Lajmet

Greva vazhdon në shkollat e Prishtinës

Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës nga data 25 gusht ka nisur grevën në sektorin publik në vend.

Published

on

Nxënësit kosovarë ende nuk e kanë filluar mësimin përkundër se sipas kalendarit të Ministrisë së Arsimit do të duhej që procesi i rregullt të niste më 1 shtator.

Prej dy javësh Bashkimi i Pavarur i Sindikatave të Kosovës ka shpallur grevën, pjesë e së cilës është edhe SBAShK-u, sindikatë kjo që përfaqëson mësimdhënësit.

Në gjimnazin “Sami Frashëri” si dhe në atë “Ahmet Gashi” mësimi nuk po zhvillohej.

Në të dy këto shkolla të mesme u tha se mësimdhënësit po qëndrojnë në shkollë nga ora 09:00 deri në 12:00 por nuk po mbajnë mësim.

Arsimtarja e lëndës së biologjisë në gjimnazin “Sami Frashëri”, Florie Sejdiu, u shpreh e revoltuar dhe e shqetësuar për vazhdimin e grevës. Sipas saj, ata vazhdojnë ta respektojnë vendimin për grevë pa dëshirën e tyre.

Grevën e respektojnë të gjithë mësimdhënësit në orar të rregullt prej orës 09:00-12:00, është një periudhë ku ne qëndrojmë në vendet e punës po ky qëndrim po bëhet pa dëshirën tonë sepse është nuk ndihemi mirë në këtë formë”, tha ajo.

Sejdiu ka mohuar se kanë pasur presion nga prindërit për të filluar mësimin.

Drejtpërdrejtë ne si mësimdhënës nuk kemi presion nga prindërit, nuk kemi kontakt me prindërit, ndoshta drejtoria e shkollës dhe instanca e tjera jo po me mësimdhënës nuk kemi kontakt për momentin me prind nuk kemi presion”, theksoi ajo.

Sejdiu u shpreh se përveç nxënësve, me grevën po dëmtohen e dhe vet mësimdhënësit.

Të dëmtuarit në këtë rast janë fëmijët, janë nxënësit, por edhe ne po dëmtohemi sepse ne qëndrojmë në vendin e punës por nuk punojmë dhe kjo punë duhet bërë brenda vitit prandaj jemi të dëmtuar edhe ne një farë formë sepse për zëvendësimin e këtyre orëve edhe nëse kishin pasur vullnetin për me zëvendësuar efekti tek nxënësit nuk arrihet nuk ka efekt”, tha ajo.

Zëvendësdrejtori i gjimnazit shoqëror “Ahmet Gashi”, Haki Dili tregoi që greva është duke shkuar mirë dhe të gjithë profesorët evidentohen nga kryetari i sindikatës së shkollës.

Ai tha se presione nga prindërit për fillim të mësimit nuk ka, por pohoi që greva sjell dëme të mëdha dhe kërkoi të bëhet zgjidhje sa më parë.

Greva është duke shkuar mirë, arsimtarët e respektojnë orarin e grevës nga ora 09:00-12:00 të gjithë janë prezent, kryetari i sindikatës së shkollës ka lista të cilat i evidentojnë arsimtarët pjesëmarrës. Nuk ka presion nga prindërit deri tani. Normal që greva sjell dëme mirëpo duhet me pas parasysh qeveria kërkesat por edhe sindikata që të bëhet një zgjidhje sa më e shpejtë” tha ai.

Musa Aliu, që ka nipin e tij në parashkollor, tregoi që është në mbrojte të mësimdhënësve për arsye që e konsideron të drejtë legjitime kërkesat e mësimdhënësve.

Ai akuzoi qeverinë për arrogancë.

Greva është e drejtë legjitime, nxënësit dëmtohen shumë, qeveria arrogante nuk kupton patjetër duhet të plotësohen kërkesat e mësimdhënësve pa varësisht krizës që është. Nuk ka qeveri më arrogante, arroganca ka pruar këtë vend kështu, gjithmonë ka pasur vrasje dëme të mëdha nga kjo qeveri”, tha Aliu.

Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës nga data 25 gusht ka nisur grevën në sektorin publik në vend. Ata po kërkojnë hartim dhe hyrje në fuqi sa më shpejt të Ligjit të pagave, plotësim-ndryshimin e ligjit mbi skemat pensionale dhe pagesë 100 euro deri në miratimin e Ligjit të pagave.

Lajmet

Policia sqaron ndalimin e hyrje-daljeve në parkingjet e Kuvendit dhe Presidencës

Published

on

Policia e Kosovës ka sqaruar se ndalimi i hyrje-daljeve dhe parkimit të automjeteve në hapësirat e Kuvendit të Kosovës dhe Presidencës, më 8 shtator, është bërë me kërkesë zyrtare të Drejtorisë së Shërbimeve Teknike të Kuvendit.

Sipas Policisë, kërkesa ka paraparë që, përveç veturave zyrtare të Kuvendit dhe Zyrës së Presidentes, të mos lejohej hyrja, dalja dhe parkimi i automjeteve në këto hapësira.

Ndalimi është bërë për shkak të pastrimit të oborrit dhe parkingjeve me mekanizëm adekuat. Policia ka bërë të ditur se në ditët në vijim pritet të rikthehen procedurat e rregullta për hyrje-daljet dhe parkimin e personave të autorizuar.

PK-ja ka theksuar se veprimet e saj i ndërmerr në përputhje me autorizimet ligjore dhe kushtetuese, përfshirë edhe zbatimin e kërkesave zyrtare të institucioneve të Kosovës./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Pesë të arrestuar për tjetërsimin e një prone në Fushë Kosovë në vlerë 1.5 milionë euro

Published

on

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka dhënë detaje lidhur me arrestimin e pesë personave, të dyshuar për keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar në një rast që lidhet me tjetërsimin e një prone në Fushë Kosovë, në vlerë prej 1.5 milionë eurosh.

Arrestimet janë realizuar në koordinim me Policinë e Kosovës, përkatësisht Njësinë Rajonale për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit në Prishtinë.

Sipas Prokurorisë, nga veprimet hetimore të zhvilluara deri më tani dyshohet se personat e përfshirë, duke keqpërdorur pozitën apo autoritetin zyrtar, kanë pajisur në mënyrë të kundërligjshme personin me inicialet M.S. me fletë poseduese për një pronë prej dy hektarësh në Fushë Kosovë.

Më pas, dyshohet se M.S., në bashkëpunim me persona të tjerë, ka tentuar që pronën ta tjetërsojë përmes shitblerjes te personat me inicialet M.Z. dhe M.Z.

Prokuroria dyshon se gjatë këtij procesi janë përdorur edhe dokumente të falsifikuara, ndërsa vlera e pronës kap shumën prej 1 milion e 500 mijë eurosh.

Pesë të dyshuarit po hetohen për veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”.

Pas arrestimit, me urdhër të prokurorit të shtetit, të dyshuarit janë ndaluar për 48 orë.

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka bërë të ditur se do të vazhdojë me veprimet e nevojshme hetimore, në bashkëpunim me institucionet përkatëse, me qëllim të zbardhjes së plotë të rastit./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Dyshohej për varrezë masive në ish-shkollën teknike në Obiliq, Policia: U tentua të kultivohej drogë

Published

on

Gjatë pastrimit të ish-shkollës teknike në Obiliq, punëtorët e Ndërmarrjes Publike Pastrimit “Kastrioti” në bodrumin e shkollës, kanë hasur pamje që kanë ngritur dyshime dhe shqetësim.

Fillimisht është dyshuar për varrezë masive, por sipas Policisë, më pas u kuptua se në këtë objekt është tentuar kultivimi i disa substancave narkotike.

Pastrimi i objektit pati filluar të bëhej pas vendimit të kryetarit të Obiliqit, Halil Thaçit që kjo shkollë të rikthehet dhe të fillojë mësimi përsëri.

Në bodrumin e objektit, shihen thasë të mbushur me materiale të panjohura, të varur në tavan, ndërsa në hapësirat e bodrumit është evidentuar edhe një gropë e madhe.

I pranishëm ishte edhe kryetari i komunës, i cili kishte thënë se rasti po hetohet nga Policia dhe Prokuroria.

“Sipas policëve dhe antidrogës shihet që është tentim i një kultivimi të disa substancave narkotike, por nuk dihet çfarë substanca, siç më tha eprori i policisë. Mirëpo, sido që të jetë, prokuroria edhe policia këtë punë e kanë në dorë dhe ato merren me rastin. Ndërsa sa i përket varrezës masive, unë nuk pashë, apo edhe policia qysh ma ka konfirmuar, nuk ka ndonjë dyshim për momentin”, ka dekalruar ai, raportoi EO.

Kjo shkollë që nga viti 1990, kur nxënësit ishin dëbuar nga forcat serbe, nuk kishte funksionuar më. /A.K/

Continue Reading

Lajmet

3 milionë euro për efiçiencë të energjisë, mbi 1,400 qytetarë do të përfitojnë

Published

on

Rreth 3 milionë euro do të investohen në masa të efiçiencës së energjisë, projekt nga i cili pritet të përfitojnë mbi 1,400 qytetarë në Kosovë.

Deri më tani, në kuadër të këtij projekti janë rinovuar 51 shtëpi të familjeve të cenueshme, me një investim prej rreth 610 mijë eurosh. Në mesin e përfituesve është edhe familja Dragidella në Prishtinë.

Para renovimit, kjo familje konsumonte mbi 85 MWh energji në vit, ndërsa pas përfundimit të punimeve pritet të kursejë rreth 74 për qind të energjisë.

Deri në fund të këtij viti, pritet të përkrahen 192 familje përmes renovimit të shtëpive të tyre, ndërsa deri në vitin 2028 numri i familjeve përfituese pritet të arrijë në 280, në të gjithë Kosovën.

Përfituese do të jenë familjet që marrin asistencë sociale, me përparësi të veçantë për familjet me pensionistë, personat me aftësi të kufizuara dhe prindërit vetushqyes.

Projekti po realizohet me mbështetjen e Qeverisë së Danimarkës, UNDP-së, Ministrisë së Ekonomisë dhe Fondit të Kosovës për Efiçiencë të Energjisë./A.K/

Continue Reading

Të kërkuara