Lajmet

Granti i katërt i komunave, premtim i papërmbushur i Qeverisë

Published

on

Pas katër vitesh pritjeje dhe premtim nga Qeveria e Kosovës, Granti i katërt për komunat mbetet ende një premtim i pambushur. Disa nga kryetarët e komunave shprehen shqetësimin e tyre për mos funksionalizimin e këtij granti, duke e cilësuar si një taktikë elektorale të përdorur në fushatë. Ata akuzojnë qeverinë për shpërndarje të padrejtë të fondeve, duke favorizuar disa komuna që udhëhiqen nga Vetëvendosje.

“Me Grantin e katërt për Komuna do të financojmë projekte infrastrukturore të cilat jo vetëm që gjenerojnë vende të reja të punës por edhe ndërtojmë infrastrukturën kritike për ringjalljen dhe urbanizimin e komunave”, ishte një tjetër premtim i Kurtit, i cili nuk u realizua. Derisa përgjigje nuk pati as nga Ministria e Financave se kur do të krijohet ky grant.

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj ankohet për qasjen e qeverise aktuale karshi kryetarëve të komunave të cilët nuk janë të udhëhequra nga partia në pushtet. Ai derisa thotë se premtimi se do të ndajë grantin e katërt nuk u realizua, shton se pushteti bënë dallime në ndarjen buxhetore, duke përmendur këtu, që Prizreni dhe Prishtina bashkë morën buxhet më pak se Podujeva që është një komunë relativisht e vogël.

“Natyrisht po të kishim mjete më tepër, kishim kryer punë më tepër dhe kjo gjithmonë shkon në favor të qytetarëve, kurse në anën tjetër qeveria edhe pse në fushatë elektorale ka premtuar se do të ndajë Grantin e katërt” për komunat, nuk e ka ndarë atë, dhe kur i ka publikuar ndarjet buxhetore të cilat shkojnë nëpër komuna përmes ministrive sërish e kemi një disfavor për ato komuna që nuk udhëhiqen nga Lëvizja Vetëvendosje. Një shembull konkret, Prizreni dhe Prishtina bashkë morën më pak se Podujeva që është një komunë relativisht e vogël dhe ky është një tregues i një qasje jo serioze, por le të shpresojmë se në të ardhmen do të kemi përmirësime në këtë drejtim”, thotë Totaj.

Kritika për këtë pati edhe kryetari i Skenderajt, Fadil Nura. Ai thotë se krijimi i këtij granti ishte një premtim që ka rrjedhur në kuadër të fushatës.

“Kjo ka qenë në kuadër të programit të qeverisë, por që nuk është funksionalizuar ajo pjesë dhe nuk e di arsyen pse. Por, e shoh kryesisht një premtim që ka rrjedhur në kuadër të fushatës“, thotë Nura.

Edhe kryetari i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi thotë se ndonëse Granti i katërt” është premtuar nga Qeveria ai është tërhequr nga Ligji për financat lokale dhe i njëjti nuk është krijuar ende.

Ibrahimi nënvizon po ashtu se shumica absolute e kryetareve vlerësojnë se gjatë ndarjes buxhetore për komuna, mjetet financiare të cilat shkojnë nëpër ministri të linjës ka pabarazi në ndarjet buxhetore.

“Granti i katërt” dhe granti për shërbime sociale janë akomoduar në projektligjin për financa lokale, projektligj ky i cili nuk është duke u shtyrë apo nuk është duke e vazhduar procesin për miratim në Qeverinë e Republikës së Kosovës, sepse ministri Hekuran Murati e ka tërheq këtë projektligj në vitin 2022. Dhe “Granti i katërt” edhe pse ka qenë zotim i LVV-së gjatë fushatës parazgjedhore të vitit 2021 nuk është realizuar deri më tani. Shumica absolute e kryetareve vlerësojnë se gjatë ndarjes buxhetore për komuna, mjetet financiare të cilat shkojnë nëpër ministri të linjës ka pabarazi në ndarjet buxhetore. D.m.th për disa komuna qeveria ka dhënë mjete më shumë se sa për komunat tjera në investime kapitale”, thotë Ibrahimi.

Vetëvendosje, fillimisht Grantin e katërt e pati quajtur për transformimin zhvillues të komunave. Sipas premtimit të LVV-së, përmes këtij granti, në katër vitet e ardhshme, komunave do t’u alokohen 600 milionë euro, dhe komunat do të vendosin vetë për alokimin e këtyre shumave për projekte të ndryshme kapitale.

Në zgjedhjet lokale që u mbajtën në vjeshtën e vitit 2021, Lëvizja Vetëvendosje ka fituar vetëm në katër komuna, në Gjilan, Kamenicë, Shtime dhe në Podujevë.

Partia Demokratike e Kosovës, qeverisë në Prizren, Drenas, Kaçanik, Vushtrri, Mitrovicë e Jugut, Skënderaj, Ferizaj dhe në Han të Elezit.

Ndërkaq, Lidhja Demokratike e Kosovës në Prishtinë, Fushë Kosovë, Istog, Viti, Junik, Dragash, Lipjan dhe në Pejë. Dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës udhëheq në Gjakovë, Klinë, Rahovec, Deçan dhe në Suharekë.

Vendi

PDK kërkon seancë urgjente të Kuvendit sot për ndryshimin e Ligjit për Gjykatën Speciale

Published

on

By

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka kërkuar që sot, më 3 tetor, të mbahet seancë e Kuvendit të Kosovës për të votuar në dy lexime ndryshimet në Ligjin për Dhomat e Specializuara.

Deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi, ka deklaruar se vendimi i Qeverisë për të përcjellë në Kuvend plotësim-ndryshimin e këtij ligji është një hap i rëndësishëm dhe se procedurat parlamentare duhet të nisin pa vonesë.

“Ligji duhet të trajtohet dhe të votohet në të dy leximet. Prandaj, procedura duhet të nisë SOT në seancën e Kuvendit, duke pasur parasysh afatin prej 72 orësh ndërmjet dy leximeve“, ka thënë Musliu.

Ajo ka theksuar se Kosovës i nevojitet edhe një strategji e koordinuar juridike e diplomatike me ekspertë vendorë e ndërkombëtarë për procesin e apelimit të vendimit të 16 shtatorit dhe mbrojtjen e luftës së UÇK-së. Sipas saj, çështja është mbi kalkulimet politike dhe përfaqëson interes shtetëror, posaçërisht para se vendi të shkojë në zgjedhje./E.A/

Continue Reading

lajme

Qeveria miraton ndryshimet për Dhomat e Specializuara

Published

on

By

Qeveria e Kosovës ka konstatuar se nuk ka asnjë shkelje apo pengesë ligjore në nismën legjislative të ndërmarrë nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK) për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar.

Përmes një mbledhjeje elektronike të mbajtur të premten në mbrëmje, Ekzekutivi ka miratuar vendimin me të cilin i ka përcjellë Kuvendit të Kosovës vlerësimin dhe përgjigjet e nevojshme zyrtare lidhur me këtë nismë.

Sipas njoftimit zyrtar, përgjigja e Qeverisë përfshin opinionin ligjor të përputhshmërisë me legjislacionin e BE-së , vlerësimin e ndikimit buxhetor, si dhe opinionin ligjor mbi përmbajtjen e projektligjit.

“Qeveria e Republikës së Kosovës ka zhvilluar mbledhje elektronike, në të cilën ka miratuar vendimin me të cilin i përgjigjet kërkesës së Kuvendit të Republikës së Kosovës për Nismën legjislative për ‘Projektligjin Nr. 11/L-001 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit Nr. 05/L-053 për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializua”, thuhet në njoftimin e Qeverisë.

Me këtë vendim, procedura i kalon tashmë Kuvendit të Kosovës për shqyrtim dhe procedim tëmëtejshëm ligjvënës. /E.A/

Continue Reading

lajme

Shkarkohet Blerim Isufaj nga posti i Kryeprokurorit të Prokurorisë Speciale

Published

on

By

Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj, është shkarkuar të premten nga Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK), ka mësuar KOHA.

Gjatë ditës ishte bërë e ditur se KPK-ja do të mblidhej në një takim të jashtëzakonshëm, ku në rend dite ishte diskutimi për performancën e Isufajt.

Isufaj ishte zgjedhur për herë të parë në krye të Prokurorisë Speciale në vitin 2019, ndërsa ishte rizgjedhur në këtë pozitë në vitin 2023.

Gjatë mandatit të tij, Isufaj ka qenë një prej figurave më të kritikuara në sistemin prokurorial nga Lëvizja Vetëvendosje. Ai ishte votuar edhe nga Këshilli Prokurorial për pozitën e Kryeprokurorit të Shtetit, por procesi kishte mbetur pezull dhe nuk ishte dekretuar nga ish-presidentja Vjosa Osmani.

Kryeministri Albin Kurti kishte deklaruar më herët se në sistemin prokurorial “shumica e problemeve kanë emër të përveçëm”, duke iu referuar Isufajt.

Më 2 shtator, Isufaj pati një përplasje me disa anëtarë të Këshillit Prokurorial të Kosovës. Përplasjet u zhvilluan gjatë shqyrtimit të raportit të punës së Prokurorisë Speciale për vitin 2025, i cili më pas u rrëzua nga KPK-ja.

D.L

Continue Reading

Lajmet

Nis takimi mes Kurtit dhe Hamzës

Published

on

By

Ka nisur takimi mes kryeministrit Albin Kurti dhe kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamza.

Në takim pritet të diskutohen çështja e zgjedhjes së presidentit të ri dhe ndryshimet e mundshme në Ligjin për Dhomat e Specializuara të Kosovës.

Hamza është parë duke hyrë në objektin e Qeverisë i shoqëruar nga deputeti i PDK-së, Rrahman Rama.

Kuvendi i Kosovës ka afat deri më 6 tetor për zgjedhjen e presidentit të ri. Nëse presidenti nuk zgjidhet brenda këtij afati, vendi shkon në zgjedhje të reja.

D.L

Continue Reading

Të kërkuara