Kronikë e zezë

Grabitje me armë në një market në Prishtinë

Published

on

Mbrëmë ka ndodhur një rast grabitje në një market në rrugën “Mark Dizdari” në Prishtinë. Sipas njoftimit të Policisë, një person i panohur është futur në market me revole në dorë dhe i ka kërkuar para, nën kërcënimin e armës ka arritur të grabisë rreth 40 euro para të gatshme.

“Nuk raportohet për të lënduar. Hetimet lidhur me rastin janë në proces nga njësitet kompetente policore”, thuhet në raportin e Policisë./UBTNews

Lajmet

Gjashte raste të dhunës në familje brenda një dite

Published

on

By

Policia e Kosovës ka njoftuar për disa raste të dhunës në familje, kërcënimeve dhe ngacmimeve të regjistruara në disa komuna të vendit, ku me vendim të prokurorëve përkatës shumica e të dyshuarve janë dërguar në mbajtje.

Në Prishtinë janë raportuar tri raste të ndara. Në rastin e parë, një person është arrestuar mbasi ka ushtruar në vazhdimësi dhunë fizike dhe psikike ndaj nënës dhe motrës së tij. Në rastin e dytë, një tjetër i dyshuar është dërguar në mbajtje për dhunë psikike ndaj bashkëshortes. Po ashtu në kryeqytet, është iniciuar një rast në procedurë të rregullt pasi një e mitur ka pësuar dhunë psikike nga prindërit e saj.

Ndërkohë në Graçanicë, policia ka arrestuar një person i cili përmes mesazheve kishte kërcënuar dhe ngacmuar në vazhdimësi ish-bashkëjetuesen e tij. I dyshuari është dërguar në mbajtje nën akuzat për dhunë në familje, kanosje dhe ngacmim.

Në Gjakovë dy vëllezër janë arrestuar dhe janë dërguar në mbajtje pasi u përleshën fizikisht me njëri-tjetrin. Kurse në Leposaviq, një grua ka pësuar lëndime trupore dhe ka marrë tretman mjekësor pasi u sulmua fizikisht nga bashkëshorti dhe vjehrri i saj. Me vendim të prokurorit, bashkëshorti i viktimës është dërguar në mbajtje, ndërsa vjehrri është liruar në procedurë të rregullt. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Të paktën 10 të vdekur nga aksidenti masiv me rreth 50 automjete në Bullgari

Published

on

Të paktën 10 persona kanë humbur jetën dhe 27 të tjerë janë lënduar në një aksident të rëndë trafiku, ku janë përfshirë rreth 50 automjete në juglindje të Bullgarisë.

Aksidenti ndodhi të martën, në një segment të autostradës në rajonin e Jambollit, ku mjegulla e dendur dyshohet se ka vështirësuar dukshmërinë. Përplasjet ndodhën në të dyja anët e autostradës.

Lajmi është raportuar nga agjencia bullgare e lajmeve BTA, duke iu referuar guvernatorit të rajonit, Georgi Chalakov.

Në vendin e ngjarjes kanë intervenuar ekipet e policisë, zjarrfikësve dhe emergjencës mjekësore. Pamjet e publikuara nga mediat lokale tregojnë vetura dhe kamionë të grumbulluar në të dyja anët e rrugës, disa prej tyre të përmbysur, të shkatërruar rëndë ose të dalë jashtë autostradës.

Kryeinspektori Todor Mishinev nga Drejtoria Rajonale e Ministrisë së Punëve të Brendshme në Jamboll ka deklaruar për televizionin Nova se disa persona kanë mbetur të bllokuar brenda automjeteve të tyre.

“Për momentin, përparësi kanë operacionet e shpëtimit. Pasi ato të përfundojnë, do të zhvillohen veprimet procedurale dhe hetimore”, ka deklaruar ai.

Sipas BTA-së, 27 persona të lënduar janë dërguar në spitalet e rajonit për trajtim mjekësor.

Operacionet e shpëtimit dhe ndërhyrjes po vazhdojnë, ndërsa autoritetet pritet të japin më shumë detaje për rrethanat dhe shkaqet e aksidentit./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Theret me thikë një person në Gjakovë, arrestohen tre të dyshuar

Published

on

Një person ka mbetur i lënduar pasi dyshohet se është therur me thikë në rrugën “UÇK” në Gjakovë.

Rasti ka ndodhur më 9 nëntor, rreth orës 08:00. Viktima është dërguar për trajtim mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), ndërsa sipas mjekëve ndodhet jashtë rrezikut për jetë.

Pas hetimeve, Policia ka arrestuar tre persona të dyshuar, të cilët pas intervistimit, me vendim të prokurorit, janë dërguar në mbajtje.

Rasti është iniciuar si “Vrasje në tentativë”./A.K/

Continue Reading

Lajmet

I mituri raporton se vëllai tentoi ta sulmonte me thikë dhe sopatë në Graçanicë

Published

on

Një i mitur në Graçanicë ka raportuar në Polici se vëllai i tij, pas një mosmarrëveshjeje në shtëpi, kishte tentuar ta sulmonte me thikë dhe sopatë.

Sipas raportit policor, rasti ka ndodhur më 9 nëntor, rreth orës 09:00. I dyshuari është larguar nga shtëpia pasi ka kuptuar se Policia ishte njoftuar dhe ende nuk është lokalizuar.

Për rastin është njoftuar prokurori, ndërsa hetimet janë duke vazhduar./A.K/

Continue Reading

Të kërkuara