Lajmet

Granit Xhaka zgjedh skuadrën e re

Published

on

Sunderland ka bërë hapa të rëndësishëm në përpjekjet për të transferuar mesfushorin e Bayer Leverkusenit, Granit Xhaka. Raportet e mëparshme nga Italia sugjeronin se Interi kishte marrë avantazh në garën për Xhakën, por situata ka ndryshuar.

Sipas raportimeve të fundit, përfshirë gazetarin e njohur David Ornstein, reprezentuesi zviceran ka bërë të ditur dëshirën e tij të qartë: ai dëshiron vetëm t’i bashkohet Sunderlandit, duke hedhur poshtë interesimin e klubeve të tjera si Fenerbahcen, Interin  dhe Milanin.

Në një përditësim të publikuar në rrjetin social X, Ornstein ka bërë të ditur se Xhaka e ka informuar zyrtarisht klubin gjerman se ka vendosur zemrën për një transferim në Stadium of Light, dhe se tashmë ekziston një marrëveshje personale mes lojtarit dhe Sunderlandit.

Aktualisht po zhvillohen negociata mes dy klubeve, me Bayer Leverkusen që, sipas burimeve, i ka kërkuar mesfushorit 32-vjeçar të përshpejtojë përfundimin e marrëveshjes. Edhe pse nuk është bërë publik ndonjë çmim zyrtar, raportohet se Leverkusen mund të kërkojë rreth 15 milionë funte për një lojtar që ka kontratë të vlefshme deri në vitin 2028.

Ky do të ishte një transferim i bujshëm për Sunderlandin, që do të sillte përvojë dhe cilësi në mesin e fushës me një emër të njohur në futbollin evropian si Granit Xhaka, ish-kapiten i Arsenalit dhe një nga liderët e kombëtares së Zvicrës.

 

 

Continue Reading

Aktualitet

Haxhiu: Na duhet mbledhje e Këshillit të Përgjithshëm që ta votojmë mandatarin

Published

on

By

Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka deklaruar se tashmë janë në pritje të hapave të radhës drejt themelimit të qeverisë së re, pas konstituimit të pjesshëm të Kuvendit.

Në një konferencë për media, Haxhiu theksoi se është urgjente thirrja e një mbledhjeje të jashtëzakonshme të Këshillit të Përgjithshëm, në mënyrë që të votohet mandatarin dhe të procedohet me hapin e radhës institucional.

Na duhet mbledhje e Këshillit të Përgjithshëm që ta votojmë mandatarin, e pastaj Arbërie Nagavci ta dërgojë emrin e kryeministrit Kurti te presidentja Osmani e mandej presim që presidentja të veprojë në emër të funksionimit demokratik. Unë jam e bindur që ata do të mbajnë mbledhjen të jashtëzakonshme dhe të shpejtë, për shkak të rrethanave që jemi”, tha Haxhiu.

Ajo kritikoi opozitën për mosgatishmëri për bashkëpunim, veçanërisht në rastin e zgjedhjes së Nenad Rashiqit në kryesinë e Kuvendit.

Nuk mund që Kuvendi të mbetet peng i Listës Serbe, apo ndonjë subjekti politik që refuzon të marrë përgjegjësi. Është vërtetë për të ardhur keq që nga 52 deputetë të opozitës, as edhe 4-5 vota për të përkrahur Nenad Rashiqin. Rashiq është një përfaqësues shumë i moderuar dhe që angazhohet për integrimin e serbëve në institucionet e Kosovës”, u shpreh Haxhiu.

Më tej, ajo shtoi se mazhoranca është e vendosur të ecë përpara me formimin e institucioneve, duke mos lejuar që vullneti i qytetarëve të bllokohet nga interesa politike apo veprime të minorancës.

Ne nuk do të lejojmë që pakicat të bllokojnë funksionimin e institucioneve. Presim hapat e radhës drejt themelimit të institucioneve të tjera, përfshirë këtu natyrisht qeverinë. Kosova ka nevojë për institucione funksionale, përfaqësim të denjë, koha e lojërave e pazareve ka përfunduar”, theksoi nënkryetarja e Kuvendit.

Tutje, nënkryetarja e Kuvendit tha se Rashiq assesi nuk mund të futet në të njëjtin thes me Listën Serbe.

“Unë mendoj që Lista Serbe dhe zoti Rashiq assesi nuk mund të vendosen në të njëjtin thes. Në këtë drejtim zoti Rashiq, nuk mund të futet në të njëjtin thes me Listën Serbe, sepse kryetari formal i saj ka kryer sulm terrorist në Republikën e Kosovës”, u shpreh Haxhiu.

Continue Reading

Aktualitet

Basha kërkon largimin e emrit të tij nga artikulli ku flitet për UÇK-në

Published

on

By

Kryetari i Kuvendit, Dimal Basha, ka bërë të ditur se ka kërkuar largimin e emrit të tij nga artikulli ku flitet për ish-Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës. Ai tha se nuk e ka ditur se kapitulli i tij ku flitet për fundemantalizmin islamik, është në bashkëautorësi dhe se po ashtu ka kërkuar largimin e kapitullit nga ky artikull.

“Nuk e kam ditur se do të publikohet në bashkëautorësi, por si kapitull i veçantë. Në asnjë moment nuk e kam ditur se do të publikohet. Kurrë në jetë nuk e kam lexu atë artikull, andaj kam dërguar email për largimin e emrit tim nga ky artikull po ashtu edhe kapitullin e shkruar nga unë”, tha ai.

Këto komente Basha i bëri pas dështimit të mbledhjes së Kryesisë të hënën.

Ai kërkoi falje siç tha për neglizhencën që nuk ka qenë i vëmendshëm për këtë artikull dhe largimin e kapitullit të tij nga i njëjti.

Continue Reading

Aktualitet

Dështon mbledhja e kryesisë së Kuvendit, Basha arsyeton mbylljen e seancës pa nënkryetarin serb

Published

on

By

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Dimal Basha, ka arsyetuar vendimin e tij për ta mbyllur seancën konstituive pa zgjedhur nënkryetarin nga radhët e komunitetit serb. Ai pas dështimit të mbajtjes së mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit, në mungesë të kourumit, tha se ka qenë para dy zgjidhjeve, të ndalojë punimet e Kuvendit, rrjedhimisht sipas tij, bllokimin e shtetit apo vazhdimin e punës së Kuvendit dhe rrjedhën e afatit për formim të qeverisë.

Baza juridike sipas Bashës për këtë vendim ka qene Rregullorja e Kuvendit.

Këto arsyetime, kryeparlamentari Basha tha se e njoftoi edhe presidenten Vjosa Osmani, në takimin e sotëm.

Kam qenë para një pozite ose të ndalojë punimet e Kuvendit ose të vazhdojë punimet andaj kam velrësuar ae Kuvendi nuk mund të mbetët jo funksional për shkak të moszgjedhjes së nënkryetarit nga komuniteti serb. Për mua ka qenë shumë e rëndësishme që Kuvendi të konsdierohet i konstituar. Baza për këtë vendim ka qenë Rregullorja e Kuvendit”, tha ai.

Mbledhja e Kryesisë së Kuvendit dështoi pasi nënkryetarët e PDK-së dhe LDK-së kanë refuzuar të marrin pjesë.

Aty ishin vetëm kryeparlamentari, Dimal Basha, nënkryetarja nga LVV, Albulena Haxhiu, si dhe në kryetarja nga radhët e komuniteteve jo serbe, Emilja Rexhepi.

Continue Reading

Lajmet

Osmani nuk komentoi seancën e fundit të Kuvendit as në takimin me Bashën

Published

on

By

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Dimal Basha, ka zhvilluar takim konsultativ dhe njoftues me presidenten e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani.

KosovaPress ka pyetur dje Presidencën se si do të veprojë pas zhvillimeve në seancën e fundit të Kuvenditt ë Kosovës, ku Basha e konsideroi të mbyllur seancën konstituive, por partitë tjera në Kuvend dhe KDI kanë theksuar se Kuvendi nuk është konstituar, pasi me rregullorja dhe Kushtetuta thotë Kuvendi konsiderohet i konsoliduar me zgjedhjen e nënkryetarëve.

Basha tha se vetëm e ka njoftuar Osmanin për zhvillimet e seancës së fundit të Kuvendit, por që e njëjta tha se nuk ka dhënë asnjë koment.

Continue Reading

Të kërkuara