Lajmet

Grupi i Punës për Ballkanin Perëndimor mbërrin për një vizitë dy-ditore në BiH

Published

on

Grupi i Punës për Ballkanin Perëndimor (COWEB) i Bashkimit Evropian ka nisur një vizitë dy-ditore në Bosnjë e Hercegovinë, e cila do të zgjasë nga 1 deri më 3 prill 2025. Ky grup, i përbërë nga përfaqësues të vendeve anëtare të BE-së, Shërbimit Evropian të Veprimit të Jashtëm (EEAS) dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Komisionit Evropian për Zgjerimin dhe Fqinjësinë Lindore, ka për qëllim të fitojë njohuri të dorës së parë mbi situatën politike dhe kushtetuese të vendit, si dhe për rrugën e tij evropiane.

Vizita është një mundësi për të marrë informacion për situatën e krizës politike dhe kushtetuese që ka prekur BiH dhe për të mbështetur përpjekjet për përparimin e vendit në rrugën e integrimit evropian. Përfaqësuesit e COWEB do të takohen me institucione vendase, liderë politikë, shoqërinë civile, EUFOR dhe përfaqësues të komunitetit ndërkombëtar në BiH.

Kjo vizitë ndodh një vit pasi Këshilli Evropian dha dritën jeshile për hapjen e negociatave të pranimit të Bosnjës dhe Hercegovinës në BE, duke theksuar angazhimin për mbështetje të vazhdueshme në procesin e integrimit. Pritshmëritë janë që ky vizitë të kontribuojë në përcaktimin e hapave të ardhshëm për përparimin e vendit në rrugën evropiane dhe për implementimin e reformave të nevojshme për stabilitetin dhe prosperitetin afatgjatë./UBTNews/

Continue Reading

Aktualitet

Diplomojnë 100 kadetë të rinj të Shërbimit Korrektues të Kosovës

Published

on

By

Shërbimit Korrektues të Kosovës (SHKK) nga sot do t’i bashkohen 100 kadetë të rinj, të cilët kanë përmbyllur me sukses përgatitjen e tyre profesionale në kuadër të gjeneratës së 46-të.

Gjatë ceremonisë solemne të diplomimit, u vendos theksi te rëndësia e këtij brezi të ri për fuqizimin e sigurisë, rendit dhe proceseve të rehabilitimit brenda institucioneve korrektuese në të gjithë vendin.

Drejtori i Përgjithshëm i SHKK-së, Ismail Dibrani, u bëri thirrje zyrtarëve të rinj që detyrën ta ushtrojnë me profesionalizëm, integritet dhe respekt për dinjitetin njerëzor, duke e cilësuar këtë ditë si marrjen e një përgjegjësie të madhe shtetërore.

“Të jesh zyrtar korrektues nuk do të thotë të veshësh thjesht një uniformë. Do të thotë të mbash mbi vete besimin që institucionet e Republikës së Kosovës vendosin mbi ju. Ne duhet të garantojmë sigurinë, por njëkohësisht të krijojmë mundësi për rehabilitim dhe riintegrim,” deklaroi Dibrani gjatë adresimit të tij.

Në këtë ceremoni mori pjesë edhe Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, i cili vlerësoi përkushtimin e kadetëve të rinj dhe theksoi se kjo detyrë kërkon disiplinë dhe lartësim të figurës së shtetit.

“Të jesh zyrtar korrektues është përgjegjësi e madhe e cila kërkon disiplinë, integritet dhe përkushtim për sigurinë, rendin dhe dinjitetin e personave të privuar nga liria. Republika e Kosovës ka nevojë për ju dhe pret shumë prej jush,” u shpreh Kurti.

Me përmbylljen e kësaj përgatitjeje, 100 pjesëtarët e rinj pritet të marrin menjëherë detyrat zyrtare nëpër qendrat e ndryshme korrektuese dhe të paraburgimit në Kosovë. /Ekonomia Online/

 

Continue Reading

Lajmet

Të maskuar dhe nën kërcënimin e armës, tentojnë t’i grabisin në Rahovec

Published

on

Dy persona kanë raportuar në Polici se një person i maskuar ka tentuar t’i grabisë në vendin e tyre të punës në Rahovec.

Sipas raportimit, i dyshuari i ka kërcënuar me armë, ndërsa dy ankuesit kanë arritur të largohen nga vendi i ngjarjes. Gjatë ikjes, i dyshuari dyshohet se ka shtënë me armë zjarri, me ç’rast njëri nga ankuesit është lënduar dhe ka pranuar tretman mjekësor.

Në vendin e ngjarjes është gjetur dhe sekuestruar një gëzhojë e pistoletës me gaz.

Policia ka nisur hetimet për rastin, ndërsa i dyshuari ende nuk është identifikuar./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Përleshje për një kontest pronësor, arrestohen gjashtë persona në Malishevë

Published

on

Gjashtë persona janë arrestuar në Malishevë pas një përleshjeje që dyshohet se ka nisur për shkak të një kontesti pronësor.

Sipas Policisë, të dyshuarit meshkuj kosovarë janë përleshur fizikisht mes vete, ndërsa gjatë rastit dyshohet se është përdorur edhe armë zjarri.

Nga njëri prej të dyshuarve janë konfiskuar dy brisqe, një pistoletë me një fishek dhe një gëzojë, që dyshohet se është përdorur për të shtënë në ajër.

Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, pesë nga të dyshuarit janë dërguar në mbajtje, ndërsa njëri është liruar. Rasti mbetet në procedurë hetimore./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Shantazh përmes fotografive, arrestohet i dyshuari në Prizren

Published

on

Një person është arrestuar në Prizren nën dyshimin për shantazh dhe ngacmim, pas hetimeve që lidhen me një rast të nisur në qershor të vitit 2025.

Sipas Policisë, i dyshuari kosovar dyshohet se në vazhdimësi e kishte kanosur një grua se do t’i publikonte në rrethin e saj familjar dhe shoqëror fotografi që cenonin integritetin e saj, nëse ajo nuk i jepte para.

Pas hetimeve, përmes masave të veçanta hetimore, i dyshuari është kapur në flagrancë duke pranuar para nga viktima.

Gjatë kontrollit në shtëpinë e tij, policia ka gjetur dhe sekuestruar edhe 21 mijë e 100 euro, për të cilat ende nuk dihet prejardhja.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje./A.K/

Continue Reading

Të kërkuara