Teknologji

Google publikon flamurin shqiptar, vjen reagimi i Ramës

Published

on

Me rastin e 111-vjetorit të shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë, Google është zbukuruar me ngjyrat e flamurit kombëtar kuqezi.

Nuk ka vonuar shumë dhe ka ardhur edhe reagimi i kryeministrit shqiptar Edi Rama në Facebook.

“Po, është dita e flamurit më të bukur në botë”, ka shkruar Rama.

Teknologji

Bill Gates: E ardhmja? Vetëm 2 ditë punë në javë, pjesën tjetër pushim

Published

on

Bill Gates thotë se brenda rreth dhjetë vitesh, inteligjenca artificiale do të marrë përsipër “shumicën e gjërave”, duke e reduktuar javën e punës në vetëm dy ditë dhe duke e kthyer pjesën tjetër të javës në kohë të lirë.

Ai shpjegoi se shoqëria do të duhet të rishqyrtojë mënyrën se si do ta kalojë këtë kohë të re të lirë, duke theksuar se AI mund të sigurojë mjekë dhe mësues të besueshëm, duke i dhënë fund mungesave në sektorët e mjekësisë dhe arsimit.

Gates e përshkruan këtë ndryshim si një “luks të bollëkut”, ku robotët e drejtuar nga AI marrin përsipër edhe punët fizike, duke u lënë njerëzve hapësirë për të ndjekur qëllime më të thella dhe për të diskutuar mënyrën se si do të ndahen përfitimet e një fundjave pesë-ditore

Continue Reading

Teknologji

TikTok ndryshon rregullat e lojës – aplikacioni tregon se çfarë është përmirësuar

Published

on

Rrjeti i njohur social ka shtuar mjet që do t’u mundësojë përdoruesve të mbrojnë llogarinë e tyre.

Edhe pse e ardhmja e TikTok-ut është ende e pasigurt, aplikacioni vazhdon të marrë funksione dhe përmirësime të reja.

Funksioni më i ri quhet Security Checkup dhe ka rol në mbrojtjen e llogarisë së përdoruesit.

Mjeti mund të gjendet duke shkuar në Settings and privacy > Security & permissions në aplikacionin TikTok.

Ideja pas funksionit Security Checkup është që përdoruesve t’u lehtësohen veprimet siç janë lidhja e numrit të telefonit dhe adresës së emailit për të siguruar një metodë shtesë të kyçjes, më pas aktivizimi i verifikimit me dy faktorë, konfigurimi i çelësit të aksesit dhe aktivizimi i mundësive biometrike për identifikimin, siç është njohja e fytyrës.

Përveç kësaj, përdoruesit tani mund të shohin cilët pajisje janë kyçur në llogarinë e tyre, dhe është e mundur të ndaloni qasjen për çdo pajisje që nuk e njihni ose që nuk e përdorni më.

Për më tepër, TikTok do të shënojë dhe raportojë çdo sjellje të pazakontë që detekton në llogarinë e përdoruesit.

Continue Reading

Teknologji

‘Oppo Find X8 Ultra’ shpallet si telefoni më i mirë i vitit 2025

Published

on

Oppo Find X8 Ultra, i prezantuar në fillim të këtij muaji, ka tërhequr vëmendje për dizajnin dhe specifikat e tij të avancuara.

Ky telefon ka mbrojtje IP68 dhe IP69, është më i hollë dhe më i qëndrueshëm se paraardhësi, dhe kaloi testin e rezistencës ndaj rënies me vlerësimin më të lartë.

Pajisja ofron ekran OLED 6.82 inç me shpejtësi rifreskimi 120 Hz dhe shkëlqim deri në 1600 nit. Bateria 6100 mAh mbështet mbushjen e shpejtë (100W me tel dhe 50W pa tel).

Kamera kryesore 50 MP, dy kamera periskopi 50 MP me zmadhim optik 3x dhe 6x, si dhe kamera True Chroma me përpunimin e Hasselblad ofrojnë performancë të jashtëzakonshme në fotografi.

Telefoni është i fuqizuar nga çipi Snapdragon 8 Elite dhe ofron deri në 16 GB RAM dhe 1 TB memorie.

Phone Arena e shpalli Find X8 Ultra “telefonin më të mirë të 2025”, ndërsa Digital Camera World e quajti “mbretin e ri të fotografisë celulare”.

Continue Reading

Teknologji

Vizioni i Microsoft për të ardhmen: Ne të gjithë do të jemi shefa të punëtorëve virtualë

Published

on

Po vijnë lajme të mira për të ardhmen! Microsoft parashikon që për shkak të zhvillimit të inteligjencës artificiale, do bëhemi ‘shefa’ të punonjësve virtualë.

Kompania teknologjike parashikon shfaqjen e një lloji të ri biznesi, të ashtuquajturat “kompani të kufirit” (frontier firm), ku punonjësit njerëzorë do të menaxhojnë agjentë autonomë të inteligjencës artificiale për të kryer detyra.

Microswft parashikon se të gjithë do të bëhen shefa të agjentëve.

“Me rritjen e numrit të agjentëve në fuqinë punëtore, do të shohim rritjen e shefit të agjentëve – dikush që ndihmon, delegon dhe menaxhon agjentët për të rritur ndikimin e tyre dhe merr kontrollin mbi karrierën e tij në epokën e inteligjencës artificiale“, thotë Jerard Spataro, një nga drejtuesit e Microsoft.

“Nga bordi drejtues deri te të gjitha pjesët tjera të kompanive, çdo punonjës duhet të mendojë si CEO i startapit me agjentët në dispozicion“, shton Spataro.

Microsoft, i cili është një nga financuesit e OpenAI, krijuesi i ChatGPT, parashikon që çdo organizatë biznesi në pesë vitet e ardhshme do bëhet “kompani e kufirit”. Ata besojnë se këto entitete biznesi do të jenë “më të ndryshme” nga ato që janë sot dhe do të jenë të organizuara rreth “inteligjencës sipas kërkesës”.

“Këto kompani do të rriten më shpejt, do të funksionojnë më shpejt dhe do të krijojnë vlerë më shpejt“, tha kompania.

Ata gjithashtu parashikojnë se shfaqja e një klase shefash të inteligjencës artificiale do të ndodhë në tre faza.

E para, çdo punonjës do të ketë një asistent virtual, agjentët e inteligjencës artificiale do t’i bashkohen grupeve si “kolegë digjitalë“ e do kryejnë detyra specifike. Njerëzit do të përcaktojnë udhëzimet e detyrat për këta agjentë, që do t’i kryejnë në mënyrë autonome, e shefat i mbikëqyrin sipas nevojës.

Në rolin e punonjësve në zinxhirin e furnizimit, “Microsoft” thotë se agjentët do të mund të kryejnë të gjitha detyrat logjistike, ndërkohë që njerëzit do të udhëheqin sistemin dhe do të menaxhojnë marrëdhëniet me furnizuesit,

Continue Reading

Të kërkuara