Shëndeti

Gratë shtatzëna rekomandohet të pinë lëng karrote

Published

on

Gratë shtatzëna kanë nevojë për acid folik, hekur, kalcium, vitaminë B, vitaminë A dhe vitaminë C. Lëngu i karrotës është burim i mrekullueshëm i këtyre lëndëve ushqyuese.

Psh. një gotë tashmë do t’ju ofrojë rreth 10% të sasisë së rekomanduar të kalciumit.

Në 100 gramë, do të jenë po ashtu 10% të sasisë së rekomanduar të vitaminës C./UBTNews

Shëndeti

Si ndikon qumështi i gjirit në kohët e nxehta?

Published

on

Në ditët e nxehta të verës, qumështi i gjirit vazhdon të jetë ushqimi më i mirë dhe më i sigurt për foshnjat. Ai jo vetëm që ofron të gjitha lëndët ushqyese të nevojshme, por ndihmon edhe në mbajtjen e hidratimit të foshnjës.

Ekspertët thonë se në temperaturat e larta, foshnjat që ushqehen me gji kanë më pak rrezik për dehidrim, pasi qumështi i gjirit përmban 88% ujë.

Gjiri i nënës përshtatet natyrshëm me nevojat e foshnjës – nëse ajo ka etje, trupi i nënës prodhon qumësht më të lehtë dhe më të hollë për të shuar etjen.

Ushqyerja me gji ndihmon në forcimin e imunitetit të foshnjës, gjë që është shumë e rëndësishme në stinën e verës kur infeksionet gastrointestinale janë më të shpeshta.

Pediatrit këshillojnë që nënat të ushqejnë më shpesh fëmijën gjatë verës dhe të shmangin ndërprerjen e gjirit, pasi ai është burimi më i mirë i ushqimit dhe ujit për foshnjat në ditët e nxehta.

Continue Reading

Shëndeti

Zbulohet një grup i ri gjaku

Published

on

Një grua franceze nga ishulli Guadeloupe është identifikuar si bartësja e vetme e një grupi të ri të gjakut, të quajtur “Gwada negativ”, ka njoftuar Agjencia franceze e dhurimit të gjakut.

“Njoftimi u bë 15 vjet pasi studiuesit morën një mostër gjaku nga një paciente që po u nënshtrohej testeve rutinë para operacionit”, ka njoftuar së fundmi Instituti Francez i Gjakut (EFS).

EFS sapo ka zbuluar sistemin e 48-të të grupeve të gjakut në botë, ka njoftuar agjencia. Ky zbulim u njoh zyrtarisht në fillim të qershorit, në Milano nga Shoqata Ndërkombëtare e Transfuzionit të Gjakut. Shoqata tha se deri më tani janë njohur 47 grupe të gjakut.

Shkencëtarët kanë thënë se pacientja, 54-vjeçare, po iu nënshtrohej testeve rutinore para një operacioni kur u zbulua një antitrup i panjohur.

“Kjo grua është padyshim i vetmi rast i njohur në botë”, ka deklaruar Thierry Peyrard, ekspert dhe biolog mjekësor.

Emri “gwada negativ”, që i referohet origjinës së pacientes, u tha se tingëllon mirë në të gjitha gjuhët.

Continue Reading

Shëndeti

Tre fruta dhe perime që duhet t’i hani këtë verë për të qëndruar të hidratuar

Published

on

Vera dhe temperaturat e larta çojnë në djersitje të shtuar, e cila rezulton në dehidratim nëse nuk pimë mjaftueshëm lëngje gjithë ditës.

Hidratimi është thelbësor për funksionimin e duhur, përveç ujit, frutat mund të jenë mënyrë e shkëlqyer për të ruajtur ekuilibrin optimal të lëngjeve në trup.

Disa lloje frutash jo vetëm që janë të pasura me ujë, por përmbajnë edhe vitamina, minerale dhe antioksidantë që mbështesin shëndetin.

Më poshtë, mund t’i gjeni tre lloje frutash e perimesh që janë të dobishme për hidratimin dhe shëndetin gjatë muajve të verës.

Shalqiri

Një nga frutat më të freskëta dhe më lëngshme që mund të hani në verë. Përbëhet nga më shumë se 90 përqind ujë, gjë që e bën frutin perfekt për hidratim të shpejtë. Përveç ndihmës në ruajtjen e ekuilibrit të lëngjeve, shalqiri është i pasur me vitaminë C, e cila mbështet imunitetin dhe shëndetin e lëkurës.

Ai gjithashtu përmban likopen, një antioksidant të fuqishëm që ofron mbrojtje kundër stresit oksidativ dhe inflamacionit.

Trangujt

Edhe pse konsiderohen perime, trangujt janë frut,duke pasur parasysh përmbajtjen e tyre të lartë të ujit, janë ideale për hidratim. Përveçse janë të pasura me ujë, kastravecat përmbajnë gjithashtu vitamina K, C dhe B, si dhe minerale të tilla si kaliumi, të cilat mbështesin ekuilibrin e elektroliteve në trup.

Portokalli

Frut klasik që është i pasur me ujë (rreth 86 përqind) dhe vitaminë C, e cila forcon sistemin imunitar dhe kontribuon në shëndetin e lëkurës. Përveç sigurimit të hidratimit, portokallët përmbajnë gjithashtu fibra, të cilat ndihmojnë në rregullimin e tretjes dhe ruajtjen e ekuilibrit të lëngjeve në trup.

Continue Reading

Shëndeti

Çfarë ndodh nëse hani çdo ditë vezë të ziera?

Published

on

Të thjeshta, ekonomike dhe të mbushura me vlera ushqyese, vezët e ziera janë një nga ushqimet më të mira që mund të përfshini në regjimin tuaj të përditshëm.

Por cilat janë përfitimet konkrete nëse i konsumoni çdo ditë?

Ngrënia e një ose dy vezëve të ziera sjellë një sërë efektesh pozitive si për trupin ashtu edhe për trurin.

Përmirësojnë funksionin e trurit

Vezët janë burim i shkëlqyer i kolinës, një lëndë ushqyese që luan rol kyç për kujtesën, përqendrimin dhe shëndetin e përgjithshëm të trurit, marrja e mjaftueshme e kolinës ndihmon në ngadalësimin e rënies së aftësive njohëse me kalimin e moshës.

Ndihmojnë në forcimin e muskujve

Proteinat që gjenden kontribuojnë në rindërtimin e forcimin e masës muskulore, veçanërisht tek ata që ushtrojnë ose janë në fazë rikuperimi pas dëmtimeve.

Mbrojnë shëndetin e syve

Vezët përmbajnë luteinë dhe zeaksantinë, dy antioksidantë që mbrojnë sytë nga efektet e plakjes dhe nga drita e dëmshme blu, duke ndihmuar në parandalimin e problemeve si degjenerimi makular.

Balancojnë nivelin e kolesterolit

Megjithëse dikur vezët shiheshin si problematike për shkak të kolesterolit që përmbajnë, studime të reja tregojnë se konsumi i moderuar i tyre mund të rrisë kolesterolin e mirë e të përmirësojë raportin me kolesterolin e keq.

Ndihmojnë në kontrollin e oreksit dhe peshës

Falë aftësisë për të ngopur, vezët e ziera zvogëlojnë dëshirën për ushqim ditën, duke qenë zgjedhje ideale për mëngjes për këdo që kërkon të menaxhojë peshën.

Continue Reading

Të kërkuara