente terroriste.

“Kosova nuk guxon të kthehet në strehë të terroristëve dhe akteve terroriste, për këtë arsye edhe kërkohet bashkëpunim dhe koordinim i fuqishëm me aleatët tanë të NATO-s, në krye me SHBA,” ka përfunduar ai.

Continue Reading

Bota

Inflacioni në Kroaci po ngadalësohet – tani është në 3.2 përqind

Published

on

Inflacioni në Kroaci ka vazhduar të ngadalësohet, duke arritur në 3.2% në mars 2025, një ulje e dytë radhazi për muajin e fundit. Kjo është një rritje më e ulët krahasuar me muajt e mëparshëm, por përkundër ngadalësimit, inflacioni në Kroaci mbetet ndër më të lartët në eurozonë. Sipas Eurostat, inflacioni i matur me indeksin e harmonizuar të çmimeve të konsumit (IHÇK) ishte 4.3%, njësoj si në Estoni dhe Sllovaki, duke bërë që këto tri vende të kishin inflacionin më të lartë në eurozonë.

Në nivelin e përbërësve të indeksit, rritja më e madhe e çmimeve është regjistruar për shërbimet (6%), ushqimet dhe pijet (4.4%), ndërsa çmimet e energjisë janë rritur me 2.1%. Ndërkohë, produktet industriale joushqimore pa energji kanë pësuar një rënie prej 0.2%. Kjo tregon një ndarje të përbërësve të inflacionit, ku disa kategori shërbimesh dhe mallrash vazhdojnë të kontribuojnë më shumë në rritjen e çmimeve.

Krahasuar me eurozonën, ku norma mesatare e inflacionit për mars ishte 2.2%, Kroacia, së bashku me Estoninë dhe Sllovakinë, qëndrojnë në majat e listës për inflacionin, duke reflektuar presionin më të madh mbi ekonominë e këtyre vendeve./UBTNews/

 

Continue Reading

Lajmet

​ZRrE: Vendimi për çmimin e rrymës merret me 11 prill

Published

on

By

Sot është paralajmruar se do të ndodh shtrenjtimi i tarifave të rrymës për 15 për qind, megjithatë, në ZRrE kanë thënë se vendimi pritet të merret më 11 prill.

Kështu ka deklaruar kryetari i Bordit të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë, Ymer Fejzullahu.

“Jo, ende nuk është marrë vendimi. Në fuqi mbesin tarifat ekzistuese. Vendimi pritet të merret më 11 prill. Varësisht se si vendos bordi, ato mund të hyjnë në fuqi retroaktivisht nga 1 prilli ose nga 1 maji, kur është edhe periudha e faturimit, pasi që s’ka kuptim që kjo të bëhet në gjysmë të muajit”, tha Fejzullahu.

“Aktualisht jemi duke i shqyrtuar komentet e dërguara nga institucionet dhe të tjerët. Kemi deklaruar se shqyrtimi do të zgjas deri në dy javë, por shqyrtimi mund të zgjas edhe më shumë”, deklaroi ai.

Rritja e çmimit të rrymës, ka ngjallur reagime të mëdha dhe pakënaqësi tek qytetarët dhe bizneset.

Lidhur me këtë, më 5 prill është paralajmëruar edhe një protestë në Prishtinë.

Continue Reading

Lajmet

Sekretari i Përgjithshëm i OSBE-së me Konakoviq: Jemi të gatshëm të mbështesim BiH në tejkalimin e krizës

Published

on

Sekretari i Përgjithshëm i OSBE-së, Feridun H. Sinirlioglu, ka vizituar Bosnjë-Hercegovinën ku është takuar me Ministrin e Punëve të Jashtme të këtij shteti, Elmedin Konakoviq. Gjatë këtij takimi, Sinirlioglu theksoi shqetësimet për krizën politike të brendshme që ka përfshirë Bosnjë-Hercegovinën dhe pasojat e mundshme për stabilitetin e rajonit të Ballkanit Perëndimor.

Ai bëri thirrje për respektimin e rendit kushtetues dhe për angazhim të sinqertë në demokraci dhe dialog. OSBE shprehu gatishmërinë për të mbështetur Bosnjën dhe Hercegovinën në tejkalimin e krizës dhe forcimin e institucioneve demokratike.

Nga ana e tij, Konakoviq e informoi Sinirlioglu për mundësitë që Bosnja ka për integrim në Bashkimin Evropian, duke theksuar rëndësinë e një angazhimi të fortë në procesin e integrimit evropian për të siguruar një të ardhme më të mirë për vendin. Ai kritikoi Milorad Dodikun, liderin e Republikës Srpska, duke thënë se qëndrimet dhe veprimet e tij po rrezikojnë interesat e shtetit dhe të gjithë qytetarëve të Bosnjë-Hercegovinës, duke kërcënuar përpjekjet për integrimin evropian.

Konakoviq gjithashtu foli për situatën në Shtëpinë e Popujve, duke theksuar se bllokimi i këtij institucioni është i papranueshëm dhe se çdo vonesë në proceset ligjore dhe ekonomike do të ketë pasoja të mëdha për Bosnjë-Hercegovinën. Ai u shpreh se pozita e Dodikut dhe politikat e tij po pengojnë zhvillimin e vendit dhe stabilitetin rajonal, duke e kthyer vëmendjen tek nevojën për një qeverisje të përgjegjshme dhe një angazhim të vazhdueshëm për paqe dhe stabilitet.

 

Continue Reading

Të kërkuara