Teknologji

Google thotë se ka ndërtuar kompjuterin e së ardhmes, të ‘kursen’ 47 vite kohë

Gjithsesi, ky pretendim ngre hije të forta dyshimi.

Published

on

Brenda dy dekadave të ardhshme, ekspertët mendojnë se kompjuterët kuantikë do të zëvendësojnë kompjuterët ‘klasikë’, ata që ne përdorim sot, dhe që do të ndryshojnë totalisht jetën tonë.

Duke përdorur elementë nga fizika kuantike, ata do të jenë në gjendje të ndërtojnë këto kompjuterë, të cilët mund të arrijnë t’i japin shpjegim ndryshimeve klimatike, madje mund të zbulojë edhe ilaçe të reja.

Ndërkohë, Google pretendon se ka arritur të ndërtojë një kompjuter të tillë që tani. Sipas tyre, ky kompjuter është i aftë të bëjë llogaritje që kompjuterëve aktualë do t’i duheshin 47 vjet.

Gjithsesi, ky pretendim ngre hije të forta dyshimi, pasi edhe në vitin 2019, gjiganti i teknologjisë e pretendoi një gjë të tillë, ndërsa kjo gjë u hodh poshtë më pas nga rivalet e tij./SYRI.net/

Teknologji

Konfirmohet data e lansimit të Realme GT7, zbulohen disa detaje

Published

on

Disa muaj pas lëshimit të Realme GT 7 Pro, kompania po përgatitet të lansojë edhe GT7. Në posterin e tij të fundit, prodhuesi i smartfonëve konfirmoi 23 prillin si datën e lëshimit në Kinë.

Data e lëshimit në Kinë është 23 prilli, që do të thotë se mund të presim një paraqitje më të gjerë globale së shpejti.

Flitet se ai do të ketë çipin e ri Dimensity 9400+ (do të jetë një nga telefonat e parë që do ta ketë), një bateri të madhe 7,000 mAh dhe karikim të shpejtë 100 W.

Të paktën këto janë specifikat e konfirmuara zyrtarisht deri më tani.

Zëvendëspresidenti i Realme, Chase Xu, tha gjithashtu se telefoni do të ketë ftohje të avancuar, optimizime të qëndrueshmërisë dhe stabilizim të shkallës së lartë të rifreskimit gjatë lojës.

Continue Reading

5G

Franca do të ndalojë telefonat në shkollat e mesme

Published

on

Franca po planifikon të forcojë ndalimin e përdorimit të telefonave celularë në shkollat e mesme, duke vendosur që nxënësit e moshës 11 deri 15 vjeç t’i mbyllin pajisjet në dollapë ose çanta në fillim të ditës mësimore dhe t’i përdorin pas përfundim të saj.

Ministrja e Arsimit deklaroi në senat se synimi është që fëmijët të shkëputen nga celularët gjatë ditës shkollore, duke filluar nga shtatori në shkollat e mesme të Francës, raportojnë mediat ndërkombëtare.

Elisabeth Borne u shpreh: “Në një kohë kur përdorimi i telefonave është gjithnjë në diskutim për shkak të pasojave të shumta negative, ky hap është i domosdoshëm për mirëqenien e arritjet e nxënësve tanë.”

Që nga 2018, Franca ka ndaluar përdorimin e celularëve në shkollat e mesme, të quajtura colleges. Ky ndalim ka përfshirë mbajtjen e telefonave të fikur në çanta dhe ndalimin e përdorimit në ambientet shkollore, madje edhe gjatë pushimeve.

Ky rregull ka dhënë rezultate pozitive: fëmijët janë më aktivë fizikisht, kanë më shumë ndërveprime shoqërore, më pak raste ngacmimi dhe përqendrim më të mirë në mësime, por janë hasur raste ku disa nxënës janë përpjekur të përdorin telefonin fshehurazi në tualete për të parë video gjatë pushimeve.

Qeveria franceze synon të shkojë më tej me një shkëputje të plotë nga teknologjia gjatë ditës. E ashtuquajtura “pauzë dixhitale” e detyrueshme është testuar në një program pilot në rreth 100 shkolla për gjashtë muaj. Telefonat dorëzohen në hyrje dhe vendosen në një dollap, kuti të veçantë, ose në çanta që çelen përmes mekanizmit elektronik kur nxënësit largohen për në shtëpi./The Guardian/

Continue Reading

Automobilizëm elektrikë

Renault Clio do të jetë me një kufizues shpejtësie në 109 km/h

Published

on

Prodhuesi francez i makinave Renault ka njoftuar se do të vendosë kufizues shpejtësie në një prej modeleve të vogla më të njohura në një përpjekje për të përmirësuar sigurinë rrugore.

Që nga 1 korriku i vitit të kaluar, të gjitha makinat e reja në Evropë duhet të pajisen ligjërisht me një sistem që paralajmëron shoferët nëse kanë shkelur kufirin e shpejtësisë dhe modelet e reja Renault të shitura nga viti 2022 tashmë i kanë ato.

Renault thotë se Clio i ri do të jetë i disponueshëm me një pajisje automatike kufizuese të shpejtësisë, kryesisht për shkak të popullaritetit të tij në mesin e shoferëve të rinj.

Kufizimi i shpejtësisë maksimale do të jetë në 109 km në orë. Por ky sistem nuk vjen falas, çmimi i instalimit të tij është 59 euro .

Continue Reading

Teknologji

Përditësohet ChatGPT, cilat do të jenë ndryshimet

Published

on

OpenAI ka njoftuar për përditësimin më të ri. Prej 10 prillit, përdoruesit e këtij roboti virtual me inteligjencë artificiale kërkojnë përmbledhje të bisedave të mëparshme.

Mjafton t’i thoni “Ma kujto çka kemi folur gjatë kësaj jave”, dhe aplikacioni i OpenAI do t’i kthejë të renditura.

Kompania amerikane njoftoi se kjo do të mundësojë që roboti virtual të jetë më i personalizuar.

“Duke nisur nga dje, memoria në ChatGPT mund t’i referohet të gjitha bisedave tuaja të mëparshme, për të të ofruar përgjigje më të personalizuara. Kjo do ta bëjë më të dobishëm për ty në shkrim, marrje këshillash, mësim dhe të tjera duke u bazuar në preferencat dhe interesat e tua”, thuhet në njoftimin e OpenAI në X.

Continue Reading

Të kërkuara