Aktualitet

Greqia i dhuron Shqipërisë 100 mijë doza të vaksinës AstraZeneca

Published

on

Greqia i ka dhuruar 100 mijë doza të vaksinës AstraZeneca Shqipërisë. Minsitrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, njoftoi përmes një postimi në Facebook se dozat kanë mbërritur në Institutin e Shëndetit Publik.

“1 220 070 vaksina antiCovid kanë mbërritur deri tani në vendin tonë. Jemi të vendosur për të vijuar pa u ndalur me planin kombëtar të vaksinimit, derë më derë, për mbrojtjen e jetës dhe shëndetit të qytetarëve”, shkroi ministrja në Facebook.

Prej fillimit të vaksinimit janë kryer në total 1 000 063 vaksinime, ndërsa 423 158 qytetarë i kanë marrë të dyja dozat e vaksinës antiCovid.

Continue Reading

Lajmet

Rubio viziton Romën dhe Vatikanin, ndërsa lufta me Iranin tensionon raportet SHBA-Evropë

Published

on

By

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, do të vizitojë Romën dhe Vatikanin nga data 6 deri më 8 maj.

Zyrtarët e përshkruajnë këtë si përpjekje për të riparuar marrëdhëniet e tensionuara me partnerët kyç evropianë, në kohën kur lufta me Iranin po thellon përçarjet përtej Atlantikut.

Sipas një njoftimi të Departamentit të Shtetit, udhëtimi do të shërbejë “për avancimin e marrëdhënieve dypalëshe”.

Rubio do të takohet me udhëheqjen e Selisë së Shenjtë për të diskutuar situatën në Lindjen e Mesme dhe interesat e ndërsjella në Hemisferën Perëndimore.

“Takimet me homologët italianë do të përqendrohen në interesat e përbashkëta të sigurisë dhe shtrirjen strategjike”, tha zëdhënësi Tommy Pigott më 4 maj.

Një ish-zyrtar i lartë i Departamentit të Shtetit, i cili foli për Radion Evropa e Lirë në kushte anonimiteti, tha se koha e udhëtimit tregon për rëndësinë e tij.

“Udhëtimi i sekretarit Rubio është një hap i rëndësishëm në diplomaci”, tha ai, duke shtuar se fakti që vizita zhvillohet në këtë kohë, tregon se sa shumë rëndësi u kushton administrata e presidentit amerikan, Donald Trump, marrëdhënieve me Italinë dhe Selinë e Shenjtë.

Vizita zhvillohet në një kohë të tensioneve në rritje midis Uashingtonit dhe aleatëve të tij evropianë, si për shkak të konfliktit me Iranin, ashtu edhe për mosmarrëveshje më të gjera politike, përfshirë tregtinë dhe angazhimet ushtarake./REL/

 

Continue Reading

Kulturë

Pse po pëlqehet kaq shumë Mary Bennet, motra e “prapambetur” e Jane Austen?

Published

on

By

Seriali i ri “The Other Bennet Sister”, i bazuar në romanin e suksesshëm të Janice Hadlow, ka thyer rekordet e shikueshmërisë me 7.3 milionë ndjekës që në episodin e parë.

Mary Bennet, motra e mesme dhe shpesh e anashkaluar në “Krenari dhe Paragjykim”, është shndërruar në një ikonë për shekullin XXI.

Ndryshe nga motrat e saj, ajo refuzon martesën dhe ballot për t’u dhënë pas librave të shkencës, duke u bërë kështu figura më e dashur e momentit edhe në TikTok.

Përmes këtij adaptimi modern, Mary nuk shihet më si motra “e thjeshtë” me syze, por si një heroinë e pavarur që sfidon normat shoqërore, duke u bërë personazhi më i afërt për gjeneratat e reja që vlerësojnë autenticitetin mbi dukjen. /BBC/

Continue Reading

Sport

Schmeichel kërkon Xhakën te Manchester United, Scholes e refuzon prerë

Published

on

By

Ish-portieri i famshëm i Manchester United, Peter Schmeichel, ka befasuar duke propozuar transferimin e Granit Xhakës në “Old Trafford”.

Gjatë një podkasti, danezi argumentoi se mesfushori shqiptar është lideri që i duhet ekipit për të udhëhequr talentet e reja si Kobbie Mainoo.

“Shikoni çfarë ka bërë te Sunderland, ai është arsyeja pse ata janë të mrekullueshëm. Ka lidership dhe pushtet, gjë që na mungon,” deklaroi Schmeichel.

Megjithatë, kjo ide është kundërshtuar menjëherë nga Paul Scholes. Legjenda e mesfushës u shpreh skeptik, duke e krahasuar transferimin e mundshëm të Xhakës me situatën e Casemiros, duke lënë të kuptohet se Unitedit nuk i duhen më lojtarë veteranë, por energji e re.

Continue Reading

Aktualitet

Shpërthim tragjik në një fabrikë fishekzjarrësh në Kinë: 26 të vdekur e dhjetëra të plagosur

Published

on

By

Një shpërthim i fuqishëm në fabrikën e fishekzjarrëve “Huasheng Fireworks” në provincën Hunan të Kinës, i ka marrë jetën 26 personave dhe ka lënë të lënduar 61 të tjerë. Ngjarja e rëndë ndodhi në qytetin Liuyang, ku forca e shpërthimit ishte aq e madhe sa dritaret e ndërtesave përreth u thyen plotësisht.

Autoritetet kineze angazhuan mbi 1,500 punonjës të emergjencës, dronë dhe robotë kërkimi për të gjetur të mbijetuarit nën rrënoja, duke arritur të shpëtojnë shtatë persona. Për shkak të rrezikut nga dy depo baruti brenda fabrikës, policia evakuoi të gjithë banorët në një rreze prej 3 kilometrash.

Ekipet e emergjencës punuan nën masa të rrepta sigurie, duke lagur zonën me ujë për të parandaluar shpërthime dytësore. Ndërkohë, policia ka njoftuar se ka ndërmarrë “masa kontrolli” ndaj stafit përgjegjës të kompanisë, teksa hetimet për shkaqet e shpërthimit po vazhdojnë.

Të plagosurit, të moshave nga 20 deri në 60 vjeç, po trajtohen në spitalet lokale, kryesisht për lëndime të shkaktuara nga mbetjet fluturuese pas shpërthimit.

Continue Reading

Të kërkuara