Dallimet në grupin e gjakut nuk do të thotë shumë deri në një moment të caktuar kur, nëse jeni në spital, keni nevojë për një transplant gjaku, ose keni nevojë të dhuroni gjak, atëherë duhet të dini se cili është grupi juaj i gjakut.
Njerëzit me grupe gjaku A dhe B mund të kenë më shumë gjasa të zhvillojnë sëmundje të zemrës. Por me gjithnjë e më shumë kërkime mbi grupet e gjakut, duket se ato mund të nënkuptojnë më shumë sesa mendojmë, veçanërisht kur bëhet fjalë për disa probleme shëndetësore, veçanërisht për shëndetin e zemrës.
Këto ndryshime të padukshme në gjak mund të nënkuptojnë se disa njerëz do të kenë ose do të jenë të prirë ndaj problemeve kardiovaskulare.
Çfarë do të thotë grupi i gjakut dhe si ndryshojnë ato?
Shkronjat A, B dhe 0 përfaqësojnë variacione të ndryshme të gjenit ABO, të cilat programohen nga qelizat e gjakut. Për shembull, nëse keni grupin AB, trupi është i programuar të prodhojë antigjene të qelizave të kuqe të gjakut A dhe B, ndërsa një person me grupin e gjakut 0 nuk prodhon antigjene.
Kështu, gjaku mund të jetë pozitiv ose negativ në varësi të faktit nëse ka proteina në qelizat e kuqe të gjakut. Nëse ka proteina, ju jeni Rh pozitiv.
Personat me grupin zero të gjakut konsiderohen si donatorë universalë pikërisht për shkak të mungesës së antigjeneve dhe proteinave, që do të thotë se gjakun tuaj mund ta marrin të gjithë në rast nevoje.
Sipas Shoqatës Amerikane të Zemrës, njerëzit që kanë grupin e gjakut A, B ose AB janë në grupin që ka një shans më të lartë për të përjetuar një atak në zemër ose sëmundje të zemrës.
Ndërsa ky rrezik është i vogël, A dhe B së bashku kanë një shans 8 për qind më të lartë për të pasur një atak në zemër, ndryshimi në mpiksjen e gjakut është pak më i lartë. Gjatë hulumtimit, shkencëtarët zbuluan se ka një shans 51 për qind më të lartë që këto grupe gjaku të zhvillojnë trombozë të thellë venoze dhe 47 për qind më shumë mundësi për të zhvilluar një emboli pulmonare, e cila është një gjendje shumë e rëndë.
Sipas ekspertëve, arsyeja e një rreziku kaq të shtuar mund të jetë pasojë e proceseve inflamatore që ndodhin në këto grupe gjaku. Proteinat e përfshira në to mund të shkaktojnë ndërprerje të qarkullimit të gjakut ose hollim të arterieve dhe venave, gjë që çon në një rrezik të shtuar të mpiksjes së gjakut dhe sëmundjeve të zemrës.
Ata besojnë se kjo mund të shpjegojë zvogëlimin e rrezikut të një forme serioze të sëmundjes COVID tek ata që kanë grupin e gjakut zero dhe ky informacion ishte arsyeja e hulumtimit. Një formë e rëndë e sëmundjes COVID mund të shkaktojë sëmundje të zemrës, mpiksje dhe probleme të tjera kardiovaskulare.
Shpesh, vështirësia për të njohur njerëzit e afërt — një simptomë karakteristike e sëmundjes së Alzheimerit mund të lidhet me dëmtimin e rrjeteve mbrojtëse që rrethojnë neuronet në tru, sipas një ekipi kërkimor.
Studiuesit theksojnë se disa ilaçe, të cilat aktualisht po testohen për trajtimin e tumoreve dhe artritit, mund të kenë potencialin të rikthejnë këto struktura dhe të ndihmojnë në ruajtjen e kujtesës.
Këto rezultate vijnë nga një eksperiment i realizuar te minjtë nga Universiteti i Virginias dhe Virginia Tech, i publikuar në revistën “Alzheimer’s & Dementia”.
“Zbulimi i ndryshimit strukturor që shpjegon humbjen specifike të kujtesës te pacientët me Alzheimer është emocionues”, tha drejtuesi i studimit, Harald Sontheimer. Ai shtoi se zbulimi paraqet një objektiv të ri me ilaçe premtuese ndikojnë në mekanizmat përkatës.
Kërkuesit kishin treguar se disa zona të trurit janë të rrethuara nga struktura të quajtura rrjete perineuronale, një lloj matrice mbrojtëse që izolon neuronet, duke krijuar një barrierë të rëndësishme për komunikimin nervor dhe formimin e kujtimeve të reja.
Ata dyshuan se dëmtimet në rrjete janë faktor kyç në zhvillimin e Alzheimerit. Eksperimentet e mbështetën këtë, minjtë me rrjete perineuronale të dëmtuara në zonën CA2 të hipokampusit humbën aftësinë për të mbajtur mend minj të tjerë, formë e “kujtesës sociale” — edhe pse e ruajtën aftësinë për të krijuar kujtime të reja për objektet rreth tyre.
Kjo pasqyron situatën tek njerëzit, ku kujtesa sociale shpesh dëmtohet më herët se ajo për objektet.
Studiuesit testuan një grup ilaçesh të quajtura inhibitorë të metaloproteinazave të matricës, që parandalojnë enzimat që degradojnë proteinat e matricës jashtëqelizore, përfshirë ato të rrjeteve perineuronale.
Minjtë që morën këto ilaçe treguan degradim shumë më të vogël të rrjeteve mbrojtëse dhe ruajtën më mirë kujtesën sociale, pavarësisht prania së patologjisë së Alzheimerit.
Sontheimer paralajmëron se duhen studime të mëtejshme për të vlerësuar sigurinë dhe efektivitetin e kësaj qasjeje para se të testohet te njerëzit. Ekspertë të pavarur nënvizojnë se, megjithëse zbulimi është premtues, kalimi nga rezultatet te minjtë në aplikimin klinik te njerëzit kërkon kohë dhe prova të kontrolluara të mirëfillta. /A.Z/UBT News/
Kafeina, e cila gjendet natyrshëm në kafe, çaj dhe disa medikamente, njihet gjerësisht për efektin e saj stimulues.
Megjithatë, pak njerëz e dinë se ajo mund të ndihmojë edhe në lehtësimin e dhimbjeve të kokës.
Studimet tregojnë se kafeina zvogëlon dhimbjen e kokës duke ngushtuar enët e gjakut në tru duke rritur efektin e analgjezikëve si paracetamoli dhe aspirina. Konsumimi i një sasie të moderuar, 100–150 mg, që i korrespondon një filxhani kafe mund të jetë i dobishëm veçanërisht në dhimbjet e tensionit ose në fazat e para të migrenës.
Kafeina duhet përdorur me kujdes. Marrja e tepërt shkakton dhimbje koke, sidomos si pasojë e varësisë ose e ndërprerjes së papritur.
Për këtë arsye, ekspertët këshillojnë personat që vuajnë nga migrena të vëzhgojnë reagimin e trupit të tyre ndaj kafeinës dhe ta përdorin atë në mënyrë të kontrolluar. Efekti i saj është më i fortë kur kombinohet me qetësues, por gjithmonë nën këshillimin e mjekut ose farmacistit.
Për të parandaluar dhimbjet e kokës, krahas konsumit të kujdesshëm të kafeinës, është e rëndësishme të ruani gjumin, hidratimin dhe një dietë të shëndetshme. Nëse dhimbjet janë të shpeshta, kërkoni patjetër ndihmë mjekësore për trajtim të duhur. /A.Z/UBT News/
Lëngu i freskët nuk ka pse të kufizohet vetëm te variantet jeshile apo të pasura me spinaq.
Shega është përdorur si ilaç natyral që nga lashtësia dhe edhe sot po studiohet për përfitimet e saj të shumta shëndetësore.
Ky frut mund të ndihmojë në parandalimin e kancerit dhe në forcimin e sistemit imunitar.
Më poshtë janë disa nga përfitimet kryesore të shegës:
Antioksidant i fuqishëm
Kokrrat e shegës marrin ngjyrën karakteristike të kuqe nga polifenolët, kimikale që veprojnë si antioksidantë shumë potentë. Lëngu i shegës përmban një sasi më të lartë antioksidantësh se shumica e lëngjeve të tjera të frutave, madje tre herë më shumë se vera e kuqe dhe çaji i gjelbër. Këta antioksidantë mbrojnë qelizat nga dëmtimet dhe reduktojnë inflamacionin.
I pasur me vitaminë C
Një gotë lëng shege siguron mbi 40% të sasisë ditore të rekomanduar të vitaminës C, duke e bërë atë një burim të shkëlqyer të kësaj vitamine të rëndësishme.
Mund të ndihmojë në parandalimin e kancerit
Lëngu mori vëmendje të madhe pasi një studim tregoi se ngadalëson rritjen e qelizave të kancerit të prostatës. Megjithatë, kërkimet shkencore për këtë përfitim vazhdojnë.
I dobishëm për shëndetin e zemrës
Shega konsiderohet si një nga lëngjet më të mira për zemrën, ndihmon në mbrojtjen e zemrës dhe arterieve, duke kontribuar në qarkullim më të shëndetshëm të gjakut.
Përfitime të tjera
Lëngu përmirëson memorien, i pasur me vitamina të ndryshme dhe ndihmon në uljen e shtypjes së lartë të gjakut. /A.Z/UBT News/
Shumë njerëz mendojnë se tërshëra dhe produkte të ngjashme janë zgjedhja më e mirë për mëngjes, por kjo nuk është gjithmonë e vërtetë.
Vezët janë një alternativë fantastike, jo vetëm të shijshme, por edhe shumë të dobishme për shëndetin. Ato përmbajnë proteina të larta që ndihmojnë në kontrollin e peshës dhe ju bëjnë të ndiheni të ngopur për më gjatë.
Përfitimet kryesore të vezëve:
1. Ju mbajnë të ngopur më gjatë
Proteina e yndyra që gjenden tek vezët ndihmojnë në ruajtjen e energjisë dhe frenimin e urisë, duke ju mbajtur të ngopur për më shumë orë.
2. Ndihmojnë në humbjen e peshës
Ata që konsumojnë vezë për mëngjes kanë më shumë gjasa të humbin peshë krahasuar me ata që hanë bukë ose ushqime të tjera.
3. Burim i shkëlqyer proteinash
Vezët përmbajnë të gjitha aminoacidet thelbësore, duke i bërë një nga burimet më të mira të proteinave në dietë. Rekomandohet të konsumoni të paktën një vezë në ditë për një regjimi ushqimor të ekuilibruar.
4. Çmimi i tyre i përballueshëm
Krahasuar me burime të tjera proteinash si mishi i kuq, vezët janë më të lira dhe lehtësisht të disponueshme.
5. Nuk dëmtojnë kolesterolin
Edhe pse përmbajnë kolesterol, studimet e fundit tregojnë se konsumi i vezëve nuk e rrit nivelin e kolesterolit në mënyrë të dëmshme.
6. Përmirësojnë funksionin e trurit dhe kujtesën
Vezët përmbajnë kolinë, lëndë ushqyese që mbështet zhvillimin dhe funksionin e trurit, duke përmirësuar kujtesën dhe vigjilencën.
7. Mbrojnë shikimin
Antioksidantët luteinë dhe zeaxanthin që gjenden tek vezët ndihmojnë në mbrojtjen e syve nga dëmtimet e shkaktuara nga rrezet UV dhe mund të ulin rrezikun e kataraktit në pleqëri. /A.Z/UBT News/