Lajmet

Granti rreth 35 milionë dollarë, Hovenier: Konfirmohet partneri i qëndrueshëm me Kosovën

E para e shtetit deklaroi se kjo marrëveshje do të kontribuojë në përmirësimin e jetës së qytetarëve.

Published

on

Në vlerë rreth 35 milionë dollarë është marrëveshja e grantit që u nënshkrua sot nga presidentja Vjosa Osmani dhe ushtruesja e detyrës së USAID-it, Kerry Monaghan Hogler.

E para e shtetit deklaroi se kjo marrëveshje do të kontribuojë në përmirësimin e jetës së qytetarëve ndërsa ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jeff Hovenier, tha se po konfirmojnë partneritetin afatgjatë e të qëndrueshëm me Kosovën.

Pas nënshkrimit të marrëveshjes, presidentja Vjosa Osmani tha se kjo dëshmon mbështetjen e vazhdueshme të qeverisë dhe popullit amerikan për Kosovën.

“Do të kontribuojë drejtpërdrejt në plotësimin e objektivave zhvillimore të vendit tonë. Sot së bashku me Shtetet e Bashkuara të Amerikës nënshkruam marrëveshjen e grantit për zhvillim. Si rezultat i saj do t’i kemi në dispozicion gati 35 milionë dollarë, për projekte të cilat kontribuojnë në përmirësimin e jetës së të gjithë qytetarëve tanë, pa dallim. Kjo marrëveshje është dëshmi e mbështetjes së vazhdueshme të qeverisë dhe të popullit amerikan ndaj Republikës së Kosovës dhe popullit të saj. Në përpjekje tona për të garantuar një të ardhme më të begatë për qytetarët tanë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk kanë ofruar vetëm mbështetje por një partneritet të vërtetë”, deklaroi Osmani.

Para mediave ajo shtoi se partneriteti me Amerikën është i ndërtuar në besim të ndërsjellë dhe i fuqizuar nga vlerat e përbashkëta.

Kjo marrëveshje, siç tha Osmani, është e ndërtuar mbi parimet e demokracisë, llogaridhënies dhe rritjes ekonomike

“Një nga objektivat parësore të kësaj marrëveshje është të sigurojë shërbime më të mira për qytetarët tanë, nëpërmjet ngritjes së kapaciteteve institucionale. Në këtë mënyrë do të fuqizohet administrata publike, do të eliminohet burokracia dhe do të promovohet transparenca. Duke nxitur llogaridhënien dhe efikasitetin brenda institucioneve publike, kjo marrëveshje do të kontribuojë në reduktimin e vazhdueshëm të korrupsionit dhe rritjen e efikasitetit të reagimit ndaj nevojave të qytetarëve tanë”, shtoi ajo.

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jeff Hovenier u shpreh se nënshkrimi i kësaj marrëveshje konfirmon partneritetin afatgjatë dhe të qëndrueshëm të Amerikës për Kosovën.

“Mendoj se është e duhur që të konfirmojmë sërish partneritetin afatgjatë dhe të qëndrueshëm të ShBA-së për popullin e Kosovës. Dhe ky fond shtesë do të mbështes qëllimet strategjike të ShBA-së për Kosovën, përfshirë përpjekjet për avancimin e integrimit të Kosovës në institucionet evropiane dhe euroatlantike, përpjekjet për promovimin e rritjes dhe përparimit ekonomik dhe përpjekjet për forcimin e qeverisjes së mirë dhe të zhvillimit të institucioneve demokratike. Të gjitha programet e USAID-it në Kosovë, kanë për qëllim që të sigurojnë që të gjithë kosovarët kanë qasje efikase dhe të prekshme në shërbimet që i ofrojnë institucionet e tyre, që kanë mundësi për të kërkuar llogari për ato shërbime dhe të mund të lulëzojnë përmes mundësive të forta ekonomike dhe demokratike”, u shpreh ai.

Tutje, ai theksoi edhe mbështetjen që i është dhënë Kosovës që nga paslufta.

“Është e dobishme që të thuhet se prej vitit 1999, ShBA-ja ka investuar më shumë se dy miliardë dollarë, duke çuar përpara qëllimet tona të përbashkëta, përfshirë investime mbi 1 miliard dollar nga USAID-i. Dhe ma merr mendja që ky është manifestim i përkushtimit tonë ndaj popullit kosovar, siç ishte edhe marrëveshja e nënshkruar sot”, përfundoi Hovenier. 

Lajmet

Del nga shtypi libri “Rezistenca e Materialeve – 2” nga profesori i UBT-së, Naser Morina

Published

on

By

Profesori i Fakultetit të Inxhinierisë së Ndërtimit dhe Infrastrukturës në UBT, Naser Morina, ka botuar librin e ri “Rezistenca e Materialeve – 2”, i cili u dedikohet studentëve dhe profesionistëve të fushës së inxhinierisë së ndërtimit.

Ky botim paraqet një vazhdim të thelluar të koncepteve të rezistencës së materialeve, duke trajtuar në mënyrë të detajuar sjelljen e materialeve dhe elementeve strukturore nën veprimin e ngarkesave të ndryshme. Libri përfshin analizën e avancuar të sforcimeve, deformimeve dhe stabilitetit të strukturave, duke ndërlidhur teorinë me aplikimet praktike në inxhinieri.

Përmes shpjegimeve të qarta dhe shembujve ilustrues, “Rezistenca e Materialeve – 2” synon të ndihmojë studentët në përvetësimin më të lehtë të koncepteve komplekse, si dhe të shërbejë si një udhëzues i vlefshëm për zgjidhjen e problemeve inxhinierike në praktikë.

Ky libër përfaqëson një kontribut të rëndësishëm në pasurimin e literaturës akademike në gjuhën shqipe dhe mbështet zhvillimin profesional të gjeneratave të reja në fushën e inxhinierisë.

Continue Reading

Lajmet

Kthehet në Kosovë ish-ushtari i UÇK-së që po mbahej në Serbi

Published

on

By

Pas disa muajsh qëndrimi në burgjet e Serbisë, sot është liruar dhe është kthyer në Kosovë ish-ushtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Mit’hat Llozhani. Lajmin e ka bërë të ditur avokati i tij, Arianit Koci, i cili e ka shoqëruar Llozhanin sapo ai ka kaluar kufirin.

Avokati Koci e ka cilësuar këtë si një mision të vështirë dhe të rëndë, duke treguar se i është dashur të udhëtojë disa herë drejt Beogradit për të ndjekur rastin. “A kam pasë probleme dhe rrezik? Nuk është me rëndësi. Me rëndësi është që një qytetar i Kosovës u kthye në shtëpi,” ka deklaruar Koci, duke shtuar se këtë shërbim e ka kryer pa pagesë dhe për ideale kombëtare.

Sipas Kocit, Llozhani ka kaluar nëpër një periudhë jo të lehtë gjatë kohës së burgosjes.

Ai ka paralajmëruar se informata më të detajuara rreth rrethanave të arrestimit dhe mbajtjes në Serbi do të jepen në ditët në vijim, së bashku me vetë Mit’hat Llozhanit.

Continue Reading

Lajmet

Raportohet i zhdukur një person në Leposaviq

Published

on

By

Një grua, shtetase e Serbisë, ka raportuar në polici se ka humbur kontaktet me djalin e saj në komunën e Leposaviqit. Sipas njoftimit, personi i zhdukur është po ashtu shtetas i Serbisë.

Lidhur me këtë rast është njoftuar menjëherë prokurori kompetent, i cili ka lëshuar urdhër për fillimin e hetimeve.

Njësitet policore janë duke punuar për zbardhjen e rrethanave dhe gjetjen e personit të raportuar si i zhdukur.

Continue Reading

Lajmet

Gjashtë raste të dhunës në familje brenda 24 orëve në Kosovë

Published

on

By

Në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës, brenda një dite janë regjistruar gjashtë raste të dhunës në familje në qytete të ndryshme.

Në rastin e parë në Lipjan, një burrë është denoncuar për dhunë ndaj një gruaje, ku pas intervistimit rasti ka vazhduar në procedurë të rregullt.

Në Prishtinë janë shënuar dy incidente; në njërin prej tyre një burrë është arrestuar dhe liruar pas marrjes në pyetje për dhunë ndaj një gruaje, ndërsa në tjetrin, i dyshuari është dërguar në mbajtje për shkak të dhunës së ushtruar.

Edhe në Pejë është raportuar një përleshje mes tri grave, të cilat janë sulmuar mes vete dhe njëra prej tyre ka marrë tretman mjekësor, por të gjitha janë liruar pas procedurave policore.

Ndërkaq, në Gjakovë një burrë është arrestuar dhe dërguar në mbajtje për 48 orë nën dyshimin se ka ushtruar dhunë ndaj një gruaje.

Së fundi, në Mitrovicën e Veriut, dy burra janë shoqëruar në stacion pas një zënke familjare, por me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt.

Continue Reading

Të kërkuara