Aktualitet

Gramsh: Liqenet akullnajore të Valamarës, oaz pranë qiellit për turistët

Published

on

Maja e Valamarës, në Gramsh, një parajsë turistike e gjendur në një lartësi të madhe me liqene akullnajore, është një ndër destinacionet më të bukura për turistët.

Bashkia e Gramshit ka publikuar disa foto nga liqenet e Valamarës, si një pikë ndjellëse për të shijuar turizmin malor, ndër më interesantet dhe e panjohur të Shqipërisë.

Një nga arsyet për të vizituar malin Valamara janë tre liqenet akullnajore, që ndodhen rreth 2200 metra mbi nivelin e detit, pranë fshatit Lenie.

Liqenet kanë madhësi mesatare prej 300 metra të gjatë dhe 200 metra të gjerë, me ujë të ftohtë të pastër si kristal.

Liqenet e Valamarës krijojnë një ekosistem interesant dhe kanë gjithashtu vlera gjeologjike, ekologjike dhe kulturore.

Zona është e përshtatshme për shëtitje, ngjitje në mal, eksplorim shpellash dhe aktivitete të tjera në natyrë.

Valamara është mal me lartësi 2373 m në kufirin midis rrethit të Korçës, atij të Gramshit dhe të Pogradecit. Në veri kufizohet me Gurin e Topit, kurse në jug me Lenien. Është i ndërtuar kryesisht nga shkëmbinj ultrabazikë.

Ka forma të shumta të relievit akullnajor dhe liqene akullnajore (mbi 1600 m). Në shpatin lindor buron lumi Shkumbin, kurse në atë perëndimor dhe juglindor, Devolli. Bimësia përbëhet nga pyje ahu e pishe në pjesën e ulët dhe nga kullota të pasura verore në pjesën e sipërme.ATSH

Continue Reading

Aktualitet

Një model modern i arsimit fillor në UBT International Smart Schools, 40 për qind zbritje në regjistrimet e hershme

Published

on

By

Shkolla Fillore në UBT International Smart Schools po ofron 40 për qind zbritje për regjistrimet e hershme, duke u dhënë prindërve një mundësi të veçantë për të investuar në arsimimin cilësor të fëmijëve të tyre.

E vendosur në Qytetin e Mencur të UBT-së, Shkolla Fillore synon të ndërtojë një bazë të forte edukative për nxënësit, duke kombinuar mësimdhënien bashkëkohore me përkujdesje të vazhdueshme dhe zhvillim të gjithanshëm të personalitetit të fëmijës.

Programi mësimor është i ndërtuar mbi praktikat më të mira ndërkombëtare, duke përfshirë përdorimin e teknologjisë moderne në klasë, metoda inovative të të nxënit, si dhe aktivitete që nxisin kreativitetin, mendimin kritik dhe bashkëpunimin. Ambienti shkollor është i sigurt, stimulues dhe i përshtatur për nevojat zhvillimore të nxënësve të ciklit fillor.

Përveç fokusit mësimor dhe edukativ, Shkolla Fillore i kushton rëndësi të veçantë edukimit qytetar, vlerave njerëzore dhe ndërtimit të vetëbesimit te fëmijët, duke synuar formimin e gjeneratave të përgatitura për sfidat e së ardhmes.

Prindërit e interesuar mund të aplikojnë online, ndërsa për informata shtesë janë në dispozicion edhe kanalet zyrtare të komunikimit të shkollës. Vendet janë të limituara!

Lokacioni: Kampusi i UBT-së, Lipjan

Informata: +383 46 332 233

APLIKO ONLINE!

Continue Reading

Aktualitet

MPJD kërkon angazhim ndërkombëtar për arrestimin e shtetasit kosovar në Serbi

Published

on

By

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës(MPJD) ka njoftuar se janë ndërmarrë të gjitha veprimet institucionale pas marrjes së informacionit për arrestimin e shtetasit kosovar Mit’hat Llozhani.

Llozhani u ndalua me të hyrë në Serbi, në pikën kufitare Batrovci, në kufi me Kroacinë.

“Zyra Ndërlidhëse e Republikës së Kosovës në Serbi ka adresuar një kërkesë zyrtare pranë Zyrës Ndërlidhëse të Serbisë në Kosovë, përmes së cilës ka kërkuar konfirmimin e arrestimit, sqarimin e arsyeve konkrete të ndalimit, si dhe çdo të dhënë tjetër relevante për trajtimin e mëtejmë të rastit”, thuhet në njoftimin e Ministrisë.

Po ashtu, Zyra Ndërlidhëse ka njoftuar për rastin edhe Delegacionin e Bashkimit Evropian në Serbi, si dhe ka dërguar nota verbale pranë misioneve diplomatike të vendeve të Quint-it të akredituara në Serbi, me qëllim sigurimin e angazhimit të partnerëve ndërkombëtarë në mbrojtje të të drejtave dhe sigurisë së shtetasit të Republikës së Kosovës.

Ndërkaq, Ambasadori i Republikës së Kosovës në Serbi, Jetish Jashari është në kontakt të vazhdueshëm me familjen e të arrestuarit dhe përmes Zyrës Ndërlidhëse do të procedojë me paraqitjen e kërkesës zyrtare për lejimin e vizitës ndaj shtetasit Llozhani.

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës i ka bërë thirrje Bashkësisë Ndërkombëtare që të rrisë presionin ndaj autoriteteve të Serbisë, e cila vazhdon praktikën e keqtrajtimit dhe arrestimit të shtetasve të Republikës së Kosovës, duke cenuar kështu normat dhe standardet ndërkombëtare për të drejtat e njeriut.

Continue Reading

Aktualitet

Protestë në Prishtinë kundër rritjes së çmimit të rrymës

Published

on

By

Sot në Prishtinë është mbajtur protestë kundër kërkesës së KESCO-s për rritjen e tarifave të energjisë elektrike.

Protestuesit janë mbledhur fillimisht para ndërtesës së KEDS-it, për të marshuar më pas drejt ndërtesës së Qeverisë së Kosovës.

Gjatë protestës janë shfaqur pankarta me mesazhe si: “Nuk e durojmë ma hajninë”, “Nuk sakrifikojmë na për KEDS-in”, “Stop hajnisë me fatura t’rrymës” dhe “Rryma rritet, populli digjet”.

Teksa protestuesit qëndronin para ndërtesës së KEDS-it, është hedhur tym i kuq, ndërsa Policia e Kosovës ka arrestuar një person të moshuar që po merrte pjesë në protestë.

Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist dhe organizata “Përpjekja” e kanë cilësuar kërkesën e KESCO-s për rritje të çmimit të energjisë për 21.3 për qind si proces të padrejtë dhe të dëmshëm për qytetarët e Kosovës.

Kërkesa për rritje të tarifave është dorëzuar në Zyrën e Rregullatorit për Energji (ZRRE) nga KESCO, KOSTT dhe KEDS.

ZRRE-ja bën çdo vit shqyrtimin e tarifave të energjisë elektrike, të cilat hyjnë në fuqi më 1 prill dhe vlejnë deri më 31 mars të vitit pasues. Vitin e kaluar, ZRRE-ja kishte miratuar rritje të tarifave për 16.1 për qind.

Aktualisht, konsumatorët që shpenzojnë deri në 800 kilovat-orë në muaj paguajnë 9.05 centë për kilovat, ndërsa ata që shpenzojnë mbi këtë prag paguajnë 15.43 centë për kilovat-orë.

Continue Reading

Aktualitet

31 të vdekur nga sulmi vetëvrasës në një xhami në Islamabad

Published

on

By

Të paktën 31 persona kanë vdekur nga një shpërthim në një xhami gjatë faljes së xhumasë në kryeqytetin e Pakistanit, Islamabad, kanë thënë zyrtarët, raporton BBC.

Shpërthimi në xhaminë në zonën Tarlai të qytetit ka bërë që autoritetet të shpallin gjendje emergjente në tre spitale të qytetit.

Shkaku i shpërthimit nuk është bërë menjëherë i qartë, megjithatë zyrtarët e policisë thanë se ky ishte një sulm vetëvrasës..

Presidenti i Pakistanit ka theksuar se “shënjestrimi i civilëve të pafajshëm është një krim kundër njerëzimit”.

Shpërthimi ndodhi në kohën kur një numër i madh njerëzish ishin mbledhur për lutjet e së premtes në xhaminë ‘Khadijatul Kubra’, e cila ndodhet në zonën Tarlai Kalan të kryeqytetit pakistanez, Islamabad.

Mësohet se sulmuesi ka shpërthyer eksplozivin në momentin kur është ndaluar në hyrje të xhamisë.

Continue Reading

Të kërkuara