Lajmet

Grenell: Pjesa më e mirë e marrëveshjes, vitin e ardhshëm

Published

on

I dërguari i posaçëm i Shtëpisë së Bardhë për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell ka thënë se pjesa më e mirë e marrëveshjes ekonomike mes Kosovës e Serbisë e cila u nënshkrua sot në Uashington do të jetë në vitin e ardhshëm ku do të hapen vende të punës.

Grenell tha se pas një viti, qytetarët mund të gjykojnë procesin politik, pasi gjatë këtij viti Amerika do t’i tregojë Serbisë e Kosovës se si të rriten ekonomikisht dhe në industri.

“Të gjithë e dinë që politikisht kemi pas ngecur në këtë temë për dekada, dhe shumë herë për gjëra simbolike. Ajo që presidenti Trump bëri që nga fillimi, tha “le ta ndryshojmë, ta vendosim ekonominë në fillim”. Nuk mund të paguash qiranë dhe blesh ushqim me simbolizëm, por mund t’i bësh kur ke punë. Ajo që tha Trump në fillim ishte “t’i japim atyre një shije të “ekonomisë Trump”, t’i tregojmë si të rriten ekonomikisht në industri. Le ta shikojmë nëse zhvillimi ekonomik dhe krijimi i vendeve të punës t’i shkëpusë nga gjërat politike. Pjesa më e mirë e kësaj marrëveshje do të jetë në vitin e ardhshëm, ku do të ketë krijim të vendeve të punës. Pas një viti na gjykoni për procesin politik”, tha Grenell.

“We’ve been stuck politically in this issue for decades, and many times fighting about symbolic things,” said Richard Grenell.

Lajmet

Të shtëna me armë në Mitrovicë të Jugut: Policia po heton rastin si ‘Vrasje në tentativë’

Published

on

By

Në Mitrovicën e Jugut është raportuar për të shtëna me armë zjarri, ku sipas dyshimit të parë të policisë, gjuajtja ka ndodhur mes dy palëve.

Pas pranimit të informatës, njësitë policore kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, me ç’rast kanë vërejtur disa vrima shpuese në muret e dy banesave, të cilat dyshohet se janë shkaktuar nga goditjet e projektilëve.

Në kuadër të ekzaminimit të vendngjarjes, policia ka gjetur dhe sekuestruar disa gëzhoja të kalibrave të ndryshëm.

Rasti është cilësuar si “Vrasje në tentativë” dhe po hetohet nga njësitë relevante kompetente për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe identifikimin e personave të përfshirë.

Continue Reading

Lajmet

Të lënduar nga sulmi fizik dhe të shtënat me armë në Fushë Kosovë, i dyshuari në kërkim

Published

on

By

Në raportin njëditor të Policisë së Kosovës është raportuar për një lëndim të rëndë trupor në Fushë Kosovë.

Sipas raportit policor, tre burra kanë pësuar lëndime të renda trupore pasi janë sulmuar fizikisht nga një person, i cili gjatë incidentit ka shtënë edhe me armë zjarri.

Ndërsa në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar dy gëzhoja.

Viktimat kanë pranuar trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari është në kërkim të policisë. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Konjufca reagon ndaj Zelenskyt: Ndihmuam Ukrainën me parim, e pakuptimtë të shihemi përmes prizmit të Serbisë

Published

on

By

Ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës së Kosovës, Glauk Konjufca, ka shprehur keqardhje për deklaratën e presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky në Beograd, ku ai rikonfirmoi mosnjohjen e pavarësisë së Kosovës gjate qëndrimit te tij në Serbi.

Përmes një reagimi në rrjetin X, Konjufca ka rikujtuar se që nga dita e parë e agresionit rus, Kosova ka qëndruar pa hezituar krah Ukrainës duke vendosur sanksione ndaj Rusisë, duke ofruar ndihmë humanitare e ushtarake, si dhe strehim për gazetarët ukrainas, përkundër faktit që Ukraina nuk e njeh shtetësinë e Kosovës.

“E bëmë këtë me gjithë mosnjohjen e shtetit tonë nga Ukraina, sepse solidariteti me një popull që mbron lirinë, sovranitetin dhe integritetin e tij territorial është çështje parimi”, thuhet në reagimin e Konjufcës.

Në reagim vihet në pah se përderisa Kosova i është bashkuar plotësisht sanksioneve të BE-së kundër Rusisë, Serbia nuk e ka bërë një gjë të tillë. Po ashtu, theksohet se shtetësia e Kosovës është produkt i çlirimit nga regjimi i Millosheviqit dhe procesit ndërkombëtar të udhëhequr nga OKB-ja, i konfirmuar edhe nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë (GJND).

“Përpjekjet e Rusisë për ta përdorur Kosovën si precedent apo arsyetim për pushtimin, okupimin apo tentim-aneksimin e territorit ukrainas janë historikisht dhe ligjërisht të rreme. Asnjë paralelizëm i tillë nuk ekziston”, shkruan Konjufca.

MPJD-ja i ka bërë thirrje Ukrainës për njohjen e Republikës së Kosovës, duke nëvizuar se Kosova e refuzon me vendosmëri çdo kornizim të shtetësisë së saj përmes prizmit të integritetit territorial të Serbisë.

“E mirëpresim njohjen e Republikës së Kosovës nga Ukraina. Një vendim i tillë do të fuqizonte vetë parimet e lirisë, demokracisë dhe të drejtës ndërkombëtare që vetë Ukraina po i mbron sot”, përfundoi ministri Konjufca. /E.A/

 

Continue Reading

Lajmet

Etno Fest: Dita e gjashtë sjell traditën e Istogut, artin e familjes Grubi dhe teatrin e Shkodrës në Kukaj

Published

on

By

Nata e gjashtë e festivalit “Etno Fest” në fshatin Kukaj u karakterizua nga një gërshtim i traditës autoktone, muzikës klasike dhe artit skenik, duke mbledhur artistë e dashamirës të kulturës nga treva të ndryshme.

Sipari i mbrëmjes u hap me performancën e Etno Ansamblit “Vullkani i Istogut”, i cili solli në skenë këngë, valle dhe motive tradicionale të trevës së Istogut.

Programi vazhdoi me një koncert artistik të interpretuar nga Blerim Grubi, Nita Grubi dhe Arjana Kuriu Grubi, të cilët sollën një frymë me finesë muzikore për pranishmit.

Ngjarja qendrore e mbrëmjes ishte shfaqja teatrore “Pesë fytyrat e heshtjes”, me regji të Ilir Bokshit, e realizuar nga trupa e Teatrit “Migjeni” të Shkodrës. Shfaqja trajtoi tema komplekse njerëzore, me fokus te dhuna familjare dhe përjetimet e pathëna.

Aktivitetet e ditës së gjashtë u përmbyllën në orët e vona me “Etno Nejën”, ku grupi “Melodia e Vjetër” interpretoi pjesë nga repertori i traditës muzikore e shpirtërore. /E.A/

Continue Reading

Të kërkuara